Çështja McGonigal/ Rama i qetë: SPAK të hetojë

TIRANË- Gjatë konferencës së fundvitit kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje çështjen e ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, për të cilin SPAK ka nisur një hetim.
Ai tha se nuk është i shqetësuar dhe se nuk ka pse, pasi kjo çështje është hetuar në SHBA.
Rama: Nuk e di pse duhet të jem i shqetësuar, e kam thënë me detaje dhe ajo çështje është hetuar në SHBA dhe është shumë e qartë se ska asnjë lidhje me këtu, SPAK ta hetojë. Nuk ka asnjë problem!
Ndërkohë kujtojmë se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumentave në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri. Pranimi i fajësisë u bë në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të McGonigal. /ZËRI
‘Nuk ka hajdut 2 metra’, Rama pyetet se a është zhgënjyer nga Ilir Beqaj: Nuk ka akuzë për korrupsion

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët ka folur dhe në lidhje me zhvillimet e fundit mbi hetimet e SPAK për ish-ministrin dhe ish-kreun e SASPAC Ilir Beqaj.
“Beqaj sapo ju dha një akuzë, iku nga detyra. Ilir Beqaj në momentin që u vu nën akuzë dha dorëheqjen. Ishte koordinatori i ndihmës, që nuk menaxhon fonde të Bashkimit Europian. Është zyrë në funksion të qeverisë shqiptare dhe akordimit të fondeve të huaja. Kështu që zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE-se është gënjeshtër”.
I pyetur se a është zhgënjyer nga Ilir Beqaj duke pasur parasysh dhe një deklaratë të hershme të tij se ‘nuk ka hajdut 2 metra’ ai u shpreh:
"Se kush është hajdut nuk e përcakton as ti as unë, e përcakton vendimi i formës së prerë të gjykatave dhe nuk dua të hyj fare në komente të rastit, për aq sa jam informuar deri tani akuza është shpërdorim detyre dhe jo korrupsion. Sepse është fjalë e madhe kjo hajdut dhe liria e fjalës që përdoret për të damkosur dikë si hajdut është abuzim dhe këtë nuk ia thua as ti e as unë. Përpara se të bëjmë gjyqin popullor të individëve, keni detyrën të ngrini dyshime dhe supozime, të bëni investigime por atë fjalën e madhe ia vendos gjykata sepse përcillet një mesazh shumë negativ dhe çedukohet publiku, sipas meje. Sipas meje, mbetet për tu parë, por fjalën do ta marrësh mbrapsht se s’ke prova dhe kur të kesh prova do të ndryshoj mendim. Fakti që dikush është nën hetim, nuk do të thotë që cilido që për arsye a mosarsye të lidhur me politikën, me median, me partinë të turret drejt një individi nën hetim". Zëri
Berisha vendoset në 'arrest shtëpie', Rama komenton nga Kryeministria: Nuk shoh ëndrra se si dënohen njerëz

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e GJKKO për të lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama në një konferencë për mediat, ka deklaruar se ai nuk merret me dike që është shpallur non- grata nga SHBA-ja.
Rama: Për non-gratën nuk kam asnjë koment. Nuk merrem me dikë që është shpallur non-grata nga SHBA. E kam thënë që në krye të herës. Ëndrrat e mia janë më të mëdha se të lidhur me persona të caktuar. Nuk shoh ëndërr se si dënohen njerëz. Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë për këtë ne kemi shumë punë për të bërë Shqipëria nuk ka shumë kohë për humbur dhe ne jemi mazhoranca dhe jemi e vetmja forcë që mund ta çojë këtë vend para. Për 1001 arsye zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë këtë mazhorancë.
Ndërkohë Rama theksoi se arrestimi i një pjesëtari në një partie nuk është kurrë fitorja e një partie kundërshtare. /ZËRI
Shtesat pa leje nga ndërtuesit, Rama: Do të mbledhim 10.5 mln euro nga 9 objekte

TIRANË- Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama ka folur edhe në lidhje me operacionin e ndërmarrë për konfiskimin e shtesave pa leje. Kreu i qeverisë bëri publike për herë të parë shifrat e të ardhurave nga ky operacion dhe nënvizoi se deri tani janë arkërtuar 3.5 mln euro nga 5 objekte e shtoi se për 4 objekte të tjera pritet të bëhet pagesa.
Edi Rama: Arkëtimet në arkën e shtetit nga ndërtuesit që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit, janë diku rreth 5 milionë euro nga 5 subjekte, janë dhe 4 objekte të tjera që pritet të vazhdojnë pagesat dhe vetëm nga 9 objekte presim 10.5 milionë euro. Subjektet do të paguajnë si ‘frëngu pulën’ çdo metër katror dhe janë 15 subjekte të tjera që janë në proces dhe nuk janë të interesuar për procesin e parablerjes dhe do të vijohet me konfiskimin dhe falë këtij veprimi agresiv që i kishte ardhur koha për t’u dhënë fund këtyre devijimeve, nuk konstatojmë më shkelje të kësaj natyre. Të gjithë do ta kenë të qartë se kush bën metër katrorë shtesë dhe do ti dalë nga hundët për të përfituar atë që si takon.
Rama njofton tjetër rritje pagash, cilat kategori përfitojnë

TIRANË- Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër rritje pagash për administratën shtetërore. Gjatë konferencës për mediat, Rama theksoi se rritje page do të përfitojnë punonjësit e policisë, arsimtarët si dhe mjekët.
Edi Rama: Viti më i mirë në aspektin e pozicionit kombëtar të Shqipërisë. Faktikisht ky vit do të mbyllet me një arritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim, ne besojmë që shifra shqiptare do të jetë afër katër %. Të ardhurat kanë qenë të larta si asnjë vit më parë. Me një rritje të ndjeshme ndryshe nga sa ishte parashikuar. Vetëm në 9 muajt nga 3.2 miliardë euro të hyra, shifër shumë e lartë pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme. Këtu dua të bëj një parantezë për ata që e shohin rritjen e numrit të turizmit pa ndikim në ekonominë tyre. Komentojnë që nuk na duhen turistët por ekonomia. Ky vit ka pasur rënie të numrit të paanësisë reale. Kemi një papunësi më e ulëta që ka qenë deri më tani. Vitin e ardhshëm synimi është të zbresim hap pas hapi nën 10 %. Investimet e huaja dirtekte kanë arritur një vlerë mbi 1 miliardë euro, ose afro 60 milionë euro mbi vitin e shkuar. Paga miniale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve, që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë. Me 400 euro. Por ashtu kanë nisur programet e mbështetjes dhe kompesimeve qoftë për efektet e rritjes së kontributeve shoqëërtore, qoftë edhe4 për pensionet që faklë ineksimeve të bëra gjatë këqtij viti kanë arritur në vlerën 9 %. Pagart në skeotin publik kanë filkluar të rriten ndjeshëm. Në qershorin e vitit të ardhëshm do të kenë rritjene parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Punonjësit e policisë, arsimtaret dhe mjekët do të kenë rritje.
Në 12:00 GJKKO seancë për Berishën, Rama konferencë fundviti në të njëjtën orë

TIRANË- Në të njëjtën orë që GJKKO pritet të shpallë vendim për masën ndaj Sali Berishës, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar të mbajë konferencën e fundvitit.
Konferenca do të mbahet në sallën e hartave në kryeministri në orën 12:00.
Fokusi i konferencës do të jetë një përmbledhje e arritjeve e sfidave përgjatë vitit 2023 dhe prezantim i objektivave për vitin e ri, 2024./ZËRI