Themeloi dhe 'dhuroi' kompaninë brenda vitit, roli i Adriana Beqajt në 'skemën' e pastrimit të parave

TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen e plotë në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në dosjen e SPAK sqarohet dhe roli që ka pasur bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj. Kjo e fundit në vitin 2019 themeloi kompaninë "Albanian Food and Hospitality", por më pas po brenda vitit ka vendosur të dhurojë aksionet e saj, 50% tek Arti Malaj. Këtu sipas SPAK fillon dhe skema e mashtrimit, pasi pavarësisht dhurimit të aksioneve, Adriana Beqaj dhe Ilir Beqaj, kanë qenë “de facto” në krye të kompanisë dhe kanë kryer lëvizjet nëpërmjet të besuarit të tyre Ermal Kurtulaj.
SPAK bën me dije se Beqaj, i ka dhunuar Malajt 50% të aksioneve, ky i fundit ka shkuar në 85%. Pas kësaj lëvizjeje Adriana Beqaj ka mbetur me 15% aksione, të cilat më pas ia ka shitur Arti Malaj, i cili rezulton më pas aksioner me 100% të aksioneve. Me këtë lëvizje Beqaj shtë larguar nga kompania, por ama vetëm ligjërisht./ZËRI
Kudo mbështetës i Ilir Beqajt! Ermal Kurtulaj nuk e fshihte fare ortakërinë me ish-ministrin

TIRANË- Ortakëria mes Ermal Kurtulajt dhe Ilir Beqajt nuk ka qenë aq e vështirë për t'u zbuluar nga ana e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK i kishte shenjat aty, në arkivën e të gjithë botës, në rrjetet sociale. Më konkretisht në rrjetin "Twitter", ose i njohur tashmë me emrin e ri "X". Në këtë rrjet social, në kohën kur Beqaj ishte ende aktiv në politikë. Çdo postim i bërë nga Beqaj, nga 2017, por edhe më herët është ripostuar nga Kurtulaj.
Sipas SPAK, lidhja mes Ermal Kurtulaj dhe e Beqajt, sipas SPAK, ka nisur para shumë vitesh, që në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë "Intech+". Miqësia ka vazhduar, por detaji më i dukshëm ka qenë mjeti që përdorte Kurtulaj. Makina, e cila është parë nga hetuesit e SPAK në media, ishte në pronësi të Kurtulaj. Por me të shkonte Beqaj në SPAK. Madje bënte dhe shumë udhëtime si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.
Por edhe me postimet duket se nuk e kanë marrë shumë seriozisht fshehjen e ortakërisë së bashku, ose të paktën nuk kanë menduar që SPAK do të binte ndonjëherë në gjurmët e tyre.
ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në dosjen e Prokurorisë evidentohet takimet që Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me qëllim lëshimin e faturave fiktive. Po ashu faktohet dhe njohja e vjetër që Kurtulaj ka pasur me ish-ministrin. Në një rast të evidentuar nga SPAK, Kurtulaj frynte vlerën e shpenzimeve të eventeve ku përfshihej dhe SASPAC, pjesë e grupit negociator të së cilës ishte dhe Beqaj me qëllim pastrimin e parave./ZËRI
DOSJA e SPAK/ ZËRI zbardh SKEMËN, 'Gzona', pse nuk u fsheh dot Ilir Beqaj

TIRANË- ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, në dosjen e përpiluar nga hetuesja Elida Kaçkini, procedimi penal ka nisur që në shtator të këtij viti me 'subjekt' Ermal Kurtulajt, koordinatori i projektit "EUSAIR" (Strategjia e Bashkimit Europian për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit), projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) në Shqipëri. Kjo agjenci drejtohej nga Ilir Beqaj. Në dosje, agjentët e SPAK kanë zbardhur përgjimet, ku Ermal Kurtulaj bisedonte me pronarët e bizneseve për të fryrë faturat, në mënyrë që paratë t'i përvetësonin.
Lidhja mes Ermal Kurtulaj dhe e Beqajt, sipas SPAK, ka nisur para shumë vitesh, që në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë "Intech+". Miqësia ka vazhduar, por detaji më i dukshëm ka qenë mjeti që përdorte Kurtulaj. Makina, e cila është parë nga hetuesit e SPAK në media, ishte në pronësi të Kurtulaj. Por me të shkonte Beqaj në SPAK. Madje bënte dhe shumë udhëtime si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Ndaj edhe SPAK doli në përfundimin është një pronësi e fshehur e shtetasit Ilir Beqaj. Kjo edhe për faktin se makina, të gjitha gjobat i kishte marrë me shofer Arben Danin, vartësi i Beqajt. Por ky i fundit del edhe në përgjime, pasi vetë Beqaj të gjitha komunikimet telefonike i ka bërë me telefonin e tij.
EPISODET E PËRVETËSIMIT TË PARAVE
-SHPJEGIMI: Restoranti 'Gzona' ka emrin e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit "Albanian food and hospitality". Pronare me 50% ka qenë bashkëshortja e ish-ministrit, Adriana Beqaj. Kjo e fundit ia dhuroi aksionet ortakut të saj Arti Malajt. Ndërsa ky i fundit i shiti tek Eduart Curraj. Curraj është pronar edhe i kompanive: ‘Curri Group’, ‘Curri SHPK’, ‘Delta Holding’. Kjo e fundit ka në pronësi kompani si: ‘Delta Pharma’, 'Avicena' dhe rrjetin e farmacive ‘Ditë e Natë’. Të gjitha u kontrulluan nga SPAK. Duke qenë se restoranti 'Gzona' priste faturat që duheshin, SPAK ka dyshime se paratë shkonin në fakt tek Kurtulaj dhe Beqaj. Kjo pasi, nga mënyra sesi bëheshin bisedat e përgjuara lihej të kuptohej se administratori "de fakto" ishte vetë Kurtulaj, fije që e lidhin me Ilir Beqaj.
"Nga përgjimi i komunikimeve të kryera nga Ermal Kurtulaj rezulton se ai është përfshirë në punët e restorantit duke patur kështu interesa pasurore mbi këtë restorant. Ai interesohet vazhdimisht për mbarëvajtjen e këtij restoranti, duke vepruart si epror ndaj administratorit të restorantit, Gazmend Prenga dhe në ditët e fundit ka disa komunikime nëpërmjet tyre, kohë që përkon edhe me mbylljen e bilancit vjetor me rakordimet nëpërmjet investimeve të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit dhe me faturat e lëshuara për këtë restorant. Po ashtu, nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të Ilir Beqajt, dyshime që ngrihen nga mënyra sesi komunikohet dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi me administratorin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e taktimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtulaj. Nga deklarimet vjetore rezulton se pas vitit 200 Ilir Beqaj nuk ka deklaruar interesa mbi këtë aktivitet,"-shkruhet ndër të tjera në dosjen e siguruar nga ZëRI.
Madje në dosje tregohet edhe takimi që Kurtulaj ka pasur me administratoren e subjektit tregtar, Dhurata Thanasi. Gjatë takimit Thanasi ka tërhequr lekë nga banka dhe ia ka dhënë në dorë Kurtulajt në rrugën e Kosovarëve.
Një tjetër restorant që përdoret për fryrjen e faturave është "Me Nam".
Në kuadër të hetimeve, SPAK kërkoi nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar leje për kontroll të Ilir Beqajt, Arben Danit, Ermal Kurtulajt, Sabjan Kurtulajt, Gazment Prengës, Amarildo Dedës, Eduard Currajt dhe Dorian Sadikut. Por edhe në banesat, makinat dhe bizneset e tyre. Më konkretisht: 'Curri Group', 'Delta Holding', 'Delta Med', 'Farmed Antibiotics', 'Gzona' Restaurant', ‘Good Health’. Gjatë kontrolleve u janë sekuestruar telefonë, kompjuterë apo dokumente të tjera që sipas Gjykatës kanë shumë vlerë për hetimet. Po ashtu, ndër rreshta raportohet se janë sekuestruar edhe para, por vlera nuk është bërë me dije.
Hetimet ende vazhdojnë, ndërsa shuma totale e përfituar nga e gjithë skema ende nuk është e qartë./ZËRI
Si u pasuruan nën 'hijen' e ish-ministrit, Kurtulaj dhe Sadiku! Takimi 'sekret' & llogaritë e hapura

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dosjen hetimore ne ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe vartësve të tij. Kështu në dosjen e siguruar nga ZËRI, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka rënditur një moment takimi mes Ermal Kurtulajt, i cili dhe dyshohet se është personi që kryen takimet dhe “punët” në vend të Beqajt dhe Dorian Sadikut, bashkëortak i Eduart Currajt në “GZONA Restorant’’. Nga kqyrja e deritanishme e pamjeve filmike rezulton se në datën 14.12.2023 tek ‘’GZONA’’ shkojnë Ermal Kurtulaj dhe Dorian Sadiku. Ky i fundit vjen më një mjet "Benz" me targa në dukje me 888 dhe mjeti sipas të dhënave nga DRSSHT-ja është mjeti që më para ka pasur targa të tjera dhe ka udhëtime me Ilir Beqaj një dalje jashtë shteti në vitin 2022, referuar të dhënave të marra nga sistemi TIMS.
Sipas SPAK, nga të dhënat rezulton se subjekti ‘’GZONA’’ ka deklaruar shitje për periudhën 2019-2023 ndaj subjekeve Delta Pharma.al, me një vlerë totale 10.509.308 lekë. Këto fakte japin të dhëna për ndërveprim mes këtyre dy subjekteve, i cili ka lidhje me faktet objekt procedimi.
Nga komunikimet e muajit dhjetor krijohen dyshime se subjektet janë takuar për t'u marrë me rregullimet e dokumentacioneve përkatëse, bilanceve e të tjera për shkak të fundit të vitit pasi në muajin dhjetor mbyllen lëshimi i faturave përkatëse dhe bëhen llogaritë në lidhje jo vetëm me biznesin ‘’GZONA’’, e cila ka për ortak të vetëm shtetasin Eduart Curri, por nisur nga fakti që takimi është kryer me shtetasin Dorian Sadiku, bashkëpronar me shtetasin Eduart Curri në shumë subjekte të tjera, që kanë ushtruar aktivitetin e tyre dhe në kohën kur shtetasi Ilir Beqaj ka qenë ministër i Shëndetësisë dhe më pas deputet.
Pjesë nga dosja:
Nga të dhënat dyshohet se "Dori" i referohet shtetasit Dorian Sadiku, i cili është bashkëortak me shtetasin Eduart Curraj në shoqërinë Delta Holdin, e cila në të vërtetë është ortake e vetme e "Delta Pharma -al". Gjthashtu janë bashkëortakë në shoqërinë Curri SHPK. Kujtojmë këtu se shtetasi Eduard Curraj është ortaku i vetëm që zotëron kuotat pranë GZONA Restorant (Albanian Food and Hospitality Lab). Nga kqyrja e deritanishme e pamjeve filmike rezulton se në datën 14.12.2023 tek Gzona shkojnë Ermal Kurtulaj dhe Dorian Sadiku. Ky i fundit vjen më një mjet "Benz" me targa në dukje me 888 dhe mjeti sipas të dhënave nga DRSSHT-ja është mjeti që më para ka pas targa të tjera dhe ka udhëtime me Ilir Beqaj një dalje jashtë shteti në vitin 2022, referuar të dhënave të marra nga sistemi TIMS. Po ashtu, nga kqyrja e sistemit Cats të Tatimeve, rezulton se subjekti Gzona ka deklaruar shitje për periudhën 2019-2023 ndaj subjekeve Delta Pharma.al, me një vlerë totale 10.509.308 lekë. Këto fakte japin të dhëna për ndërveprim mes këtyre dy subjekteve, i cili ka lidhje me faktet objektprocedimi.
Nga komunikimet e muajit dhjetor krijohen dyshime se subjektet janë takuar për t'u marrë me rregullimet e dokumentacioneve përkatëse, bilanceve e të tjera për shkak të fundit të vitit pasi në muajin dhjetor mbyllen lëshimi i faturave përkatëse dhe bëhen llogaritë në lidhje jo vetëm me biznesin 'Gzona', e cila ka për ortak të vetëm shtetasin Eduart Curri, por nisur nga fakti që takimi është kryer me shtetasin Dorian Sadiku, bashkëpronar me shtetasin Eduart Curri në shumë subjekte të tjera, që kanë ushtruar aktivitetin e tyre dhe në kohën kur shtetasi Ilir Beqaj ka qenë ministër i Shëndetësisë dhe më pas deputet./ZËRI
LISTA e PLOTË/ SPAK e BKH kontroll deri në detaj tek zyrat dhe pronat e Ilir Beqajt, s'shpëtuan as bashkëpunëtorët

TIRANË- Në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) drejtuar Gjykatës së Posaçme janë listuar dhe pasuritw e Ermal Kurtulajt, Ilir Beqajt, Dorian Sadikut dhe Eduart Currajt ku kërkohet që të kryehet kontroll pasi ka dyshime se mund të gjenden dokumente me vlerë për hetimin. Sipas SPAK, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Kurtulajt dhe Ilir Beqajt janë gjetur dokumente me vlerë. Ndërkohë që kërkojnë të ushtrohen kontroll dhe në zyrat dhe shoqatën e Mira Topçiut, pasi hetuesit mendojnë se ka materiale të rëndësishme për zbardhjen e hetimeve. Po ashtu janë sekuestruar disa kompjutera.
Pjesë nga dosja:
Në funksion të sigurimiet të dokumentacioneve që lidhen me eventet e projekteve nën monitorim të SASPAC-ut për të cilat janë lëshuar faturat përkatëse dhe mënyrës sesi janë lëshuar ato, nëse janë kryer si evente, kush i ka krijuar dokumentet dhe përfitimi i realizuar prej tyre, në funksion të sigurimit të të dhënave mbi veprime fiktive apo korruptive të kryera nga shoqëri tregtare apo organizata joftiimprurëse figuruar ligjërisht ose jo në emër të shtetasve Ermal Kurtulaj, Ilir Beqaj, Sabian Kurtulaj apo familjarëve të tyre apo të dhëna mbi shoqëri të tjera tregtare nga të cilat kanë përfituar shtetasit Ermal Kurtulaj, Ilir Beqaj, Sabjan Kurtulaj apo familjarë e të afërm të tyre; në funksion të sigurimit të të dhënave mbi interesat pasurore të Kurtulaj dhe Beqaj mbi restorantin ‘’Gzona’’ apo aktivitete të tjera tregtare që kanë më subjektet Dorian Sadiku dhe Eduard Curraj në kohë të ndryshme apo të dhëna mbi lehtësimin e tyre në kryerjen e aktivitetit tregtar duke përdorur funksionin publik në çfarëdolloj forme, marrë parasysh faktin e qenies subjekt të shtetasit Ilir Beqaj deri në vitin 2021. Në funksion të sigurimit të të dhënave mbi komunikime të kryerja nga subjektet e përfshira në veprimtarinë e kundërligjshme paraqitet e domosdoshme urdhërimi i kontrollit të banesave dhe automjeteve dhe kontrolli personal i disa subjekteve që vlerësohet me rëndësi për efekt të këtij procedimi penal. Nga kqyrja e sistemeve të ndryshme dhe nga raportet e shërbimit të mbajtur nga oficerët dhe nisur dhe nga komunikimet e kryera rezulton se janë siguruar të dhënat mbi banesat e përdorura nga subjektet, konkresith Ermal Kurtulaj, Gazmend Prenga, Arben Dani, Sabjan Kurtulaj, Ilir Beqaj. Banesat, automjetet, si dhe zyrat e shoqatës GoodHealth ku figuron i punësuar Ermal Kurtulaj dhe Mira Topçiu duhet të kontrollohen pasi besohet që në këto banesa, mjete dhe zyra gjenden dokumente, si dhe të dhëna kompjuterike. Sa i përket kontrollit, si një ndër mjetet e kërkimit të provës, rregulluar nga dispozitat e Procedurës penale, Gjykata vlerëson se ai përbën një instrument që mundëson përfitimin e të dhënave/provave që kanë aftësi provuese për procesin penal, të cilat janë formuar më herët dhe synohet të sigurohen nëpërmjet përdorimit të këtij mjeti. Në lidhje me kontrollin si mjet për kërkimin e provës. Janë kontrolluar:
'Sa është totali që duhet t'shkruj unë?'/ Dosja e Beqajt, dalin PËRGJIMET! Kurtulaj, ekspert i fryrjes së faturave

TIRANË- ZËRI zbardh dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Kështu në dosjen e SPAK janë zbardhur dhe lëvizjet financiare që janë kryer në kompaninë "Albanian Food and Hospitality". Kjo shoqëri është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2019.
Pas largimit të Adriana Beqajt nga kompaninë me anë të dhurimit dhe shitjes së aksioneve të saj në vitin 2019, vit kur dhe e themeloi, rolin kryesor e merr Ermal Kurtulaj, i cili dhe pastron paratë dhe "kujdeset" përt faturat.
Pjesë nga dosja:
Për shoqërinë tregtare "Albanian Food and Hospitality" themeluar në vitin 2019, nga ekstrakti historik rezulton se ortake ka qenë Adriana Beqaj (bashkëshortja e Ilir Beqaj me 50% të kuotave të shoqërisë. Në datën 01.03.2029 35% të kuotave të saj ia ka dhuruar ortakut tjetër Arti Malaj, i cili pjesën e mbetur prej 15% të kuotës, duke u larguar kështu nga shoqëria dhe ngelur me 100% të kuotave ortaku i vetëm Arti Malaj.
Më pas, Arti Malaj, me kontratën dt 12.08.2021 ia ka shitur të gjitha kuotat Eduart Curraj. Ortak me 100% të kotave aktualisht është shtetasi Eduart Curraj. Nga kërkimi në QKB, rezulton se ky shtetas është ortak edhe pranë shoqërive; Curri Group SHPK; Curri SHPK dhe DELTA HOLDING. Administrator i kësaj shoqërie rezulton shtetasi Gazmend Prenga, i cili përdor numrin celular x dhe ka komunikime të shpeshta me Ermal Kurtulaj.
13.11.2023 biseda:
A: Gazi?
B: Hë shok?
A: Sa është fatura e darkës së maqedonasve?
B: Nuk e kam printu
A: Po shkruaje icik pra, tme thush vlerën se nuk do e presësh ti, do presim diku tjetër po thjesht sa është si vlerë
B: Sesa mund të shkojë
A: Sa është totali që duhet tshkruj unë te ata, kupton
B: Shumë mirë në rregull./ZËRI
149 mijë euro fatura/ 'Gzona' ishte kthyer në "çerdhen" e pastrimit të parave të Ilir Beqajt

TIRANË- Detaje të reja zbardhen në lidhje me dosjen hetimore në ngarkim të ish-ministrit Ilir Beqaj. Kështu rezulton se restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës, e cila si administrator ‘ligjor’ ka Gazment Haxhian, por që sipas SPAK fshihet Ilir Beqaj nëpërmjet Ermal Kurtulajt, i cili bën dhe levizjet financiare. Në dosjen e SPAK, hetohet disa fatura që në total kapin vlerën e 149 mijë eurove. Faturë e lëshuar nga kompania ‘’Landways Internacional" për llogari të EUDAIR. Bëhet fjalë për katër fatura.
“Lidhur me faturën me datë 16.08.2023, vlera 4.189.500 nga e-fiskalizimit rezulton me përshkrimin "shërbimi kateringu" sasisa 350 copë, çmimi për njësi pa TVSH: 9975. Kjo faturë rezulton të jetë lëshuar disa minuta më para se të lëshohet fatura tjetër kundrejt Eusair-it, duke lindur dyshimi që ka qenë kusht që i ka parapritrë lëshimit të faturës kundrejt Eusarit duke u krijuar dyshimi i arsyeshëm që paraprakisht palët kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare Landëay i ka paguar Gzonës”, thuhet në dosje.
Pjesë nga dosja:
Në datën 16.08.2023 kundrejt EUSAIR është lëshuar për shoqërinë tregtare "Landways Internacional" fatura 149.809.21 euro. Kjo shoqëri rezulton e krijuar më datë 17.05.2005 dhe ka administrator Gazment Haxhia. Shoqëria tregtare 'Albanina food and Hospitality Lab' e krijuar më datë 19.01.2019 ka lëshuar 4 fatura.
Lidhur me faturën me datë 16.08.2023, vlera 4.189.500 nga e-fiskalizimit rezulton me përshkrimin "shrbimi kateringu" sasisa 350 copë, çmimi për njësi pa TVSH: 9975. Kjo faturë rezulton të jetë lëshuar disa minuta më para se të lëshohet fatura tjetër kundrejt Eusair-it, duke lindur dyshimi që ka qenë kusht që i ka parapritrë lëshimit të faturës kundrejt Eusarit duke u krijuar dyshimi i arsyeshëm që paraprakisht palët kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare Landëay i ka paguar Gzonës, për shërbimin që ajo ka përfituar për të kryer nga Eusarit. Edhe rasti tjetër lidhet me pranimin nga shoqata FIAA të shumës prej 350 000 lekësh, e cila referuar kohës së lëshuar krijon dyshimin se shumë përbën përfitim material në formën e veprimit korruptiv.
Nga përgjimi i komunikimeve të kryera nga Ermal Kurtulaj rezulton se ai është përfshirë në punët e restorantit duke patur kështu interesa pasurore mbi këtë restorant. Ai interesohet vazhdimisht për mbarëvajtjen e këtij restoranti, duke vepruart si epror ndaj administratorit të restorantit, Gazmend Prenga dhe në ditët e fundit ka disa komunikime nëpërmjet tyre, kohë që përkon edhe me mbylljen e bilancit vjetor me rakordimet nëpërmjet investimeve të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit dhe me faturat e lëshuara për këtë restorant. Po ashtu, nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të Ilir Beqajt, dyshime që ngrihen nga mënyra sesi komunikohet dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi me administratorin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e taktimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtulaj. Nga deklarimet vjetore rezulton se pas vitit 2019 Ilir Beqaj nuk ka deklaruar interesa mbi këtë aktivitet./ZËRI
GABIMI FATAL- Me të shkonte në SPAK, pronar ishte Kurtulaj/ Hetuesit e zbuluan nga mediat makinën që fshihte Beqaj

TIRANË- Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj ishin miq të vjetër. Kjo faktohet dhe në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të siguruar nga ZËRI. Po ashtu ka dyshime të forta se dhe makina e përdorur nga Ilir Beqaj, e gjobitur dhe para SPAK disa ditë më parë, të jetë e ish-ministrit, por është e regjistruar në emër të Kurtulajt për të fshehur pronësinë e vërtetë, duke përbërë kështu një shkelje tjetër nga ana e ish-ministrit. Kjo makinë është përdorur prej vitit 2019, nga Ilir Beqaj, kohë kur ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Po ashtu ai me atë makinë, e cila drejtohej nga shoferi i tij Arben Dani, ka dalë dhe jashtë Shqipërisë.
Pjesë nga dosja:
Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me ish-drejtuesin e SASPAC Ilir Beqaj, të cilat datojnë që në kohën kur shtetasi Ilir beqaj ka qenë ortak i shoqërisë Intech+ duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtuesi i Këshillit Mbikryrës ka qenë vetë beqaj dhe më pas me krijimin e kësaj agjencie, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point. Po ashtu, rezulton se ilir beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme automjetin, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e Ilir Beqajt. Automjeti rezulton të jetë blerë në 06.09.2019 kur Beqaj ka qenë deputet. Ky mjet më parë pasur targën AAAAA868 YP, e ndryshuar në 27.06.2022. Po ashtu, nga kqyrja e realizuar në media referuar dhe gjobave të marra, ky shtetas është paraqitur edhe në SPAK me këtë mjet. Ai ka dalë përgjatë vitit 2020 me këtë mjet jashtë territorit dhe në vazhdim normalisht me drejtues shoferin e tij Arben Dani. NGA DPSHTRRE rezulton se sipas procesit automatik të amortizimit të vlerës së mjetiet datë 01.02.2020 vlera e mjetit është 1.340.790 lekë, fakt i cili tregon se mjeti është blerë mbi këtë shumë. Ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qenë Arben Dani, si dhe gjoba e fundit ka qenë me datë 12.12.2023 kur mjetin e ka pasur në përdorim Ilir Beqaj, parkuar para SPAK./ZËRI
'Atë tëndën nga 15 po ta bëjmë 20'? Zbardhen përgjimet që 'fundosën' Beqajn dhe Kurtulajn

TIRANË- Në dosjen e siguruar nga ZËRI në ngarkim të ish-ministrit Ilir Beqaj dalin në dritë dhe emra të tjerë të përfshirë në skemën e pastrimit të parave. Kështu Bledar Leka, i cili rezulton me emrin tregtar "Citrus Consultancy" të krijuar më 27.01.2021 me ortak dhe administrator të vetëm Bledar Leka, i cili lëshon fatura fiktive për llogari të Ermal Kurtulajt. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme ndaj tij zbardhet një pjesë e bisedës që Leka dhe Kurtulaj kanë pasur me njëri-tjetrin. Fatura fiktive të lëshuara për shërbime të pakryera. Po ashtu në vijim të bisedës ata kanë patur biseda të tjera në datën 21.11.2023 dhe më pas në datën ku i kërkohet Bledarit të lëshojë një faturë tjetër.
Pjesë nga dosja:
Në datë 16.08.2023, ora 12.26, kundrejt Eusair Facility Point është lëshuar fatura nga "Bledar Leka" me përshkrimin 'konsulencë sipas kontratës' në shumën 20 mijë euro. Bledar Leka rezulton me emrin tregtar "citrus Consultancy" krijuar më 27.01.2021 me ortak dhe administrator të vetëm Bledar Leka.
Lëshimi i kësaj fature lidhet me bisedën e zhvilluar nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtulaj dhe Bledar Leka. nga biseda Kurtulaj i kërkon Lekës "ta bëjë njëçik sot atë faturën". Kurtulaj i thotë në bisedë: Se do ta çoj NIPT-in, do të ta çoj me foto dhe te kontratat se ça përshkrimesh, si do e shkruajmë etj. duke krijuar kështu dyshimet mbi lëshim fature fiktive për punime/shërbime të pakryera.
Po kështu, në një tjetër bisedë, Ermal Kurtulaj e pyet këtë shtetas 'atë tëndën nga 15 po ta bëjmë 20 e bën dot ti apo jo? e pastaj hë se dum ta bëjm 20 që tkena mundësinë për me mbyll ca gjona tjera me atë mqs ti je pa TVsh apo jo? Po ashtu në vijim të bisedës ata kanë patur biseda ë tjera në datën 21.11.2023 dhe më pas në datën ku i kërkohet Bledarit të lëshojë një faturë tjetër. Nga analizimi që i është bërë komunikimeve të Ermal Kurtulaj me përfaqësuesit e dy subjekteve tregëtare në raport dhe me veprimet e kryereja prej tyre ngrihen dyshime të arsyeshme që faturat të lëshohen nga ana e këtyre subjkteve janë fiktive dhe pasi faturohen shërbime që nukjanë kryer prej tyre por që kanë përfituar shumat përkatëse në llogarinë e tyre.
Nisur nga përmbajtja e bisedës që kryhet me shtetasin Genci Shurdho krijohet dyshimi i arsyeshëm që për këto fatura llogaritet TVSh dhe përqindje e komision për subjektet tregtare, ndërsa shume tjetër përfitohet nga vetë Kurtulaj. Këto dyshime krijohen dhe nga mënyra esa lirshëm ndryshohet vlera e faturës nga 15 deri në 20 mijë euro dhe fakti që subjekti është pa TVSH, e në bisedën që realizohet me Elton Marinin i komunikohet përveç NIPT dhe të tjera dhe vlera që duhet të shkruajë 16.600 euro. Në mënyrë që shoqëria me ortak Elton marini të justifikojë shpenzimet e kryera apo aktivitetin e kryer siaps objektit të veprimtarrisë ndaj këtij subjekti lëshohet me pas faturë nga subjekti Niki Konstruksion. "Ke hapësirë për tbo i gjo nja 900 euro shërbim konsulence", pagese cash të cilën më pas e ka lëshuar naj subjekt tjetër.
ZËRI zbardh DOSJEN/ Si pastroheshin paratë në emër të SASPAC?

TIRANË- ZËRI zbardh dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe vartësve të tij. Kështu në një faturë të datës 23:10:2023, Ermal Kurtula i kërkon Lisiana Zhakes, e cila punon pranë “Screen AD”, të lëshojë një faturë në vlerën 44.1168 lekë, për llogari të SASPAC. Nga verifikimet mbi shoqërinë SCREEN AD rezulton se kjo shoqëri ka realizuar shitjen kundrejt SASPAC sipas faturës 23.10.2023. Shitësi SCREEN AD, blerësi SASPAC, vlera 2500 euro, përshkrimi "organizim eventi Adrion Dhërmi". lidhur me bisedën janë kryer verifikimet lidhur me shitjet apo blerjet që mund të ketë realizuar shoqëria SCREEN AD por nuk është identifikuar akoma ndonjë faturë që të ketë përshkrimin sipas bisedës.
Pjesë nga dosja:
Ermal Kurtulaj komunikon me Lisiana Zhaka, e cila punon pranë SCREEEN AD sh.p.k. Në këtë bisedë Ermali i kërkon asaj lëshimin e një fature duke i dhënë dhe përshkrimin përkatës dhe kjo faturë rezulton të jetë lëshuar nga shoqëria Niki Konstruksion@Solar në vlerën 44.1168 lekësh kundrejt shoqërisë Nine services sh.p.k. me përshkrimin Event për Adrion Programe. Nga verifikimet mbi shoqërinë SCREEN AD rezulton se kjo shoqëri ka realizuar shitjen kundrejt SASPAC sipas faturës 23.10.2023. Shitësi SCREEN AD, blerësi SASPAC, vlera 2500 euro, përshkrimi "organizim eventi Adrion Dhërmi". lidhur me bisedën janë kryer verifikimet lidhur me shitjet apo blerjet që mund të ketë realizuar shoqëria SCREEN AD or nuk është identifikuar akoma ndonjë faturë që të ketë përshkrimin sipas bisedës. Ndërkohë që shoqëria Screen AD rezulon se kundrejt SASPC ka kryer shitjen në vlerën 2500 euro sipas fatturës me datë 23.10.2023.
Nga verifikimet janë identfikuar si fatura që mund të kenë lidhje me këtë bisedë edhe faturat si më poshtë:
DOSJA/ Zbulohet roli i Ermal Mamaqit në skemën e pastrimit të parave për llogari të Ilir Beqajt

TIRANË- ZËRI zbardh dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe vartësve të tij, të cilët akuzohen dhe për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të saj. Një nga skemat që përdorte ‘grupi” është ajo e faturave fiktive, siç është dhe rasti i restorant me “Me Nam”, i cili rezultoin të ketë administrator shtetasin Fisnik Fili, i cili është në bashkëpronësi me Ermal Mamaqin, personazh i njohur për publikun, si artist, moderator dhe këngëtar.
Rezulton se “Me Nam” ka lëshuar tre fatura kundrejt “AS TEK IPA, ITALI-MALI I ZI”, drejtor i kësaj shoqërie rezulton se është shtetësja Genola Velo, e cila po ashtu është pjesë e Agjensisë së Programit Strategjik të Koordinimit të Ndihmës”, pjesë e së cilës është dhe ish-ministri Ilir Beqaj. Rezulton se faturat fiktive janë lëshuar nga Fisnik Fili, por që në të vërtetë i përkasin restrant “Gzona” tek Kalaja e Tiranës. Lëshimi i këtyre faturave fiktive është bërë me qëllim që të fshihet fakti që Ilir Beqaj është pronar i “Gzona”.
DOSJA/ Si u frynë shifrat për llogari të Beqajt! Eventeve u dyfishohej çmimi! Roli i Topçiut

TIRANË- ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Prokuroirnë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në dosjen e Prokurorisë evidentohet takimet që Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me qëllim lëshimin e faturave fiktive. Po ashu faktohet dhe njohja e vjetër që Kurtulaj ka pasur me ish-ministrin. Në një rast të evidentuar nga SPAK, Kurtulaj frynte vlerën e shpenzimeve të eventeve ku përfshihej dhe SASPAC, pjesë e grupit negociator të së cilës ishte dhe Beqaj me qëllim pastrimin e parave. Në një rast në një faturë të lëshuar nga Kurtulaj për Shkëlzen Kelmendin, i cili punon pranë kompanisë “Niki Konstruksion&Solar”, shërbimi i ofruar kushton 8500 euro, por Kurtulaj e shënon 25 000 euro. Në dosje evidentohet dhe një rast tjetër, mes Kelmendit dhe Kurtulaht, në lidhje me akomodimin, e disa personave në Himarë. Shërbim që do ta ofronte “Niki Konstruksion&Solar”. Po ashtu del në skenë dhe emri i Mira Topçout, e cila është në konflikt interesi pasi punon si Asistente Teknike e Zbatimit të Programit Ndërkufitar IPA Shqipëri-Kosovë 2014-2020, por gjithësesi lëshon fatura fiktive për llogari të Kurtulajt, në emër të biznesit të saj privat. Po ashtu është zbardhur një bisedë mes Mira Topçiut dhe Bjona Ziut. Kësaj të fundit i kërkohet nga Mira Topçiu që të lëshojë një faturë fiktive. Këtë faturë Ziu duhet ta shkruajë për dhënie qiraje, “nga një person që u ka borxh”.
Pjesë nga dosja:
Ne lidhie me shoqerine Niki Konstruksion duket qe Ermali ka njohje me personin qe perdor numrin e telefonit dhe 697396877 (Ne TRUECALLER identifikuar si "Xen Baljic" nderkohe nga verifikimet nga te dhenat e tjera shte identifikuar si shtetasi Shkelzen Klemendi, Nr. Personal: 4039S, i cili rezulton se punon prane kompanise "NIKI Konstruksion&Solar" SHPK.NIPT: 017203P, B:). Kjo pasi rezulton se për nje event te organizuar shte leshuar fatura 2500 uro për këte subjekt nderkohe ishte paguar vetem shuma 8640 leke. Ai i komunikon Ermalit duke it drejtuar se: "Kurse n' krah te djathtë ke ajo ekseli ge te kam cu jane cmimet e fivra po t'u desh pe preventiv. kupton, sa shkon dhoma per person..."
" Nga kjo bisede krijohen dyshimet se ne kuader te shpenzimeve qe behen per "SASPAC", fryjne edhe mimet për te ritur shpenzimei. 10. Nga verifikimet ne sistemin e tatimeve "Fiskalizimi". rezulton se me dt. 19.10.2023 ka leshuar kundrejt Agjencise Shteterore për Programim Strategik dhe Koordinimin e Ndihmes (SASPAC) faturn me vlerën 2500 Euro, (250,000 lek), me pershkrimin "Akomodim per pjesemarresit". Shogeria Niki Konstruksion&Solar shpk ka fushe veprimtarie "Ndertimi dhe
restaurimi i objekteve deri ne 5-kate. Sherbim ne hoteleri turizem. Shit-blerje pasurish te patundshme. Import-Export mallrash, industriale, ushqimore etj. Implementimi dhe menachimi i projekteve gieneruese te energise elektrike, fotovoltaike, hydrike dhe nga era, si dhe vepra ndihmese ne zonen e Bashkise Himare".
11. Sipas te dhenave te administruara deri ne këte faze te procedimit, shtetasi Ermal Kurtulaj. rezulton se perfshihet edhe veprime te tjera më punonjes te Agencise, konkretisht me shtetasen
Mira Topçiu nëpunese financiare prane SASPAC, te cilët ne bashkëpunim me njeri tjetrin kryeine
po ashtu veprime me te njejten natyre, ku në te pakten nje rast rezulton dukshem marrja e perfitimil
per nje sherbim te prokuruar qira salle dhe sherbim kateringu. Perveç ketij fakti rezulton se tế dy këto persona kane t registruar në emër te tyre OJF dhe person fizik dhe ato kryejne veprime me njeri-tjetrin po në funksion te veprimtarise se tyre shteterore, duke gene keshru edhe ne konfliki interesi.
12. Nga verifikimet ne sistemin online te Tatimeve (CATS), rezulton se shtetesja Mira Topçiu punon prane Asist. Tek. Zbat. Prog.Nderk uf.IPA SHq. Kos.2014-2020, me NIPT: L716144511, qe ështe pjese e Agencise Shtetrore per Programim Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmes (SASPAC). Shtetasja Mira Topçiu, nga liste pagesat e muajit Gusht prane Asistences Teknike te Zoatimit te Programit Nderkufitar IPA Shipëri Kosove 2014-2020 rezulton, se punon si nëpunëse finance. Gjithashtu shtetasja Mira Topçiu, ushtron veprimtarine si person fizik Mira Topcitr, NIPT: M223250"Konsulence per biznesi dhe financiare, inovacion. dixhitalizim, promovim dhe turizëm. Printim dhe design./ZËRI
DOSJA E SPAK: Vartësi i Beqajt takoi Dhurata Thanasin dhe mori 'cash' paratë e faturave fiktive

TIRANË- ZËRI ka zbardhur një tjetër përgjim në lidhje me dosjen hetimore që SPAK ka hapur ndaj ish-Ministrit Ilir Beqaj si dhe Ermal Kurtulajt, koordinator i projektit EUSAIR. Në përgjigjimet e siguruara nga ZËRI tregohet një faturë fiktive e lëshuar nga Ermal Kurtulaj, për subjektin tregtar "Luga e Arte" 259000 lek.
Në dosje tregohet edhe takimi që Kurtulaj ka pasur me administratoren e subjektit tregtar, Dhurata Thanasi. Gjatë takimit Thanasi ka tërhequr lekë nga banka dhe ia ka dhënë në dorë Kurtulajt në rrugën e Kosovarëve.
Pjesë nga dosja:
Subjekti tregtar "Dhurata Thanasi Person Fizik me nipt L61501022A, nr. cel. 069*******, me emin tregtar "Luga e Arte", me fushe veprimtarie "Tregtim me pakice te produkteve ushgimore tipike shiptare, me adrese TIRANE Rr : Muharrem Butak, Pallati Rinia.
- Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin "Sherbim Kateringu" ne vleren 259000 leke. Ne dt. 14.11.2023 shtetasi Ermal Kurtulaj 068******* ka patur komunikimin me nr: cel. 69******** (identifikuar ne aplikacionin True Caller si Dhurata Thanasi Luga), komunikim me te cilin shtetasi Ermal Kurtulaj i kerkon kesaj qe te futet ne aplikacionin BKT Smart dhe ti coje ne WhaisApp Ermalit te dhenat e logarise ku do te behet trasnferia.
Me date 30.11.2023, Ermal Kurtulaj komunikon me Dhuraten dhe duke qene se parate i kane kaluar ne llogari i kerkon asaj te takohen, ku ajo i komunikon se i ka terhequr dhe nga takimi i filmuar nga rezulton se prej saj i eshte dhene shuma e parave.
17. Nga komunikimet shte mêsuar se keta dy shtetas jane takuar te bar "Masha" te rruga e "Kosovarëve". Ne date 1.12.2023, jane marre pamjet filmike te subjektit "Bar MASHA", ndodhur nẽ rrugën e "Kosovarëve", Komuna e Parisit, për daten 30.11.2023 ku nga pamjet filmike ështe evidentuar se shtetasi Ermal Kurtual ka mberritur aty në ora 12:27 me mjetin tip LandRover me targa AB720JO ge eshte nễ pronesi te vellait te tij Sabjan Xhemal Kurtulaj. Nga kéqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj takohet nẽ date 30.11.201223, ora 12:32 me njẽ grua (ge duhet te jete shtetesja Dhurata Thanasi) nẽ trotuarin ngjitur me Bar "Masha". Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në orën 12:32:13 shtetasi Ermal Kurtulaj merr nga shtetasja Dhurata Thanasi nje send (ne dukje si leter apo para) te cilar i merr me doren e djathte dhe i kalon te dora e tij e majte dhe me pas i fut ne xhepin e majte te pantalionave.
78. Me shkresen nr. 16358 prot., dt. 04.12.2023 ishte kerkuar informacion prane bankes BKT me qellim verifikimin e levizjeve nga llogaria bankare e shtetases Dhurata Thanasi si tregtar person fizik, "Dhurata THANASI" NIPT: L61501022A dhe nga shkresa e ardhur rezulton se ajo ka kryer terheqje ne daten 30.11.2023.
Hetimet për Ilir Beqaj, BKH zbarkuan edhe në zyrat e SASPAC

TIRANË- Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan kontrolle ditët e fundit në banesën e Ilir Beqajt dhe disa zyrtarëve të tjerë të lidhur me të në agjencinë shtetërore, SASPAC, duke sekuestruar telefonave, kompjutera dhe të dhëna të tjera të nevojshme për hetimin e nisur nën dyshimet për korrupsion. Kontrollohe janë zhvilluar edhe në dy zyra në Agjencinë SASPAC, të cilat janë në përdorim të Ermal Kurtulajt dhe Mira Topçiut.
SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, për lidhje me kompanitë farmaceutike ‘Delta Pharma’. Paralelisht ka nisur edhe një hetim për abuzime në Agjencinë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, (SASPAC) gjatë kohës kur në krye të këtij institucioni ishte Ilir Beqaj.
Nën hetim është anëtari i kësaj Agjencie, Ermal Kurtulaj, të cilit i është kontrolluar edhe banesa. Gjithashtu lidhur me këtë hetim, i është kontrolluar banesa edhe ish-ministrit Ilir Beqaj, shoferit të tij Arben Dani, Sabian Kurtulajt dhe Gazment Prengës, administrator të biznesit që drejton gruaja e Ilir Beqajt.
Agjencia SASPAC ka si mision koordinimin e ndihmës së huaj për programet dhe projektet zhvillimore, asistimin e strukturave vendimmarrëse për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) dhe monitorimin e zbatimin e saj, ofrimin e mbështetjes metodologjike në hartimin e strategjive ndërsektoriale dhe sektoriale, me qëllim harmonizimin e tyre me SKZHI-në, si dhe monitorimin e zbatimit të tyre, koordinimin e procesit të administrimit të projekteve me interes kombëtar, ofrimin e mbështetjes për institucionet e administratës shtetërore për rritjen e kapaciteteve në fushën programeve dhe projekteve zhvillimore./ZËRI
PËRGJIMET/ Si justikoheshin faturat, Beqaj përdorte telefonin e shoferit: Oferta s’ka rëndësi!

TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen e plotë hetimore të SPAK ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj. Në dosje Në dosje, janë publikuar bisedat përgjuese, që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë me shtetasin Ermal Kurtulaj, përmes telefonit të shoferit të tij.
Në një prej bisedave flitet për të justifikuar një faturë, ndërsa në bisedë përmendet dhe ‘Gazi’ që është Gazmend Prenga, administrator i një restoranti 'Gzona'. Restorant dyshohet se është pronë e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë. Fokusi i bisedës është “aneksi 8” që SPAK dyshon se bëhet fjalë për një faturë financiare që duhej justifikuar.
Pjesë nga dosja:
Gjate hetimeve kanë rezultuar dhe biseda te shtetasit Ilir Beqaj nepermjet perdorimit te telefonit te shtetasit Arben Dani, shofer prane SASPAC, shofer i shtetasit Ilir Beqaj, me Ermalin, ku Iliri i kerkon qe te lidhet me Gazin nese eshte ne Tirane, me qellim per tu takuar, nderkohe qe Gazi rezulton te jete ne Lezhe. Nga analiza e bisedes se pare te dt. 06.12.2023, ku shtetasi llir Beqaj i kerkon shtetasit Ermal Kurtulaj te lidhet me shtetasin "Gazi", dyshohet se behet fjale pikerisht per shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit Gzona. Kjo pasi ne daten 06.12.203 reth ores 23.21 Ermali flet me Gazni ku i kerkon nëse e mban bllokun qe mban shenimet tona dhe ai thote po eshte tek puna dhe nga biseda kuptohet qe bejne llogari ne lidhje me leket qe eshte investuar te pakten nga ana e Ermalit dhe jo vetem. Nisur nga kjo bisede, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjerisht nuk figuron në administrimin e restorantit Gzona, faktikisht ai ka berë investime atje dhe fakti qe referimi bëhet ne numrin shumes ngrihen dyshime dhe per interesa të shtetasit Ilir Beqajt ne ate restorant. Keto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar nẽ datên. 14.12.2023, 11:33, midis
Ermal Kurtulaj nr. 68**** dhe nr.
068**** (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi llir Beqaj nga ky numer):
Ð: 68****
B: Ermali!
A: Udhero, alo!
B: C'ështe ky mor burr aneksi 8? (nje person tjeter futet ne bisede: "Nje sekond")
A: Me ngjon?
B: Nje person tjeter futet ne bsiede: "Po, po") ..Aneksi 8 nuk eshte ky qe kerkohet vella!
A: Aty aty e kisha te regjistruar me aneksi 8 un kte.
B: Po mir po po te them kerkohet i tabele me investime tani sikur se si ca kerkohet, futja kot dhe ti
A: Une e pash ate dosjen qe kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ca kerkohet vila, ti e di ca kerkohet pse ia fut kot?
A: Po mir okej.
B: Tabelen e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejm ku eshte ku s'esht te oferta nuk ka rendesi degjo.
A: Po pra po.
B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B: Po, nqoftese mundet.
A: Mir, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po t them.
A: A per Gazin se se degjova fjalen prandaj mendova, mir ne rregull atehere.
B: Tjetri po ashtu.
A: Edhe ai tjeteri po ashtu.
B: Po.
A: Mire atehere okej ne rregull pra.
B: Po sido qofte flasim dhe bashk ne darke.
A: Ne 1?
B: Po.
/ZËRI