EMRAT- U qëllua nga polici, kush është i plagosuri me precedentë kriminale

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Fier, ku mbeti i plagosur 26-vjeçari, Daniel Braçi. Mësohet se riu, i cili u qëllua me armë zjarri në këmbë nga polici, Shkëlqim Jahelezi për motive të dobëta rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.
26-vjeçari është një person i njohur për Policinë, pasi në vitin 2019 rezulton se ka qenë përsëri pjesë e një ngjarjeje me efektivë.
Në 31 gusht 2019, pas një konflikti mes dy familjeve, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe mjete prerës, katër shtetas, Braçi, ka marrë armën e shërbimit një prej punonjësve të Policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë dhe ka plagosur me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër.
Mbrëmjen e sotme Daniel Braçi u konfliktua me një efektiv të Policisë së Fierit. I riu tentoi të futej në një rrugë të bllokuar të qendër të Fierit. Në momentin që u kundërshtua nga patrulla e policisë, i riu qëlloi me grushte inspektorin Shkëlqim Jahelezi. Ky i fundit sipas një njoftimi zyrtar nga Policia, në kushtet e e vetëmbrojtjes qëlloi me armën e shërbimit, duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin./ZËRI
'S'futesh dot!'/ I riu qëlloi me grushta efektivin, Policia jep detaje: Inspektori e qëlloi me armë, ishte vetëmbrojtje

FIER- Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në Fier, ku një i riu është plagosur nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në vendin e quajtur "Ish- globi", Policia ishte vendosur në patrullë për të bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti në qendër të qytetit. I riu, 26-vjeçari i identifikuar me inicialet D. B., duke drejtuar një automjet tip "Volksëagen" është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugë, edhe pse ishte e bllokuar. Duke qenë se ishte vendosur që në zonë nuk do të futej asnjë mjet, punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futej brenda perimetrit, ndaj dhe i riu ka dalë nga mjeti dhe e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Si pasojë, sipas Policisë, efektivit i janë shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Kështu që po sipas njoftimit zyrtar inspektori me inicialet Sh. J., e ka qëlluar për vetëmbrojtje duke e qëlluar në këmbë.
"Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit,"-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur "Ish globi", në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip "Volksëagen" është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar. Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje./ZËRI
DETAJE- Efektivi në Fier plagos djalin e kolegut

FIER- Zbulohen detaje të tjera nga plagosja e të riut në Fier. Sipas burimeve të ZËRI, një efektiv i Policisë së Shtetit ka qëlluar për motive të dobëta me armë zjarri një të ri, i cili donte të shkonte tek koncerti në qendër të qytetit. I plagosuri mësohet se është djali i kolegut të efektivit me iniciale SH.J., i cili edhe i plagosi të birin.
Sipas të njëjtave burime, efektivi në debat e sipër ka nxjerrë armën e shërbimit ka qëlluar në këmbë të riun, megjithatë nuk ka rrezik për jetën. Aktualisht i riu është në spital, ndërsa Policia ka shoqëruar efektivin. Hetimet, për të shmangur konfliktin e interesit po kryhen nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore./ZËRI