EMRI-FOTO/ Kush është autori i vrasjes së babë e bir në Tetovë

TETOVË – Ilmi Ismaili është 60-vjeçari, që dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushërinjtë e tij, 52 dhe 28 vjeç. Viktimat e ngjarjes së rëndë mësohet se janë babë e bir. Fillimisht u tha se sherri ka nisur për një vend parkimi, por mësohet se konflikti ka ka qenë për shkak të çështjeve të pronësisë. Autori ka qëlluar në drejtim të dy personave, duke i lënë të vdekur.

Edhe pse babë e bir fillimisht kanë qenë të plagosur dhe janë dërguar në spital me plagë në trup, nuk kanë mbijetuar dot. 60-vjeçari kishte disa vite që ishte kthyer nga emigrimi dhe jetonte në fshatin e tij të origjinës, që ndodhej në periferi të qytetit të Tetovës. Në një njoftim për mediat, policia dha detaje për ngjarjen. “Zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 60-vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. Ilmi Ismaili, 60 vjeç, pas një sherri për pronën vrau një 52-vjeçar dhe një 28-vjeçar, babë e bir./ZËRI/
DETAJET/ 60-vjeçari në Tetovë vrau babë e bir

TETOVË – Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mesditë në fshatin Çellopek të komunës së Bervenicës në Tetovë. Mësohet se 60-vjeçari Ilmi Ismaili ka vrarë babë e bir, për shkak të një konflikti, që ka nisur në oborrin e shtëpisë të vrasësit të dyshuar.
Mësohet se Ismaili ka vrarë babë e bir, përkatësisht 52 dhe 28 vjeç. Nga gjuajtjet me armë zjarri dyshohet se është plagosur edhe vetë autori. “Për momentin, rruga tek lagjja që shpie tek shtëpia ku u krye edhe vrasja, rezulton e bllokuar, ndërsa për hetim ka dalë si sektori i Punëve të Brendshme, po ashtu edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë së Tetovës. Priten informacione më të detajuara, ndërsa arsyet apo motivet e vrasjes ende nuk dihen në mënyrë të qartë. Sipas disa dëshmitarëve okularë, flitet që arsyeja e vrasjes ka qenë bllokimi i rrugës për hyrjen në shtëpi. Vrasësi i dyshuar mësohet se është kushëri me viktimat”, tha policia.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Tetovës dhe më vonë atë të Shkupit, por sërish nuk kanë arritur t’ju mbijetojnë plagëve që kanë marrë. Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski ka thënë se policia është duke punuar për të zbardhur ngjarjen. “Për momentin punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informacionet e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme. Hetimet për këtë rast vazhdojnë. Ilmi Ismaili, 60 vjeç, pas një sherri për pronën vrau një 52-vjeçar dhe një 28-vjeçar, babë e bir./ZËRI/
Sherr për vendin e parkimit/ Shqipari vret 2 babë e bir, Policia e arreston në Tetovë

TETOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Dy persona kanë mbetur të vdekur, pas sherrit për parkim. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çollopek të komunës së Bërvinicës.
Përpos dy viktimave, edhe 1 tjetër është plagosur. Paraprakisht dyshohet se personat e përfshirë në sherr janë të afërm. Mësohet se dhe më herët ata janë përfshirë në konflikte.


Raportohet se shqiptari Ilmi Ismaili ka vrarë babë e bir. Edhe vetë autori mësohet se është plagosur. Autori dhe i lënduari janë në gjendje kritike. Deri tashmë, dihet vetëm identiteti i autorit, Ilmi Ismaili, ndërsa nuk janë identifikuar akoma viktimat dhe i plagosuri. I lënduari dyshohet se është një 26-vjeçar. Policia është në vendngjarje.
Kush është autori i vrasjes së 2-fishtë
Ilmi Ismaili është 60-vjeçari, që dyshohet se ka vrarë me armë zjarri dy të afërm të tij, ndërsa ka plagosur rëndë një tjetër të afërm, raporton INA. Një nga të plagosurit është një 26-vjeçar. Mediat maqedonase raportojnë se Ismaili kishte disa vite që ishte kthyer nga emigrimi dhe jetonte në fshatin e tij të lindjes.

Njoftimi i policisë:
Sot nëpunës të SPB Tetovë, në Çellopek, e kanë ndaluar personin I.I të moshës rreth 60 vjeçare, pas denoncimit të qytetarëve, pasi dyshohet se ka vrarë dy persona dhe një ka lënduar. I dyshuari gjithashtu është lënduar me plagë të armës së zjarrit. Në vend ka shkuar policia e Tetovës dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ku edhe do të sigurohen kushtet për hetuesinë për të hetuar në tërësi ngjarjen” i tha Telegrafit në Maqedoninë e Veriut, Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë.
Ilmi Ismaili, 60 vjeç, pas një sherri për pronën vrau një 52-vjeçar dhe një 28-vjeçar, babë e bir./ZËRI/