LIVE UPDATES

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha: Jam dëshmitari më pa lidhje! Mediu: S'ka interes për të vërtetën

➤Shkëlzen Berisha ka dëshmuar sot në GJKKO në lidhje me çështjen ‘Gërdeci’. ➤Ai e ka cilësuar ‘teatër politik’ përfshirjen e tij në këtë çështje, duke u shprehur se faxi me mbishkrimin ‘për Shkëlzenin’ nuk ka mbërritur në adresën e tij. ➤Në lidhje me masën ‘arrest shtëpie’ të Sali Berishës ai është shprehur se nëse do jepet si vendim, do të bëjë çmos të takojë babain e tij. ➤Ish-ministri Fatmir Mediu i cili është marrë i pandehur për çështjen ‘Gërdeci’ tha se Shkëlzen Berisha nuk ka lidhje me procesin dhe se drejtësia nuk ka interes për të vërtetën

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para GJKKO për 'Gërdecin'

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha: Jam dëshmitari më pa lidhje!
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohen emrat e dy dëshmitarëve që refuzuan të flasin para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me dosjen e 'Gërdecin'. Dëshmitarët Jorgo Mino, me profesion ushtarak dhe Ndue Marku me profesion jurist, të thirrur si dëshmitarë nuk pranuan të dëshmojnë para trupës gjykuese. Megjithatë nuk kanë dhënë shumë detaje për mungesën e tyre, veçse se kanë ushtruar të drejtën për të mos dëshmuar. 

Sot u thirrën për të dëshmuar në lidhje me këtë dosje edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Të dy jashtë seancës thanë se procesi nuk ka asgjë të re, ndërsa Berisha shtoi se gjyqi është thjesht një teatër politik duke e lidhur edhe me çështjet gjyqësore./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Gërdeci'/ Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës në GJKKO: Interesohesha për shpërthimin në Gërdec

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha: Jam dëshmitari më pa lidhje!
Shkëlzen Berisha

Deklarimet në gjyq të Shkëlzen Berishës: 2007-2008 kam punuar disa muaj në kompaninë “Eagle Mobile”. Kam qenë jashtë Shqipërisë kur ka ndodhur ngjarja. Ose nëpërmjet medias ose nëpërmjet familjarëve e kam mësuar ngjarjen. Me Aldo Bumçin njihem. Kam marrëdhënie miqësore për shkak për shkak të përfshirjes në politikë. Që prej 2004 e njoh. Bisedat me të kanë qenë personale. Nuk kemi patur biseda për ndonjë VKM. Nuk njoh njeri as kush e ka shkruar as kush e ka marrë faksin. Nuk kam bërë asnjë padi por jam në dijeni se Bumçi e ka bërë një të tillë. Me Mediun njihem prej 1994. Kam marrëdhënie personale e miqësore. Nuk kam patur biseda për demontim me Mediun. Kam patur një bisedë me Mediun ditën e ngjarjes, ka qenë bisedë personale për sëmundje (një anëtar i familjes së tij). Nuk kam patur zhvilluar bisedë tjetër përveç kësaj. Mihal Delijorgjin e njoh si sipërmarrës. E kam takuar vetëm një herë në 2008, pasi një klient donte të blinte një objekti te kompleksi i tij. Për këtë çështje kam patur disa telefonata me të. Nuk e dija se me çfarë merrej konkretisht Delijorgji. 44 telefonata nga janari deri në mars, nuk kanë qenë telefonata për aktivitetin e tij në Gerdec. Mihalin e mora në telefoj kur ndodhi shpërthimi, për shkak se një familjar më kërkoi të interesohesha për shpërthimin pasi dikush i familjes së tij punonte aty.

SPAK: Keni bërë 4 telefonata pas ngjarjes me Mediun, e keni kontaktuar ju apo ai?

Shkëlzen Berisha: Nuk mbaj mend ndonjë bisede me Mediun pas ngjarjes përveç çështjeve familjare

1 VITE ME PARE

Shkëlzen Berisha si dëshmitar, Mediu: Nuk ka asnjë lidhje me çështjen, s’ka interes për të vërtetën

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha: Jam dëshmitari më pa lidhje!
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, në të njëjtën linjë me Shkëlzen Berishën, tha se djali i ish-kryeministrit nuk ka asnjë lidhje me çështjen Gërdeci. Në dalje të GJKKO-së, Mediu u shpreh më mënyra se si po ndiqet çështja ndaj tij tregon se nuk ka asnjë interes për zbardhjen e të vërtetës së shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve.

Fatmir Mediu: Prokuroria është duke thirrur dëshmitarë që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen, po e kthejnë në një proces jologjik. Është një lojë tërësisht mediatike, që nuk i shërben të vërtetës. Çështja jo vetëm që është hapur në mënyrë të paligjshme, por duket qartë se nuk ka asnjë interes që ti shkohet kësaj çështje deri në fund. U duk qartë dhe nga dëshmia e Shkëlzen Berishës që ai nuk ka asnjë lidhje me Fatmir Mediun.

Dy dëshmitarë nuk pranuan të dëshmojnë. Mendoni se të gjithë të tjerët do mbajnë të njëjtin qëndrim?

Fatmir Mediu: Kam vlerësim maksimal për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes. E kërkova edhe në gjykatë që deklarimet që kanë bërë në gjykatë të konsiderohen dhe e vërteta të provohet përmes dëshmive të tyre. është në interesin e tyre që të deklarojnë qëndrimin e tyre përpara kësaj gjykate.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

A jetoni me babanë tuaj? Shkëlzen Berisha: Do bëj çmos për ta takuar

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha: Jam dëshmitari më pa lidhje!
Shkelzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha ka folur sot me gazetarët, në lidhje me masën e sigurisë arrest shtëpie që SPAK ka kërkuar për babanë e tij. Berisha u pyet se si do e takojë ish-kryeministrin në rast se pranohet kërkesa e SPAK, që atij t'i ndalohen takimet me personat që nuk jetojnë me të. Shkëlzen Berisha tha se do të bëjë çdo përpjekje për të takuar babanë e tij, me të cilin tha se komunikon, por nuk e dikton në vendimmarrjen e tij politike.

SPAK ka kërkuar që zoti Berisha të mos takohet me askënd tjetër përveç atyre që jetojnë me të në banesë. A do takoni babain tuaj?

Berisha: Ky është një vendim grotesk, më jepni një vend jo në Europë, porn ë botë, që lideri i opozitës mbahet në arrest, pa akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe vijon i lirë, qëllimi politik është jashtëzakonisht u qartë. Zonjë ju e dini më mirë se sa unë, që ka ardhur sa herë që është kërkuar në prokurori, më vjen keq se sdua të bëj unë mbrojtjen e tij. Qartazi masa ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Më thoni një emër deputeti që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Tani unë do bëj çdolloj përpjekje që të takoj babain tim.

A e keni këshilluar babanë tuaj?

Berisha: Unë flas me babanë tim, por vendimet politike janë të tijat. Babai im nuk i është shmangur gjykatës.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Dëshmoi për gjyqin e Gërdecit, Shkëlzen Berisha: Teatër politik, në mëngjes thirret djali, në drekë babai!

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha: Jam dëshmitari më pa lidhje!
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme në cilësinë e dëshmitarit për tragjedinë e Gërdecit. Për 40 minuta, Berisha ka dhënë dëshminë e tij para trupës gjykuese, ndërsa më pas ka ndalur për të dhënë një prononcim të shkurtër para mediave. I pyetur nga mediat, Berisha tha se i gjithë procesi që po zhvillohet është një teatër politik.

PRONONCIMI I PLOTË: 

Shkëlzen Berisha: Të gjitha telefonatat me Mihal Deliorgjin janë kryer pas vitit 2008, mesa di unë praktika dhe puna në atë punishte ka filluar që në vitin 2007. Kështu që nuk ka patur asnjë lidhje me çështjen në fjalë, e vetmja telefonatë e lidhur me çështjen në fjalë , ka qenë e lidhur me të ndjerin për të ditur fatin e tij. Unë nuk e kam mohuar kurrë që kam komunikuar me Deliorgjin. Sa i përket takimeve me Mediun dhu Bumçin nuk kanë patur lidhje me Gërdeçin, kanë qenë takime për çeshtje personale, politike. Delirogjri përveç se ka qenë i përfshirë në këtë çështje, ka qenë sipërmarrës. E kam njohur si sipërmarrës. Qartësia nga unë ka qenë që në fillim. Ky faks nuk është nisur nga adresa ime dhe as nuk kam bërë asnjë gjë të tillë. Bumçin dhe Mediun i kam pasur miq dhe para se të ishin në këtë post, dhe tani. Jam thirrur para 1 viti dhe për këtë çështje. Kam diskutuar për një çështje tjetër personale. I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla dhe pasi i kanë patur dhe sot ato funksione. Bisedat janë si ato që bëhen me miqtë, siç bëni dhe ju.

Tragjedia nëse është hetuar apo jo si duhet unë nuk mund ta them nuk jam as gjykatës as prokuror, ajo që mund tju them është politizimi i tejskajshëm në çdo skaj nuk po e ndihmon hetimin e kësaj çështje. 71 dëshmitarë janë thirrur. Ata ndahen në 3 kategori. Asnjë nga ata aty nuk kanë lidhje me akuzën. Nuk kam asnjë lloj informaçioni që mund t’i shërbejë akuzës. Unë e konsideroj teatër politik. Në mëngjes niset djali dhe në drekë gjykohet babai. Nuk e di se kush e ka shkuar faksin. S’kam nisur asnjë.

Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë nga ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, thirrjen time në këtë proçes e konsideroj, s’kam asnjë informaçion që mund t’i shërbejë akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë. Kam dhënë dëshmi para një viti. Nuk di kush e ka nisur, nuk ka ardhur në adresën time. Për këtë pyesni prokurorin kush e ka shkruar, kanë 15 vjet që nuk e gjejnë.

Sa i përket vendimit të SPAK Për masat e sigurisë është një vendim grotesk, më jepni një vend jo në Europë, por në botë, që lideri i opozitës mbahet në arrest, pa akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe vijon i lirë, qëllimi politik është jashtëzakonisht u qartë. Zonjë ju e dini më mirë se sa unë, që ka ardhur sa herë që është kërkuar në prokurori, më vjen keq se nuk më takon mua si djalë të bëj unë mbrojtjen e tij. Qartazi masa ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Gjykata ka marrë vendim në konflikt interesi. Më thoni një emër deputeti që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Tani unë do bëj çdolloj përpjekje që të takoj babain tim, nuk diskutohet. Unë mendoj që çdo qytetar ka detyrim të zbatojë ligjin, ashtu si çdo gjykatë dhe prokuror ka detyrim 10 herë më shumë të zbatoj ligjin. Çfarë mund ti thuhet nje qytetari kur gjyqtarja e shkarkuar nga detyra nga babi im merr vendime sot. Unë padiskutim flas me babin tim por vendimet politike i përkasin atij. Unë jam mbështetës i Partisë Demokratike por nuk kam në plan të angazhohem politikisht./ZËRI

1 VITE ME PARE

GËRDECI/ Shkëlzen Berisha mbërrin para kohe në GJKKO: Flas pas seancës

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha: Jam dëshmitari më pa lidhje!
Shkelzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha ka mbërritur në ambientet e GJKKO, ku do të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, për shkak të komunikimeve të shumta që ai ka pasur me Fatmir Mediun, gjatë kohës së shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Në një komunikim të shkurtër që pati para se të futej në ambientet e Gjykatës, Berisha tha se do të fliste për gazetarët pas seancës.

“Do të flas kur të dal nga gjykata”, tha Berisha, teksa iu  drejtuar ambienteve të brendshme të GJKKO-së.

Berisha është pjesë e listës me 71 emra, përfshirë edhe ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumçi, dhe ish-zyrtarë të tjerë të kohës që u pranuan si dëshmitarë nga Gjykata e Posaçme.

E gjithë historia e përfshirjes së Shkëlzen Berishës nis me dëshminë e ish-sekretares së Ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, Anjola Agolli. Agolli në dëshminë e saj dhënë vite më parë në Prokurori ka thënë se në një shkresë të vitit 2007, ajo ka dërguar një faks nga numri i Ministrisë së Mbrojtjes, me shënimin "Për Shkëlzen Berishën...". Punonjësja rrëfente sesi shkresa ishte dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa faksi i Bumçit për Berishën ishte një faks "privat". 

Asokohe djali i ish-kryeministrit nuk kishte asnjë post publik dhe është e dyshimtë sesi një shkresë zyrtare i drejtohet Shkëlzen Berishës kur ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror.

Por çfarë ka deklaruar vetë Berisha për faksin e përmendur nga Anjola Agolli? Më 26 janar 2023, fill pas daljes nga SPAK, Berisha tha se nuk ka asnjë lidhje me çështjen dhe se është Prokuroria që ka detyrim të sqarojë publikun se kujt i përket firma. 

Të njëjtin qëndrim mbajti javën e kaluar edhe Aldo Bumçi, teksa u pyet në GJKKO, nëse nga ministria që ai drejtonte ishin dorëzuar dokumente për Shkëlzen Berishën.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Sali Berisha, "Gërdeci" dhe ‘vula e PD’-së/ 3 ‘patatet e nxehta’ që ka në dorë sot drejtësia

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha: Jam dëshmitari më pa lidhje!
Sali dhe Shkelzen Berisha

TIRANË- Këtë të mërkurë sistemi i drejtësisë pritet që të përballet me tre çështje të nxehta, në disa shkallë të tij, që lidhen ngushtësisht me politikën.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij Shkëlzen Berisha do të paraqiten të dy përpara gjyqtares së posaçme Irena Gjoka ditën e sotme. Në orën 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen Gërdeci, për të cilën është marrë i pandehur ish-ministri Fatmir Mediu.

Për këtë gjë, do të dëshmojë djali i kryedemokratit, i cili pritet të japë llogari për faksin me mbishkrimin “për Shkëlzenin”. Në seancën e javës së kaluar, Shkëlzen Berisha nuk u paraqit, me pretendimin se SPAK nuk i kishte gjetur adresën për ta njoftuar zyrtarisht.

Dy orë më vonë nga seanca për Gërdecin, në 11:00 do të jetë seanca ku do të caktohet masa e sigurisë për kryedemokratin Berisha. SPAK ka kërkuar ‘arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin, nën mbikëqyrje policore. Paralelisht me seancën ku do të njihet me masën ndaj tij, Berisha ka thirrur një protest përpara Gjykatës së Lartë, e cila do të shprehet se kush ka të drejtë ligjërisht për të drejtuar Partinë Demokratike.

Vetë Berisha pritet të qëndrojë në krye të kësaj proteste, ndërkohë që në seancën në GJKKO do të përfaqësohet nga avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Avokatët e tij kanë kërkuar në seancën e djeshme përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se kjo e fundit është shkarkuar nga Berisha në kohën kur ai drejtonte KED, në vitin 1996. Megjithë pretendimet e Berishës, vetë gjyqtarja nuk ka dhënë dorëheqjen nga çështja, ndërsa sot pritet që të ketë dhe një vendimmarrje mbi kërkesën e SPAK. Gjokutaj tha dje se kjo që po i bëher Berishës është një hakmarrje e pastër, që synon izolimin e tij politik. /ZËRI  

Poll

MOS HUMB