LIVE UPDATES

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe drejtuesve të ‘Delta Pharma’. Akuzat e dy prokuroreve

➤Prej më shumë se 24 orësh, SPAK dhe BKH po ushtrojnë kontrolle në banesën e Ilir Beqajt dhe biznesmenëve të lidhur me të. ➤Agjentët e BKH kanë kontrolluar dhe banesat e drejtuesve të kompanisë ‘Delta Pharma’. ➤Kompania Delta Holding është në pronësi të Eduard Curraj dhe Dorian Sadiku, me nga 50% të aksioneve secili. ➤Curraj është nipi i Vilma Nushit që ka marrë edhe koncesionin e Checki Up, e këtu lidhjet sa vijnë dhe shtohen. ➤SPAK ka kërkuar llogari edhe për pasuritë e paluajtshme e të luajtshme të Beqajt, duke kërkuar informacion dhe në bankat e nivelit të dytë. ➤Pjesë e hetimeve të SPAK, edhe bashkëshortja e Beqajt, Adriana Beqaj. ➤Burime i thanë Zërit se një tjetër pistë në të cilën po hetohet për Beqajn është dhe ajo për abuzimin me fondet e huaja, që ka pasur nën varësi, teksa drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. ➤Ilir Beqaj u paraqit në SPAK, pasi gjykata ka vendosur ndaj tij masën 'detyrim paraqitje'. Ai tha se nuk ka pasur interes financiar që të mbështesë kompani farmaceutike. ➤Beqaj është larguar nga grupi negociator Shqipëri-BE. ➤Avokati i Beqajt tha se janë sekuestruar celularët dhe kompjuterat e personave që janë në hetim.

13 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Abuzim me fondet e BE? Beqaj: SASPAC nuk bën tendera, merremi me donacione, jam gati për t'u hetuar!

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqaj

TIRANË - Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura kundër tij, specifikisht për atë të vjedhjes së fondeve të BE-së. Beqaj shprehet se SASPAC nuk bën tendera.  Ai shprehet se SASPAC merret me donacione, duke shtuar se është i gatshëm t'u përballlur me hetimet. 

Reagimi i ish-ministrit Ilir Beqaj

Duke u nisur nga keqkuptimet e mëdha të krijuara përmes burimeve të ndryshme të informacionit, e shoh të domosdoshme të informoj opinionin publik se: 1. Saspac nuk menaxhon fonde, nuk bën tendera dhe nuk kryen procese vendimmarrëse, por vetëm koordinon programet me financim të huaj në funksion të qeverisë. Puna e saj si agjenci ka të bëje vetëm me koordinimin e politikave të qeverisë me donacionit nga jashtë vendit.

2. ⁠Sa i përket akuzave në lidhje me kompani farmaceutike, dëshiroj të deklaroj se qoftë nga pozita si ministër i Shëndetësisë, qoftë më vonë në detyrat e mia publike, nuk kam pasur dhe nuk kam as sot marrëdhënie interesash ekonomike dhe/ose financiare më asnje prej këtyre kompanive apo pronarët e tyre.

3. ⁠Ndërkohe po vazhdoj përballjen time në organet e drejtësisë lidhur me cështjen e sterilizimit dhe më vjen mirë të them se (nëse intepretimet subjektive nuk konsiderohen prova) ende nuk jam njohur me asnjë provë të fajit tim të hamendësuar. Unë vetë e di që një provë e tillë nuk ekziston dhe ai projekt është një nga vendimmarrjet më të mira që janë bërë në shëndetësi, por natyrisht edhe unë jam palë e interesuar, kështu që pafajësia ime është vetëm në duart e gjykatës. Vijoj të mbetem në dispozicion të organeve hetimore për cilindo aspekt të paqartë dhe që kërkon verifikim./ZËRI/

1 VITE ME PARE

MASHTRIMI ME FATURAT/ Ilir Beqaj dërgoi delegacionet te Gzona, restoranti familjar u përdor për përfitimin e parave nga BE

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj

TIRANË- Emri kryesor që del tashmë në skenë në hetimin ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj është Ermal Kurtulaj, një ish-vartës i Beqajt, që rezulton personi kycc në disa transaksione. ZËRI ka mësuar se skema tashmë përfshin edhe veprimtarinë e Beqajt si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). 

Ermal Kurtulaj bashkë me Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani janë disa nga emrat për të cilët Gjykata ka miratur urdhërin për kontrollin e banesës. 

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ermal Kurtulaj 1
SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ermal Kurtulaj 2

Por çfarë ka ndodhur?

Lapsi.al raportoi sot se Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor. Kurtulaj rezulton një njohje e hershme e Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtor i afërt i tij. Edhe makina me të cilën lëvizte Beqaj, rezulton në emër të Kurtulajt. Po ashtu edhe pronësia e restorant Gzona, një biznes luksoz te Kalaja e Tiranës, i hapur fillimisht nga Beqaj dhe e shoqja u shit te Kurtulaj, që dyshohet se është përdorur si maskë nga Beqaj për fshehjen e pasurisë. 

Në 7 raste, Kurtulaj rezulton se ka kryer prerjen e faturave fiktive nga subjekte të caktuara për shërbime të pakryera me qëllim përfitimin e parave që do të paguheshin nga programi Eusair, në të cilin ai ishte koordinator.

Skema është e thjeshtë. Vartësi i Beqajt në SASPAC, që përkon të jetë po i njëjti person që ka në pronësi restorantin GZONA, kryente këto faturime em vlerë qindra mijërëa euro, para që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.  Në disa raste, rezulton se delegacionet e huaja që vinin në kuadër të SASPAC në Shqipëri, priteshin për darka dhe dreka te GZONA, restoranti i Kurtulajt me ish-pronar Beqajn. 

Dyshimet janë se edhe pagesat e kryera për këtë restorant në disa raste janë fiktive dhe të fryra me qëllim përfitimin e parave nga SASPAC. SPAK ka hetuar për disa muaj Beqajn dhe rrethin e njerëzve të tij më të afërt. Në bisedat e përgjuara ata komunikojnë me kode dhe të shpenguar./ZËRI

1 VITE ME PARE

MASKA e Ilir Beqajt në SASPAC, Ermal Kurtulaj dyshohet se vodhi 35 mijë euro nga një episod i faturave fiktive në programin e BE

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqja

TIRANË- Dosja hetimore në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj është duke marrë përmasat e një skandali. Nga materiali i botuar deri më tani në media dhe raportimet e gazetarëve, përfshirë edhe interesimin e ZËRI në disa burime në këtë çështje, mësohet se hetimi për Beqajn është shtrirë në një tjetër çështje. SPAK ka futur në rreth të kuq një grup bashkëpunëtorësh të ish-ministrit, ku rezulton se njëri prej tyre në disa episode ka shërbyer si maska, që ka bërë lëvizjet financiare të Beqajt.

Ai është Ermal Kurtulaj, personi që shihni në këtë foto dhe sipas dosjes së SPAK, ai ka qenë organizues i një skeme për lëshimin e faturave fiktive nga subjekte të ndryshme me qëllim përfitimin e parave nga programi i BE, Eusair Facility Point. Një episod i publikuar nga Dosja.al tregon sesi Kurtulaj telefonon një bashkëpunëtor, i quajtur Genci Shurdho dhe i kërkon një faturim 35 mijë euro. Fatura nuk iu pre nga Shurdho dhe Kurtulaj gjen një tjetër bashkëpunëtor. Ai është Elton Marini. Në përgjim përmendet dhe ish-ministri Beqaj, pasi Kurtulaj i thotë Shurdhos se ish-ministri do të lëvizë dhe i duhet përgjigje urgjente.

"O më duhet me mu kthy 1 përgiigje tashi shpejt që ta di se duhet, ikën Iliri dhe duhet të firmos ca letra prandaj po të them"-thotë Kurtulaj. 

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ermal Kurtulaj 1
SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ermal Kurtulaj 2

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Gjate hetimit/ka rezultuar se personi nën hetim Ermal Kurtulaj, disponues i numrit të telefonit 068***, është i punësuar si koordinator i projektit Eusair Facility Point dhe dyshohet se gjatë veprimarisë së tij si koordinator i këtij projekti ka kryer veprime të kunderligjshme si më poshtë:

(i) Nëpermjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare, duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive në faturime për qellime të perfitimit material, si dhe (ii) Është përfshirë në veprime korruptive për qellime të përfitimit, si më poshtë:

7.1 Nga komunikimet e numrit të telefonit në përdorim të tij rezulton se në datën 02.08.2023

ka kryer nje telefonatë me numrin e telefonit 068**** (identifikuar se Genci Shurdho) nëpërmjet së cilës shtetasi i identifikuar si Ermal Kurtulaj i kërkon atij t'i faturojë atij një pagesë prej rreth 35,200 Euro për një sherbim, që dyshohet se nuk është kryer. Në këtë bisedë, Ermal Kurtulaj i kërkon që Genci të pyesë ekonomistin e vet dhe t'i kthejë përgjigje shpejt sepse, siç shprehet "Po më duhet me mu kthy një përgjigje tashi shpejt që ta di se duhet, ikën Iliri dhe duhet të firmos ca letra prandaj po të them". Nga kjo pjesë bisede krijohet dyshim se fatura do të jetë thjesht fiktive për të justifikuar shpenzimin e shumës në faturë (35,200 Euro).

7.2 Nga verifikimet qe janë bërë pranë regjistrit te tatimeve, faturat online (Sistemi i Tatimeve CATS dhe "Portali Qendror për Kontroll dhe Menaxhim" ndryshe E-Fiskalizimi), ka rezultuar se ne muajin Gusht, kundrejt operatorit Eusair Facitily Point janë lëshuar gjithsej 8 fatura, të cilat Prokuroria i lidh me faktet qe kanë rezultuar nga hetimi si më poshtë:

Ne datë 18.08.2023, ora 17:42:50, kundrejt Eusair Facility Point ështe lëshuar fatura nga Nine Services INT shpk më pershkrimin "Konsulence bazuar nẽ kontrate", ne shumen 35.200 Euro, faturë pa TVSH, e cila lidhet me biseden që shtetasi Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me shtetasin Genci Shurdho nẽ date 02.08.2023. Duke qenë sẽ shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur ta leshoje kete fature, personi nen hetim ka siguruar leshimin e kësaj fature népêrmjet shtetasit Elton Marini, ortak dhe administrator i shogêrise tregtare "NINE SERVICES INT" SHPK, më NUIS L72303022H. Nga ekstrakti i thjeshte i të dhēnave tē regjistrimit nẽ QKB, rezulton se kjo shoqeri eshte krijuar ne dt. 03.11.2017. dhe ka ortak té vetëm dhe administrator shtetasin Elton Marini, me adresë Rruga Frosina Plaku, ndertesa 36, Hyrja 8, Bo 2041 Tirane./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Hetimet ndaj Ilir Beqajt/ SPAK & BKH mësyjnë në restorant 'Xibraka'

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqja

TIRANË- ZËRI mëson se SPAK dhe BKH ka kryer kontrolle dhe në restorant ‘Xibraka” në kuadër të hetime për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se janë kryer kontrolle të imtësishme. Ndërkohë mbetet e paqartë se çfarë kanë arritur të zbulojnë nga këto kontrollet apo materialet e sekuestruara. Po ashtu gjatë kësaj të premte, SPAK ka kryer kontrolle në 6 kompani, që dyshohet se kanë lidhje me Ilir Beqajn dhe kanë përfituar miliona euro prej tij, gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Shëndetësisë. Ndërkohë kontrolle janë kryer dhe në banesat e bashkëpunëtorëve të Beqjas.

Konkretisht, në banesat e, Ermal Kurtulajt, Sabian Kurtulajt, Gazmend Prengës dhe Arben Danit. Ermal Kurtulaj ka qenë edhe Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK, në krye të së cilës ishte Beqaj. Po ashtu ish-ministri dyshohet se ish-numri një i shëndetësisë ka përdorur dhe makinën e këtij të fundit. Po ashtu kontrolle janë kryer dhe në banesën e shoferit të Ilir Beqajt.

Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për kontratat PPP, ndërkohë që për të njëjtën çështje në burg është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. SPAK ka hetuar për 3 vite këtë procedurë ku janë zbuluar shkelje të procedurave me qëllim dhënien e koncesionit, kompanisë së Rrapajt dhe italianit Umbro Staçini. Me caktimin e masës së sigurisë, Beqaj dha dhe dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Zbardhet SKEMA, si 'fshihej' pasuria e Ilir Beqajt? Përgjimet 'fundosin' ish-ministrin

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqja

Hesapet e Ilir Beqjes me drejtësinë nuk kanë të mbaruar. Përveç aferës me koncensionin e sterilizimit, për të cilën ai është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, një tjetër aferë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lapsi.al mëson se Gjykata e Posaçme ka miratuar vendimin për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve për disa zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), institucion i cili drejtohej nga Ilir Beqaj deri në fund të nëntorit. Po kështu kontrolle janë kryer edhe në ambientet dhe selitë e disa kompanive të tjera, që dyshohen si të lidhura me ish-ministrin e Shëndetësisë.

Kontrollet e BKH për Ilir Beqajn dhe njerëzit e tij

Konkretisht është miratuar kontroll banese me vendim gjykate për shtetasit Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani. Po për këta shtetas është miratuar edhe kontrolli i automjeteve të tyre. Siç mëson Lapsi.al , personi kyç që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Ilir Beqajt, është shtetasi Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor. Kurtulaj rezulton një njohje e hershme e Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtor i afërt i tij. Madje edhe automjeti personal që përdor Ilir Beqaj , rezulton në emër të Ermal Kurtulaj si një pasuri e dyshuar e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Akuzat për të cilat dyshohen

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

Skema e përfitimit

SPAK thotë se shtetasi Ermal Kurtulaj ka kryer veprimtari të paligjshme nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive në faturime për qëllime të përfitimit material, si dhe është përfshirë në veprime korruptive për qëllime të përfitimit.

Sipas hetimeve paraprake të SPAK, dyshohet se kjo skemë është përdorur në të paktën 7 raste nga shtetasi Ermal Kurtulaj. Vlerat e këtyre faturave përllogaritet në qindra mijëra euro. Për dokumentimin e kësaj veprimtarie, SPAK ka kryer përgjime telefonike dhe ambientale të njerëzve të afërt të Beqajt. Në bisedat e përgjuara njerëzit e Beqes herë komunikonin me kode dhe disa herë krejt të shpenguar.

Beqaj çonte para në ish-restorantin e tij, të cilin e kontrollonte me vartësin Ermal Kurtulaj Në skemën korruptive figuron e përfshirë edhe kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”, emri tregtar i së cilës është restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner Ilir Beqaj dhe bashkëshortja e tij Adriana Beqaj.

Edhe pas largimit të tyre nga ky biznes de jure, SPAK ka provuar se çifti i bashkëshortëve vijonte të kishte kontrollin përmes personave të tjerë si Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga. Madje, për shumë dreka e darka me delegacione të huaj, agjencia që drejtonte Ilir Beqaj ka kryer disa pagesa në këtë restorant.

Nga përgjimet e SPAK rezulton se administratori de fakto i restorant “Gzona” ishte pikërsisht Ermal Kurtulaj, vartësi i Ilir Beqajt në SASPAC. Mësohet se SPAK ka kapur Ilir Beqajn duke komunikuar me sekserin e tij Ermal Kurtulaj përmes telefonit të shtetasit, Arben Dani, i cili është shoferi i ish-ministrit.

BKH mësyn në SASPAC

Mëngjesi i kësaj të enjte ishte i pazakontë për punonjësit e SASPAC. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore për rreth 12 orë kanë kontrolluar zyrat dhe kanë marrë qindra dokumente për procedura të ndryshme të SASPAC, kanë marrë në pyetje disa punonjës, si dhe kanë sekuestruar celularë e kompjutera të ndryshëm.

BKH mësyn në disa kompani

Sic është raportuar më herët gjatë ditës, por edhe sipas burimeve të Lapsi.al gjykata ka lejuar kontrollet e zyrave dhe selive të kompanive: “Curri Group”, “Delta Holding”, “Farmed Antibiotics”, “Delta Pharma”, “Delta Med”, “Gzona Restorant” dhe Shoqata Good Health. Përmes këtij rrjeti kompanish dhe personave që përmenden në këtë dosje, dyshohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka fshehur pasuri të tij dhe ka bërë korrupsion duke shpërdoruar detyrën. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen hetimet më tej për këtë dosje dhe nëse do të ketë të arrestuar apo jo. Nëse këto akuza do të provohen nga SPAK, i bie që Ilir Beqaj s’kishte hequr dorë nga korrupsioni dhe abuzimi me detyrën edhe pasi u bë drejtues i SASPAC ndërkohë që kishte një aferë tjetër gjigante të hapur me drejtësinë si ajo për koncensionin e sterilizimit./Lapsi

1 VITE ME PARE

SPAK u kontrolloi banesat, këta janë personat e dyshuar si lidhje të Ilir Beqajt

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqja

TIRANË- Zbulohen emrat e bashkëpunëtorëve të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në shtëpitë e të cilëve prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontrolle, në kuadër të hetime që lidhen me Beqjan. Raportohet se kontrollet janë kryer në banesat e, Ermal Kurtulajt, Sabian Kurtulajt, Gazmend Prengës dhe Arben Danit.

Ermal Kurtulaj ka qenë edhe koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK, në krye të së cilës ishte Beqaj. Po ashtu ish-ministri dyshohet se ish-numri një i shëndetësisë ka përdorur dhe makinën e këtij të fundit. Po ashtu kontrolle janë kryer dhe në banesën e shoferit të Ilir Beqajt.

Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për kontratat PPP, ndërkohë që për të njëjtën çështje në burg është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. SPAK ka hetuar për 3 vite këtë procedurë ku janë zbuluar shkelje të procedurave me qëllim dhënien e koncesionit, kompanisë së Rrapajt dhe italianit Umbro Staçini. Me caktimin e masës së sigurisë, Beqaj dha dhe dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ilir Beqaj largohet nga grupi negociator Shqipëri-BE

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqaj

TIRANË – Qeveria ka miratuar zëvendësimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj me Jona Sulin, në grupin negociator Shqipëri-BE. Suli është ish-sekretare në Ministrinë e Turizmit në grupin e negociatorëve në Bashkimin Europian.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, pasi Beqaj ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë, kur GJKKO vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Për shkak të hetimeve të SPAK për koncesionet në Shëndetësi, Beqaj ka dhënë dorëheqje edhe si drejtues i Agjencisë së Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Këtë post e mbante që në vitin 2021. Në grupin e negociatorëve me Bashkimin Evropian janë zëvendësuar edhe një sërë emrash të tjerë, si Albana Koçiu e Ervin Mete. Kjo, sepse Koçiu dhe Mete u emëruan ministra.

VENDIMI

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar,  bëhen këto ndryshime:

a) Fjalët “Znj. Albana Koçiu” zëvendësohen me “Znj. Enkela Dudushi”;

b) Fjalët “Z. Ilir Beqaj” zëvendësohen me “Znj. Jona Suli,”;

c) Fjalët “Z. Ervin Mete, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator për kapitullin 9;” zëvendësohen me “Znj. Mimoza Kaçi, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator në detyrë për kapitullin 9, deri në emërimin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv;”.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për kontratat PPP, ndërkohë që për të njëjtën çështje në burg është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. SPAK ka hetuar për 3 vite këtë procedurë ku janë zbuluar shkelje të procedurave me qëllim dhënien e koncesionit, kompanisë së Rrapajt dhe italianit Umbro Staçini. Me caktimin e masës së sigurisë, Beqaj dha dhe dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Akuzat për favorizim të kompanisë farmaceutike, Beqaj: S'kam pasur interes financiar

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqaj

TIRANË - Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u paraqit edhe sot (29 dhjetor) në ambientet e SPAK, pasi ndaj tij është në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit. Kjo është hera e tretë që Beqaj paraqitet në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. Beqaj po hetohet edhe nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës për koncesionin e Sterilizimit, gjatë kohës që ishte ministër.

Gjatë prononcimit për mediat, ish-ministri Ilir Beqaj ka mohuar që të këtë lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij së fundmi për fshehje pasurie, me anë të një lidhjeve me kompaninë farmaceutike, Delta Pharma. Beqaj ka thënë se nuk ka pasur interes financiar të mbështesë sipërmarrjet farmaceutike, gjatë kohës që ishte ministër. “Së pari ministri nuk bën tendera. Në kohën kur kam qenë ministër, nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre. Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale, si sende pune gjenden aty. Ata që erdhën e bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate në procesin e një hetimi që bëhet ndaj një personi tjetër.Ende pres të kuptoj se çfarë kam bërë. Është momenti që njerëzisht t'ju uroj Gëzuar Vitin e Ri. Shëndet në familje”- tha Beqaj.

Avokati i Beqajt: Janë sekuestruar celularët e personave nën hetim

Avokati i ish-ministrit Ilir Beqaj, në një prononcim për mediat, ka folur për akuzat në drejtim të klientit të tij. Ai tha se janë sekuestruar celularët e të gjithë personave, që janë nën hetim, si dhe kompjuterat. “Nuk jam njoftuar për kontrollin e ushtruar në shtëpinë e Beqajt. Gjykata ka marrë vendim për të ushtruar kontroll në shtëpinë e Beqajt, është procedurë normale. Nuk dua të flas për sekrete hetimore. Janë bërë kontrolle banesash tek të gjithë personat që janë nën hetim. Janë disa çështje që prekin zotin Beqaj. Ajo që ia vlen që të them është se Beqaj ka qenë gjithmonë i gatshëm për drejtësinë. Beqaj nuk më ka njoftuar as mua për kontrollet në banesë, sepse ai është i hapur për hetimet. Vendimi i gjykatës flet për përgjime telefonike dhe ambientale, por flitet për një person tjetër. Nuk isha në SPAK për Beqajn”, tha avokati.

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Avokati i Beqajt

Sipas asaj që raporton News24, hetimet për ish-ministrin Ilir Beqaj do të shtrihen edhe në Poloni. Kjo, sepse në këtë shtet mund të jenë kryer disa transaksione. Pritet që SPAK të ashpërsojë masat e sigurisë ndaj Beqajt.

Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për kontratat PPP, ndërkohë që për të njëjtën çështje në burg është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. SPAK ka hetuar për 3 vite këtë procedurë ku janë zbuluar shkelje të procedurave me qëllim dhënien e koncesionit, kompanisë së Rrapajt dhe italianit Umbro Staçini. Me caktimin e masës së sigurisë, Beqaj dha dhe dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës./ZËRI/

1 VITE ME PARE

SPAK mbajti nën vëzhgim Beqajn dhe bashkëpunëtorët e tij, dyshohet se abuzuan me fondet e huaja

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqaj

TIRANË- Ilir Beqaj nuk po hetohet vetëm me abuzimet në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilën e ka drejtuar për 4 vite, dhe ka firmosur disa kontrata të dyshimta, por edhe për drejtimin që i ka bërë agjensisë ku menaxhoheshin investimet e huaja në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije për Zërin se me një vendim të firmosur nga gjyqtarja e Posaçme Rudina Palloj, BKH ka ushtruar kontroll dhe në banesat e disa prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ilir Beqajt në Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur si SASPAK.

SPAK ka dyshime, e madje dhe përgjime të disa prej bashkëpunëtorëve të tij, se mund të jetë abuzuar me fondet e huaja, dhe për këtë janë bastisur edhe zyrat e disa prej organizatave që dyshohet se kanë përfituar. Si Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij janë mbajtur nën vëzhgim nga ana e SPAK, pasi Gjykata e vuri ish-ministrin nën masën e detyrimit të paraqitjes, dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për koncensionin e sterilizimit.

Hetimi i ri, i çelur nga SPAK, është duke u zhvilluar për korrupsion, abuzime me tenderat dhe lidhje të Beqajt me kompaninë farmaceutike “Delta Pharma”, si dhe favorizim të saj gjatë kohës që ishte ministër shëndetësie.

Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për kontratat PPP, ndërkohë që për të njëjtën çështje në burg është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. SPAK ka hetuar për 3 vite këtë procedurë ku janë zbuluar shkelje të procedurave me qëllim dhënien e koncesionit, kompanisë së Rrapajt dhe italianit Umbro Staçini. Me caktimin e masës së sigurisë, Beqaj dha dhe dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. /ZËRI 

1 VITE ME PARE

Kush janë dy prokuroret që po hetojnë Ilir Beqajn, lidhja me nipin e Vilma Nushit dhe përfshirja e gruas

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e SPAK për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili dyshohet për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, në një dosje të re që është hapur për të në Prokurorinë e Posaçme. SPAK ka dyshime se Ilir Beqaj, përmes lidhjeve që ka me kompanitë Delta Pharma dhe Delta Holding, ka tentuar që të fshehë pasurinë, ndërkohë që jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për transaksione deri në 2.8 milionë euro.

Hetimet dhe kontrollet në banesat e Beqajt dhe biznesmenëve që dyshohet të jenë të lidhur me të, po udhëhiqen nga prokuroret Elida Kaçkini dhe Dorina Bejko, të cilët kanë nën hetime edhe koncesionin e Check Up. Kompania Delta Holding është në pronësi të Eduard Curraj dhe Dorian Sadiku, me nga 50% të aksioneve secili.

Curraj është nipi i Vilma Nushit që ka marrë edhe koncesionin e Chek Up, e këtu lidhjet sa vijnë dhe shtohen. SPAK ka kërkuar llogari edhe për pasuritë e paluajtshme e të luajtshme të Beqajt, duke kërkuar informacion dhe në bankat e nivelit të dytë.

SPAK ka zgjeruar hetimet dhe te bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj, e cila ka 15% ‘Albanian Food and Hospitality’, një kompani e krijuar në vitin 2019, ndërsa me datë 3 mars të 2020-ës është larguar si aksionere nga ky biznes.

Aktualisht ‘Albanian Food and Hospitality’ është në pronësi të Eduard Curraj, që rezulton se është pronar i 50% të aksioneve të Delta Holding. SPAK dyshon se Beqaj ka lidhur kontrata klienteliste me ‘Delta Pharma’ dhe me farmacitë ‘Ditë e Natë’, ndërsa bëhet fjalë për shuma miliona euro, gjatë kohës që mbante postin e ministrit./ZËRI 

1 VITE ME PARE

‘Sukseset në jetë’ të Beqajt/ SPAK ‘skanon’ pasurinë dhe lidhjet e ish-ministrit, e implikuar edhe gruaja

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, një prej socialistëve më të sulmuar nga opozita, dhe i etiketuar si truri i koncensioneve dhe PPP-ve në sektorin e mjekësisë, është një person që po hetohet intesivisht nga ana e SPAK.

Pas vënies në masën e detyrimit për t’u paraqitur çdo të premte përpara oficerit të policisë gjyqësore, për koncensionin e sterilizimit, për Ilir Beqajn ka nisur një hetim i ri, që nënkupton edhe kalimin në filtër të pasurisë së tij, por edhe favoreve që dyshohet se ka dhënë për miqtë, në kohën kur ishte ministër.

Prej pothuajse 24 orësh, agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle në banesën, zyrën e Ilir Beqajt por dhe në kompaninë Delta Pharma dhe rrjetin e farmacive Ditë e Natë, të cilat dyshohet se janë favorizuar nga ish-ministri. Në lojë hyjnë dhe lidhjet familjare, pasi bashkëshortja e Ilir Beqajt, është njëherësh dhe aksionere në një prej kompanive që janë vënë nën lupën e SPAK. Beqaj e ka nisur karrierën e tij në administratën publike, fillimisht si drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për të ngjitur më pas shkallët si ministër.

Paralelisht në vitin 2013, ai shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë INTECH+ tek shoku i tij, Sokol Sinani, me vlerën financiare prej 183 milion lekë të vjetra, edhe pse biznesi në fjalë kishte fitime të konsiderushme në atë kohë. E njëjta kompani ka fituar më pas tendera publikë, ndërkohë që lidhjet e Beqajt dhe miqve të tij janë të njohur dhe në koncensionin e sterilizimit. Sa i takon pasurisë së bërë publike, Beqaj dhe familja e tij deklarojnë disa apartamente në Tiranë, por edhe llogari bankare.

Ilir Beqaj dhe gruaja e tij, Adriana Beqaj, në datën 19 dhjetor 2016 janë bërë pronarë të një apartameni me sipërfaqe 198.92 metra katror në Tiranë, pasyyri e cila është blerë kundrejt një shume prej 142 mijë eurosh.  Gjithashtu në të njëjtën datë 19 dhjetor 2016, Ilir Beqja dhe gruaja e tij, në të njëjtin pallat ku blenë apartamentin, rezultojnë të kenë blerë dhe një garazh me sipërfaqe prej 20 metra katror.

Një tjetër pronë me vlerë mbi 150 mijë euro, Ilir Beqaj e ka rregjistruar qysh prej muajit Shtator 2001, dhe pasuria ndodhet në rrugën “Gjin Bue Shpata”, që ndodhet mes zonës së ish-bllokut dhe stadiumit “Selman Stërmasi”. Kjo pasuri rezulton e rregjistruar në emër të Ilir Beqaj, vëllai të tij, Fatos Beqaj dhe nënës, Lirije Beqaj.

Në emët të Ilir Beqaj, rezulton i regjistruar gjithashtu dhe një apartament që ndodhet në rrugën “Pjetër Bogdani” me sipërfaqe 96 metra katrorë. Por këtij apartamenti në 13 shtator 2010 i është vendosur në kartelën e pasurisë, shënimi i rregjistrimit në favor të “Alpha Bank”.

Nga ana tjetër bashkëshortja e Beqajt, është pronare e ““Albania Ionian Coast Olive Oil”, “Proinvest Al”. Kompania “Albania Ionian Coast Olive Oil” është hapur në Sarandë në vitin 2019 mes Renata Sinanit dhe Adriana Beqaj, e cila ka si objekt mbjelljen dhe kultivimin e pemëve të ullirit dhe prodhimin e vajit të ullirit me qëllim eksportimi. Adriana Beqaj deklaron një nipt si Fermere me Nr.L84121931F, nga i cili ka fituar rreth 3 milion lekë të vjetra.

Pikërisht vendosja e këtyre pasurive është objekt i hetimeve nga ana e SPAK. Vetë Beqaj nuk e ka fshehur luksin, e madje as në kohë të vështira siç ishte pandemia e Covid 19. Në vitin 2020, Beqaj akuzohej nga rivali i tij në opozitë, Edi Paloka, se reklamonte ushqimet e luksit, në një kohë që shqiptarët përballeshin me sistemin e shëndetësisë, që ishte në gjendje mjerane, edhe në sajë të firmave të Beqajt, ku janë firmosur kontrata për miqtë dhe të afërmit e tij.

Sa i takon kontrolleve që janë kryer në 24 orët e fundit, SPAK nuk ka dhënë asnjë detaj për mediat, duke qenë se çështja është nën hetim dhe paraqitet si sekret hetimor. Vetë Beqaj po ashtu nuk ka bërë një koment, ndërsa pak javë më parë teksa u vendos nën masë sigurie, tha se ishte i gatshëm që të qëndronte dhe të përballej me drejtësinë.

Beqaj do të mbahet mend edhe për shkarkimin që i bëri Drejtorit të Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Ndriçim Hajdarmataj, pasi ky i fundit mungoi në mbledhjen e PS-së, në Tropojë. Me shprehjen “Suksese në jetë” Beqaj rrjedhimisht i njoftonte atij shkarkimin. Tashmë disa vite më pas, a ka ardhur koha që SPAK ti thotë ‘suksese pas hekurave’ Beqajt?! /ZËRI

1 VITE ME PARE

Hetimet për Beqajn, BKH kontrolle në banesat e drejtuesve të ‘Delta Pharma’, aksionere dhe gruaja e ish-ministrit

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqaj dhe gruaja e tij

TIRANË- SPAK dhe BKH kanë vijuar gjatë natës kontrollet në ‘Delta Pharma’ dhe rrjetin e farmacive “Ditë e Natë”, pas dyshimeve se janë favorizuar me kontrata klienteliste nga ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Burime bëjnë me dije për Zërin se kontrollet janë zgjeruar dhe në banesat e aksionerëve dhe drejtuesve të kompanisë farmaceutike.

Në këtë kompani rezulton të ketë aksione dhe bashkëshortja e ish-ministrit, Adriana Beqaj. I gjithë operacioni i SPAK është shoqëruar me forca të shumta policore. 

ZËRI raportoi më herët se BKH ka ushtruar kontrolle dhe në lokalin e Beqajt, Gzona, që ndodhet pranë Kalasë së Tiranës. Përveç aferës së sterilizimit, Beqaj është duke u hetuar për dhënien e kontratave klienteliste në fushën e farmaceutikës, në kohën kur ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetsësisë.

Kontrollet nisën gjatë mesditës së djeshme, fillimisht në banesën e Beqajt, dhe më pas në zyrat e Delta Pharma dhe në rrjetin e farmacive. Prej aty janë marrë dokumente dhe faturave, që i shërbejnë hetimeve që ka nisur SPAK në drejtim të Beqajt.

Ish-ministri ka aktualisht masën shtrënguese "detyrim paraqitjeje" në Policinë Gjyqësore dhe ndalim dalje jashtë vendit. Ai po hetohet nga SPAK për "shpërdorim detyre" në procedurën e koncesionit për sterilizimin. 

Atij iu kërkua të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Beqja është zyrtari më i lartë nën akuzë për kontratat PPP, ndërkohë që për të njëjtën çështje në burg është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. SPAK ka hetuar për 3 vite këtë procedurë ku janë zbuluar shkelje të procedurave me qëllim dhënien e koncesionit, kompanisë së Rrapajt dhe italianit Umbro Staçini. Me caktimin e masës së sigurisë, Beqaj dha dhe dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Ilir Beqajt i hapet dosje e re, ushtrohen kontrolle dhe te restoranti te ‘Kalaja e Tiranës’

SPAK kontrolle në banesën e Beqajt, shoferit të tij dhe
Ilir Beqaj

TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturë pranë SPAK, kanë kryer gjatë ditës së djeshme një sërë kontrollesh në disa biznese të lidhura me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili është vënë nën masë sigurie për aferën e sterilizimit. Por kjo nuk është çështja e vetme për të cilën SPAK ka vënë nën hetim ish-ministrin.

Burime i thanë ZËRI-t se përveç kontrolleve në zyrat e kompanisë Delta Pharma, në rrjetin e farmacive Ditë e Natë, si dhe në banesën e Beqajt, kontrolle ka pasur dhe në restorantin ‘Gzona’ që gjendet te Kalaja e Tiranës. Ky restorant dyshohet se është në pronësi të Beqajt, dhe menaxhohet nga persona të afërt të tij. Nga të gjitha ambientet e kontrolluara, janë marrë fatura dhe dokumente të ndryshme që i shërbejnë SPAK në hetimet e mëtejshme.

Beqaj dyshohet se ka favorizuar kompaninë "Delta Pharma" duke ndryshuar kriteret e një tenderi për të lejuar futjen e barnave të pa certifikuara në vend. Ky është një hetim i ri për ish-ministrin, ku po shqyrtohen të gjitha kontratat që ai ka lidhur me kompaninë e barnave dhe rrjetin e farmacive. Për lidhjen e afërt të Beqajt me pronarët e këtyre kompanive ka pasur edhe më herët denoncime mediatike, të cilat tashmë janë konkretizuar në një dosje të re nga ana e SPAK.

Por pse akuzohet Ilir Beqja?

Ish-ministri ka masën shtrënguese "detyrim paraqitjeje" në Policinë Gjyqësore dhe ndalim dalje jashtë vendit. Ai po hetohet nga SPAK për "shpërdorim detyre" në procedurën e koncesionit për sterilizimin. 

Atij iu kërkua të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Beqja është zyrtari më i lartë nën akuzë për kontratat PPP, ndërkohë që për të njëjtën çështje në burg është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. SPAK ka hetuar për 3 vite këtë procedurë ku janë zbuluar shkelje të procedurave me qëllim dhënien e koncesionit, kompanisë së Rrapajt dhe italianit Umbro Staçini. Me caktimin e masës së sigurisë, Beqaj dha dhe dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB