Gjykata gjobit Sali Berishën

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është gjobitur këtë të enjte me 5 mijë lekë nga gjyqtarja e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Flora Hajredinaj. Kjo e fundit e akuzon kryedemokratin se ka dërguar kërkesë të padrejtë në Gjykatë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.
Kërkesa u kërkua fillimisht verbalisht dy ditë më parë nga avokatët e Berishës Genc Hjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Ndërsa këtë të enjta ata dërgua shlresë zyrtare.
Seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme ka dështuar tre herë. Ndërsa janë ndryshuar 6 avokatë për 3 ditë. Lideri demokrat ka refuzuar të marrë pjesë në seancë duke e cilësuar si anti-Kushtetues masën e dhënë ndaj tij "Detyrim paraqitje"".
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtue dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./Zëri.ai
Çdo të hënë para OPGJ-së, GJKKO merr vendim për Berishën

TIRANË- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëron ish-kryeministrin Sali Berisha që çdo të hënë, në orën 10.00, të paraqitet para oficerit të Policisë Gjyqësore, Adelajda Metaj. Në seancën e sotme, trupa gjykuese ka lënë në fuqi masën shtrënguese “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, si dhe ndalimin e daljes së tij nga territori i Shqipërisë. Megjithatë duhet të pritet e hëna për të zbuluar nëse ish-kryeministri do të zbatojë apo jo vendimin e GJKKO, në të kundërt duhet që të shoqërohet për të përmbushur detyrimin e tij ligjor.
Njoftimi i GJKKO:
Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
-Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
-Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtue dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./Zëri.ai
E katërta! GJKKO ndryshon sërish avokaten e Berishës, cakton Valentina Todoreskun

TIRANË- Tjetër avokate për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndaj tij vazhdon të mbetet në fuqi masa e sigurisë "detyrim paraqitje” dhe "bllokim pasaporte", por sërish nuk ka gjetur 'paqe' me avokatët. Dy avokatet që ishin caktuar nga shteti për ta marrë në mbrojtje Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, kanë refuzuar të marrin përsipër mbrojtjen e Berishës, kështu që GJKKO i ka caktuar një tjetër mbrojtëse. Në vend të tyre është caktuar avokatja tjetër Valentina Todoresku. Kjo është avokatja e 6 që ndryshon në harkun kohor të 3 ditëve kreu i Partisë Demokratike.
Njoftimi i GJKKO:
Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”. – Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati. – Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj. – Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.
Në seancën që u mbajt dje në mesditë, avokatët e Berishës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi debatuan me gjyqtaren e çështjes Irena gjoka dhe më pas braktistën sallën. Kjo pasi u rrëzuan kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, si dhe dërgimin e rastit Berisha në Kushtetuese. Më pas, GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat të Berishës, të cilin e hoqi sërish, pasi rezultoi se kishte sulmuar ish-kryeministrin në rrjetet sociale. Ai e quante Berishën një 'bishë të plakur', gjë që solli një sërë reagimesh nga kampi opozitar. Kjo detyroi GJKKO të shtynte për këtë të enjte seancën, dhe për një proces të drejtë vendosi zëvendësimin e Simonit, jo me një por me dy avokate të paguara nga shteti.
Emrat e tyre nuk u bënë publik deri në nisjen e seancës së sotme, ku u zbulua se GJKKO kishte caktuar dy avokate kryesisht për të mbrojtur Sali Berishën për akuzat e korrupsionit, të cilat janë Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Këto të fundit depozituan kërkesën e klientit të tyre, por nuk u pranuan.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtue dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./Zëri.ai
GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për ndërrimin e gjyqtares Irena Gjoka

TIRANË- Rrëzohet kërkesa e depozituar sot nga pala mbrojtëse e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përjashtimin e gjyqtares së çështjes së Berishës, Irena Gjoka. Vendimi u dha pasditen e sotme nga gjyqtarja Flora Hajredini. Avokatët mbrojtës së kryedemokratit depozituan sot në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ajo ka dhënë vendimin për “kufizimin e lirisë” për një deputet të Kuvendit duke kryer kështu edhe shkelje të Kushtetutës. Ndaj dhe akuza për të ka qenë "shpërdorim detyre", por nuk është pranuar nga kolegia e saj Hajredini.
Në seancën që u mbajt dje në mesditë, avokatët e Berishës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi debatuan me gjyqtaren e çështjes Irena gjoka dhe më pas braktistën sallën. Kjo pasi u rrëzuan kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, si dhe dërgimin e rastit Berisha në Kushtetuese. Më pas, GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat të Berishës, të cilin e hoqi sërish, pasi rezultoi se kishte sulmuar ish-kryeministrin në rrjetet sociale. Ai e quante Berishën një 'bishë të plakur', gjë që solli një sërë reagimesh nga kampi opozitar. Kjo detyroi GJKKO të shtynte për këtë të enjte seancën, dhe për një proces të drejtë vendosi zëvendësimin e Simonit, jo me një por me dy avokate të paguara nga shteti.
Emrat e tyre nuk u bënë publik deri në nisjen e seancës së sotme, ku u zbulua se GJKKO kishte caktuar dy avokate kryesisht për të mbrojtur Sali Berishën për akuzat e korrupsionit, të cilat janë Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Këto të fundit depozituan kërkesën e klientit të tyre, por nuk u pranuan.
/Zëri.ai
Berisha akuza gjyqtares Gjoka: Flet me Ramën në Encrochat apo me mjete të tjera

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e forta në drejtim të gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tij ka komunikime me vetë kryeministrin Edi Rama, madje edhe në rrjete të koduara.
Teksa shpjegoi praninë e avokatëve të tij në Gjykatë, Berisha tha se kjo bëhet që ai të tregojë respekt për sistemin e drejtësisë. Sot nga ana tjetër, Berisha dorëzoi një padi në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Gjoka nga çështja e tij. Vetë Berisha ka zgjedhur të mos shkojë në asnjë prej seancave, ndërkohë që gjykata i ka caktuar dy avokate kryesisht.
BERISHA: Përfaqësuesit e mi shkojnë në gjykatë për një qëllim, për të trreguar se unë ndaj gjykatës, ndaj institucionit, për arsye të formimit tim, tregoj respektin tim. Se unë mund të mos i çoja fare, jo, ata kanë shkuar.
Ata kanë paraqitur një kërkesë, largimin e kësaj gjykatëseje. Por a e patë kë zgjodhi ajo? Po ajo ishte fenomenale? Sikur ta porosisja unë. Atë Kmerin e Kuq. Ajo ishte gjëja më e bukur. Ajo e përzgjodhi. Edi Rama ia çoi. Edi Rama ia nisi, do u them edhe personin që ua nisi. Edi Rama ia çoi, ku e njihte ajo.
Pra, kanë shkuar për këtë qëllim. I kanë kërkuar të largohet se ka shkelur Kushtetutën. Nëse gjykatësja do thoshte se e thërras Berishën për efekte të hetimit të gjykatës, do të shkoja, por ajo thërret për të komunikuar një masë, vendim që e merr duke shkruar vetë Kushtetutën. Nuk ka histori më të turpshme se kjo.
Ndaj ata i kërkuan këtë gjë. nuk kam komunikuar se çfarë u ka thënë. Por ajo çdo gjë e komunikon me Ramën, me Encrochat apo me çfarë mjeti, nuk mund të them tani, por ajo komunikon me Ramën.
Dhe prapë do shkojnë kur të thirren. Unë rri në kontakt me organet, pavarësisht se Edi Rama mban këtë qëndrim.
Berisha-Ramës: Bëhu burrë po ta mbajti, të ndryshojmë Kushtetutën

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon mbrojtjen e tij nga akuzat e SPAK dhe GJKKO, duke sfiduar kundërshtarin e tij Edi Rama që të votojnë për heqjen e imunitetit të deputetëve. Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë “ndrojtje” apo “vetëkufizim” që të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, por, ai thekson se fillimisht duhet të kryhet procedura parlamentare ku secili deputet të japë qëndrimin e tij me votë lidhur me këtë çështje, ashtu siç parashikon dhe Kushtetuta.
Berisha tha se beteja e tij bëhet për të mbrojtur Kushtetutën. “Të gjitha këto janë motivet më të fuqishme për çdo shqiptar të vërtetë të shndërrojmë këtë vjeshtë, në vjeshtën e triumfit të mbarë shqiptarëve mbi këtë regjim antishqiptar, diktatorial, çnjerëzor, kleptokratik.
Ndaj dhe unë jam sot këtu, se e di që për të shprehur këto, për të gjithë shqiptarët, por prapë një problem, problemin e gjykatës. Garantoj çdo qytetar se unë po mbroj qytetarët, duke mbrojtur Kushtetutën. Përndryshe unë 10, 100 herë shkoj pa asnjë lloj, bile me një projekt të fuqishëm për të zbardhur të vërtetat aty ku nxihen, pavarësisht është gjykatë, është prokurori, është parlament, është shesh.
Ndaj dhe e ftoj këtë burracak, këtë frikacak të ketë kurajo, të vijë të votojmë amendamentin që u heq deputetëve çdo mbrojtje që i dallon ata nga qytetari i thjeshtë në Kushtetutë në raport me sistemin e drejtësisë.
Të vetmen votë, që unë e garantoj se unë e di që ata mund të mos e votojnë një pjesë e tyre, por deputetët e opozitës do e votojnë që nesër në parlamentin e Shqipërisë.
Nuk autorizohet një mercenare që ka humbur çdo gjë njerëzore, të shkruajë Kushtetutën në tavolinën e saj.Kushtetuta nuk mund të shkruhet në tavolinën e gjykatësit, as të prokurorit. Unë po mbroj vetëm qytetarin dhe Kushtetutën që është pa diskutim, ombrella e tyre e vetme.
Por për të provuar nëse kam unë ndonjë ndrojtje apo kufizim për t’u marrë në pyetje në prokurori apo gjykatë, unë nuk kam asnjë vetëkufizim. Por nuk është çështja për pyetje, por aty është një vendim që kufizon lirinë e deputetit. Të cilin unë në parim e kam pranuar. Por Edi Rama e hodhi poshtë.Është Edi Rama që në vitin 2012 e hodhi poshtë në parlament.
Tani i them, bëhu burrë në ta mban dhe hajde të votojmë dhe mos përdor mercenarë që marrin përsipër të shkruajnë Kushtetutën në tavolinat e shtetit. Së dyti, e garantoj se me asnjë masë, me asgjë mbi tokë, vrullin e kësaj beteje pa kthim, nuk do mund ta ndalojë", tha Berisha.
Berisha shpjegoi dhe arsyet se pse ka dërguar avokatët për të ndjekur çështjen e tij, dhe vetë nuk ka shkuar në asnjë seancë.
“Përfaqësuesit e mi shkojnë në gjykatë për një qëllim, për të trreguar se unë ndaj gjykatës, ndaj institucionit, për arsye të formimit tim, tregoj respektin tim. Se unë mund të mos i çoja fare, jo, ata kanë shkuar.
Ata kanë paraqitur një kërkesë, largimin e kësaj gjykatëseje. Por a e patë kë zgjodhi ajo? Po ajo ishte fenomenale? Sikur ta porosisja unë. Atë Kmerin e Kuq. Ajo ishte gjëja më e bukur. Ajo e përzgjodhi. Edi Rama ia çoi. Edi Rama ia nisi, do u them edhe personin që ua nisi. Edi Rama ia çoi, ku e njihte ajo.
Pra, kanë shkuar për këtë qëllim. I kanë kërkuar të largohet se ka shkelur Kushtetutën. Nëse gjykatësja do thoshte se e thërras Berishën për efekte të hetimit të gjykatës, do të shkoja, por ajo thërret për të komunikuar një masë, vendim që e merr duke shkruar vetë Kushtetutën. Nuk ka histori më të turpshme se kjo.
Ndaj ata i kërkuan këtë gjë. nuk kam komunikuar se çfarë u ka thënë. Por ajo çdo gjë e komunikon me Ramën, me Encrochat apo me çfarë mjeti, nuk mund të them tani, por ajo komunikon me Ramën. Dhe prapë do shkojnë kur të thirren. Unë rri në kontakt me organet, pavarësisht se Edi Rama mban këtë qëndrim”, tha më tej Berisha.
/Zëri.ai
“Fytyra e vërtetë e Edi Ramës”, Berisha: Nuk kam njoftim për avokatet e reja që më janë caktuar

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka marrë njoftim mbi dy avokatet e reja që i janë caktuar nga GJKKO. Ai u ndal të komentonte avokatin që iu caktua fillimisht Artan Simonin, për të cilin tha se është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.
“Kushtetua dhe vetëm kushtetuta! (qesh) Ishte….e patë ju kush ishte., Fytyra e vërtetë e tyre Ai ishte (qesh) S’kam asnjë njoftim për shtyrjen. Tani pa u njoftuar….ai që ishte…ishte ekzemplari më i shkëlqyer për Edi Ramën. Pastaj unë nuk kam njoftim”, tha Berisha.
Artan Simoni u caktua vetëm pak orë nga GJKKO si avokati mbrojtës i Berishës, dhe më pas u ndryshua, për shkak të disa komenteve që ai kishte bërë më herët për ish-kryeministrin, të cilat mund të cënonin sipas gjykatës një proces të drejtë.
GJKKO caktoi mbrëmjen e djeshme si avokate për Berishën Rabie Cenalian dhe Jalldiz Kastratin. Në seancën që u mbajt këtë paradite, Cenalia kërkoi kohë që të njihej me dosjen, dhe për këtë seanca do të mbahet pasditen e sotme në orën 15:00.
“Ma caktuat çështjen mbrëmë në darkë”, përplasje në GJKKO mes avokates së Berishës dhe SPAK
TIRANË- Edhe seanca e sotme në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha është shtyrë, për shkak se avokatja e caktuar nga shteti kërkoi kohë që të njihej me dosjen, pasi sipas saj ishte vënë në dijeni vetëm mbrëmjen e djeshme në orën 20:00. Avokatja Rabie Cenalia ka kërkuar dy ditë kohë që të njihej me çështjen, gjë e cila nuk është pranuar nga SPAK.
Prokurorët e SPAK thanë se do të njoftojnë dhomën e avokatisë se avokatja refuzoi mbrojtjen, ndërkohë që avokatja tha se nuk kishte refuzuar, por vetëm kishte kërkuar më shumë kohë për të studiuar dosjen.
“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, mësohet të jetë shprehur Cenalia. Ndërsa kolegia e saj, avokatja Jalldiz Kastrati pohoi se ka pranuar të jetë palë mbrojtëse për Berishën.

Ndaj edhe gjyqi u shty për në orën 15:00, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse avokatja do të mbajë të njëjtin qëndrim që i duhet më shumë kohë. Seanca për Berishën, ka nisur me një seri përplasjesh proceduriale, për shkak se ish-kryeministri e cilëson antikushtetuese masën e sigurisë ndaj tij, dhe për këtë ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Në seancën që u mbajt dje në mesditë avokatët e Berishës fillimisht debatuan me gjyqtaren e çështjes dhe më pas braktistën sallën. Kjo pasi u rrëzuan kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, si dhe dërgimin e rastit Berisha në Kushtetuese.
Më pas GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat të Berishës, të cilin e hoqi sërish, pasi rezultoi se kishte sulmuar ish-kryeministrin në rrjetet sociale. Ai e quante Berishën një bishë të plakur, gjë që solli një sërë reagimesh nga kampi opozitar. Kjo detyroi GJKKO të shtynte për këtë të enjte seancën, dhe për një proces të drejtë vendosi zëvendësimin e Simonit, jo me një por me dy avokate të paguara nga shteti.
Emrat e tyre nuk u bënë publik deri në nisjen e seancës së sotme, ku u zbulua se GJKKO kishte caktuar dy avokate kryesisht për të mbrojtur Sali Berishën për akuzat e korrupsionit, të cilat janë Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Në një kërkim të shpejtë të bërë nga Zëri.ai rezulton se Kastrati ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim./Zëri.ai
Berisha dorëzon në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha ka paraqitur në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes së tij, Irena Gjoka. Kërkesa i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj.
Njoftimi:
Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj.
Në seancë e tretë, e cila do të mbahet këtë paradite GJKKO ka caktuar dy avokate, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia për të mbrojtur Sali Berishën ndaj akuzave të korrupsionit.
5 avokatë në 3 seanca, çfarë po ndodh me gjyqin për Berishën në GJKKO

TIRANË- Që me publikimin e lajmit që ndaj Sali Berishës ishte vendosur një masë sigurie nga SPAK dhe GJKKO, dihej që nuk do të ishte një proces i lehtë, dhe këtë e tregon fare mirë fakti që vetë ish-kryeministri nuk është paraqitur përpara Gjykatës, dhe në harkun kohor të 3 ditëve janë mbajtur po aq seanca dhe janë ndryshuar 5 avokatë.
Që në krye të herës Berisha e cilësoi antikushtetuese masën e dhënë ndaj tij nga GJKKO, e cila një njëfarë mënyre i pengonte lirinë e daljes jashtë vendit, për të cilën sipas tij duhej të merrej më parë aprovim nga Kuvendi, sa kohë që lideri demokrat gëzon imunitetin që i jep mandati i deputetit.
Përplasja e parë nisi që të hënën, kur avokati i zgjedhur nga Berisha, Genc Gjokutaj, u shfaq në seancën në ngarkim të Jamarbër Malltezit dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi. GJKKO kërkoi që ai të dilte nga salla, pasi nuk mund të trajtohej si palë në proces, për shkak se seanca për Berishën ishte caktuar të martën.
Dhe pikërisht të martën, një tjetër seancë u shty, pasi Genc Gjokutaj kërkoi që të përjashtohej gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka, dhe mori kohë që të njihej me dosjen. Të mërkurën, bashkë me Gjokutajn, u shfaq në seancën e GJKKO dhe avokati tjetër i zgjedhur nga ish kryeministri Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.
Në seancën që u mbajt në orën 14:00 avokatët e Berishës fillimisht debatuan me gjyqtaren e çështjes dhe më pas braktistën sallën. Kjo pasi u rrëzuan kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, si dhe dërgimin e rastit Berisha në Kushtetuese.
Më pas GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat të Berishës, të cilin e hoqi sërish, pasi rezultoi se kishte sulmuar ish-kryeministrin në rrjetet sociale. Ai e quante Berishën një bishë të plakur, gjë që solli një sërë reagimesh nga kampi opozitar. Kjo detyroi GJKKO të shtynte për këtë të enjte seancën, dhe për një process të drejtë vendosi zëvendësimin e Simonit, jo me një por me dy avokate të paguara nga shteti.
Emrat e tyre nuk u bënë publik deri në nisjen e seancës së sotme, ku u zbulua se GJKKO kishte caktuar dy avokate kryesisht për të mbrojtur Sali Berishën për akuzat e korrupsionit, të cilat janë Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Në një kërkim të shpejtë të bërë nga Zëri.ai rezulton se Kastrati ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Berisha edhe në seancën e sotme ka zgjedhur që të mos shkojë në GJKKO, ndërkohë që procesi ndaj tij rrezikon që të kthehet në një lojë ping pongu mes politikës dhe drejtësisë./Zëri.ai
GJKKO i cakton dy avokate të reja Berishës, njëra prej tyre kandidate për deputete nga LSI

TIRANË- GJKKO ka caktuar dy avokate kryesisht për të mbrojtur Sali Berishën për akuzat e korrupsionit të cilat janë Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Në një kërkim të shpejtë të bërë nga Zëri.ai rezulton se Kastrati ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Seanca e tretë në ngarkim të ish kryeministrit do të mbahet këtë paradite në ambientet e GJKKO, për shkak se dy të parat janë shtyrë për shkaqe procedurash. Dy avokatët e Berishës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesoi braktistën dje seancën në GJKKO, pasi u rrëzuan kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, si dhe dërgimin e rastit Berisha në Kushtetuese.
Më pas GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat të Berishës, të cilin e hoqi sërish, pasi rezultoi se kishte sulmuar ish-kryeministrin në rrjetet sociale.
GJKKO ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për Berishën, si dhe i ndalon largimin jashtë vendit, ndërkohë që në pranga u vu dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Të dy ata janë pjesë e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, që sipas SPAK është bërë nga Berisha duke shfrytëzuar detyrën si kryeministër për vtë favorizuar dhëndrin e tij, i cili ishte një prej ish-pronarëve të truallit.
Vetë Berisha i ka cilësuar akuzat e SPAK, një goditje që iu bëhet reformave të suksesshme të PD-së mbi pronën dhe privatizimet, dhe ka deklaruar se është gati për të gjitha skenaret, duke nënkuptuar edhe arrestimin e tij. /Zëri.ai
Në orën 10 seanca e radhës për Berishën në GJKKO, avokati mbahet ‘sekret’

TIRANË- Në ambientet e GJKKO është thirrur që të mbahet sot një tjetër seancë në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, në orën 10 të paradites së sotme. Seanca e djeshme u shty për shkak të debateve të forta që u zhvilluan, fillimisht me dy avokatët mbrojtës të Berishës, dhe më pas për efektin që shkaktoi caktimi i një avokati të zgjedhur kryesisht nga GJKKO, Artan Simoni, i cili rezultoi që në profilin e tij në Facebook, të kishte sulmuar Berishën, duke e konsideruar në njëfarë mënyre një “bishë që po ngordhte”.
Pikërisht ky postim në rrjetet sociale, dhe reagimet nga kampi opozitar, e madje dhe nga vetë Shkëlzen Berisha bënë që Gjykata e Posaçme të caktonte një tjetër avokat për Berishën, emri i të cilit deri tani nuk është bërë publik.
Atij i është dhënë kohë deri paraditen e sotme që të mund të njihet me dosjen në ngarkim të Berishës, ndërkohë që ish-kryeministri ka zgjedhur që të mos jetë i pranishëm në asnjë prej seancave, pasi masën e sigurisë që është lëshuar ndaj tij e ka quajtur antikushtetuese.
“Me kerkese te Prokurorise, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zevendesoi av Artan Simoni me avokat tjeter nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet. Seanca do te zhvillohet ne daten 26.10.2023 ora 10am”, thuhet në njoftimin e GJKKO mbi seancën që do të mbahet sot.
Avokatët e Berishës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, e braktisën dje seancën në GJKKO, pasi nuk u pranua kërkesa e tyre për të zëvendësuar gjykatësen e çështjes dhe kërkesën tjetër për ta cuar për interpretim vendimin në Kushtetuese sa kohë që Berisha pretendon se është shkelur duke mos kërkuar fillimisht autorizimin nga Kuvendi për kufizimin e lirisë së tij.
Mirëpo për GJKKO procesi duhet të vijojë, dhe për këtë në harkun kohor të një dite ka caktuar dy avokatë kryesisht, ose thënë ndryshe të paguar nga shteti për të bërë mbrojtjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion.
GJKKO ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj tij, si dhe i ndalon largimin jashtë vendit, ndërkohë që në pranga u vu dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Të dy ata janë pjesë e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, që sipas SPAK është bërë nga Berisha duke shfrytëzuar detyrën si kryeministër për vtë favorizuar dhëndrin e tij, i cili ishte një prej ish-pronarëve të truallit.
Vetë Berisha i ka cilësuar akuzat e SPAK, një goditje që iu bëhet reformave të suksesshme të PD-së mbi pronën dhe privatizimet, dhe ka deklaruar se është gati për të gjitha skenaret, duke nënkuptuar edhe arrestimin e tij. /Zëri.ai