Politikë

"Bisha është plakur"/ Shkëlzen Berisha nxjerr mesazhin e avokatit të Berishës: Më mirë Balla

Në mesazhet e avokatit Artan Simoni, ironizohet kryedemokrati Sali Berisha.

k.m.
"Bisha është plakur"/ Shkëlzen Berisha nxjerr mesazhin
Sali dhe Shkëlzen Berisha, Artan Simoni

TIRANË- Djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka nxjerrë dhe ka publikuar postimin në rrjetet sociale të avokatit kryesisht që ka caktuar GJKKO për të atin. Në mesazhet e avokatit Artan Simoni, ironizohet kryedemokrati Sali Berisha. Ndaj edhe nuk mungoi një koment me shpoti për zgjedhjen e bërë nga Gjykata e Posaçme.

POSTIMI I SHKËLZEN BERISHËS: 

"Bisha është plakur"/ Shkëlzen Berisha nxjerr mesazhin

Shkëlzen Berisha: Ky është avokati që gjykatësja që shkeli Kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën. Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën, se e njeh edhe dosjen!

Avokati Artan Simoni shkruante 2 ditë më parë: Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s'mundet më. Shumë prej tyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, mbas kurrizit kanë filluar ta çukasin. Ku gaboi bisha?!

Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtue dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB