Politikë

2 standardet e Berishës për SPAK

Sot, siç ka bërë çdo ditë që nga e shtuna kur ndaj tij u ngrit akuza zyrtare, ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një konferencë për shtyp. Sërish duke sulmuar SPAK, kryedemokrati tha se në institucion kishte "laro", që shqip-shqip do të thotë "njeri që i shërben verbërisht dikujt për të përfituar diçka", në këtë rast kryeministrit Edi Rama. 

Redaksia Zëri
2 standardet e Berishës për SPAK
Sali Berisha

TIRANË- Që kryedemokrati Sali Berisha nuk ka besim tek Prokuroria e Posaçme, ky nuk është më lajm. Që prej krijimit të institucionit më të ri të drejtësisë në vitin 2019, kryedemokrati nuk është kursyer me retorikën e tij kundër Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur gjerësisht si SPAK. Por në fund, duket se tek ta 'përplaset' sërish.

Sot, siç ka bërë çdo ditë që nga e shtuna kur ndaj tij u ngrit akuza zyrtare, ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një konferencë për shtyp. Sërish duke sulmuar SPAK, kryedemokrati tha se në institucion kishte "laro", që shqip-shqip do të thotë "njeri që i shërben verbërisht dikujt për të përfituar diçka", në këtë rast kryeministrit Edi Rama. 

“Dacibao politike ndaj vendimeve kolegjiale dhe ligjeve të parlamentit, në zbatim të programit të qeverisë së PD në mandatin e saj të viteve 2005-2009, për reformat në fushën e pronësisë, ekonomisë, forcave të armatosura, sportit, etj, paraqet fytyrën e vërtetë dhe kriminale të Edi Ramës dhe laro skapistëve të tij. Përbën përpjekjen më monstruoze të vendosjes së kontrollit politik policesk mbi veprimtarinë e qeverisë dhe parlamentit nga një grup prokurorësh të lidhur si mishi me thoin me pushtetin kriminal të Edi Ramës,"-tha Berisha sot, qëndrim që ka pasur që nga dita e parë kur u ngrit akuza ndaj tij.

Por dje, ndërkohë që Berisha vazhdonte në çdo dalje zyrtare sulmet ndaj SPAK, avokatët e tij janë detyruar që të kthehen nga SPAK për "ndihmë". Si një skemë, tashmë e njohur për të fituar kohë, ata kanë kërkuar largimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjezi paralajmëruan dje në seancën që po mbahej për kryedemokratin se do të padisin gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre. Sipas tyre, ajo firmosi masën e sigurisë të kërkuar nga SPAK për Berishën, ndërkohë që asnjë kërkesë nuk ishte bërë në Kuvendin e Shqipërisë për të hetuar apo dhe për të marrë në pyetje një deputet të Kuvendit. Pikërisht në këtë 'ngërç' janë kapur fort avokatët. E për ndihmë i janë drejtuar SPAK.

"Zëri.ai" ka komunikuar me avokatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, i cili ka pranuar se mbrojtja do të marrë pjesë edhe në seancën e sotme në GJKKO për njohjen me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv” ndaj Berishës në çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’. Por theksoi se kallëzimi penal për gjyqtaren Gjoka ishte gati, por kanë kohë që ta depozitojnë brenda 3 ditëve në SPAK, për të nisur më pas një procedim penal. Megjithatë zyrtarisht, ende asnjë shkresë nga Berisha nuk është protokolluar në Prokurorinë e Posaçme.

Përtej angarisë së letrave, e dorëzoi ose se dorëzoi mbrojtja e Berishës kallëzimin në SPAK, problemi qëndron në thelbin e ccështjes. Nëse Sali Berisha nuk e njeh SPAK, si mundet të shkojë për ndihmë në të njëjtin institucion? A është ky një qëndrim i dyfishtë, pra bëni siç them unë por mos bëni si bëj unë? /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB