
TIRANË- Ka rinisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në lidhje me dosjen "Partizani" në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca rifilloi pas një ndërprerjeje për shkak se avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi braktisën seancën.
GJKKO ka caktuar si avokat ''kryesisht'' të Berishës, Artan Simonin. Ky i fundit bën me dije Gjykata e Posaçme do të jetë avokati 'kryesisht'' i seancave në vijim.
Shkak për "sherrin" në sallën e gjyqit, siç bën me dije GJKKO kanë qenë dy kërkesat e avokatëve të Berishës, të cilët kanë kërkuar vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa e parë është pranuar, e dyta ëhstë hedhur poshtë.
"Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës. Pas marrjes së mendimit të prokurorëve, në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e të hetuarit Sali Berisha, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj u larguan nga salla e gjyqit, bazuar në nenin 6, 48 dhe 248 të K.Pr.Penale, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha", njofton GJKKO.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për "Korrupsion pasiv" nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen "Partizani". Ndërkohë dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ka përfunduar në burg. Ashtu si një ditë më parë dhe këtë të mërkurë Berisha refuzoi të shkonte në GJKKO për të qenë i pranishëm në seancë./Zëri.ai