LIVE UPDATES

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë sërish nesër në GJKKO

➤ Ish-kryeministri Sali Berisha do të përfaqësohet nga një avokat kryesisht (i caktuar nga shteti)! Fillimisht i zgjedhur ishte avokati Artan Simoni, por SPAK ka bërë kërkesë për ta zëvendësuar, arsyet ende nuk dihen. ➤ Nesër, për ditën e tretë radhazi, do të mbahet seanca për kryedemokratin. ➤ Kryedemokrati Sali Berisha ka refuzuar edhe ditën e sotme që të shkojë në GJKKO, e cila e ka thirrur që ta njohë me masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ për aferën e privatizimit të ‘Partizanit’. ➤ Në seancën e nisur që në orën 14.30, avokatët e Berishës, Genc Gjokuatj dhe Sokol Mëngjezi vendosën që të dilnin rreth 1 orë e 30 minuta pas diskutimeve në sallë. ➤ Jashtë, para mediave, Genc Gjokutaj listoi 3 kërkesat që janë rrëzuar nga GJKKO vendim ky që i ka çuar drejt braktisjes së seancës. E para lidhet me përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka; e dyta me pajisjen me kopjet e akteve; e treta i kanë kërkuar GJKKO që t'i dërgojmë Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë për Berishën. ➤ Ndërkohë nga ana tjetër, edhe ish-kryeministri sulmoi paraditen e sotme, prokurorët e SPAK, ndërkohë që ka mbledhur edhe Kryesinë e PD-së. ➤ Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtue dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi.

10 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

'Më rrëmbyen', zbardhet fjala e Malltezit në GJKKO

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Zbardhet mbrojtja e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”.

Në dokumentet e siguruara nga “Syri”, Malltezi jep argumentet e tij si dhe shprehet se në se SPAK do e thërriste më parë gjërat do të ishin zbardhur.

“Asnjë lek nuk kam marrë kurrë nga fondet publike në jetën time. Kam zhvilluar pronën private të trashëguar me dashuri e respekt për njerëzit dhe natyrën. Pse bëjnë shfaqje dhune me arrest me rrëmbim personi pa më pyetur kurrë e pa sqaruar? A nuk bie erë diktaturë”, shprehet Malltezi.

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë

Faqe 20

Shoqëria ‘Partizani sh.a’, paraqet si situatë të ligjshme tjetërsimin pa ligj të pronës.

Nuk thotë asnjë fjalë për letrat e ministrit Ismail Lleshi drejtuar A. Xhanit dhe Sokol Çomos, ku thotë se ky veprim është antiligjor.

“Minist. nuk pranojnë...”. Nuk kanë as kontratë qiraje, asnjë letër me ministrinë, por uzurpim.

Faqe 22

Procedurën e privatizimit e nis me letrën e Fatmir Mediut, por nuk thotë asgjë për letrat e para tre muajve nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi dhe Pandeli Majko që shprehen pro për privatizimin.

Faqe 34, pika 37

Sipërfaqja 857 metër katror u la në pronësi të shtetit.

Edhe kur u çua Libeskind, nuk u përfshi ai cep.

Edhe Gen-plani i lejes tregon që ajo pjesë mbeti ‘tokë shteti’.

Ka qenë një ligj ose VKM që kur ka pronë ngjitur me atë që të mungon, atëherë mund ta marrësh nga kompensimi.

Kanë aplikuar por nëse nuk ka përgjigje, ajo mbetet e shtetit.

Ishte pjesë e cepit tek familjet Alimehmeti dhe Vaqari.

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë

Faqe 38, pika 49

Pra, uzurpatori pa asnjë kontratë me ministrinë po kryente aktivitet pa paguar qera, duke zaptuar tokën e duke mos lejuar njeri të hyjë! Antiligj.

Faqe 72, pika 12

E pavërtetë! Nuk kam marrë kurrë cash!

Nuk e di pse është shënuar emri im.

Studio Pustina/Odeta Fishta konfirmoi që nuk përbën fare dokument ligjor.

Faqe 73, pika 13

Të ardhurat e gjeneruara nga trashëgimia nuk janë pjesë e regjistrit martesor.

Ndërsa lidhur me pikën 12, deklaroj se kurrë nuk kam marrë pagesa cash.

Njëlloj edhe për pikën 20, faqe 24; pikën 22, faqe 75; pikën 29, faqe 76.

Faqe 76, pika 23

E pavërtetë. Studio Pustina/ Odeta Fishta konfirmojnë që nuk ka fare vlerë ligjore.

Nuk kam marrë para cash. Nuk e di pse është shënuar.

Faqe 79, pika 34

Njëlloj si më sipër.

Faqe 80, pika 35

E pavërtetë. Nuk kam marrë pagesa cash.

Faqe 81, pika 37

Sqaro me Andia Pustina! Nuk di për tabelat.

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë

A

Po mendoj kemi interesin publik apo gjueti shtrigash?

Nëse toka nuk do ishte e 5 familjeve (Begeja, Llagami, Vaqari, Alimehmeti dhe Saliaga), atëherë do kish kuptim hetimi.

Nëse do të kish pasur shpronësim nga Italia, prapë do kish kuptim. Pas 3 vite hetim nga SPAK, të dyja këto dolën kallëzim i rremë, kryer nga Taulant Balla.

Vërtetohet se edhe pas çlirimit, në regjistrin hipotekor ‘45-’46, figurojnë pronarë të njëjtat familje.

Ligji dhe e drejta detyrojnë kthimin e sendit të vjedhur nga komunizmi.

Pra kthim prone është baraz me kthim i sendit të vjedhur.

Duket se për fat të keq, prokurorja mban anën e antiligjit, pra zaptimit të pronës.

A duhet kthyer prona nga hajduti tek i zoti?

Apo ta mbajë hajduti (qoftë shtet) apo ta grabisë uzurpatori pa asnjë letër?

Apo le të bëhen çorap se del dikush e vjedh për investitor strategjik?

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë

B

Pashë në akuzë që ka një tokë 857 metra katrorë pa paguar.

Po, është një cep që u la tokë shtet. Nuk u bë pjesë e zhvillimit. Figuron edhe sot tokë shtet.

Edhe Gen-plani i lejes zhvillimore e ka lënë pa cenuar!

Në atë cep me dashuri janë vendosur ca lodra për fëmijë ose vegla e kushdo mund t’i përdorë.

Mjafton të na thirrte SPAK dhe e sqaronte qoftë Fatmiri, Xhimi ose unë.

Pse të bënte shfaqje me rrëmbim personi e mos më thirrte asnjëherë për sqarim?

Pashë që SPAK ka paqartësi për tokë nga një institucion. Përgjegjësia ligjore e sipërfaqeve e ka bashkia sipas VKM.

7 drejtorë dhe specialistë të Edi Ramës firmosën sipërfaqet, të tjerët ndoqën këta që kishin përgjegjësinë. Nëse ata do caktonin jo 26.500, por 30.000 metra katrorë, aq do bëhej.

Për dijeni, 5 familjet pronare kanë në total 66.000 metra katrorë, ndaj janë brenda.

Këtë mund ta sqaronim nëse do na pyesnin.

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë

C

Ndryshe nga tabela e gatshme e Taulantit, se Jamarbër Malltezi kishte 1/64 e fisit Begeja, SPAK ka disa kontrata ku unë kam blerë gati 1.000 metra katrorë nga BP Begeja e më pas edhe mbi 1.000 metra katrorë nga Llagami, Saliaga dhe Alimehmeti.

Nëse do të kishte pastrim parash apo leje klienteliste, do kishim bërë grataçela 40-katëshe e me çmim të çmendur.

Nga ky projekt, publiku veç ka fituar:

-Mbi 2 mijë vende pune.

-Park të madh me mbi 2 mijë pemë.

-Kopsht/çerdhe më i mirë në Tiranë.

-Zona me ajrin më të pastër në Tiranë.

-Ndërtesa miqësore me natyrën.

-Faltore për besimtarët islamë.

-42 familje informale të sistemuara.

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë

D

Mora përsipër tek familja ime ndryshimin e destinacionit?

A do isha ekspert në planifikim nëse nuk do dija se çdo qytet zgjerohet dhe nuk ka qytet në BE që të ketë ekip profesionist futbolli veç 1.8 kilometra larg qendrës?!

(Mançester City ka ndërruar 3 herë vendndodhje)

SPAK thotë që duhej ruajtur destinacioni sportiv. Po, është ruajtur deri në vitin 2013, kur Xhimi e ktheu në QS Kuq e Zi dhe luanim rregullisht basketboll. Ftuam Agustinin të vinte, por nuk pranoi. Në vitin 2013, plani e caktoi urbane dhe me lulishte. Bëmë park!

Fakti qakam qenë pjesë e grupeve këshillimore për planin para 12 vitesh, nuk është vepër penale, por krenari pasi asokohe vendosëm plot kushte mjedisore, të cilat për fat të keq nuk janë më sot.

(Isha për mjedisin e jo sportin dhe hartuam raport VSM me plot kushte).

3 inventare të bashkisë (njëra me firmë të Edi Ramës) shkruajnë se thuajse çdo mjedis, qoftë i shumësportëshit e qoftë futbollit, ishin ‘të zëna forcërisht’.

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë

E

Po të kishim përdor Berishën, siç përdor pushtetin Edi Rama:

1. Nuk do zgjaste 3 vjet, por një ditë privatizimi i ndërtesave me tokë pronari.

2. Nuk do kishim paguar 800 mijë dollarë për baraka të zëna forcërisht, por do ishte paguar më lirë (ose me 1 euro si Bolinos).

3. Nuk do harxhonim 1 milion dollarë për Libeskind.

4. Do kishim bërë grataçela me vendas.

5. Do kishim nxjerrë informalët me dhunë. Këto tipare të zakonshme të Edi Ramës nuk mungojnë.

-Por e bëmë vetë dhe me shumë dashuri, prandaj morëm Libeskind, ndonëse ishte shtrenjtë (1 milion dollarë).

-Bëri projekt miqësor me mjedisin, jo kulla që zënë diellin dhe frymën.

-Financuam dhe ndërtuam kopshtin dhe çerdhen më të mirë në Tiranë. I hoqëm nga vetja afro 1 milion euro.

-Sistemuam 42 familje informale me banesë. Hoqëm nga vetmja 2500 metra katrorë ndërtime dhe 500 mijë euro, por nuk nxorëm askënd në rrugë! DASHURI.

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë

F

Prandaj më vjen keq që kjo dashuri m’u kthye me dhunë pa lidhje.

Pe duhej bërë aksion me 4 persona RRËMBIM PERSONI pa asnjë letër e pa lejuar t’i telefonohej familjarëve?

Kë kisha varë?

Nuk mbaj mend të kem marrë kurrë pagesa cash as nga ortaku i shoqërisë private që kemi në bashkëpronësi.

Asnjë lek nuk kam marrë kurrë nga fondet publike në jetën time.

Kam zhvilluar pronën private të trashëguar me dashuri e respekt për njerëzit dhe natyrën.

Pse bëjnë shfaqje dhune me arrest me rrëmbim personi pa më pyetur kurrë e pa sqaruar?

A nuk bie erë diktaturë ose politik?

Unë jam prind, profesor universiteti, ekspert, biznesmen.

E dua vendin tim pasi e kam demonstruar duke bërë zhvillim me dashuri dhe dua profesionin tim.

Jam i gatshëm të përballem pasi jam krenar me atë që kemi realizuar.

Ndaj të përballemi me argumente si njerëz të lirë.

Nuk e imagjinoj shmangien. Dorëzoj pasaportën dhe përballemi sa herë të doni në gjyq.

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës, Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.

Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Dosja “Partizani”/ Gjenerali Qirjazi: S’kishte asnjë dokument që legjitimonte veprimet e Berishës

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë
Vladimir Qirjazi dhe Sali Berisha

TIRANË- Gjenerali Vladimir Qirjazi ka reaguar këtë të mërkurë pasi emri i tij u permend në dosjen "Partizani", për të cilën kanë shkuar para drejtësisë ish-Kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Për emesionin "Në shënjestër" Qirjazi shprehet se lidhur me privatizimin e ish-kompleksit, është befasuar kur u përball me urdhrin për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës Nr. 11, “Terrenet Sportive te Klubit Partizani”, nen përgjegjësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjenerali Qirjazi vijon më tutje duke thënë se kjo pronë nuk kishte qenë asnjëherë në pronësi apo në inventar të Komandës Mbështetëse, dhe pavarësisht përpjekjes, nuk kishte asnjë dokument që të legjitimonte veprime të mëtejshme nga kryreministri i kohës Sali Berisha.

Reagimi i plotë:

Deshiroj te sqaroj se ne Qershor te vitit 2006, jam emeruar komandant i Brigades se Reagimit te Shpejte ne Zall-Herr, Tirane dhe kam qendruar ne kete detyre deri me Nentor 2007. Ne Janar te 2008 jam emeruar zevendes komandant i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes deri me Qershor 2008. Ne po kete muaj (Qershor 2008) jam dekretuar nga Presidenti Topi me graden madhore Gjeneral Brigade dhe, jam emeruar komandant i Komandes Mbeshtetese (KM). Pra puna ime ne KM ka nisur ne fillim te Korrikut 2008, dhe jo ne vitin 2006 sic perflitet.

E kam marre kete detyre pak muaj pasi kishte ndodhur tragjedia e Gerdecit e cila kishte ekspozuar probleme serioze per strukturat e komandimit ne Forcat e Armatosura (FA). Misionit te KM dhe detyrave te mia ju shtua edhe detyra per likuidimin e pasojave te kasaj tragjedie si dhe ndertimin e linjave te demontimit dhe asgjesimit te municioneve te rrezikshme ne bashkepunim me partneret tane te NATOs. Me duhet te evidentoj se kjo ka qene nje pune prioritare, e rendesise se larte dhe shume intensive per institucionin qe une drejtoja.

Ne morine e ketij fluksi te madh pune, si dhe detyrave te tjera organike te mia, nuk e kam menduar ndonjehere se qeveria e kohes kishte problem te sajin firmosjen dhe shitjen e pronave. Nen drejtim tim, dhe me mbeshtetjen e ish Ministrit te Mbrojtjes, zotit Oketa, si dhe partnereve tane (vecanerisht SHBA-ve), brenda disa muajve, KM arriti te eliminoje pasojat e kesaj tragjedie si dhe te disa vatrave te tjera te rrezikshme te lendeve me eksplozion te larte – operacion ky qe pati nje sukses shume te larte.

Jam befasuar kur ne dosjen time te punes, me 13 Mars 2009, u perballa me nje urdher te MM, zotit Oketa, per dorezimin, dhe nenshkrimin e kontrates se SHITJES te prones Nr. 11, “Terrenet Sportive te Klubit Partizani”, nen pergjegjesi te Ministrise se Mbrojtjes, pra prona nuk ishte nen pergjegjesine time (te KM).

Mbi kete urdher kam bere shenimin perkates, duke ngarkuar stafin pergjegjes te sqaroje situaten dhe te pergatise materialet e nevojshme qe kerkoheshin per tu firmosur. Rezultoi se kjo prone nuk ishte dhe nuk kishte qene asnjehere ne pronesi apo ne inventor te Komandes Mbeshtetese; dhe pavaresisht perpjekjes, nuk kishte asnje dokument qe te legjitimonte veprime te metejshme nga KM.

Ne keto kushte njoftova eproret e mi, Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe Ministri i Mbrojtjes, si dhe Drejtorine e Menaxhimit te Pronave ne MM, per pamundesine per zbatimin e urdherit dhe kerkova asistencen e tyre per veprime te metejshme. Korrespondenca ime mbi kete ceshtje ka nisur 3 dite pas njohjes me kete urdher dhe ka perfunduar ne fund te muajit Maj 2009, me nje shkrese informimi per Presidentin e Republikes, zotin Bamir Topi, qe vijoi me nje takim te drejtperdrejte me ‘te, ne zyren e tij. Pas ketij takimi isha edhe me i sigurt se veprimet qe kisha ndjekur ishin ne perputhje te plote me ligjin.

Ne vijim kam qendruar ne pritje te udhezimeve te metejshme te eproreve te mi, te cilat nuk me erdhen. Kam menduar se kjo heshtje ka qene e pritshme per shkak te zhvillimit te fushates elektorale per zgjedhjet e pergjithshme te Qershor 2009, te cilat u fituan nga Partia Demokratike.

Ne vijim, jam liruar nga detyra ne Gusht te 2009 dhe jam emeruar ne nje detyre te re, ne 2 Shtator te 2009. Se cfare ka ndodhur me pas me Klubin Sportiv Partizani, nuk kam asnje dijeni.

Ne permbledhje, jam marre me proceduren ne fjale per nje periudhe kohore me pak se 3 muaj.

Me respekt, Gjeneral Brigade (R)

Vladimir Qirjazi.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Shtyhet për nesër gjyqi ndaj Berishës! Ndryshohet sërish avokati 'kryesisht' (i caktuar nga shteti)

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë
Sali Berisha

TIRANË- Është shtyrë për nesër seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korruposionit dhe Krimit të Organizuar  në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen "Partizani". Po ashtu bëhet me dije se është zevendësuar dhe avokati "kryesisht", (avokat i caktuar nga shteti)

Më herët GJKKO caktoi Artan Simonin. Por caktimi i tij solli reagime të shumta në Partinë Demokratike. Po ashtu Shkëlzen Berisha reagoi me ironi pas caktimit të Simonit. 

“Me kerkese te Prokurorise, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zevendesoi av Artan Simoni me avokat tjeter nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet. Seanca do te zhvillohet ne daten 26.10.2023 ora 10am”,-thuhet në njoftim.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bojkotuar sërish këtë të mërkurë fletë-thirrjen e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për seancën gjyqësore të konfirmimit të masës së sigurisë "Detyrim paraqitje" dhënë më herët.

Sali Berisha akuzoeht nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiaur akuzohet për "Korrupsion pasiv" në lidhje me dosjen "Partizani", që çoi në pranga dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Policia i çon me postë vendimin e GJKKO për Berishën, Noka thirrje Rrumbullakut

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë
Muhamet Rrumbullaku, shkresa dhe Flamur Noka

TIRANË- Partia Demokratike i është përgjigjur Policisë së Shtetit pas dërgimit të njoftimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kreun e PD-së në selinë e partisë.

Sipas Nokës kjo është çështje individuale dhe Policia ne Shtetit duhet të ia dorëzojnë Berishës. Ky i fundit refuzon të paraqitet në GJKKO.

LETRA:

I nderuar z. Rrumbullaku,

Në përgjigje të shkresës tuaj nr. 9196/2 prot. “Dërgohet njoftim”, drejtuar Partisë Demokratike të Shqipërisë, konstatojmë se njoftimi juaj nuk i drejtohet subjektit politik Partia Demokratike por përmban njoftimin e një shtetasi. Përsa më sipër, duke konsideruar se njoftime të tilla për vetë natyrën e tyre janë akte strikt personale, ju lutemi të gjeni bashkëlidhur njoftimin tuaj, në mënyrë që t’a përcillni atë pranë shtetasit të interesuar, sipas parashikimeve ligjore.

Kërkojmë nga ana juaj që në të ardhmen, Partisë Demokratike t’i drejtohen vetëm korrespondenca që përmbajnë komunikime që lidhen me subjektin politik dhe me aktivitetin e saj të politikëbërjes.

Me respekt,

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Flamur NOKA

Në mungesë dhe me porosi Sekretari për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë
Shkresa

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bojkotuar sërish këtë të mërkurë fletë-thirrjen e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për seancën gjyqësore të konfirmimit të masës së sigurisë "Detyrim paraqitje" dhënë më herët. 

Sali Berisha akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për "Korrupsion pasiv" në lidhje me dosjen "Partizani", që çoi në pranga dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

"Bisha është plakur"/ Shkëlzen Berisha nxjerr mesazhin e avokatit të Berishës: Më mirë Balla

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë
Sali dhe Shkëlzen Berisha, Artan Simoni

TIRANË- Djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka nxjerrë dhe ka publikuar postimin në rrjetet sociale të avokatit kryesisht që ka caktuar GJKKO për të atin. Në mesazhet e avokatit Artan Simoni, ironizohet kryedemokrati Sali Berisha. Ndaj edhe nuk mungoi një koment me shpoti për zgjedhjen e bërë nga Gjykata e Posaçme.

POSTIMI I SHKËLZEN BERISHËS: 

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë

Shkëlzen Berisha: Ky është avokati që gjykatësja që shkeli Kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën. Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën, se e njeh edhe dosjen!

Avokati Artan Simoni shkruante 2 ditë më parë: Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s'mundet më. Shumë prej tyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, mbas kurrizit kanë filluar ta çukasin. Ku gaboi bisha?!

Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtue dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Artan Simoni zgjidhet avokat ‘kryesisht’ i Berishës! Zbardhen 'prapaskenat' në sallën e gjyqit

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë
Sali Berisha dhe Artan Simoni

TIRANË- Ka rinisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në lidhje me dosjen "Partizani" në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca rifilloi pas një ndërprerjeje për shkak se avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi braktisën seancën. 

GJKKO ka caktuar si avokat ''kryesisht'' të Berishës, Artan Simonin. Ky i fundit bën me dije Gjykata e Posaçme do të jetë avokati 'kryesisht'' i seancave në vijim. 

Shkak për "sherrin" në sallën e gjyqit, siç bën me dije GJKKO kanë qenë dy kërkesat e avokatëve të Berishës, të cilët kanë kërkuar vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa e parë është pranuar, e dyta ëhstë hedhur poshtë. 

"Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës. Pas marrjes së mendimit të prokurorëve, në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e të hetuarit Sali Berisha, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj  u larguan nga salla e gjyqit, bazuar në nenin 6, 48 dhe 248 të K.Pr.Penale, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha", njofton GJKKO. 

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për "Korrupsion pasiv" nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen "Partizani". Ndërkohë dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ka përfunduar në burg. Ashtu si një ditë më parë dhe këtë të mërkurë Berisha refuzoi të shkonte në GJKKO për të qenë i pranishëm në seancë./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Afera me kompleksin Partizani, avokatët e Berishës braktisin seancën

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë
Genc Gjokutaj

TIRANË- Dy përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur seancën që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen "Partizani". Ata kanë vendosur të largohen pasi u janë rrëzuar disa kërkesa nga Gjykata, duke e lënë të papërfaqësuar klientin e tyre. Në një deklaratë për mediat, sipas tyre, qëllimi i Gjykatës së Posaçme është që Berisha të përfaqësohet nga një avokat "kryesisht".

“Ne u paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtaren Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë të na japë procesverbalin, materialin audio të seancës së kaluar. Kemi kërkuar që Gjykata të na japë një kopje të akteve. Gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Pa u njohur me aktet ka vendosur vazhdimin e seancës. Ne kemi kërkuar nga gjykata që ti dërgojmë Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë për Berishën. Gjykata duke qenë në dijeni të kërkesës, e rrëzoi. Gjykata po Gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Në fakt seanca e verifikimit të sigurimit shikon edhe aktet. Pyetje mos më bëj mua mund të pyesësh në Gjykatë. Ju s’mund të më pyesni mua se çfarë mund të bëjë gjykata. Kjo gjykatë shkelëse e ligjit, binomi i SPAK dhe GJKKO duan të bëjnë çtë duan. duan ta vazhdojnë procesin me avokat kryesisht, le ta vazhdojnë. Është shkelja më e vogël,”- tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtue dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

2 standardet e Berishës për SPAK

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë
Sali Berisha

TIRANË- Që kryedemokrati Sali Berisha nuk ka besim tek Prokuroria e Posaçme, ky nuk është më lajm. Që prej krijimit të institucionit më të ri të drejtësisë në vitin 2019, kryedemokrati nuk është kursyer me retorikën e tij kundër Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur gjerësisht si SPAK. Por në fund, duket se tek ta 'përplaset' sërish.

Sot, siç ka bërë çdo ditë që nga e shtuna kur ndaj tij u ngrit akuza zyrtare, ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një konferencë për shtyp. Sërish duke sulmuar SPAK, kryedemokrati tha se në institucion kishte "laro", që shqip-shqip do të thotë "njeri që i shërben verbërisht dikujt për të përfituar diçka", në këtë rast kryeministrit Edi Rama. 

“Dacibao politike ndaj vendimeve kolegjiale dhe ligjeve të parlamentit, në zbatim të programit të qeverisë së PD në mandatin e saj të viteve 2005-2009, për reformat në fushën e pronësisë, ekonomisë, forcave të armatosura, sportit, etj, paraqet fytyrën e vërtetë dhe kriminale të Edi Ramës dhe laro skapistëve të tij. Përbën përpjekjen më monstruoze të vendosjes së kontrollit politik policesk mbi veprimtarinë e qeverisë dhe parlamentit nga një grup prokurorësh të lidhur si mishi me thoin me pushtetin kriminal të Edi Ramës,"-tha Berisha sot, qëndrim që ka pasur që nga dita e parë kur u ngrit akuza ndaj tij.

Por dje, ndërkohë që Berisha vazhdonte në çdo dalje zyrtare sulmet ndaj SPAK, avokatët e tij janë detyruar që të kthehen nga SPAK për "ndihmë". Si një skemë, tashmë e njohur për të fituar kohë, ata kanë kërkuar largimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjezi paralajmëruan dje në seancën që po mbahej për kryedemokratin se do të padisin gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre. Sipas tyre, ajo firmosi masën e sigurisë të kërkuar nga SPAK për Berishën, ndërkohë që asnjë kërkesë nuk ishte bërë në Kuvendin e Shqipërisë për të hetuar apo dhe për të marrë në pyetje një deputet të Kuvendit. Pikërisht në këtë 'ngërç' janë kapur fort avokatët. E për ndihmë i janë drejtuar SPAK.

"Zëri.ai" ka komunikuar me avokatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, i cili ka pranuar se mbrojtja do të marrë pjesë edhe në seancën e sotme në GJKKO për njohjen me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv” ndaj Berishës në çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’. Por theksoi se kallëzimi penal për gjyqtaren Gjoka ishte gati, por kanë kohë që ta depozitojnë brenda 3 ditëve në SPAK, për të nisur më pas një procedim penal. Megjithatë zyrtarisht, ende asnjë shkresë nga Berisha nuk është protokolluar në Prokurorinë e Posaçme.

Përtej angarisë së letrave, e dorëzoi ose se dorëzoi mbrojtja e Berishës kallëzimin në SPAK, problemi qëndron në thelbin e ccështjes. Nëse Sali Berisha nuk e njeh SPAK, si mundet të shkojë për ndihmë në të njëjtin institucion? A është ky një qëndrim i dyfishtë, pra bëni siç them unë por mos bëni si bëj unë? /Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Sali Berisha bojkoton sërish GJKKO-në

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bojkotuar sërish këtë të mërkurë fletë-thirrjen e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për seancën gjyqësore të konfirmimit të masës së sigurisë "Detyrim paraqitje" dhënë më herët. Seanca mbahet sot në orën 14:00. 

Kryedemokrati ka zgjedhur ashtu si dje të përfaqësohet nga avokatët e tij. Lideri i i PD akuzohet për "Korrupsion pasiv" në lidhje me dosjen "Partizani", që çoi në pranga dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. 

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Pse nuk përballesh me drejtësinë si Sali Berisha dhe jo kryetar i PD? Ish-kryeministri: Po goditen reformat

‘Partizani’/ Berishës i caktohet avokat nga shteti, seancë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një tjetër konferencë për mediat, përpara mbledhjes së Kryesisë që kanë thirrur në selinë e PD-së. Berisha edhe sot tha se sulmi që po i bëhet atij dhe familjes në fakt godet të gjitha reformat e ndërmarra nga PD për pronën, që sipas tij kanë qenë të suksesshme.

I pyetur nga gazetarët se pse nuk përballet me drejtësinë si Sali Berisha dhe jo si kryetar i opozitës Berisha u shpreh:

Berisha: Si mund ta dëmtoj unë PD-në, kur po e mbroj atë kundër një procesi të shëmtuar politik kundër programit të saj? Si mund ta dëmtoj unë? Përkundrazi, PD është e do mbetet trashëgimtare dhe krenare e këtyre reformave që ndryshuan Shqipërinë më shumë se të gjitha të tjerat.

Nuk kam personale unë këtu, unë kam këtu gjithçka parimore, programe, e cila përballet me një persekutim politik të paimagjinueshëm. Tani të thuash ti se unë letrat me vlerë i paskam futur në përdorim për dhëndrin tim, po nuk ka marrëzi si kjo. Po letrat me vlerë kanë nisur të përdoren në vitin 1995 dhe ato gjer në fund përbëjnë mbi 300 milionë euro që qytetarët kanë përfituar dhe janë pak. Ne shpërndamë letra me vlerë te 1.3 milionë shqiptarë.

Sipas Berishës, ushtria ishte zaptuesi më i madh i pronave.

Berisha: Në pikën 7, para ndryshimit, ligji ndalonte kthimin e pronave, që i shërbenin mbrojtjes kombëtare. Ushtria mbeti zaptuesi më i madh i tokave pas vitit 1992. Ushtria kishte në inventarin e saj, përveç reparteve të stabilizuara, 4 mijë pika hapja, të cilat vendoseshin nga brendësitë e qyteteve, në të gjithë territorin. Shqipëria ka 2 mijë fshatra, ushtria kishte 4 mijë pika hapje.

Detyrimisht do bëhej gjithçka që ky mamuth, i cili keqpërdoronte pronat private të qytetarëve, duhej të ndryshonte. Dhe ne, nga për qëllime mbrojtje, ligji thotë, e kthyem në subjekte të shpronësuara.

U kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes- nuk ishim në në përdorim 4 mijë pika- që janë jashtë strukturës të Forcave të Armatosura, të miratuar nga Presidenti i Republikës.

Nëse i pari nuk e fuste këtë koncept, por i linte ato në mëshirën e cilitdo oficer lokal t’i shiste dhe t’i blinte si të donte, ne përcaktuam si standard pronat që hiqeshin nga plani i hapjes së forcave të armatosura me firmën e Presidentit të Republikës.

Në këtë rast, në pamje të parë mund të mendohet se u cenuan interesat e mbrojtjes. Aspak! Mbrojtja nuk kishte të bënte me stadiumet, me terrenet sportive. Forcat e armatosura kanë të bëjnë me terrenet sportive, me hotelet. Pra, forcat e armatosura është përcaktimi më i saktë që mund t’i bëhet dhe jo ajo e përgjithshme e mbrojtjes. Dhe tokës bujqësore, ushtria ishte pronare, i mbillte, i përdorte për qëllime të ndryshme. Ato nuk mund t’i mbante më, kishte ikur koha e komunizmit kur prodhonin ushqimet e tyre.

Pra, siç e shihni, çdo akuzë e bërë kundër reformave, është akuzë kundër një sistemi, është akuzë e turpshme politike pa asnjë bazë, akuzë që synon të përbaltë një periudhë kur u bënë reformat më intensive në historinë e vendit. Dhe t’i lidhë ato me diçka me të cilën nuk kanë absolutisht asnjë lidhje.

Poll

MOS HUMB