LIVE UPDATES

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon ndihma. Vazhdon përplasja Gueterres-Izrael

➤ Situata me spitalet nuk është e mirë në Gaza. Mediat e huaja raportojnë se rreth 15.000 persona presin radhën për t'u operuar, por nuk ka kushte. Spitalet kanë dalë jashtë shërbimit përveç Urgjencës pasi karburanti po mbaron. ➤ OKB - ofruesi më i madh i ndihmës në Gaza - ka paralajmëruar se nuk kanë më sesi të ndihmojnë nëse nuk marrin furnizime të reja. ➤ Kjo çështje ka hapur diskutime edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. ➤ Izraeli ndalon furnizimet e reja të karburantit në Gaza. ➤ 8 kamionë të tjerë ndihmash që transportonin ushqim, ujë dhe ilaçe kaluan nga Egjipti në Gaza mbrëmë - por për të mbuluar të gjithë nevojat nevojiten të paktën 100 kamionë në ditë. ➤ Qeveria e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 80 njerëz u vranë nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës. Ushtria izraelite nga ana tjetër pretendon se "shkatërruan infrastrukturën terroriste". ➤ Në Gaza, 5,800 njerëz janë vrarë që nga 7 tetori, e nga ana tjetër më shumë se 1,400 u ekzekutuan nga sulmet fillestare ndaj Izraelit. ➤Izraeli është 'tërbuar' nga komentet e Gueterres, duke marrë masa për zyrtarët e OKB-së, teksa ka ndaluar vizat për ta. ➤Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se Hamasi nuk është organizatë terroriste, por çlirimtare. Mateo Salvini tha se deklaratat e Erdoganit janë skandaloze. ➤Irani ka akuzuar SHBA-të, se bashkë me Izraelin, janë përgjegjëse për atë që po ndodh në Gaza. ➤Hamasi ka sulmuar edhe nga deti Izraelin. Ndërsa militantët po përgatisnin sulm të beftë nga deti, marina izraelite i ka zbuluar dhe i ka vrarë ata. ➤Britania e Madhe ka nisur 21 ton me ndihma për Gazën. Britania ia dorëzoi ndihmat, Egjiptit. ➤Kreu i OKB-së, Antonio Gueterres, në një deklaratë, tha se është i shokuar nga reagimi izraelit, pasi sipas tij, fjalët e tij, janë keqinterpretuar. ➤Një grua izraelite, që ka humbur dy fëmijët e saj në luftë, iu lut publikisht Hamasit,që t'ja kthejë fëmijët gjallë. Ajo tregon detaje nga dita e tmerrshme e 7 tetorit, kur Hamasi sulmoi befasisht Izraelin.

16 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Gruaja izraelite i lutet Hamasit: Më ktheni fëmijët e mi

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Nëna Haldas dhe femijet e saj te zhdukur

GAZA – Një nënë izraelite, e quajtur Haldas Calderon, përshkruan terrorin që përjetoi kur militantët e Hamasit hynë në lagjen e saj Nir Oz dhe rrëmbyen dy fëmijët e saj, një djalë e një vajzë.

Ajo tha se militantët shkonin shtëpi më shtëpi, duke therur fëmijë, gra dhe burra, e duke marrë pengje. Dy fëmijët e Hadas, së bashku me babain e tyre, u rrëmbyen, si dhe nëna dhe mbesa e saj. Hadas ishte vetëm në shtëpi atë ditë.

Ajo hyri në vendstrehim dhe fillimisht i dërgoi një mesazh ish-bashkëshortit të saj, Ofir, duke i kërkuar që të ketë kujdes për fëmijët. Pas disa minutash, militantët arritën në shtëpinë e saj dhe i vunë flakën. "Unë nuk di arabisht, por ata bërtisnin fjalë për besimin fetar", thotë Hadas.

Duke luftuar për jetën e saj, duke bllokuar derën e strehimores, Hadas vazhdoi t'i dërgonte mesazhe grupit të familjes. Në një moment, Erez shkroi: “Jemi fshehur në shkurre”. Por, situata e rëndë vazhdonte e nuk mund të bëhej asgjë. Hadas qëndroi në strehimore për tetë orë, derisa ushtria izraelite vendosi situatën në kontroll.

"Nuk kishte energji elektrike, nuk kishte dritë. Bateria e telefonit ishte bosh. Nuk kishte ujë dhe ushqim", kujton 56-vjeçarja izraelite. Pasi u shpëtua nga ushtarët, ajo kuptoi se dy fëmijët e saj më të mëdhenj, një vajzë 21-vjeçare dhe një djalë 19-vjeçar, të cilët jetonin vetëm, ishin të sigurt.

Të zhdukur janë Erez, Sahar, Ofir si dhe nëna e saj 80 vjeçe dhe mbesa me autizëm, 12 vjeçe. Ajo tha se gjithçka u kthye në një "ferr të gjallë". "Nuk pata kohë të qaja nënën time", u shpreh gruaja izraelite.

Vajza e saj e madhe gjeti një video më pak se 20 sekonda në rrjetet sociale që duket se tregon Erez, i cili u kap nga krahët nga militantët, dhe u dërgua për në Gaza. Hadas thotë se ajo nuk mund të shikonte fëmijën në atë situatë të rëndë. Disa ditë më vonë, oficerët ushtarakë e informuan atë se nëna dhe mbesa e saj ishin vrarë në Gaza.

"Nuk pata kohë për të qarë nënën time. Nuk arrita të qaja as mbesën time të dashur", tha Hadas. Tani të zhvendosur në Tel Aviv, Hadas dhe anëtarë të tjerë të familjes përpiqen të zbulojnë vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Ata krijuan një rrjet komunikimi virtual, ku mbledhin të gjithë informacionin dhe marrin mesazhe të vazhdueshme mbështetjeje. Videot e terrorizmit të regjistruara nga militantët dhe të shpërndara në rrjetet sociale, u kanë ofruar ekspertëve edhe disa prova, për të analizuar të dhënat.

Hadas e di se më shumë se 80 të afërm ose fqinjë në komunitetin e saj Nir Oz janë vrarë ose zhdukur. Ajo beson se fëmijët e saj janë gjallë. “Shpresoj që të jenë bashkë. Shpresoj t'i japin forcë njëri-tjetrit. Shpresoj dhe e di që do të kthehen shpejt. Shumë shpejt”, tha ajo.

Për Erezin thotë se i pëlqen të ngasë biçikletën, ndërsa Saharit i pëlqen të vizatojë, të vishet dhe të grimohet. "Më ktheni fëmijët e mi, dua t'i përqafoj, t'i puth,", është lutja e saj drejtuar Hamasit.

Hadas, e cila punon si mjeke, është gjithashtu e tmerruar nga planet e qeverisë izraelite për të filluar një pushtim të Rripit të Gazës, pasi të afërmit e saj që po mbahen peng, mund të vdesin. Ajo shpjegon se familja e saj është normale, nuk merret me politikë, është pasionuar pas natyrës e kafshëve.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7900 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

'Hamasi është një grup çlirimtarësh', Izraeli i kundërpërgjigjet Erdogan-it

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Benjamin Netanyahu dhe Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- "Izraeli kundërshton me force fjalët e ashpra të presidentit turk për organizatën terroriste Hamas," kështu është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite Lior Hayat pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Hamasi nuk është një grup terrorist.

"Hamasi është një organizatë e neveritshme terroriste më e keqe se ISIS që vret brutalisht dhe qëllimisht foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit, mban peng civilë dhe përdor njerëzit e vet si mburoja njerëzore," theksoi Hayat në një postim në Twitter.

Përpjekja e presidentit turk për të mbrojtur organizatën terroriste dhe fjalët e tij të motivuara politikisht nuk do të ndryshojnë tmerrin që ka parë e gjithë bota dhe as faktin e padiskutueshëm. Me fjalë të tjera, Hamas = ISIS ”, shton ai.

Deklaratat e Erdoganit

Presidenti i Turqisë njoftoi se po anulon të gjitha planet e tij për të vizituar Izraelin dhe e quajti Hamasin "një grup çlirimtarësh që mbrojnë tokën e tyre dhe jo një organizatë terroriste".

Duke reaguar ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza, presidenti turk tha: “I gjithë Perëndimi i është bashkuar Izraelit dhe e sheh Hamasin si një organizatë terroriste. Izraeli, Perëndimi mund t'ju detyrohet shumë, por Turqia nuk ju ka borxh asgjë. Izrael, nuk mund të shkosh askund me këtë mentalitet”.

Në të njëjtën kohë, ai nuk mungoi të përmendë se Turqia është e gatshme të jetë një vend garantues për Palestinën “si me prezencë politike ashtu edhe ushtarake. Në një botë plot me të vdekur të gjallë, ne si vend dhe komb do të vazhdojmë të themi të vërtetën dhe të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet politike, diplomatike dhe nëse është e nevojshme edhe ushtarake. Megjithatë, ne nuk do të drejtohemi në lëvizje jostrategjike që nuk do të përfitojnë vendin tonë dhe popullin palestinez”. 

Në fjalimin e tij para grupit parlamentar të partisë së tij, Erdogan vazhdoi të fliste ashpër kundër Izraelit:

“Së pari ne e shikuam çështjen palestineze nga një këndvështrim njerëzor. Ne mbrojtëm jetën e njeriut. Që nga 7 tetori, ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e krizës. Ne dërguam 8 avionë të mbushur me ndihma humanitare për të plotësuar nevojat e banorëve të Gazës. Ne dërguam 25 nga stafi ynë në Egjipt për të trajtuar të plagosurit. Ne deklaruam se nuk justifikojmë veprimet dhe sulmet që synojnë civilët. Ne nuk kemi asnjë problem me shtetin e Izraelit, por asnjëherë nuk kemi miratuar që të trajtohemi si një organizatë në vend të një shteti. Izraeli po kryen një nga sulmet më të dhunshme në histori kundër popullit të shtypur të Gazës. Gjysma e të vdekurve janë fëmijë, gjysma tjetër janë nënat e tyre dhe pleqtë e familjes. Vetëm kjo mjafton për të treguar se ka pasur një mizori. Nuk mund të gjesh një ushtri tjetër që u vë flakën spitaleve, objekteve të kultit dhe tregjeve dhe vazhdon këtë akt çnjerëzor”.

1 VITE ME PARE

AI jep ALARMIN: Urdhri i Izraelit për evakuim në Gazë mund të jetë shkelje e ligjit ndërkombëtar

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Civilët në Gaza

GAZA- Urdhri i fundit i ushtrisë izraelite që urdhëron civilët që të evakuojnë menjëherë Gazën veriore mund të jetë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Kështu raporton Amnesty International.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) lëshuan fletëpalosje në veri të Gazës të shtunën duke u thënë civilëve që të evakuonin menjëherë zonën. Shënimi paralajmëronte banorët se jeta e tyre ishte në rrezik dhe se kushdo që vendos të qëndrojë në zonë do të përcaktohej si bashkëpunëtor në një organizatë terroriste”, tha organizata.  

Kërkesa e ushtrisë izraelite vjen një javë pasi ata lëshuan një urdhër duke paralajmëruar 1.1 milion banorë në zonë që të evakuohen dhe të lëvizin drejt jugut. Organizata Botërore e Shëndetësisë dënoi evakuimin, duke e quajtur atë një "dënim me vdekje" për të sëmurët dhe të plagosurit.  

Sipas Rovera Donatella, këshilltare e lartë e Amnesty International për reagimin ndaj krizës, urdhri mund të shkelë ligjin ndërkombëtar .

“Shpallja e një qyteti ose rajoni të tërë si objektiv ushtarak bie ndesh me ligjin ndërkombëtar humanitar, i cili përcakton se ata që kryejnë sulme duhet të bëjnë dallimin në çdo kohë ndërmjet civilëve ose objekteve civile dhe objektivave ushtarake, dhe se ata duhet të marrin të gjitha masat e mundshme për të kursyer civilë dhe objektet civile”, tha Rovera.

Synimi i civilëve dhe kryerja e sulmeve të rastësishme që vrasin ose plagosin civilë është një krim lufte, shtoi ajo.

Hedhja e një mesazhi për evakuim në fletëpalosje nuk konsiderohet një paralajmërim efektiv dhe ofron "prova të mëtejshme se Izraeli synon të zhvendosë me forcë" civilët në Gaza, tha Rovera.

Konstatimi i IDF-së për civilët që qëndrojnë në shtëpitë e tyre janë të barabartë me të qenë bashkëpunëtorë të një organizate terroriste mund të përbëjë një krim lufte, thuhet në deklaratën e Amnesty.

Amnesty tha se po përsërit thirrjen e saj ndaj autoriteteve izraelite që të anulojnë urdhrat e saj të evakuimit të detyruar dhe "t'i japin fund kërcënimeve të krijuara për të mbjellë frikë dhe panik në mesin e popullatës civile të Gazës".

Thirrja nga grupi vjen një ditë pasi shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u kërkoi militantëve të Izraelit dhe Hamasit të bien dakord për një armëpushim në Gaza, duke përmendur shkeljet e ligjit ndërkombëtar, raportoi Al Jazeera.

Në komentet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën, Guterres mbrojti civilët në Gaza, duke thënë se urdhrat e evakuimit në rajon "ku nuk ka strehë, pa ushqim, pa ujë, pa ilaçe dhe pa karburant", nuk po "mbron civilët"./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Cilat janë ndodhitë e fundit rreth luftës në Gaza?

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Gaza

GAZA – Një sërë zhvillimesh kanë ndodhur në 24 orët e fundit, në lidhje me luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Fokusi i mediave të huaja është përqendruar në Gaza.

Ngjarjet e fundit të ndodhura përfshijnë mosmarrëveshjen mes OKB-së dhe Izraelit, rritje të numrit të viktimave në enklavë, sulmet ajrore që vijojnë ta bombardojnë Gazën etj.

Mosmarrëveshja OKB-Izrael: Shefi i OKB-së Antonio Guterres mbajti një konferencë shtypi, ku tha se Izraeli e ka keqkuptuar atë, në lidhje me situatën e luftës. Izraeli thotë se do të refuzojë vizat për zyrtarët kryesorë të OKB-së, ndërsa ka kërkuar sërish që Gueterres të japë dorëheqjen.

Situata në Gaza: Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se numri i të vdekurve në enklavë tani është më shumë se 6500, që nga 7 tetori. Në 24 orët e fundit, raportohet se 756 palestinezë, përfshirë 344 fëmijë, u vranë në sulmet izraelite.

Sulmet ajrore: Ushtria izraelite tha se nisi sulme të gjera në Rripin e Gazës, duke shënjestruar e shkatërruar boshtet e tunelit të Hamasit, selitë ushtarake dhe depot e municioneve.

Ndihmat: Një aeroplan i Mbretërisë së Bashkuar që transportonte 21 tonë ndihma për Gazën, ka mbërritur në Egjipt.

Franca tha se do të dërgojë një anije të marinës me ndihma për spitalet e Gazës. OKB-ja paralajmëroi se karburanti i saj në Rripin e Gazës do të mbarojë sonte, duke detyruar mbylljen e spitaleve dhe strehimoreve. Më shumë se një e treta e spitaleve tashmë janë mbyllur.

Komentet e Erdogan: Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka përshkruar Hamasin si "një grup çlirimtar" që bën betejë për të mbrojtur tokën e tij. Izraeli tha se Erdogan po përpiqej të "mbronte organizatën terroriste".

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7900 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve. /Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Gueterres: Jam i shokuar, fjalët e mia u keqkuptuan

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Antonio Gueterres

SHBA - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres tha sot se është i tronditur nga keqinterpretimet e deklaratës së tij në Këshillin e Sigurimit.

Gueterres u shpreh se deklaratat e tij janë keqinterpretuar. Ai pranoi se ka folur për vuajtjet e popullit palestinez, por ka shtuar se për asnjë moment, nuk ka justifikuar veprimet monstruoze të Hamasit.

Çfarë tha kreu i OKB, Antonio Gueterres, të martën:

“Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk erdhën nga hiçi. Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. Ata e kanë parë tokën e tyre të gllabëruar vazhdimisht nga vendbanimet dhe të rrënuar nga dhuna; ekonomia e tyre u godit rëndë; njerëzit e tyre u zhvendosën dhe shtëpitë u shkatërruan.

Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe këto sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez. Shkëlqesi, edhe lufta ka rregulla”, tha Gueterres një ditë më parë.

Guterres përsëriti sot, 25 tetor, se ai kishte dënuar pa mëdyshje aktet e tmerrshme dhe të paprecedenta të Hamasit më 7 tetor. Sqarimi i Gueterres vjen, në kohën që Izraeli ka ndaluar vizat për zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, pas deklaratave të djeshme në OKB.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka reaguar me zemërim edhe ndaj deklaratave të sotme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke i kërkuar edhe një herë të japë dorëheqjen. Erdgan tha se Gueterres akuzoi Izraelin se ishte fajtor, e prandaj Hamasi kreu sulmin. Sipas tij, Gueterres duhet të japë dorëheqje sa më parë si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7200 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

5 arsyet se përse izraelitët ende s'e kanë sulmuar Rripin e Gazës

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Foto ilustruese

GAZA- Izraeli ka kërcënuar se do të nisë një pushtim tokësor të Gazës prej më shumë se dy javë tashmë. Kryeministri Benjamin Netanyahu formoi një zyrë lufte dhe thirri qindra mijëra rezervistë në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit. Tanket dhe ushtarët qëndrojnë në kufi dhe presin urdhrin. Sytë e gjithë botës janë te Izraeli dhe të gjithë presin lëvizjen e tij të radhës. Por pushtimi ende nuk ka filluar. këto janë pesë arsye se përse...

Menaxhimi

Liderët politikë dhe të sigurisë që marrin vendimin për të sulmuar e dinë se mund të shkruajnë kapitullin e fundit të jetës së tyre publike.

"Shumë prej tyre mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për dështimet dhe janë të vetëdijshëm se hetimet shtesë në lidhje me këtë konflikt janë në vijim,"- tha eksperti i Lindjes së Mesme Robert Sutloff, raporton Sky News.

Pengjet

Ka ende rreth 220 pengje në Gaza, të cilët militantët dyshohet i fshehin në një rrjet tunelesh nëntokësore. Zyrtarët izraelitë do të përpiqen të shpëtojnë sa më shumë njerëz të jetë e mundur para çdo ofensivë

Rrezik për trupat izraelite

Ish-oficeri i lartë i inteligjencës britanike Philip Ingram tha se ushtria izraelite në Gaza do të përballej me disa nga luftëtarët më të egër në botë, sepse Hamasi i di taktikat e sulmeve izraelite.

"Ekziston rreziku për të rënë në një kurth shumë të rrezikshëm,"-tha një ish-zyrtar i lartë i sigurisë izraelite.

Hezbollahu

Zyrtarët izraelitë nuk mund ta kthejnë vëmendjen te formacionet e mbështetura nga Irani, aktive në Siri, Irak, Jemen dhe Liban. Hezbollahu, një grup i fuqishëm ka shkëmbyer zjarr me ushtrinë izraelite përtej kufirit libanez që nga 7 tetori dhe e ka paralajmëruar Izraelin për planin e tij për një ofensivë tokësore.

"Për momentin askush nuk ka oreks për luftë në dy fronte,"-shtoi ish-zyrtari. 

Strategjia e daljes

Benjamin Netanyahu aktualisht nuk ka asnjë plan se si dhe kur të largohet nga Gaza, nëse vendos që të nisë sulmin. Dhe nëse Izraeli arrin qëllimet e tij strategjike, askush nuk e di se çfarë grupesh mund të "mbijnë" pas zhdukjes së Hamasit./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Britania nis aeroplanin me 21 ton ndihma për Gazën

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Aeroplani me ndihma

LONDËR - Një aeroplan i Mbretërisë së Bashkuar me 21 tonë ndihma humanitare për Gazën është rrugës për në Egjipt. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.

Avioni C-17 i Forcave Ajrore Mbretërore mban 76 800 pako për mjekim plagësh, si dhe 1350 filtra uji dhe 2560 drita me energji diellore.

Ndihma vjen si pjesë e një pakete ndihme prej 30 milionë paund për Gazën, e shpallur nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, në fillim të kësaj jave.

Ndihma do të shpërndahet nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7200 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve. Ndërsa, nga sulmet izraelite, situata në Gaza paraqitet tepër problematike./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

‘Hamas organizatë çlirimtare’, Salvini: Deklaratë e neveritshme

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Salvini dhe Erdogan

ITALI - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Industrisë së Italisë, Matteo Salvini ka reaguar, pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se Hamasi është organizatë çlirimtare.

Salvi tha se fjalët e Erdoganit ishin të neveritshme dhe skandaloze. Politikani talian ka kërkuar nga autoritetet italiane, që të thirret zyrtarisht ambasadori turk, ku t’i komunikohet notë proteste.

“Deklarata e Erdogan për Hamasin është skandaloze. Deklarata të tilla vetëm sa krijojnë përçarje dhe destabilizojnë më tepër rajonin, ku ka shpërthyer lufta”, tha Salvini.

Ai shtoi se do t'i kërkojë zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, që të thërrasë ambasadorin turk dhe të bëjë një protestë zyrtare.

Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ndërsa përgjigja izraelite ishte e menjëhershme. Më tepër se 7200 njerëz kanë vdekur, nga sulmet me raketa, nga të dyja palët. /Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

ISIS u bën thirrje 'ujqërve të vetmuar': Sulmoni Evropën!

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Foto ilustruese

EUROPË- Shteti Islamik i ISIS u bën thirrje mbështetësve të tij që të nisin sulme terroriste në Evropë. Kërkesa është bërë nëpërmjet një videoje të publikuar në kanalin propagandistik të grupit xhihadist.

Siç raportojnë mediat belge, video është shpërndarë në aplikacionin e mesazheve "TamTam". Publikimi thekson se video tregon imazhe edhe të Rripit të Gazës të shkatërruar. Krijuesit e videos denoncojnë "krimet e kryera nga hebrenjtë kundër vëllezërve tanë në Gaza". Ndaj dhe si kundërpërgjigje u bëjnë thirrje “ujqërve të vetmuar” që të sulmojnë Evropën.

Mediat belge kanë zbuluar edhe qëllimin e Shtetit Islamik, të cilët thonë se: Kanë vënë në shënjestër në mënyrë specifike hebrenjtë. Ata do të jetojnë jetën e tyre në frikë të vazhdueshme, duke mos ditur se kur do t'u vijë koha e gjykimit.

Çfarë dihet deri tani për grupin terroristë ISIS-K?

Grupi, i njohur me emrin Provinca Khorasan e Shtetit Islamik, ISIS-K ose ISIS-KP, është një degë afgane e ISIS. ISIS u themelua në vitin 2015 nga talebanët pakistanezë të pakënaqur. Ai është një grup më i vogël, më i ri dhe përfshin një version më ekstrem të Islamit sesa talibanët./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Hamasi sulmon nga deti, ushtria izraelite vret militantët

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Sulmi i Hamasit nga deti

GAZA- Hamasi vazhdon që të jetë i rrezikshëm dhe sa duket po përpiqet të bëjë plane të tjera, për pushtimin e Izraelit.

Militantët e Hamasit u përpoqën të depërtonin në Izrael nga Rripi i Gazës përmes detit dhe u vranë nga forcat e marinës izraelite.

Tetë militantët janë ekzekutuar nga ushtria e Izraelit. Sulmi ndodhi në një zonë të mbyllur ushtarake. Ushtria izraelite informoi se kishte konfirmuar vrasjet.

Autoritetet izraelite po kërkojnë në zonë, pasi mund të ketë ende militantë. Ushtria e Izraelit ka publikuar pamjet edhe në rrjetet sociale.

Në një deklaratë, Hamasi mori përgjegjësinë për tentativën e sulmit nga deti dhe tha se anëtarët e saj ishin përleshur me forcat izraelite. Marina izraelite ka penguar një numër jo të vogël përpjekjesh për infiltrim përmes detit.

Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7200 njerëz vdiqën nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Irani: SHBA, bashkëpërgjegjëse për krimet në Gaza

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Ali Khamenei

TEHERAN- Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei akuzoi të mërkurën Shtetet e Bashkuara, duke thënë se SHBA-të, janë bashkëpërgjegjëse në krimet që po kryhen në Gaza.

"Amerika është një bashkëpunëtore e qartë e kriminelëve. Shtetet e Bashkuara në një farë mënyre po drejtojnë krimin që po kryhet në Gaza. Duart e amerikanëve janë të ndotura me gjakun e të shtypurve, fëmijëve, pacientëve, grave dhe të tjerëve”, tha Khamenei.

Shtetet e Bashkuara, armiku i betuar i Iranit, ka vendosur dy aeroplanmbajtëse në Mesdheun lindor, në një lëvizje që bëhet për të penguar Iranin dhe Hezbollahun e Libanit, që të mos hyjnë në luftë.

Uashingtoni gjithashtu ka konfirmuar këtë javë se ka dërguar disa këshilltarë ushtarakë në Izrael, si pjesë e mbështetjes së saj për aleatin e ngushtë. Irani, i cili dyshohet se financiarisht dhe ushtarakisht mbështet Hamasin, i përshëndeti sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit, duke i quajtur si një sukses.

Por, republika islamike ka këmbëngulur se nuk ishte e përfshirë në sulm, gjatë të cilit më shumë se 220 njerëz u morën peng. Të martën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi Iranin se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ndaj çdo sulmi nga përfaqësuesit e Teheranit.

Izraeli ka bombarduar rëndë Rripin e Gazës që kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan qytetet izraelite dhe vranë më shumë se 1400 njerëz, shumica prej tyre civilë.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, e kontrolluar nga Hamasi, tha të mërkurën se 6545 njerëz janë vrarë në Gaza që nga shpërthimi i konfliktit, duke përfshirë 2704 fëmijë.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më shumë se 7200 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e përgjakshme të të dyja palëve./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Komentet e OKB ‘tërbojnë’ Izraelin, masa që ka marrë Tel Avivi

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon

TEL AVIV - Izraeli do të ndalojë vizat për zyrtarët e OKB-së, pas komenteve të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, për krizën në Lindjen e Mesme. Këtë e ka bërë me dije ambasadori i Izraelit në OKB.

Në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, Guterres tha se sulmet e Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit nuk ndodhën nga hiçi.

“Si rezultat i kësaj deklarate, ne do të refuzojmë vizat për përfaqësuesit e OKB-së”, tha ambasadori Gilad Erdan për Radion e Ushtrisë Izraelite.

Izraeli tashmë ka refuzuar një aplikim për vizë nga Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths. "Është koha t'u japim një mësim," shtoi Erdan.

Guterres tha se sulmi i Hamasit në Izraelin jugor erdhi pas pushtimit mbytës të palestinezëve. Gueterres tha se palestinezët e kanë parë tokën e tyre të gllabëruar vazhdimisht nga vendbanimet dhe të rrënuar nga dhuna.

Hamasi sulmoi befasisht Izraelin më 7 tetor, duke vrarë të paktën 1400 njerëz dhe duke rrëmbyer më shumë se 200 të tjerë. Sulmet izraelite që atëherë kanë vrarë më shumë se 5,000 njerëz në Gaza, duke përfshirë 2,055 fëmijë.

Bombardimet e ashpra të Izraelit dhe bllokimi i plotë në enklavën palestineze kanë rrafshuar lagje të tëra, kanë shkatërruar sistemin e kujdesit shëndetësor dhe kanë vënë në rrezik jetën e civilëve që përballen me dehidrim të rëndë dhe uri. "Dënimi kolektiv i Izraelit i civilëve të Gazës përbën një krim lufte”, tha Amnesty International.

Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze tha se kritikat e Izraelit ndaj Guterres ishin të pajustifikuara dhe përfaqësonin një mungesë respekti ndaj Kombeve të Bashkuara. Griffiths, Koordinatori i Ndihmës Emergjente të OKB-së, ka qenë i qartë në thirrjen e tij për të ndihmuar civilët palestinezë në Gaza.

"Unë përsëris thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm për një armëpushim të menjëhershëm humanitar për të lehtësuar vuajtjet njerëzore në #Gaza", tha ai të martën.

Si rezultat i luftës mes palëve, më tepër se 7200 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve. Situata në Gaza është tejet e rëndë./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon ndihma. Vazhdon përplasja Gueterres-Izrael

1 VITE ME PARE

Si e përgatiti Hamasi sulmin, askush nuk e dinte se çfarë fshihej në tunele

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Foto ilustruese

GAZA- Një grup i vogël operativësh të Hamasit planifikoi sulme të befasishme ndaj Izraelit duke komunikuar për dy vjet përmes një rrjeti telefonash me tela të ngulitura në tunele nëntokësore në Rripin e Gazës. Linjat telefonike në tunele i lejonin që të komunikonin me njëri-tjetrin në mënyrë të fshehtë dhe ishin të pagjurmueshëm edhe nga inteligjenca izraelite. Skema është zbuluar nga dy burime të CNN.

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Pamje nga tunelet

Gjatë dy viteve, një qelizë e vogël e Hamasit që vepronte në tunele përdori ato linja telefonike për të planifikuar operacionin, por e mbajti atë të fshehtë derisa erdhi koha për t'u aktivizuar dhe thirrur qindra luftëtarë për të kryer sulmet më 7 tetor. Ata shmangën përdorimin e kompjuterëve dhe telefonave celularë që të mos kapeshin nga inteligjenca izraelite ose amerikane.

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Pamje nga tunelet

CNN foli me burime të mirëinformuara, por nuk pa prova, ndaj edhe deri më taniSHBA dhe Izraeli nuk iu përgjigjën kërkesave për koment mbi raportin. Por raportin duket se e konfirmon Yocheved Lifshitz, një gjyshe 85-vjeçare, e cila ishte një nga dy pengjet e liruara nga Hamasi të hënën, tha se pasi u rrëmbye, ajo u fut në disa tunele. Një burim i tretë i njohur me raportin më të fundit tha se Irani e ka ndihmuar Hamasin të zhvillojë taktikat e tyre operacionale të sigurisë, megjithëse inteligjenca amerikane nuk beson se Irani ka luajtur një rol të drejtpërdrejtë në planifikimin e vetë sulmit të 7 tetorit. Më shumë se 1,400 u vranë në sulmet ndaj Izraelit nga Hamasi, dhe më shumë se 200 njerëz mbahen ende peng. Por bilanci i shkaktuar nga kundërpërgjigjia është edhee më i rëndë./CNN

1 VITE ME PARE

"Boshti i Rezistencës", Hamasi, Hezbollahu dhe Xhihadi Islamik takim të përbashkët

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Takimi mes Hamasit, Hezbollahut dhe Xhihadit Islamik

IZRAEL- Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në ditën e saj të 17-të, ndërkohë që në 24 orët e fundit është shënuar dhe numri më i lartë i viktimave në Gaza, më shumë se 700 të vdekur në një ditë.

Ndërkohë si kundërpërgjigje ndaj shtimeve të sulmeve izraelite, në Bejrut të Libanit u mbajt një samit ndërmjet përfaqësuesve të lartë të Hezbollahut, Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

Këtë e raportoi televizioni al Manar i cili është në varësi të grupit televiziv të Hezbollahut. Stacioni televiziv tregon pamjet e takimit midis liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah, zëvendëskryetarit të Hamasit, Saleh Aruri, dhe udhëheqësit të Xhihadit Islamik, Ziad Nakhale, raporton ANSA.

"Takimi vlerësoi pozicionet e marra ndërkombëtarisht dhe çfarë duhet të bëjë Boshti i Rezistencës," tha televizioni në fjalë, i cili i referohej një aleance midis Iranit, organizatave të armatosura palestineze, Sirisë, Hezbollahut të Libanit dhe fraksione të tjera.

Vihet re se Xhihadi Islamaik Palestinez është organizata e dytë më e madhe militante në Gaza pas Hamasit. Ndërkohë, dhuna u përshkallëzua më tej në kufirin Izrael- Liban të martën, duke bërë që shumë fshatarë libanezë të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite duket se kishte vendosur të zgjeronte bombardimet e saj me artileri.

Anëtarët e krahut ushtarak të lëvizjes shiite Hezbollah të Libanit, e cila është afër Iranit dhe konsiderohet aleate e lëvizjes islamike palestineze Hamas, kryen të paktën tre sulme kundër pozicioneve izraelite pranë kufirit. Si përgjigje, ushtria izraelite bombardoi një grup fshatrash kufitare, sipas një burimi të DPA në forcat libaneze të sigurisë.

Ushtria izraelite tha se goditi një "celulë terroriste" në Liban që hodhi një raketë në drejtim të territorit të saj. Nga sulmet nuk u raportua për viktima izraelite. Sipas Hezbollahut, gjashtë luftëtarë të tjerë të saj u vranë të martën.

Ndërkohë që përplasje të forta janë shënuar mes Izraelit dhe sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres, i cili e quajti krim atë që po kryen Izraeli ndaj popullsisë civile në Gaza.

Ambasadori izraelit në OKB Gilad Erdan tha se vendi i tij do t'u refuzojë vizat e hyrjes zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara pas fjalimit të djeshëm të Guterres, i cili u kundërshtua nga vetë Izraeli. 

"Duke pasur parasysh fjalët tuaja - shpjegoi Erdan për Radion Ushtarake - ne do të refuzojmë lëshimin e vizave për përfaqësuesit e OKB-së. Për më tepër, ne i kemi refuzuar tashmë një vizë nënsekretarit për Çështjet Humanitare Martin Griffiths. Ka ardhur koha t'u japim atyre një mësim".

Ndërsa politika ashpërson tonet, 704 palestinezë, përfshirë 305 të mitur, u vranë në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite në Rrip. Ministria lokale e shëndetësisë ia raportoi këtë Zyrës së Koordinimit të OKB-së për Çështjet Humanitare (OCHA). Sipas të njëjtit burim, ky është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë që nga fillimi i armiqësive./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

SHBA paralajmëron Iranin: Ne nuk duam luftë, por nëse sulmohet personeli amerikan…!

Lufta/ Spitalet e Gazës jashtë funksionit. Britania dërgon
Sekretari amerikan Blinken

SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë në Kombet e Bashkuara se nuk dëshirojnë konflikt me Iranin, por sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se Uashingtoni do të vepronte menjëherë dhe në mënyrë të vendosur nëse Irani apo bashkëpunohet e tij do të sulmonin personelin amerikan kudo.

Blinken foli gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përderisa frika është rritur se konflikti midis Izraelit dhe Hamasit – grupit militant palestinez që ka mbështetjen e Iranit – në Rripin e Gazës mund të shndërrohet në një luftë më të gjerë, duke përfshirë Hezbollahun e Libanit që po ashtu ka mbështetjen e Teheranit.

“SHBA-ja nuk kërkon konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet. Por, nëse Irani apo bashkëpunëtorë e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, ne do të mbrojmë popullin tonë, do të mbrojmë sigurinë tonë në mënyrë të shpejtë dhe të vendosur”, tha ai.

Ushtria amerikane po ndërmerr hapa të rinj për të mbrojtur trupat e saj në Lindjen e Mesme, pasi janë rritur shqetësimet lidhur me sulmet nga grupet që mbështeten nga Irani, thanë zyrtarët për Reuters. SHBA-ja po ashtu ka dërguar luftanije dhe avionë luftarakë në rajon për të ndaluar Iranin dhe grupet që ai mbështet.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve anëtare që të dërgojnë një mesazh të qartë dhe të përbashkët ndaj çdo aktori shtetëror apo joshtetëror që po e shqyrton mundësinë e hapjes së një fronti të ri në këtë konflikt kundër Izraelit, apo që dëshiron të sulmojë partnerët e Izraelit, përfshirë SHBA-në, që të mos e bëjnë këtë. Nuk duhet t’i hedhin benzinë zjarrit”, tha Blinken.

SHBA-ja i ka ofruar mbështetje të plotë Izraelit, pasi Hamasi nisi sulme të koordinuara ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 izraelitë. Izraeli është kundërgjigjur me sulme ajrore në Gazë, duke vrarë mbi 5.700 persona, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Pas nisjes së sulmeve të Hamasit, Irani e ka përgëzuar këtë grup militant. Ndërkaq, Hezbollahu ka shkëmbyer zjarr me forcat izraelite në kufirin mes Izraelit dhe Libanit./REL

Poll

MOS HUMB