LIVE UPDATES

Malltezi te 313-ta, Berisha s'shkon në GJKKO, seanca shtyhet për nesër

➤ Shtyhet për nesër në orën 14.30, seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha. ➤ Pas seancën e sotme, e cila ka nisur që në orën 14.00 të pasdites së sotme, trupa gjykuese ka vendosur për shtyrjen e seancës ditën e nesërme. Kjo për shkak të taktikës së ndjekur nga mbrojtja e Berishës. ➤ Avokatët, Sokol Mengjezi dhe Genc Gjokutaj kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka. Madje zbuluan se ndaj saj kanë depozituar edhe një kallëzim penal në SPAK duke e akuzuar për "shpërdorim detyre". ➤ Sipas tyre, gjyqtarja ka shkelur ligjin pasi ka "prerë" një masë sigurie ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Ashtu siç edhe ka artikuluar Berisha që prej të shtunës, fillimisht SPAK duhet që të shkonte në Kuvend që të kërkonte heqjen e imunitetit të tij dhe më pas, ta kërkonte Berishën për ta marrë në pyetje lidhur me çështjen e dosjes 'Partizani'. ➤ Ndaj edhe sot, Berisha që në mëngjes e bëri me dije se nuk do të shkonte në seancë. Madje sfidoi drejtësinë duke i ftuar që ata të shkonin dhe të kërkonin heqjen e mandatit të tij për të provuar nëse ai do të shkonte më pas para togave të zeza. ➤ Nga ana tjetër, dhëndri i tijm, Jamarbër Malltezi është transferuar në burgun 313 në Tiranë, ku për dy javë do të mbahet nën vëzhgim. ➤Oficerët e BKH kanë mbërritur sot në kompleksin Magnet, ku do të sekuestrohen apartamentet në pronësi të Malltezit dhe firmat e ndërtimit ku ai ishte aksioner. ➤Në total Malltezit i janë sekuestruar 25 prona, ku përfshihen dhe llogaritë bankare që kapin totalin e 250 mijë eurove. Malltezi u arrestua të shtunën nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërkohë që Berisha vetëm për akuzën e korrupsionit. ➤ E gjitha në kuadër të privatizimit të ish-kompleksit sportiv 'Partizani', ku Malltezi pretendon se është pronari i ligjshëm.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

'Partizani'/ Avokatët e Berishës kërkojnë përjashtimin e gjyqtares: E kemi kallëzuar në SPAK

Malltezi te 313-ta, Berisha s'shkon në GJKKO, seanca shtyhet për
Genc Gjokutaj

TIRANË- Kur të gjithë prisnin kryedemokratin Sali Berisha sot në gjyqin që po zhvillohet kundër tij, avokatët Sokol Mengjezi dhe Genc Gjokutaj duket se kanë një strategji tjetër. Të dy kanë kërkuar në sallën e gjyqit që të tërhiqet gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, me pretendimin se ka kaluar një vendim që ishte në kundërshtim me Kushtetutën. 

Ata kërkuan që gjyqtarja Gjoka të merret e pandehur nga SPAK, për "shpërdorim detyre". Ndërsa trupa gjykuese është mbledhur që të shqyrtojë kërkesën e tyre, dy avokatët kanë dalë jashtë, për të njoftuar mediat, lidhur me atë se çfarë po ndodhte.

"Ne kemi kërkuar përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Irena Gjoka. Përpos kësaj, kemi depozituar në SPAK një kallëzim ndaj saj, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Gjykimi për momentin është ndërprerë, për t’u shqyrtuar kjo kërkesë. Ju e dini besoj, se pas kërkesës për përjashtim, gjyqtarët nuk vazhdojnë dot me seancën e gjykimit. Po presim për vendim, në lidhje me kërkesën tonë për përjashtim të gjyqtares Gjoka.

Ne nuk mund të vijmë këtu që të kemi kohë 2-3 orë dhe të lexojmë 20 mijë faqe. Ne jemi për një proces sa më të rregullt, për një mbrojtje ligjore efektive. Kështu, që do të presim njëherë përgjigjen për kërkesën tonë dhe do vazhdojmë të njihemi më tepër me detajet e çështjes”, deklaroi Gjokutaj.

Avokati Genc Gjokutaj theksoi se janë autorizuar nga Berisha dhe gjykata ka pranuar autorizimin, për të vazhduar gjykimin, në praninë e mbrojtjes. Seanca e radhës ndaj Berishës do të mbahet nesër, 25 tetor, në orën 14:30 minuta. Ish-kryeministri Berisha këmbëngul, se thirrja e tij në seancën e gjyqit, dhe masa e sigurisë që ka lëshuar SPAK dhe GJKKO janë bërë në shkelje me Kushtetutën, pasi fillimisht nuk i kanë marrë leje Kuvendit./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Dosja 'Partizani'/ Seanca për Berishën në GJKKO shtyhet në orën 18:00

Malltezi te 313-ta, Berisha s'shkon në GJKKO, seanca shtyhet për
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shtyrë për në orën 18:00. Shkaku është pasi avokatët e Berishës kanë kërkuar më shumë kohë që të njihen me aktet. 

Kreu i Partisë Demokratike refuzoi të merrte pjesë në këtë seancë duke thënë se nuk mund të shkelë Kushtetutën e vendit. Ai përfaqësohet nga avokët e tij. Berisha akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për "Korrupsion pasiv" në lidhje me dosjen "Partizani". 

Çfarë tha Berisha sot?

Sali BerishaËshtë ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë,. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën. Deputeti të ruajë veten të punojë, por në këtë mënyrë si e bën Rama është republika e kanabisit, e drogës./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

I ati pas hekurave, Dasara Malltezi shijon jetën në Rotterdam

 

Malltezi te 313-ta, Berisha s'shkon në GJKKO, seanca shtyhet për
Dasara Malltezi

TIRANË- Edhe pse babai i saj ndodhet pas hekurave që prej ditës së shtunë, Dasara Malltezi, duket e pashqetësuar në rrjetet sociale, teksa sot ka publikuar një foto duke shijuar ushqimin në Rotterdam. Mbesa e ish-kryeministrit nuk ka bërë asnjë reagim për situatën në të cilën po kalon jo vetëm babai i saj, por edhe e gjithë familja, të cilës i është sekuestruar dhe një pjesë e mirë e pasurisë.

Malltezi te 313-ta, Berisha s'shkon në GJKKO, seanca shtyhet për
Foto e postuar nga Malltezi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar (GJKKO) la dje në fuqi masën arrest me burg për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbaër Malltezi, pasi akuzohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ditën e djeshme u tha se SPAK ka sekuestruar disa shpjegime të dhëna nga vajza e Jamarbër Malltezit, Dasara Malltezi, për një institucion gjerman, në lidhje origjinën e 42 mijë eurove të dhëna nga babai i saj.

Berisha nga ana e tij u përgjigj me akuza për familjen e ish-kryeministrit Edi Rama, e më konkretisht për vajzën e bashkëshortes së tij, Rea Xhillari. Sipas Berishës kjo e fundit ka fituar dhjetëra tender publik, me kompaninë e saj të arkitekturës./ Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Berisha shkon në zyrë dhe jo në GJKKO: S’shkel Kushtetutën

Malltezi te 313-ta, Berisha s'shkon në GJKKO, seanca shtyhet për
Sali Berisha duke folur per gazetaret

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të paraqitet sot në seancën në ngarkim të tij që është thirrur në Gjykatën e Posaçme, pasi sipas tij procesi po bëhet në shkelje të Kushtetutës. Tek futej në selinë blu, Berisha tha para mediave se përgjigja e tij ka qenë e pastër, dhe sipas tij Kushtetuta e ndalon dhënien e një mase sigurie ndaj një deputeti, pa marrë më parë aprovimin e parlamentit. 

Berisha po përdor argumentin se GJKKO duhet të dërgojë njëherë kërkesën në Kuvend, përpara se të vendosë masë për “cenimin e lirisë së tij”.

Berisha:  Jam i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetje, por kurrë për vendime antikushtetuese. Nuk e bëj absolutisht për vete, sepse unë siç e dini ju, jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin, i cili vendoste barazinë e plotë midis çdo zyrtari dhe qytetarit në Kushtetutë.

Këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Edi Rama. Jam gati ta votoj nesër. Jam gati pa asnjë hezitim. Por përse ky ligj është në Kushtetutën e vendit, unë nuk mund të pranoj dot asnjë lloj kompromisi për shkeljen e tij.

Përkundrazi po konsultohem me juristë dhe të tjerë, që të ndërmarr të gjithë hapat e tjerë në mbrojtje të Kushtetutës. Në çdo kohë, unë jam i gatshëm të paraqitem, siç jam paraqitur kur më kanë thirrur, për t’u pyetur dhe për çdo gjë.

E vetmja gjë, që nuk mund të pranoj kurrë, të shkel Kushtetutën e vendit. Të ndryshojmë Kushtetutën e vendit, jam autori i ligjit, që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojë. Nuk duhet të ekzistojë, duhet të jenë të gjithë të barabartë. Hajde atëherë të ndryshojmë Kushtetutën, por jo ta menderosim Kushtetutën.

Për atë nuk jam dakord. Sa kureshtje keni ju, unë besoj se me këto që u përgjigjem, jam korrekt fare. Pra, piramida e trillimit, e mashtrimit dhe e falsifikimit do të shembet. Dhe ju garantoj ju siç ka ndodhur, e bazuar gjithçka në falsifikim, fshehje dokumentesh dhe mashtrime.

Kurse, nuk pengoj asnjë proces gjyqësor, hetimor, etj. E vetmja gjë, kjo është totalisht një formalitet, por një formalitet që buron nga Kushtetuta e vendit dhe unë nuk mund ta shkel.

Berisha ka zgjedhur si avokat mbrojtës Genc Gjokutajn, i cili gjatë ditës së djeshme në seancën që u mbajt në GJKKO për Malltezin dhe Bektashin u përplas me ish-kreun e SPAK Arben Kraja. Shkak ishte moslejimi i pjëmarrjes së avokatit në seancë, pasi Berisha do të kishte një seancë më vete, që do të mbahet pikërisht sot.

Gjithashtu ish-kryeministri pretendon se nuk ka marrë dijeni për seancën e ditës së sotme, edhe pse oficerët e policisë mbërritën që të shtunën në selinë e PD-së, dhe lideri i demokratëve vendosi që të mos i priste, Gjithashtu në banesën e Berishës OPGJ-të kanë shkuar dy herë, edhe pse nuk kanë pasur komunikim direkt me ish-kryeministrin.

Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi sipas prokurorisë gjatë kohës kur ai ka qenë kryeminisër ka favorizuar ish-dhëndrin për marrjen e pronave, duke privatizuar ish-kompleksin Partizani, i cili ka qenë në listën e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Sot seanca për Berishën, ish-kryeministri e lë pezull pjesëmarrjen

Malltezi te 313-ta, Berisha s'shkon në GJKKO, seanca shtyhet për
Sali Berisha

TIRANË- Në ambientet e GJKKO-së sot në orën 14:00 pritet që të mbahet seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili duket se deri në momentet e fundit do ta lërë pezull nëse do të jetë apo jo i pranishëm. Me gjasa jo!

Kjo, sepse Berisha e konsideron shkelje vendimin e GJKKO për të lëshuar masë sigurie ndaj tij, pa marrë më parë miratimin e Parlamentit, duke interpretuar kështu një prej neneve të Kushtetutës që deputetin e mbulon me imunitet. Por sipas prokurorëve të SPAK kjo nuk është e nevojshme, pasi Berishës nuk i është vënë ndonjë masë arresti.

Berisha ka zgjedhur si avokat mbrojtës Genc Gjokutajn, i cili gjatë ditës së djeshme në seancën që u mbajt në GJKKO për Malltezin dhe Bektashin u përplas me ish-kreun e SPAK Arben Kraja. Shkak ishte moslejimi i pjëmarrjes së avokatit në seancë, pasi Berisha do të kishte një seancë më vete, që do të mbahet pikërisht sot.

Berisha pretendon se nuk ka marrë dijeni për seancën e ditës së sotme, edhe pse oficerët e policisë mbërritën që të shtunën në selinë e PD-së, dhe lideri i demokratëve vendosi që të mos i priste, Gjithashtu në banesën e Berishës OPGJ-të kanë shkuar dy herë, edhe pse nuk kanë pasur komunikim direkt me ish-kryeministrin.

Gjatë ditës së djeshme, fillimisht në një konferencë, dhe më pas në disa intervista televizive, Berisha ka sqaruar pozicionin e dhëndrit të tij, duke thënë se Jamarbër Malltezi është futur si investitor me tokë, dhe nga ana tjetër akuzoi SPAK-un se po fsheh provat dhe dokumentet.

Berisha u ndal edhe tek historia e privatizimit te kompleksit Partizani, proces ky që sipas tij është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Ai tha se ndryshimi i destinacionit dhe kthimi në zonë urbane është bërë nga Edi Rama, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi sipas prokurorisë gjatë kohës kur ai ka qenë kryeminisër ka favorizuar ish-dhëndrin për marrjen e pronave, duke privatizuar ish-kompleksin Partizani, i cili ka qenë në listën e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Malltezi te 313-ta, Berisha s'shkon në GJKKO, seanca shtyhet për nesër

 

1 VITE ME PARE

Malltezi transferohet në burgun 313, do të mbahet 2 javë nën vëzhgim

Malltezi te 313-ta, Berisha s'shkon në GJKKO, seanca shtyhet për
Jamarber Malltezi dergohet ne burgun 313

TIRANË- Pas konfirmimit të masës së sigurisë "arrest me burg" për Jamarbër Malltezin, ai është dërguar në ambientet e burgut 313 në Tiranë, ndërsa fillimisht u mbajt në bllokun e sigurisë në rrugën ‘Mine Peza’. Mësohet se ai do të mbahet nën vëzhgim nga oficerët e burgut për dy javë, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ishte GJKKO që konfirmoi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.

Seanca e ditës së djeshme në GJKKO, e cila u shty për disa orë me kërkesë të avokatëve mbrojtës të Malltezit u shoqërua me debate të forta. Vetë Malltezi, i cili mbante në dorë dokumente voluminoze, u shoreh gjatë seancës se puna për rikthimin e pronave të familjes së tij kishte nisur në vitin 2000, kohë kur Sali Berisha nuk ishte ende kryeministër.

Malltezi u vu në pranga pasditen e së shtunës në aeroportin e Rinasit, pasi SPAK kishte lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai doli dje para Gjykatës, e cila konfirmoi masën e arrestit me burg ndaj tij. Ndërkohë që sot në GJKKO pritet që të mbahet seanca në ngarkim të Sali Berishës, i cili ende nuk e ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB