Brnabiç: Serbia s'është e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

SHBA- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mohuar se Beogradi zyrtar të jetë i përfshirë në sulmin terroirist të 24 shtatorit në Banjskë. Brnabiç shtoi se qeveria serbe është e gatshme për të ofruar dëshmitë te komuniteti ndërkombëtar për të vërtetuar këtë.
Ana Brnabiç: Beogradi ose forcat e sigurisë, strukturat e sigurisë nuk kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje dhe jemi të gatshëm të ofrojmë dëshmitë te komuniteti ndërkombëtar për të vërtetuar këtë. Ngjarjet në Banjskë janë pasojë logjike e terrorit që Prishtina ka zbatuar ndaj serbëve.
Më herët gjatë fjalës së saj Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se Serbia po mundohet ta minimizojnë ngjarjen./Zëri.ai
Osmani në OKB: Serbia po mundohet që agresorin ta shndërrojë në viktimë

SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Osmani u ndal tek ngjarja terroriste në Veri të Kosvës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Vjosa Osmani: Më 24 shtator qytetarët e Kosovës u zgjuan me lajmin për vrasjen e një rreshteri të Republikës nga një akt i agresionit nga Serbia dhe grupet paramilitare. Dua të falënderoj heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun, që e humbi jetën duke e mbrojtur integritetin territorial të Kosovës. Pushoftë në paqe. Kjo duhet të na shërbejë të gjithëve si kujtim që u ngritë kundër forcave autoritare jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në gjithë botën. Sot ajo se çka kemi dëgjuar nga Serbia është zgjatje e përpjekjeve për ta nxitur këtë aktin e agresionit.
Presoidetja e Kosovës tha se Serbia po mundohet ta paraqesë veten si viktimë në këtë sulm. Osmani shtoi se Serbia ka dashur ta shohë Kosovën sikur Krimenë, por që nuk ia ka arritur qëllimit.
Vjosa Osmani: U zu në befasi për shkak të përkushtimit të policisë së Kosovës. Në ditën e sulmit institucionet e Kosovës kanë mbajtur kontakte me praninë ndërkombëtare ashtu siç ka qenë historikisht. Do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë që t’i kundërvihemi akteve të tilla dhe që t’i parandalojmë që ato të mos ndodhin më./Zëri.ai
Brnabiç në OKB: Serbët në Kosovë janë nën terror

SHBA- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç do të marrë pjesë në emër të Serbisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara sa i përket tensioneve në Veri të Kosovës që eskaluan me sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.
Për mediat para nisjes së mbledhjen Brnabiç shprehet e seanca do të jetë e hapur dhe kështu të gjithë do të kenë mundësi të gjithë të dëgjojnë. Sipas saj serbët në Kosovë janë nën terror.
Ana Brnabiç: Seanca e hapur është gjithmonë e mirë dhe do të thotë për ne që ata të shohin se me çfarë dhe çfarë presionesh po përballemi. Do të bëj çmos që të tregoj sa më pak burokratike se si jetojnë serbët në Kosovë, kushtet e terrorit sistematik, heqjes së të drejtës, poshtërimit dhe torturës së vazhdueshme. Dhe thjesht pritet nga ata njerëz ose ta pranojnë ashtu ose të largohen, të largohen nga zona e Kosovës, që është mesazhi i qartë i Prishtinës. Ose t'i provokosh aq shumë sa të bëjnë rezistencë të dhunshme, gjë që do të thoja është diçka që do ta dënojmë gjithmonë, por është diçka që ju njerëzit mund ta kuptoni, sepse nëse dikush mund të qëllojë fëmijën tuaj dhe të jetë i lirë nesër, atëherë ata a do të pyesni ju, pse? Dhe disa njerëz pastaj do të rebelohen, dhe ky ishte qëllimi i Prishtinës. Ata donin përshkallëzim të mëtejshëm. Ata donin të mund të akuzonin Beogradin dhe mbi të gjitha të akuzonin presidentin Aleksandar Vuçiç dhe ta përdornin për represion të mëtejshëm ndaj serbëve.
Ajo tha se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet ashtu siç është rënë dakord në vitin 2015. Brnabiç thotë se Serbia dëshiron paqen dhe stabilitet./Zëri.ai