Aktualitet

Dosja 'Partizani'/ Gjokutaj dhe Arben Kraja 'përplasen' në seancë!

Një debat është regjistruar mes avokatit Genc Gjokutaj dhe prokurorit të SPAK, Arben Kraja. 

Zeri
Dosja 'Partizani'/ Gjokutaj dhe Arben Kraja 'përplasen'
Arben Kraja dhe Genc Gjokutaj

TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO në ngarkim të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashit, nuk ka kaluar pa përplasje. Një debat është regjistruar mes avokatit Genc Gjokutaj dhe prokurorit të SPAK, Arben Kraja. 

Gjokutaj ka marrë pjesë në seancë si avokat i kryedemokratit Sali Brerisha, por Kraja nuk ka qenë dakorD për këtë dhe i ka kërkuar të dalë jashtë. Kjo pasi sipas tij kjo senacë nuk ishte për Berishën dhe se Gjokutaj nuk kishte prokurorë për të qenë oprezent në sallë. 

Seanca për Sali Berishën është thirrur të mbahet ditën e nesërme në orën 14:00. Vetë Berisha ka deklaruar pak minuta më parë se do të marrë pjesë në seancë. Lideri i opozitës akuzohet për "Korrupsion pasiv"./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB