Garda ndaloi 8 deputetë të PD-së në Kuvend, zbardhet SHKRESA

TIRANË- Zbardhet shkresa e Kuvendit drejtuar Gardës. Në shkresën që sekretari i përgjithshëm i Parlamentit, Genci Gjonçaj i ka dërguar Gardës së Kuvendit, njoftohen për emrat e deputetëve të përjashtuar të opozitës.
Në shkresën e Kuvendit theksohet se 6 prej deputetëve të përjashtuar të opozitës nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet parlamentare deri në përfundimin e afatit të përjashtimit.
"Ne vijim te shkresës tone 3305/2 date 1.11.2023, Ju beje me dije se personat per te cilët eshte marre mase disiplinore nga komisioni per procedurat,votimet dhe etiken përkatësisht z.Gazmend Bardhi, Bledion Najibati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi nuk mund te marrin pjese ne aktivitetet parlamentare ne kryesine e Kuvendit deri ne përfundim te afatit te njoftuar me shkresën e lart cituar”, thuhet në shkresë.
Deputetët e PD-së që janë përjashtuar për 10 ditë janë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja. Edhe pse të përjashtuar deputetët e PD-së u përplasën me punonjësit e Gardës, ndërkohë që një pjesë e tyre hipën në dritare në mënyrë që të futeshin në ambientet e brendshme të Kryesisë.
Ç’ndodhi sot në Kuvend me 5 komisionet parlamentare, PS vë në zbatim planin ‘B’

TIRANË- Plani i opozitës për të bllokuar jetën parlamentare duket se nuk është realizuar plotësisht këtë të hënë, pasi shumica e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare u zhvendosën online pas tensioneve. Zëri.ai ka raportuar prej mëngjesit mbi axhendën e ngjeshur të Kuvendit këtë të hënë, e cila kulmoi me përplasjet ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike dhe punonjësve të Gardës në hyrje të Kryesisë së Kuvendit. Shkaku?
Një interpretim i ndryshëm që secila palë i bën rregullores së Kuvendit. PD kishte thirrur mbledhjen e grupit të saj parlamentar në ambientet e Kryesisë, në të njëjtën kohë kur aty zhvilloheshin mbledhjet e dy komisioneve, fillimisht ai i Ligjeve dhe më pas ai i Shëndetësisë. Garda kishte marrë urdhër nga Kuvendi që të mos lejonte futjen në Kryesi të 8 deputetëve që ishin përjashtuar për 10 ditë nga seancat por edhe nga mbledhjet e Komisioneve, mes tyre dhe vetë kreun e grupit në PD Gazment Bardhi.
Ky i fundit tha se vendimi nuk e ndalonte atë që të hynte në Kryesi për të mbledhur grupin e PD. Dhe në mesin e këtyre përplasjeve, disa deputetë zgjodhën të gjenin rrugë alternative për të hyrë në Kryesi, Flamur Noka, njëherë nga kangjellat dhe herën e dytë nga dritarja, njësoj si dhe kolegu i tij Salianji, por edhe disa deputetë të tjerë. Sapo hynë në ambientet e Kryesisë, deputetët e PD shkuan drejt sallave ku po zhvilloheshin Komisionet Parlamentare, ku nuk munguan përplasjet dhe akuzat e ndërsjella me kolegët socialist, që çoi në ndërprerjen e dy komisioneve.
Ndërkohë paralelisht Komisioni për Politikën e Jashtme vendosi që të pezullonte mbledhjen e parashikuar për sot. Nëse mazhoranca ka si plan B kalimin e mbledhjeve të Komisioneve online, dhe votimin e ligjeve në seancë përmes flakadanëve, opozita ka shpalosur si plan B dhe grevën e urisë në parlament, e cila deri tani nuk ka një datë si nisje.
Çfarë ndodhi me 5 komisionet:
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave- Online
Komisioni i Ligjeve, u bllokua fizikisht, u kalua online
Komisioni i Shëndetësisë, u bllokua fizikisht, kaloi online
Komisioni i Jashtëm u anulua mbledhja
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, u bllokua hyrja e mbledhjes, kaloi online
Edhe pse opozita e quan të paligjshme mbajtjen e mbledhjeve të Komisioneve online në kohë normale, mazhoranca duket e vendosur që jeta parlamentare të vijojë, gjithmonë nëse mund të quhet normalitet, kur në diskutime dhe votime merr pjesë vetëm njëra palë. Radikalizimi i opozitës, që vijon prej më shumë se 3 javësh në Kuvend, lidhet me disa kërkesa të tyre që nuk janë realizuar nga Partia Socialiste.
E para është kërkesa për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare, caktimi i Oerd Bylykbashit si bashkëkryetar i Komisonit për Reformën Zgjedhore, dhe marrja parasysh e iniciativave ligjore që janë propozuar nga demokratët. Vetë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të injorojë totalisht këtë nismë të një pjese të konsiderueshme të opozitës, e cila drejtohet nga Berisha, dhe nuk njihet prej tij.
/Zëri.ai
Deputetët e PD-së bllokuan sallën, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese online

TIRANË- Vijon kaosi në Kuvend. Pasi u përplasën me Gardën dhe u futën në ambientet e Kryesisë përmes dritareve, ata nuk lejuan deputetët socialistë që të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Deputetët e PD-së bllokuan derën e sallës së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, duke u vendosur rresht. Pas bllokimit edhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin do të mbahet online në orën 16:00.
Çfarë ndodhi sot në Kuvend:
Deputetët e PD-së kishin njoftuar se do të mblidhnin grupin parlamentar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit në orën 10:15 të paradites së sotme, ndërkohë që Garda kishte marrë urdhër që të mos lejonte 8 deputetët e përjashtuar që të hynin në godinë. Deputetët e PD-së që janë përjashtuar për 10 ditë: Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja. Deputetët e PD-së u –përplasën me punonjësit e Gardës, ndërkohë që një pjesë e tyre hipën në dritare në mënyrë që të futeshin në ambientet e brendshme të Kryesisë. Nga aty ata bllokuan punën e disa komisioneve hetimore, të cilat mazhoranca i vijoi online. Prej disa javësh Kuvendi nuk është në normalitet, me opozitën që ka radikalizuar qëndrimet e saj./Zëri.ai
Komisioni i Ligjeve rifillon mbledhjen online

TIRANË- Ka rifilluar online mbledhja e komisionit të Ligjeve. Mbledhja u ndërpre pasi deputetët e PD-së krijuan kaos duke detyruar kryetaren e Komisionti që këtë herë të nisë online. Mbledhja nisi rreth orës 12:40 minuta dhe deputetët e opozitës nuk marrin pjesë.
Në mbledhjen e Komisionit do të diskutohet për projektbuxhetin 2024. Ministri i Financave, Ervin Mete po prezanton pr/buxhetin për vitin 2024. Në 2024 për drejtësinë jepen më shumë se 26 miliardë lekë, nga të cilat shpenzimet për personelin e drejtësisë janë 16 mld lekë. Ndërkohë është anuluar edhe mbledhja e Komisionit të Jashtëm. Edhe komisioni i Shëndetësisë u vendos që të mbahej online.
"Të nderuar, ju njoftoj që për mungesë kuorumi mbledhja e KPJ te orës 12.00 shtyhet. Do te njoftoheni se kur diskutimi i këtij projekt-ligji do te zhvillohet”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës së sotme ishin parashikuar të mbaheshin mbledhjet e 5 Komisioneve Parlamentare, një pjesë e të cilave u ndërprenë për shkak të tensioneve me Gardën, që nuk lejuan të hynin në Kryesi deputetët e PD-së. Por pas përplasjeve edhe fizike, deputetët hynë nga dritarja në Kryesinë e Kuvendit, duke bllokuar komisionet.
VIDEO/ Tensione në Komision, Sula: Na dhunuat, turpi i zi! Koçi: Mos e kruaj me mua

TIRANË- Deputët e Opozitës kanë debatuar me tone të ashpra në Komisionin e Ligjeve. Në videon e siguruar nga Zëri.ai, shihet deputeti Dashnor Sula që debaton me Petro Koçin dhe Klotilda Bushkën. Sula ankohet dhe për faktin që u është mbyllur dera e Kuvendit dhe se nuk u është lejuar që të futen brenda.
“Po na rrahin o Arben, na dhunuan atje, çfarë bënoi more kështu? Të mos bërtas unë, çfarë duhet të bëj, të të shikoj ty se je i bukur??”- dëgjohet të thotë Sula.
“Turp të keni, turp, vetëm turp…ç’punë keni me ne. Si e mbyllët derën? Kush e mbylli? Keni humbur logjikën!”- shton Sula.
“Mos e kruaj shumë me mua,”- i kthehet Petro Koçi.
“E kruaj me ty dhe me kë të dua,”- thotë Sula dhe vijon debatin.
“Ç’punë keni me ne more, doni të merreni me Saliun, merruni me Saliun, doni të merreni me Nokën, merruni me Nokë, jo me ne,”- thotë Sula më tej.
Ç'ndodhi në Kuvend?
Deputetët e PD-së u paraqitën në hyrje të Kuvendit këtë mëngjes, pasi ishin thirrur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cili do të zhvillonin mbledhjen e grupit. Por, duke qenë se tetë prej tyre janë përjashtuar pas trazirave në seancat plenare, Garda nuk i ka lënë të futen brenda. Nga ana tjetër, Komisionet ishin mbledhur online, por deputetët e Opozitës u futën nga dritarja dhe ndërprenë punimet.
Hynë nga dritarja në Kryesi, opozita bllokon mbledhjet e 2 Komisioneve

TIRANË- Deputetët e PD-së pas përplasjeve me Gardën dhe hyrjes në ambientet e Kryesisë nga dritarja, kanë ndërprerë punimet e dy komisioneve parlamentare. Fillimisht ata kanë hyrë në Komisionin e Ligjeve ku kanë pasur dhe një debat të ashpër me kolegët e tyre socialistë, dhe më pas kanë hyrë në Komisionin e Shëndetësisë, duke përsëritur të njëjtën skenë.
Më herët socialistët jo pa shkak kishin thirrur mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave online përmes platformës ‘zoom’. Në mesditë janë parashikuar të mbahen dhe dy komisione të tjera, për politikën e jashtme dhe veprimtarinë prodhuese, mbledhjet e të cilave janë në pikëpyetje, për shkak të vendosshmërisë së opozitës për të bllokuar jetën parlamentare.
Ç'ndodhi në Kuvend?
Deputetët e PD-së u paraqitën në hyrje të Kuvendit këtë mëngjes, pasi ishin thirrur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cili do të zhvillonin mbledhjen e grupit. Por, duke qenë se tetë prej tyre janë përjashtuar pas trazirave në seancat plenare, Garda nuk i ka lënë të futen brenda. Disa prej tyre janë future nga dritarja.
“Lëpiheni për një rrogë”, Dash Sula shpërthen ndaj gardistëve: Keni lujt mendsh

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula është përplasur ashpër me punonjësit e Gardës, në momentin që këta të fundit penguin deputetët e PD-së që të futeshin në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Sula iu drejtua ashpër punonjësve të gardës të cilëve mes të tjerave iu tha ‘jeni të përdhunuar të gjithë, shoqëri e frutrume’.
“Këta kanë lujt mendsh, nuk ma merrte mendja që do të arrinin deri në këtë pikë. Hapni derën sepse latë nam, ikën personat që ishin të përjashtuar”, u shpreh deputeti Dash Sula.
“Turp të keni, turp të keni, lëpiheni për një rrogë”, ishin vetëm disa nga thirrjet e deputetit Sula në drejtim të efektivëve të Gardës.
Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se Garda ka marrë urdhër nga Kuvendi që të mos lejojë që të hyjnë në ambientet e Kryesisë 8 deputetët e opozitës që janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat.
Një pjesë e deputetëve të opozitës hynë nga dritaret në sallën e mbledhjeve të grupit të PD-së.
Çfarë ndodhi sot:
Deputetët e PD-së kishin njoftuar se do të mblidhnin grupin parlamentar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit në orën 10:15 të paradites së sotme, ndërkohë që Garda kishte marrë urdhër që të mos lejonte 8 deputetët e përjashtuar që të hynin në godinë. Deputetët e PD-së që janë përjashtuar për 10 ditë janë: Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja. Ndërkohë Gazment Bardhi deklaroi se ata janë përjashtuar nga seancat dhe mbledhjet e grupeve, dhe askush nuk mund iu heq atyre të drejtën për të përdorur zyrat e Kryesisë. /Zëri.ai
ME VIDEO/ Momenti kur Salianji hyn nga dritarja në Kuvend, kolegët e ndihmojnë me karrige

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji është futur nga dritarja në Kuvendin e Shqipërisë. Pamjet e siguruara nga Zëri.ai tregojnë momentin kur Salianji tërhiqet nga kolegët e tij që janë futur më herët brenda në sallë. Dashnor Sula është personi që i ofron dhe një karrige.
Ç'ndodhi në Kuvend?
Deputetët e PD-së u paraqitën në hyrje të Kuvendit këtë mëngjes, pasi ishin thirrur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cili do të zhvillonin mbledhjen e grupit. Por, duke qenë se tetë prej tyre janë përjashtuar pas trazirave në seancat plenare, Garda nuk i ka lënë të futen brenda. Nga ana tjetër, Komisioni i Ekonomisë sot është mbledhur online.
VIDEO/ Me dy gishtat lart, Berisha flet nga dritarja e sallës së Kuvendit: Jemi tmerri i Ramës

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë të flasë nga dritarja e një prej sallave të Kryesisë së Kuvendit. Ai ka arritur të futet brenda që në momentin që mbërriti në sallë, ndërsa deputetët e tjerë kanë mbetur jashtë, duke qenë se Garda e Republikës kishte rrethuar Kuvendin që të mos i lejonte të futeshin brenda.
“Ata që janë aty janë të gjithë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë me imunitet. Kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti, deputetët nuk janë ndaluar të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.
Frika dhe tmerri i Edi Ramës, bënë që ai të urdhërojë Lindën e tij në aktet më të turpshme, më antiligjore. Kjo sallë këtu është salla e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD. Edi Rama ka frikë, ka tmerr nga mbledhja e grupit parlamentar të PD.
Shikoni deri ku arrin verbëria e tyre politike. Pra, sipas tij, ata që i përjashton ai nga aktiviteti parlamentar, nuk mund të marrin pjesë në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar.
As Lukashenko, as Putini nuk mund të japin dhe nuk kanë dhënë ndonjëherë një urdhër të tillë. Kjo është fytyra e Edi Ramës, ky është morali i Edi Ramës. Ja ku jemi këtu ne, të mbledhur. Ne vazhdojmë betejën tonë.
Siç e shihni ne po mbrojmë Kushtetutën nga një bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, i cili i tmerruar nga grupi parlamentar dhe PD, jep urdhra të tillë që nuk i ka dhënë kush kurrë.
Ne kemi mbledhjen e grupit parlamentar, deputetët ja ku janë, nuk lejohet kryetari i grupit me ardhë në mbledhje.Histori më të turpshme nuk ka. Por e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqen, por ti po tregon fytyrën dhe moralin tënd të vërtetë si pasardhës i xhelatëve të dikurshëm të popullit shqiptar. Kështu po sillesh me parlamentin. Pasojat do bien mbi ty, zemërimi i shqiptarëve do bjerë mbi ty. Turp, 1 mijë herë turp!”, u shpreh Berisha.
Deputetët e PD-së u paraqitën në hyrje të Kuvendit këtë mëngjes, pasi ishin thirrur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cili do të zhvillonin mbledhjen e grupit. Por, duke qenë se tetë prej tyre janë përjashtuar pas trazirave në seancat plenare, Garda nuk i ka lënë të futen brenda. Nga ana tjetër, Komisioni i Ekonomisë sot është mbledhur online.
VIDEO/ Deputetët e PD-së përplasen me Gardën: Hapeni, do bëni pallat dhe këtu?

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrje të Kuvendit. Deputetët e PD-së u paraqitën në hyrje të Kuvendit këtë mëngjes, pasi ishin thirrur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cili do të zhvillonin mbledhjen e grupit. Por, duke qenë se tetë prej tyre janë përjashtuar pas trazirave në seancat plenare, Garda nuk i ka lënë të futen brenda. Nga ana tjetër, Komisioni i Ekonomisë sot është mbledhur online.
Në videon e siguruar nga Zëri.ai dëgjohen deputetët që kërkojnë me ngulm të futen brenda.
“Hapeni ore, Garda, hapeni derën,”- thotë Albana Vokshi.
“Çfarë do hapin, ata kanë mbledhjen private. S’e kuptoni këtë. E kanë vend privat tani. Ore mos do ndërtoni dhe ndonjë pallat këtu?”- dëgjohet të thotë Salianji.
VIDEOJA nga momenti:
‘Kjo është e neveritshme’, Noka: Është themeluar Republika e Gardës

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat tha se ajo që po ndodh sot në Kryesinë e Kuvendit është e neveritshme. Noka theksoi se sot është themeluar "Republika e Gardës". Sipas tij, Rama ka krijuar një bandë, e cila është në krye të vendit.
“Çdo gjë që bëhet ndaj nesh është antiligjore. Ne po kërkojmë se mbi çfarë vcendimi nuk lejojmë të shkojmë në punë. Linda e parlamentit nuk na lejon të shkojmë në punën tonë. 100 gardistë janë në paradhomën e Lindës, çdo derë ka nga 50 gardistë.
Sot është themeluar Republika e Gardës, që mbron Lindën, a thua se ne jemi mafiat dhe po mbrohen. Kjo është e neveritshme. Nuk kanë limit, dhunë, terror, banda e gjithçka e përsëri janë të tmerruar, e kanë kthyer vendin në bunker. Nuk është parë në demokraci kjo gjë, këta janë bandë. Si sot nuk ka ndodhur kurrë, kjo është diktaturë staliniste. Vetëm gjyqi politik akoma nuk është bërë”, tha Noka.
Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrjen kryesore të Kryesisë së Kuvendit. Garda ka mbyllur derën e ambienteve të Kryesisë për të mos lejuar deputetët demokratë, të përjashtuar 10 ditë nga seancat plenare dhe nga punimet e tjera të Kuvendit./Zëri.ai/
Plas sërish! Garda iu mbyll derën e Kryesisë deputetëve të PD-së. Hipin mbi kangjella

TIRANË- Punonjësit e Gardës së Republikës nuk kanë lejuar deputetët e përjashtuar të PD-së, që të hyjnë në ambientet e Kryesisë. Ish-kryeministri Sali Berisha që gjendej brenda Kryesisë iu ka bërë thirrje punonjësve të gardës që të lejojnë deputetët të ushtrojnë detyrën e tyre.
“Kurrë nuk ka ndodhur kjo, as në Bjellorusi”, u shpreh Berisha, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike dhe shtyrjet.
Dy prej deputetëve të opozitës Flamur Noka dhe Saimir Korreshi kanë tentuar që të hyjnë brenda Kryesisë duke u ngjitur mbi kangjella.
Jashtë Kryesisë janë lënë dhe deputetë që nuk kanë qenë në listën e të përjashtuarve.
Deputetët kanë hedhur akuza në drejtim të punonjësve të Gardës, veprimet e të cilave i kanë quajtur antiligjore.
“Këta kanë lujt mendsh, nuk ma merrte mendja që do të arrinin deri në këtë pikë. Hapni derën sepse latë nam, ikën personat që ishin të përjashtuar”, u shpreh deputeti Dash Sula.
“Turp të keni, turp të keni, lëpiheni për një rrogë”, ishin vetëm disa nga thirrjet e deputetit Sula në drejtim të efektivëve të Gardës.
Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se Garda ka marrë urdhër nga Kuvendi që të mos lejojë që të hyjnë në ambientet e Kryesisë 8 deputetët e opozitës që janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat. Gjatë ditës së sotme grupi parlamentar i PD-së kishte parashikuar mbledhjen e grupit në ambientet e Kryesisë, e cila duket se nuk do të mbahet për shkak të ndërhyrjes së Gardës.
Komisioni i Ekonomisë mblidhet online, deputetet e opozitës: Nuk jemi në luftë!

TIRANË- Ka nisur mbledhja online e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, ku drejtuesi Eduart Shalsi tha se sjellja bllokuese e opozitës është e papranueshme, në një kohë që shqiptarët duan të dëgjojnë në lidhje me projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.
Deputetet e opozitës Emilja Koliqi dhe Sorina Koti, thanë se mbledhja e Komisionit online është e paligjshme, pasi Shqipëria nuk është në asnjë kusht emergjence.
“Sikur ka shpërthyer luftë. Nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit. Ju lutem mos na hiqni të drejtën për të folur dhe lirinë e fjalës. Do respektojmë kolegët e PS-së dhe do të kemi rikthim normal të seancës sonë”, tha deputetja Koti, ndërkohë që të njëjtën qëndrim mbajti dhe kolegia e saj Koliqi.
Ndërkohë socialisti Shalsi tha se mbledhja online është bërë për shkak të bllokimit që opozita po i bën punës normale të Kuvendit.
“Zonja Koliqi unë ju kam shprehur respektin për racionalitetin tuaj, por në rastin konkret duhet të ishin ju që të largonit kolegët nga bllokimi i derës. Nëse duan komisione normale, duhet të heqin dorë nga skenat e bllokimit”, tha Shalsi, teksa vijoi rendin e ditës së mbledhjes./Zëri.ai
Garda ndalon hyrjen e Gazment Bardhit dhe deputetëve të përjashtuar në Kryesi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhit dhe deputetët e të tjerë të opozitës të cilët janë përjashtuar për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend, u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë. Mësohet se Garda deri më tani ka një urdhër që këta deputetë të mos i lejojë të futen në godinë, edhe pse vetë Bardhi ka thirrur në mbledhje të grupit parlamentar të PD-së, pikërisht në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Kjo e hënë parashikohet të ketë një axhendë të ngjeshur në Kuvend, për shkak se parashikohet të zhvillohen mbledhjet e 5 Komisioneve parlamentare.
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, i cili do të duhej të niste në orën 09:30, nuk ka nisur ende, ndërkohë që më pas parashikohen të mblidhen dhe 4 komisione të tjera, ai i Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.
Edhe në mbledhjet e sotme të Komisioneve nuk pritet që të ketë normalitet, pasi opozita nuk ka nmdërmend të tërhiqet nga skenari i bllokimit, për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre (mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare).
Por, socialistët e kanë gati skenarin “B”, pasi mbledhjet janë zhvendosur online, pavarësisht se kjo mënyrë parashikohet vetëm në situate të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me në krye Gazment Bardhin të bëjnë një mbledhje rreth orës 10.15 të ditës së sotme.
Kuvendi me axhendë të ngjeshur, mblidhen sot 5 Komisione, Ekonomia në ‘Zoom’

TIRANË- Kuvendi pritet të ketë këtë të hënë një axhendë të ngjeshur sa i takon mbledhjes së komisioneve parlamentare, pasi në axhendë janë parashikuar 5 të tilla. Duke nisur nga ora 09 e 30 e mëngjesit të sotëm, në axhendën e Kuvendit është parashikuar mbledhja e komisionit për Ekonominë dhe Financat, më pas komisioni i ligjeve, ai i shëndetësisë, për politikën e jashtme dhe komisioni për veprimtarinë prodhuese.
Nga frika e ndonjë skenari bllokimi nga ana e opozitës, mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat është thirrur që të mbahet online, ndërkohë që për 4 të tjerët vendi i publikuar është në sallat e Kryesisë së Kuvendit.
Paralelisht me axhendën e Kuvendit, Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar në orën 10:15 të paradites së sotme, e cila është caktuar nga kryetari i këtij grupi Gazment Bardhi, ndërkohë që është ende e paqartë se si do ta vijojë opozita aksionin e saj parlamentar.
Përveç Kuvendit një ditë e ngarkuar do të jetë dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin kjo e hënë përbën dhe ditën e parë se kur do te duhet që të paraqitet në SPAK, ndërkohë që vetë lideri i demokratëve ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e GJKKO.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
- Ora:09:30
1. Shqyrtimi në parim i,
- Projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Fjala e Relatorit: Alban Xhelili
- Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Fjala e Relatores: Milva Ekonomi
- Projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar
Fjala e Relatores: Enslemvera Zake
- Projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Fjala e Relatores: Pranvera Resulaj
Mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat do të zhvillohet online në platformën ZOOM.
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
- Vendndodhja:Kuvendi i Shqiperise salla e Komisionit te Ligjeve
- Ora:11:00
· Miratimi i kalendarit të punimeve të komisionit (për periudhën 6 – 24 Nëntor 2023)
· Miratimi i procesverbaleve të datave 04, 18 dhe 31 tetor 2023.
1. Projektligj“Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri”
2. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër - hua për politikat e zhvillimit””
Buxheti 2024:
1.Miratimi i kalendarit për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.
2.Shqyrtimi dhe miratimi në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.
3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975 datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar. (Pjesë e paketës fiskale)
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
- Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit
- Ora:11:30
1. Miratimi i kalendari të punës së komisionit për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.
2. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024 me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Komisioni për Politikën e Jashtme
- Vendndodhja:Komisioni per Politiken e Jashtme
- Ora:12:00
1. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri” (Kom. Dhenie mendimi, rel. Lavdrim Krrashi)
2. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër - hua për politikat e zhvillimit””(Kom. Dhenie mendimi, rel. Petro Koçi)
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
- Vendndodhja:Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
- Ora:14:00
· Prezantimi i projektligjit “Për Buxhetin për vitin 2024”;
· Prezantimi i projektligjit “Për disa ndryshime në në Ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”;
· Prezantimi i projektligjit “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”;
· Prezantimi i projektligjit “Për disa shtesa në Ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.