Politikë

Plas sërish! Garda iu mbyll derën e Kryesisë deputetëve të PD-së. Hipin mbi kangjella

“Turp të keni, turp të keni, lëpiheni për një rrogë”, ishin vetëm disa nga thirrjet e deputetit Sula në drejtim të efektivëve të Gardës.

E.K
Plas sërish! Garda iu mbyll derën e Kryesisë deputetëve
Flamur Noka kalon kangjellat

TIRANË- Punonjësit e Gardës së Republikës nuk kanë lejuar deputetët e përjashtuar të PD-së, që të hyjnë në ambientet e Kryesisë. Ish-kryeministri Sali Berisha që gjendej brenda Kryesisë iu ka bërë thirrje punonjësve të gardës që të lejojnë deputetët të ushtrojnë detyrën e tyre.

“Kurrë nuk ka ndodhur kjo, as në Bjellorusi”, u shpreh Berisha, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike dhe shtyrjet.

Dy prej deputetëve të opozitës Flamur Noka dhe Saimir Korreshi kanë tentuar që të hyjnë brenda Kryesisë duke u ngjitur mbi kangjella.

Jashtë Kryesisë janë lënë dhe deputetë që nuk kanë qenë në listën e të përjashtuarve.

Deputetët kanë hedhur akuza në drejtim të punonjësve të Gardës, veprimet e të cilave i kanë quajtur antiligjore. 

“Këta kanë lujt mendsh, nuk ma merrte mendja që do të arrinin deri në këtë pikë. Hapni derën sepse latë nam, ikën personat që ishin të përjashtuar”, u shpreh deputeti Dash Sula.

“Turp të keni, turp të keni, lëpiheni për një rrogë”, ishin vetëm disa nga thirrjet e deputetit Sula në drejtim të efektivëve të Gardës.

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se Garda ka marrë urdhër nga Kuvendi që të mos lejojë që të hyjnë në ambientet e Kryesisë 8 deputetët e opozitës që janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat. Gjatë ditës së sotme grupi parlamentar i PD-së kishte parashikuar mbledhjen e grupit në ambientet e Kryesisë, e cila duket se nuk do të mbahet për shkak të ndërhyrjes së Gardës.

Poll

MOS HUMB