Stuhia në Pukë, shembet kabina elektrike

PUKË- Stuhia “Ciaran’ ka shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë vendin. Së fundmi probleme janë registruar edhe në Pukë, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktar shembjen e një kabine elektrike, e cila ka qenë e dëmtuar më parë.
Mësohet se objekti është shembur duke zënë poshtë transformatorin. Punonjësit e OSHEE po tentojnë ndërhyrjen, por është e pamundur për shkak të reshjeve të shiut.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike n disa qytete./Zëri.ai
Stuhia 'Ciaran' lë juglindjen në errësirë

KORÇË- Stuhia “Ciaran” që ka përfshirë vendin këtë të premte ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në Korçë, Pogradec dhe Maliq, duke lënë qindra banorë në errësirë. Raportohet se në Bashkinë e Korçës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq.
Në Bashkinë e Maliqit janë pa energji njësia administrative Gore dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Vreshtas e Libonik
Në Bashkinë e Kolonjës pa energji elektrike janë fshatra të njësisë Administrative Leskovik ndersa në bashkinë e Pogradecit fshatra të Njësisë Administrative Dardhas.
Bëhet me dije se grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) janë në terren, por për shkak të erës së fortë është e pamundur rregullimi i defekteve./Zëri.ai
Vendi i 'mbërthyer' nga stuhia, Rama:Të gjitha strukturat shtetërore në terren! (Apel qytetarëve)

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e kësaj të premteje pas situatës së rënduar të shkaktuar nga stuhia "Ciaran" që ka prekur vendin që prej mesditës. Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka ndarë dhe pamjet nga ekipet e mergjencës në terren, Rama shkruan se po punohet për kthimin e situatës në normalitet.
Po ashtu kreu i qeverisë u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.
POSTIMI:
Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.
Stuhia "Ciaran", e cila preku vendin tonë këtë të premte ka shkaktuar probleme të shumta në qytete të ndryshme të vendit. Në Tiranë pati bllokime rrugësh, Lana doli nga shtrati dhe përmbyti rrugën në zonën e "Pallatit me Shigjeta". Disa biznese u përmbytën ndërsa një efektiv i Policisë së Shtetit mbeti i plagosur pasi u godit nga një objekt në kokë. Ndërkohë 2 persona kanë humbur jetën në Milot dhe Fier për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga lagështia në rrugë./Zëri.ai
Nis stuhia në Korçë, shkarkesa të shumta elektrike

KORÇË- Stuhia "Ciaran" ka prekur edhe Korçën, ku moti i paqëndrueshëm ka sjellë reshje të shumta shiu dhe shkarkesa të shumta elektrike në disa zona.
Sipas shtabit të emergjencave, e nesërmja pritet të ketë reshje me shtrëngata në disa pjesë të qarkut. Ditën e shtunë, 4 nëntor, priten reshje intensive në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata. Intesiteti i reshjeve pritet të jetë më i lartë në pjesën e parë të ditës.
Gjithashtu pjesë të fasadës së termizolimit në pallatin në qendër të Korçës janë shkëputur, ku i plagosur ka mbetur një 35-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai
Bllokohet aksi Përmet-Çarshovë, ndërhyjnë mjetet e pastrimit

PËRMET- Një aks tjetër rrugor është bllokuar, si pasojë e stuhisë Ciaran që ka prekur vendin. Aksi rrugor Përmet-Çarshovë është bllokuar dhe është dashur ndërhyrja e shpejtë e mjeteve të pastrimit për të filluar lëvizja e automjeteve.
Institucioni i Prefektit të Gjirokastrës ka pohuar ngritjen e grupit të punës për menaxhimin e situatës që pritet të jetë problematike edhe në vijim. Burime zyrtare pohojnë se ky aks tashmë është i kalueshëm dhe nuk shënon asnjë problematikë.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike n disa qytete./Zëri.ai
"Ciaran"/ Alarmi i SHMU: Moti nuk ndryshon për fundjavën

TIRANË- Stuhia “Ciaran” ka prekur edhe Shqipërinë, ku vendi prej disa orësh me reshje të dendura shiu duke krijuar jo pak probleme me qarkullimin e mjeteve dhe përmbytje të rrugëve. Por situata si duket do të mbetet e njejtë edhe për fundjavën, ku sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet do të vijojnë me të njëjtin instensitet edhe gjatë ditës së nesërme.
"Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e periferisë së një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të europës. Në këtë mënyrë për ditën e shtunë nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave", njofton SHMU.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë ëhtë bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai
Ndodh edhe kështu! Shqipëria pushtohet nga stuhia, një person lahet në det

TIRANË- Vendi është përfshirë nga një stuhi, por jo të gjithë janë mbyllur në shtëpi. Një qytetar ka vendosur të sfidojë motin dhe ka zgjedhur që të shkojë në det.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë.
Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave.
Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuar atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë shtë bërë dhe shkak i aksidenteve ë vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai
Stuhia/ Agjencia e Mbrojtjes Civile: Strukturat operacionale në gatishmëri

TIRANË- Stuhia "Ciaran" ka prekur sot Shqipërinë dhe priet që gjatë dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të përfshihet nga reshje me intensitet të lartë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bëri apel sot të gjithë bashkive të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.
Ndërkohë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile iu drejtua edhe qytetarëve duke iu thënë se “siguria është prioritare".
"Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale. Në kohët e sfidave, ndihma ndaj njëri-tjetrit është thelbësore. Le të bëhemi një komunitet i përgjegjshëm dhe të jemi në ndihmë të njëri-tjetrit në çdo moment”, tha AKMC.
Sipas parashikimit nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave IGJEO ditën e shtunë, 4 nëntor, priten reshje intensive në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata. Intesiteti i reshjeve pritet të jetë më i lartë në pjesën e parë të ditës.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai
Stuhia “Ciaran” godet Shqipërinë, FSHF shtyn disa ndeshje të fundjavës

TIRANË- Moti i keq ka shtyrë sërish ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Kategorisë së Dytë në Shqipëri të programuara në fundjavë. Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njoftoi se do të ketë sërish një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut.
Të gjitha takimet e caktuara për t’u zhvilluar të shtunën dhe të dielën, do të zhvendosen për t’u luajtur ditën e hënë duke nisur nga ora 13:30. Më 2 nëntor, institucioni shqiptar i futbollit njoftoi se për shkak të motit të keq, të gjitha ndeshjet që ishin programuar për t’u luajtur në orën14:00 në kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuar atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë shtë bërë dhe shkak i aksidenteve ë vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai
Stuhia "Ciaran" / Rrëshqitje dheu në Shkodër, era rrëzon pemët

SHKODËR- Stuhia Ciaran ka prekur edhe qytetin e Shkodrës. Si pasojë e erërave të forta janë regjistruar rënie të pemëve në disa zona të qytetit ku janë shkaktuar dëme materiale. Nga rrëzimi i pemës mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale tek automjetet që ndodheshin të parkuara. Janë të paktën katër automjete të cilat kanë pësuar dëme.
Ndërkohë në njësinë Administrative Shalë, është bllokuar aksi rrugor Ndërlysaj – Theth si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave. Rrëshqitje të dherave ka patur edhe në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”, ku si pasojë është ndërprerë qarkullimi i automjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë. Ekipet e bashkisë Shkodër janë në terren për të menaxhuar situatat që mund të krijohen gjatë orëve në vijim.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai
Stuhia/ Trafik i rënduar në Tiranë, qindra automjete “fikin” motorët

TIRANË- Stuhia "Ciaran" jo vetëm shkaktoi përmbytje në vend, por solli trafik të rënduar në disa zona të Tiranës.
Trafiku i dendur në Tiranë ka bërë që të shkaktohet një paralizim të qarkullimit të automjeteve, ku shoferëve iu është dashur shumë kohë për të shkuar në destinacionet e tyre.
Zonat me trafik të rënduar janë ajo e Zogut të Zi dhe Astirit, kthesa Kamzës, Laprakë.
Zogu i Zi
Laprakë
Astir
Kthesa Kamzës
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike n disa qytete./Zëri.ai
Rrëzohen pemët në Tiranë, në 'Myslym Shyri' zë poshtë makinën! Bllokohen rrugët

TIRANË- Vendi ynë prej mesditës së kësaj të premteje vendi ynë në është në "pushtetin" e stuhisë "Ciaran". Për shkak të erës së fortë disa pemë në kryeyqytet janë rrëzuar, fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.
Siç mund të shihet dhe në pamje, një pemë e rrëzuar pranën zonës së Liqenit ka bllokuar rrugën, ndërsa një makinë ka shpëtuar "paç" pa e prekur. Ndërkohë dhe në Yzberisht u has e njëjta problematikë. Dhe në "Rrugën e Durrësit" pati probleme.
Vieë this post on Instagram
Situata më e rëndë është regjistruar në zonën e "Myslym Shyrirt", ku pemët zunë poshtë disa makina. Fatmirësisht pa të lënduar.
Vieë this post on Instagram
Stuhia "Ciaran", e cila preku vendin tonë këtë të premte ka shkaktuar probleme të shumta në qytete të ndryshme të vendit. Në Tiranë pati bllokime rrugësh, Lana doli nga shtrati dhe përmbyti rrugën në zonën e "Pallatit me Shigjeta". Disa biznese u përmbytën ndërsa një efektiv i Policisë së Shtetit mbeti i plagosur pasi u godit nga një objekt në kokë. Ndërkohë 2 persona kanë humbur jetën në Milot dhe Fier për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga lagështia në rrugë./Zëri.ai
Stuhia shkakton probleme me energjinë, OSSH: Këto janë 7 zonat më problematike

TIRANË- Prej disa orësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, e si pasojë ka probleme me shtyllat e tensionit të lartë. Kushtet e motit sollën dëme në shtylla, prezencë uji në kabina, duke sjellë kështu stakime në disa linja dhe nënstacione. Grupet e avarive ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë në ato zona ku moti ka një përmirësim, pasi në kushte të prezencës së shiut duhet të bëjnë kujdes në zbatim të sigurisë teknike.
"Nga raportimi i orës 14:30, rezulton se kemi jashtë pune 71 fidera, ku më shumë se 85% prekin abonentë në zonat rurale. Problematika të furnizimit me energji elektrike kemi në zonat Fier, Kavajë, Tiranë, Kukës, Koplik, Gjirokastër dhe Vlorë,"-shkruhet në postimin e OSHEE.
NJOFTIMI I PLOTË:
Moti i keq
OSSH rrit gatishmërinë në zonat e prekura, linjat 35kV në funksion të plotë. Prej disa orësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, shoqëruar kryesisht me shtrëngata shiu dhe shkarkesa aftmosferike. Kushtet e motit sollën dëme në shtylla, prezencë uji në kabina, stakime në disa linja 35kV dhe n/stacione. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pjesë e #OSHEE, rriti gatishmërinë në të gjithë vendin, me mjete transporti dhe bazë materiale, duke u përqendruar kryesisht në linjat e tensionit të lartë dhe n/stacione. Grupet e avarive ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë në ato zona ku moti ka një përmirësim, pasi në kushte të prezencës së shiut duhet të bëjnë kujdes në zbatim të sigurisë teknike. Nga raportimi i orës 14:30, rezulton se kemi jashtë pune 71 fidera, ku më shumë se 85% prekin abonentë në zonat rurale. Problematika të furnizimit me energji elektrike kemi në zonat Fier, Kavajë, Tiranë, Kukës, Koplik, Gjirokastër dhe Vlorë. Probleme ka patur edhe në n/stacione, por falë reagimit në kohë është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike brenda 10 minutash. Është e rëndësishme të theksojmë se të gjithë linjat e rrjetit elektrik që furnizojnë intitucionet e rëndësisë së veçantë, si spitalet dhe hidrovoret janë në funksion të plotë. Gjithashtu, edhe linjat e tensionit të lartë 35kV ndodhen në kushte optimale.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuar atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë shtë bërë dhe shkak i aksidenteve ë vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai
Stuhia 'Ciaran'/ Bllokohet Rruga e Arbrit, urat dhe tunelet nën 'pushtetin' e ujit

DIBËR- Stuhia "Ciaran", e cila "mbërtheu" vendin për më shumë se një orë ka shkaktuar probleme trë mëdha dhe në Rrugën e Arbrit, e cila për më shumë se dy orë ishte e pakalueshme për shkak të vërshimit të ujit. Raportohet se se disa tunele dhe ura të rëndësishme përgjatë aksit ishin në "pushtetin e ujit. Probleme pati dhe në Shkallë.
Ndërkohë dhe në disa fshatra u hasën probleme. Ky bllokim është shkaktuar për shkak të mungesës së kanaleve kulluese. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që përdorin këtë aks që të tregohen të kujdesshëm pasi reshjet pritet të vazhdojnë.
Stuhia "Ciaran", e cila preku vendin tonë këtë të premte ka shkaktuar probleme të shumta në qytete të ndryshme të vendit. Në Tiranë pati bllokime rrugësh, Lana doli nga shtrati dhe përmbyti rrugën në zonën e "Pallatit me Shigjeta". Disa biznese u përmbytën ndërsa një efektiv i Policisë së Shtetit mbeti i plagosur pasi u godit nga një objekt në kokë. Ndërkohë 2 persona kanë humbur jetën në Milot dhe Fier për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga lagështia në rrugë./Zëri.ai
Stuhia "Ciaran", dy aksidente me vdekje në vend

TIRANË- Stuhia Ciaran, e cila ka përfshirë vendin ka qenë dhe shkak i aksidenteve nëpër rrugët e Shqipërisë. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë mendohet të jetë shkaku i aksidentit. Si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Aksidenti i parë u shënua në autostradën Morinë-Milot, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrrollin dhe është përplasur me murin anësor të aksit rrugor në rrugën e Kombit. Mësohet se i plagosuri është nisur drejt Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman. Automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi 29 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve në Vlorë dhe Durrës

VLORË- Për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e Vlorës dhe Durrësit, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.
Sipas njoftimit, drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese, janë njoftuar për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave. Ndërsa sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Sipas njoftimit përmirësimi i situatës në Vlorë pritet pas orës 20:00 datë 4 nëntor 2023.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai
HARTA/ Tirana e paralizuar nga moti i keq, rrugët e bllokuara në kohë reale

TIRANË- Stuhia “Ciaran” ka mbërritur në Shqipëri, kaos në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Në kryeqytet, rrugët janë mbuluar nga uji dhe ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Siç shihet edhe në foton, e cila sigurohet nga ‘Maps’, rrugët e Tiranës janë me ngjyrë të kuqe, gjë që tregon se trafiku është i rënduar.
HARTA:
Moti i keq/ Plagoset polici, i ra një objekt në kokë

TIRANË- Një efektiv i Policisë së Shtetit është plagosur në Tiranë nga shkëputja e një objekti për shkak të motit të keq. Ngjarja ka ndodhur sot, në afërsi të Pallatit me Shigjeta. I lënduar ka mbetur efektivi M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë mot të keq. Por si pasojë është lënduar vetë. Aktualisht, efektivi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tirana pushtohet nga stuhia, Veliaj: Tregoni kujdes në 24 orët e ardhshme

TIRANË- Rrugët e Tiranës janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut që kanë nisur prej mesditës. Siç shihet dhe në pamjet që qytetarët kanë sjellë në redaksinë e Zëri.ai në shumë rrugë të kryeqytetit ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Për situatën e motit ka reaguar dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm në 24 orët e ardhshme. “KUJDES - MOT I RËNDUAR. Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, e ngjashme me stuhinë Ciara që ka goditur Firencen dhe Toskanën gjatë natës. Ju lutem tregoni kujdes në 24 orët në vijim dhe ulni lëvizjet e panevojshme gjersa situata të normalizohet! Ekipet tona janë aktualisht në terren për çdo emergjencë. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje. Mirënjohje për mirëkuptimin! Tel: 112 për emergjencat. Bashkë. Pa panik e me solidaritet”, shkruan Veliaj.
Ndërkohë si pasojë e rrëzimit të një objekti, një punonjës i policisë rrugore ka mbetur i lënduar. Në të gjithë vendin në 24 orët e ardhshme priten reshje të shumta shiu në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave. Të gjithë qytetarët rekomandohen që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë.
Stuhia "Ciaran" në Shqipëri, ndiqni këto KËSHILLA me kujdes

TIRANË- Stuhia "Ciaran" ka pushtuar edhe Shqipërinë, ndaj edhe duhen marrë masa për t'u mbrojtur nga rreziqet që vijnë nga dukuritë e rënda të motit. Në veçanti, në zonat ku priten të ndodhin reshje të dendura shiu, stuhi ose erëra të forta, kështu që për të siguruar objekte të cilat mund të shkaktojnë dëme ose lëndime.
KËSHILLAT:
Sigurohuni që ulluqet dhe derdhjet e shtëpive të mos jenë të bllokuara dhe të funksionojnë siç duhet.
Shmangni kalimin e përrenjve dhe lumenjve, në këmbë ose me automjet, gjatë stuhive dhe reshjeve.
Strehohuni menjëherë gjatë një stuhie breshëri. Strehohuni në një ndërtesë ose makinë dhe mos dilni nga zona e sigurt derisa të siguroheni se stuhia ka kaluar. Breshëri mund të jetë shumë i rrezikshëm edhe për kafshët.
Shmangni kalimin nën pemë të mëdha, nën tabela të vendosura dhe në përgjithësi në zonat ku objektet e lehta (p.sh. tenxhere, xhama të thyer, etj.) mund të shkëputen dhe të bien në tokë (p.sh. nën ballkone).
Të ndjekë me besnikëri udhëzimet e autoriteteve vendore.
Nëse jeni në shtëpi
Mos mbani pajisjet elektrike ose telefonin pasi rrufeja mund të kalojë nëpër tela. Shkëputni televizorët nga antena dhe furnizimi me energji elektrike.
Shmangni prekjen e tubave hidraulikë (kuzhinë, banjë) pasi ato janë përcjellës të mirë të energjisë elektrike.
Nëse jeni në makinë
Parkojeni në anë të rrugës dhe larg pemëve që mund të bien mbi të.
Qëndroni brenda dhe ndizni dritat paralajmëruese të ndalimit (dritat e urgjencës) derisa stuhia të largohet.
Mbyllni dritaret dhe mos prekni objektet metalike.
Shmangni rrugët e përmbytura
Nëse jeni jashtë
Strehuni në një ndërtesë ose makinë ose uluni në tokë menjëherë pa u shtrirë.
Mbahuni nën degë të forta të pemëve të ulëta nëse jeni në pyll.
Asnjëherë mos u streho nën një pemë të gjatë në një zonë të hapur.
Mos qëndroni pranë shtyllave të shërbimeve, linjave të energjisë, linjave telefonike dhe gardheve.
Mos iu afroni objekteve metalike (p.sh. makina, biçikleta, pajisje kampingu, etj.).
Qëndroni larg lumenjve, liqeneve ose trupave të tjerë ujorë.
Nëse jeni në det, dilni menjëherë.
Nëse jeni të izoluar në një sipërfaqe të sheshtë dhe ndjeni që flokët të ngrihen (duke sinjalizuar se rrufeja është gati të godasë), uluni thellë me kokën midis këmbëve tuaja (për të minimizuar sipërfaqen e trupit dhe kontaktin me tokën) duke hedhur objekte metalike që keni mbi vete.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai
Stuhia "paralizon" kryeqytetin, urbanit të Kamzës i pikon 'çatia'

TIRANË- Stuhia në Tiranë ka shkaktuar probleme edhe me qarkullimin e mjeteve të transportit. Siç duket nga pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ, urbani i Kamzës ka shfaqur probleme. Në video duket qartë që gjithë uji i shiut po futet brenda në urban, ndrësa qytetarët ruhen që të mos lagen.
PAMJE NGA JOQ:
View this post on Instagram
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike n disa qytete./Zëri.ai
Nuk do ta besoni, kjo është Tirana sot
TIRANË- Moti i keq ka pushtuar prej disa orësh të gjithë vendin, ndërkohë që në Tiranë dhe Durrës situata paraqitet më alarmante si pasojë e përmbytjeve në rrugë. Zëri.ai ka siguruar një video ku shihen përmasat e stuhisë që ka pushtuar kryeqytetin, ndërkohë që për disa minuta Tirana është përshkruar nga një errësirë e plotë. Deri tani raportohen rrugë të bllokuara, përfshirë qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës.
Përveç autostradës Tiranë-Durrës, probleme me qarkullimin ka pasur dhe në rrugën e Rinasit. Si pasojë e reshjeve, më herët në Vlorë dhe Shëngjin, u pezullua lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit.
Sipas njoftimit të kapitenerisë së portit të Vlorës, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Ndërkaq në Shëngjin shpejtësia e erës në det hapur është 18m/s, ndërsa dallgëzimi ka arritur deri në 7 ballë. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të jetë ditën e nesërme pas orës 20:00.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai
Moti i keq, bllokohet qarkullimi në autostradë, përmbytje në rrugët e Durrësit
DURRËS- Rreshjet e dëndura të shiut që kanë pushtuar vendin tonë, kanë sjellë përmbytjet e para në qytetin bregdetar të Durrësit. Siç shihet dhe nga pamjet, rrugët janë mbushur me ujë, ndërkohë që problem raportohen dhe në autostradën Tiranë-Durrës.
Për momentin është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, ndërkohë që raportohet dhe për pemë të thyera. Ndërkohë në të gjitha qytetet e vendit raportohet për reshje të shumta shiu, të cilat do të jenë intensive dhe në orët e pasdites. Më herët moti i keq kishte pushtuar Italinë dhe duket se e njëjta situatë pritet të pasojë dhe në vendin tonë.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike n disa qytete./Zëri.ai
HARTA LIVE: Stuhia pushton Shqipërinë, kaos me lumenjtë, IGJEUM: Do ketë rrëshqitje dherash

TIRANË- Siç u parashikua edhe nga Instituti i Gjeoshkencave, sot vendi është pushtuar nga stuhia "Ciaran". Gjatë pasdites së sotme dhe ditën e nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Por më të dëmtuarat do të jenë qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në të gjthë këto qarqe mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Megjithatë sa i përket lumenjve të mëdhenj, ata nuk përbejnë rrezik për përmbytje.
Temperaturat do të variojnë në bregdet: 14 / 18 °C; në vendet e ulëta: 10 / 18 °C; në vendet malore: 6 / 14 °C. Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, për momente deri shumë e fortë, në bregdet dhe në zonat malore. Nesër, situata do të përmirësohet pasi era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
HARTA LIVE: