LIVE UPDATES

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në grevë të përkohshme!

➤Një tjetër seancë e tensionuar është zhvilluar sot në Kuvend, e cila zgjati më pak se 30 minuta, pas kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës. ➤Një pjesë e mirë e deputetëve të opozitës mbërritën një orë para seancës në Kuvend dhe grumbulluan karriget e deputetëve socialistë pranë foltores. ➤Nuk munguan as përplasjet fizike mes disa prej deputetëve të PD me deputetin socialist Xhemal Qefalia. ➤ Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se opozita nuk do të tërhiqet derisa në vend të rikthehet kushtetueshmëria. ➤ Ndërkohë socialistët janë porositur nga Rama që të respektojnë rregulloren e Kuvendit dhe të mos bien pre e provokimeve. ➤Sali Berisha tha se kjo që po ndodh sot në Kuvend është një grevë e deputetëve të opozitës, ndërkohë që socialistët vazhduan me votimin pa diskutim të të gjitha ligjeve dhe marrëveshjeve që ishin pjesë e rendit të ditës. ➤Deputeti Ervin Salianji ndezi tymuese në Kuvend, të cilat shkaktuan një situatë të sikletshme për ministrat, e megjithatë votimi vijoi. ➤Me 74 vota, socialistët arritën që të kalonin të gjitha ligjet që ishin parashikuar në rendin e ditës, ndërkohë që demokratët flasin për përshkallëzim të aksionit, por pa specifikuar mënyrën se si kjo do të bëhet. ➤I pyetur nga gazetari i Zëri.ai, Edon Kuqi, nëse mund të vihet në pushtet me grevë urie dhe dhunë, Berisha tha se lufta për të drejtën është gjithmonë rruga e duhur. ➤Vetë kryeministri Edi Rama edhe sot nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që në fundin e saj, Berisha hodhi idenë për kryengritje civile, por edhe këtë herë nuk dha një datë se kur ajo do të ndodhë.

17 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

“Normaliteti i ri’ në Kuvendin e Shqipërisë, si erdhëm deri këtu?!

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Greva e opozitës, sot 2 nëntor 2023

Nuk ka më normalitet në Kuvendin e Shqipërisë, ose të paktën çfarë mund të quhej i tillë.

Që prej datës 19 tetor, rreth 50 deputetë demokratë janë bashkuar me aksionin e Sali Berishës në parlament për të mos lënë asnjë seancë, asnjë komision të zhvillojë aktivitetin e tij normal.

“Normaliteti i ri”, shprehen disa prej opozitarëve. Pak ironike, po të bësh një retro ndër vite, por ç’ndodhi më 19 tetor që ndezi opozitën?

Një grup deputetësh nga Partia Demokratike bllokuan karriget e ministrave, foltoren dhe një pjesë të karrigeve të kolegëve të tyre socialistë. Revolta nisi, sipas tyre, pas hedhjes poshtë me karton të tre nismave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore për ndërhyrjen në sistemin TIMS, koncesionet në shëndetësi si dhe hetimin e ish-ministres Olta Xhaçka për sipërmarrjen private të bashkëshortit të saj, sipas tyre në konflikt të hapur interesi.


Një tjetër pikë që me sa duket derdhi dhe gotën e durimit të Berishës dhe deputetëve të tjerë demokratë ishte dhe njohja nga Kuvendi të deleguarve nga Lulzim Basha si kryetar të grupit të PD-së, dhe mospërfaqësimi i tyre në komisionet parlamentare.

“Opozita në Kuvend është asgjësuar, pa të drejtë fjale, pa të drejtë vendimmmarrje dhe pa të drejtë kontrolli”, kjo është pak a shumë fabula e të gjithë aksionit të nisur me datë 19 tetor në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Opsionet janë të gjitha në tavolinë. Berisha sot shpalli grevën e opozitarëve, ndërsa Ervin Salianji me shokë përmbysën karriget e socialistëve, rrahën tavolinat dhe ndezën tymuese brenda në sallën e Kuvendit. Opozitat në Shqipëri, ndër vite, i kanë provuar të gjitha format për të rrëzuar qeveritë e për të rritur ndikimin; nga grevat e urisë në zyra e çadra deri tek protestat e dhunshme në rrugë. Në pothuajse asnjë rast, presioni nuk ka zmbrapsur qeverinë.

Ndaj mbetet një pyetje: A do të sjellë ky ‘normaliteti i ri’ një formë të re të komunikimit, atë të uljes së palëve dhe njohjes së të drejtave të ndërsjella në tavolinat institucionale?!

Deri më tani mazhoranca është detyruar veçse të votojë në këmbë, apo të diskutojë projektligje nga shtëpia, përmes celularit. Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend, Berisha: Kjo ishte grevë e përkohshme, do vazhdojmë!

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se aksioni i sotëm në Kuvendin e Shqipërisë ishte greva që kishte paralajmëruar opozita. Në fjalën e tij, i pyetur nga gazetari i "Zëri.ai", Edon Kuqi, Berisha tha se opozitarët janë të vendosur për një sakrificë sublime. Por nuk dha detaje se cili ishte aksioni që kishin planifikuar. 

"Ne e kemi të drejtë qëllimin, do të sakrifikojmë së pari vetë ne. Janë shkelur të drejtat e atyre që na përfaqësojnë. Kjo sakrificë do ta shihni...pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese, pa të drejtën e opozitës për të emëruar përfaqësuesit e vetë, pa të drejtën e opozitës pa reformën zgjedhore. Basha zbaton porositë e Ramës,"-tha Berisha. 

PJESË NGA PRONONCIMI PËR SHTYP:

Berisha: Kjo ishte grevë. Ne shpallëm një grevë të përkohshme aq sa do vazhdonte turpi i parlamentit. Dhe ata nuk respektojnë grevën. Unë ua thashë edhe deputetëve socialistë, ne nuk kemi punë me ta, ne kemi punë me Edi Ramën. Ne kemi punë me Taulant Ballën. Taulant Balla është një kriminel më i poshtër se Bajrat, më i poshtë se Çelët. Se ai ka marrë postin e ministrit të Brendshëm, kurse ata rrinë në bodrumet e tyre. Si mundet që ky njeri të largojë nga policia 64 IMSI Catcher, në një kohë kur vetë ka pasur tre? A nuk është ky abuzim i tmerrshëm me pushtetin? Ne nuk heqim dorë, ky është vetëm fillimi. Po ne të drejtat tona kushtetuese, së pari të drejtën e krijimit të komisionit hetimor parlamentar; së dyti, të drejtën e procedurës parlamentare për nismat tona ligjvënëse. Ne nuk themi se nisma jonë ligjvënëse do shndërrohet në ligj, por ajo duhet të kalojë të gjithë procedurën parlamentare dhe të mos mbetet në sirtaret e Lindës së parlamentit. Kjo nuk ndodh kund në botë. Ne kërkojmë që përfaqësuesit tanë, në komisione dhe kudo, t’i caktojë grupi parlamentar dhe jo Edi Rama. Besoj se këto janë kërkesat më legjitime, pa të cilat ne nuk kemi asnjë lloj autorizimi nga zgjedhësit tanë që të vazhdojmë si marioneta në aktivitetin tonë parlamentar. Ju i pati si i miratoi ligjet? Ai quhet miratim?! Ai është turpi i mazhorancës. Mazhoranca tregoi fytyrën e vet që nuk ndalet përpara asnjë turpi. Të shohin qytetarët se çfarë po ndodh? Se çfarë parlamenti kanë. Ne kërkojmë parlament normal. Ne kërkojmë që qytetarët të gjykojnë mbi opinionet për ligjet, për ligjet që sjell opozita, të gjykojnë kundërshtimet ndaj tyre, të gjykojnë për rezolutat.  e dini se ka dy vite që rezoluta që dënon gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe në Shqipëri? Ftoj çdo shqiptar të lexojë botimet e viteve 1913 për gjenocidin e Lumës. Në të gjithë traktatet e gjenocideve, Luma rezulton një nga gjenocidet e para të regjistruara. Edi Rama jo vetëm që nuk pranon të kalojë rezolutën, përkundrazi prishi një përmendore ndaj mijëra viktimave, ndër të cilat qindra fëmijë u dogjën të gjallë. Janë të gjitha të përshkruara nga historianët e huaj të kohës.

Çfarë do të bëni nëse maxhoranca ju përjashton të gjithëve?

Berisha: Kësaj pyetje do i përgjigjet populli opozitar. Ne e kemi të drejtë qëllimin, do të sakrifikojmë së pari vetë ne. Janë shkelur të drejtat e atyre që na përfaqësojnë. Kjo sakrificë do ta shihni...pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese, pa të drejtën e opozitës për të emëruar përfaqësuesit e vetë, pa të drejtën e opozitës pa reformën zgjedhore. Basha zbaton porositë e Ramës. 

A do ketë grevë urie?

Berisha: Ajo çështje është në diskutim, e kemi theksuar se jemi të vendosur në sakrificë sublime.

Në seancën e sotme në Kuvend ka pasur tensione të forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike, por edhe tymueset që u lëshuan në sallë nga deputeti Ervin Salianji. Deputetët e PD iu morën karriget deputetëve socialist, një pjesë e mirë e të cilëve qëndruan në këmbë gjatë seancës së shkurtër. Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votim një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Seanca u mbyll pas 30 minutash, ndërkohë që opozita paralajmëron përshkallëzimin e aksionit të saj, por pa specifikuar mënyrën se si kjo do të realizohet./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Përplasjet në Kuvend, Salianji: Karriget janë të popullit, vetëm prapanica është e deputetëve

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, një prej më aktivëve në revoltën e shprehur në Kuvend, ka folur për mediat pas seancës që zgjati më pak se 30 minuta. Salianji tha se shkak për tensionin e sotëm në Kuvend, ishte refuzimi që i ishte bërë deputetëve të PD-së nga Lindita Nikolla, për të bërë një mbledhje grupi në sallën e seancave plenare.

Sa i takon aksionit opozitar, Salianji tha se ai do të përshkallëzohet, pa bërë me dije se cilën do të jenë hapat që do të ndërmerren realisht.

“Edhe njëherë matrioshkat e PS e kthyer Kuvendin në një kotec, ku mbledhin vezët. Ndaj edhe nxitojnë, se e kanë festë, e patë dje si festonin me baklava diskutimet për buxhetin. Nxitojnë duke mos zbatuar asnjë normë. Nuk na lejuan që të bënim mbledhjen e grupit brenda në seancë. Karriget janë të popullit, vetëm prapanica është e deputetëve. Ne kërkojmë komisione hetimore, për të kontrolluar se ku shkojnë paratë e shqiptarëve, ne kërkojmë që paratë e qytetarëve të shkojnë për rritje pensionesh, për të ulur taksat, ju e dini që shtresa e mesme do të goditen si asnjëherë më parë këtë vit.

Ne kërkojmë që në komisionin e Reformës Zgjedhore të mos futet Edi Rama tjetër, dhe derisa Kushtetuta të prevalojë, ne do të bëjmë gjithçka, ne do të përshkallëzojmë aksionin tonë parlamentar. Në çdo pikë të mundshme do të përshkallëzojë. Ka një shprehje që kur i mençuri tregon hënën, budallai shikon gishtin. Ne shpresojmë që të kuptohet arsyeja se pse ne po e bëjmë këtë protest, pse pronë e Edi Ramës është Kuvendi, jemi në kushtet e një autokracie të fortë”, tha Salianji. 

1 VITE ME PARE

S'duroi dot tymin e flakadanit, Berisha ikën në fund të sallës

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duket se ka pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të flakadanëve që ka ndezur Ervin Salianji. Teksa Salianji ndizte flakadanë blu, qëndrimi në rreshtin e parë të ulësëve u bë e pamundur për Berishën, edhe pse deputetja Elda Hoti tentoi ta ndihmonte. Ndaj dhe Berisha u çua në këmbë dhe shkoi në fund të sallës, atje ku ulet zakonisht./Zëri.ai

VIDEOJA NGA MOMENTI:

 

1 VITE ME PARE

Mbyllet pas 30 minutash seanca në Kuvend, socialistët miratojnë pa diskutime ligjet

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Deputetet socialiste qendrojne ne kembe

TIRANË- Ka zgjatur më pak se 30 minuta seanca e sotme në Kuvend, ku socialistët kaluan një sërë ligjesh, me forcën e kartonave, në një kohë që opozita tentoi që të bllokonte punimet. Një pjesë e mirë e deputetëve dhe ministrave qëndruan në këmbë për shkak se karriget iu ishin marrë nga kolegët e tyre opozitarë. 

Gjatë kohës që kalonin ligjet në Kuvend, deputetët e opozitës i ranë tavolinës dhe ndezën flakadanë, por nuk arritën dot që të pengonin votimin. Pas seancës, deputetët e opozitës njoftuan një mbledhje të grupit, ku duket se dhe do të diskutohet mbi aksionin e ardhshëm që ata do të ndërmarrin. 

Në seancën e sotme në Kuvend ka pasur tensione të forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike, por edhe tymueset që u lëshuan në sallë nga deputeti Ervin Salianji. Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votim një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Vijojnë tensionet në Kuvend, deputetët godasin tavolinat

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend vijon mes tensionesh! Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Zëri.ai, deputetët e Opozitës kanë bllokuar foltore. Karriget i kanë grumbulluar dhe i kanë përmbysur, shumë pranë foltores. Të tjerë shihen që godasin tavolinat me grushte.

Në seancën e sotme në Kuvend ka pasur tensione të forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike, por edhe tymueset që u lëshuan në sallë nga deputeti Ervin Salianji. Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votimj një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

'Ik o Antoneta tani', debat mes Dhimës dhe Zhupës në parlament

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe ajo e PS-së Antoneta Dhima kanë pasur një sherr verbal mes tyre në sallën e Kuvendit.

Teksa ata po debatonin, ka ndërhyrë dhe kreu i PD, Sali Berisha. Ky i fundit akuzoi deputetët e maxhorancës, se janë duke provokuar protestën e opozitës.

Ina Zhupa: Ik o Antoneta, po ik o Antoneta tani. Ik o Antoneta tani, ik.

Antoneta Dhima: A ka mundësi që ta marr unë këtë?

Ina Zhupa: Po ik o Antoneta, ik.

Sali Berisha: Ne nuk kemi asnjë gjë me ju. Jemi në protestë, mos provokoni protestën. Ne po luftojmë për një të drejtë tonë kushtetuese. 

Siç edhe kishte paralajmëruar, opozita e vendit ka bojkotuar punimet në parlament. Deputetët opozitarë kanë përmbysur karriget. Ata pretendojnë se poi u mohohen të drejtat kushtetuese./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Berisha shpall grevën në Kuvend: Largohuni ju të PS-së

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, pas situtatës së krijuar në sallën e Kuvendit, ka deklaruar se opozita është në grevë dhe mazhoranca duhet të respektojë qëndrimin e tyre. Berisha tha se opozitës i janë dhunuar të drejtat, dhe deputetët socialistë i quajti mbrojtës së bandave kriminale. 

“Tani mund të ikni sepse ne do të vazhdojmë. Kjo që shikoni është grevë. Ju po dhunoni të drejtat tona, pse mbroni një bandë kriminale që shkel të drejtat Kushtetuese.

Kjo është protestë për të mbrojtur Kushtetutën. Parlamenti nuk është vetëm i juaji. Ju nuk i njihni të drejtat tona. Po dhunoni të drejtat tona. Ju mbroni një bande kriminale që shkel të drejtat Kushtetuese. Unë po mbroj kushtetutën këtu. Na caktoni ju kryetarin. Turp!”, deklaroi Berisha nga salla e Kuvendit.

Në seancën e sotme në Kuvend ka pasur tensione të forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike, por edhe tymueset që u lëshuan në sallë nga deputeti Ervin Salianji. Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votim një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Salianji ndez tymuese në Kuvend, trembet Kumbaro

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Kuvendi me tym

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ndezur tymuese në Kuvend. Tymuesja ka ngjyrë blu, një simbolikë për aksionin opozitar që ka nisur nga deputetët e Partisë Demokratike. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Zëri.ai, Kuvendi është mbushur me tym ngjyrë blu. 

Në një moment gjatë videos shihet se ministrja e turizmit Mirela Kumbaro është shfaqur disi e trembur pasi Salianji e ka ndezur tymuesen në drejtimin e anëtarëve të kabinetit. 

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi nëKaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi nëKaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në

Në seancën e sotme në Kuvend ka pasur tensione të forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike, por edhe tymueset që u lëshuan në sallë nga deputeti Ervin Salianji. Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votim një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

S'ka normalitet! Nikolla hap seancën, deputetët e opozitës përplasin tavolinat

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka nisur seancën plenarë për sot në një situatë jo të zakontë. Teksa ajo lexonte rendin e ditës për seancën e sotme, deputetët e opozitës qëllonin tavolinat.

Ndërkohë Nikolla fliste, edhe Salianji po mbante "fjalim" nga Foltorja e Kuvendit.

E po ashtu, sikurse duket nga pamjet e siguruara nga Zëri.ai, ata kanë marrë karriget e deputetëve të PS dhe i kanë përmbysur ato para Foltores së parlamentit. Ndërkohë, Garda ndodhet brenda në sallë për të shmangur përplasjet./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

‘Mos i ndërze deputetët more palaço’, Berisha përplaset me Ballën

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Ka nisur me tensione të shumta paraditja e kësaj të enjteje, kur rreth një orë nga seanca që do të mbahej në Kuvend, deputetët e opozitës kanë marrë karriget e deputetëve socialistë dhe kanë bllokuar foltoren. Gjatë përplasjeve që u shënuan para nisjes zyrtare të seancës, Sali Berisha ka shkëmbyer akuza me ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

“Mos i ndërze deputetët, palaço!”, iu drejtua Berisha, Ballës, teksa ky i fundit zuri vend në karrigen e tij. “Me ty kam mbaruar punë unë. Ik, mjaft se le nam, more në qafë edhe këta të tjerët”, iu përgjigj Balla, para se të largohej nga salla.

Përplasje të ashpër pati edhe mes deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe atyre demokrat Xhelal Mziu dhe Edmond Spaho, të cilët edhe shtynë njëri-tjetrin teksa debatonin për bllokimin e foltores me karrige, duke mos lejuar deputetët të ulen.

“Kjo që shihni është grevë. Duhet të respektoni grevën”, iu tha Berisha deputetëve socialistë duke i ftuar të largoheshin nga salla. Ish-kryeministri premtoi se nuk do të ketë një kthim pas nëse nuk mazhoranca nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore dhe caktimin e përfaqësuesve të opozitës në komisionet parlamentare.

“Mazhoranca e tmerrua nga opozita. Kjo nuk është një çështje mes deputetëve. Kjo është një cështje mes deputetëve të PD dhe dhunuesve të të drejtave kushtetuese. Ne o rikthejmë Kushtetutën dhe nuk tërhiqemi. Rikthimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore është themelore. Opozita ka të drejtë për të ushtruar veprimtarinë ligjvënëse.

Kjo bandë mban në sirtar ligjin për minimumin jetik. Janë hajdutët që nuk e lënë këtë ligj të miratohet. Nuk lejojnë dhjetëra ligje të tjera. Kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës. Garantoj socialistët dhe qytetarët pa parti se kjo që po bëjmë është në interes të qytetarëve. Ç’të drejtë keni ju për t’i emëruar ju opozitës përfaqësuesin? Kur ka ndodh kjo? Në krye kanë dalë Begot, Bajrat, Çelajt”, tha Berisha./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

'Opozita, si milici fashiste'/ Braçe flet për komisionet: Çështjet po i heton SPAK

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha po përdor dhunën mes Parlamentit si gjuhë përkundrejt drejtësisë që po vepron kundër tij. 

PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIA:

Braçe: Ky nuk është aksion opozitar, kjo është një milici fashiste! Të hysh në sallat e komisioneve dhe të merresh me deputetin që ke përballë, jo me argument, por me duar, këtu kalojmë në fashizëm. Një grusht deputetësh të shndërruar në njerëz të dhunshëm fizikisht, jo mendërisht, por fizikisht. Se deri tek mendja mirëkuptohet...

PYETJE: A nuk i provokuat me bakllavanë?

Braçe: Ti do e hash me kripë ti. Pa merak. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashiste. Ju thashë që e gjithë çfarë po ndodh atje brenda kishte të bënte me raportet e tyre me drejtësinë. Ky është Sali Berisha. Ky njeriu që është brenda kësaj çështje e kanë këtë dijeni. Ajo që po ndodh atje brenda, nuk ka të bëjë me ulëset. Mbaj radhën ti...ti etikën më elementare...shumë mirë merre dhe ik. është gjëja më normale të komnikosh me ne, por jo me drejtësinë. Mbaruam?

PYETJE: Në protestën që keni bërë kur keni qenë në opozitë, ku ndryshon?

Braçe: Unë e quaj më tepër, kush je ti që më jep mend mua? Më pyete, po të përgjigjem. Nuk e quajta siç thoni ju, e quajta më keq. E quajta milici fashaiste. Unë jam përjashtuar nga seancat plenare për bilbilin dhe daullen që thua ti. është kërkuar një komision hetimor për sterilizimin. Tani për këtë çështje heton SPAK, ka marrë të pandehur SPAK, janë në burg njerëz. Tani më thoni ju çfarë duhet të bëjë parlamenti që të ngrejë akuzë penale. Përsa kohë ka akuzë penale çdo komision tjetër është i pavlerë. Këtu jemi në një nivel tjetër. SPAK dje u sulmua si organizatë kriminale./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Tensione në Kuvend, edhe Policia gati! Tonin Vocaj shkon për 'monitorim'

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë duket se po vazhdojnë edhe në seancën e sotme. "Zëri.ai" ndodhet në terren dhe po raporton zhvillimet më të fundit nga ambientet e Kuvendit.

Në oborr është pikasur edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili mesa duket po e monitoron situatën bashkë me kolegët e tij. Kjo pasi brenda ka përplasje dhe tensione mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Ndodh sërish! Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend, Mziu shtyn Qefalinë, ndërhyn edhe Spaho

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Pamje nga perplasja ne Kuvend

TIRANË- Pamjet e dhunës dhe përplasjes fizike janë sërish prezente në sallën e Kuvendit, si pjesë e skenarit të opozitës për të bllokuar jetën parlamentare. Pak para nisjes së seancës së sotme, ka pasur një përplasje fizike mes deputetëve Xhelal Mziu, Edmond Spaho dhe Xhemal Qefalisë. Shkak për këtë është bërë fakti se deputetët e opozitës i kanë marrë karriget deputetëve socialistë.

Është Mziu fillimisht ai që shtyn Qefalinë, dhe më pas ndërhyn edhe Spaho, ndërkohë që karriget e socialistëve janë hequr të gjitha nga vendi i tyre.

Në video dëgjohet deputetja Ina Zhupa që të thojë: O Xhemal na vrave, mos qëllo deputetin, pse bëhesh pengesë!

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Shkuan një orë para në Kuvend, deputetët e opozitës bllokojnë Foltoren me karrige

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në

TIRANË- Zbulohet skenari i radhës i deputetëve të opozitës, të cilët për të penguar seancën e sotme në Kuvend, kanë grumbulluar karriget pranë foltores.

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se deputetët e Partisë Demokratike, iu kanë marrë karriget kolegëve të tyre socialistë, ndërkohë që deri tani punonjësit e gardës nuk kanë ndërhyrë që të pengojnë opozitarët në aksionin e tyre.

Prej më shumë se dy javësh tashmë deputetët e opozitës kanë tentuar që të bllokojnë jetën parlamentare në Kuvend, duke mos lejuar as zhvillimin e seancave, dhe as mbledhjen e komisioneve parlamentare.

“Komisionet Parlamentar duhen që ne të faktojmë vjedhjet e tyre, kjo është një çështje mes deputetëve të PD dhe dhunuesve të Kushtetutës. Ne jemi këtu siç iu kemi dhënë fjalën, që të rikthejmë zbatimin e Kushtetutës, është një rrugë që nuk ka kthim”, u shpreh në sallën e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha mbërrin një orë para në Kuvend: Rama ka në plan të përdorë ushtrinë kundër opozitës

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
Sali Berisha para gazetareve

TIRANË- Një orë para nisjes së seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në sallën e Kuvendit, ku tha se Edi Rama nuk e cakton dot se kush e përfaqëson opozitën.

Sipas Berishës, mazhoranca po bën të gjitha përpjekjet që të mbajë të rrethuar Kuvendin, që deputetët e opozitës të mos ndërmarrin aksionin e tyre, madje sipas ish-kryeministrit duke përdorur dhe ushtrinë.

“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë, parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.

Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi - Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte. Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! - Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese.

Nuk e cakton dot Edi Rama se kush e përfaqëson opozitën, kanë planifikuar që të përdorin dhe ushtrinë. Sot do të jetë një ditë… shiheni si e kanë rrethuar, do të përzgjidhet rruga që ne do të ndjekim dhe ju do e merrni vesh të parët. Kuvendi nuk funksionon me njësi speciale dhe të tjera, duhet të funksionojë duke zbatuar rregulloren dhe kushtetutën", u shpreh Berisha para gazetarëve.

Në seancën e sotme në Kuvend, opozita pritet që të vazhdojë skenarin e bllokimit, pasi në seancë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë 6 deputetë që janë përjashtuar për 10 ditë. Nuk dihet nëse për ndalimin e tyre që të hyjnë në sallë do të ndërhyjë Garda e Republikës, siç bëri gjatë ditës së djeshme teksa pengoi opozitarët që të bllokonin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Sot Kuvendi, opozita vazhdon skenarin e bllokimit, çfarë pritet

Kaos në Kuvend, Seanca mbyllet për 30', Berisha: Jemi në
KONFLIKTET NE KUVEND

TIRANË- Në orën 10:00 të paradites së sotme, Kuvendi zhvillon seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës ka ratifikimin e një sërë marrëveshjesh, por edhe një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi e cila është kërkuar nga deputeti socialist Nasip Naço.

Por sesa seanca do të mund të realizohet normalisht kjo mbetet për t’u parë, pasi opozita ka radikalizuar qëndrimin e saj në javët e fundit, duke tentuar bllokimin e jetës parlamentare. Edhe gjatë ditës së sotme tensionet pritet të jenë të pranishme, për shkak se 6 deputetë të opozitës që janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi pritet që të jenë në seancë, pasi nuk e njohin vendimin e marrë ndaj tyre.

Gjatë ditës së djeshme një sërë tensionesh u shënuan në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ku deputetët e opozitës tentuar që të bllokonin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Pas shtyrjes me rreth 3 orë ishte garda ajo që nuk lejoi deputetët e opozitës të hynin në sallën e mbledhjeve, ku raportonte ministri i Financave Ervin Mete. Demokratët thonë se janë gati për çdo skenar, përfshirë edhe grevën e urisë apo ngujimin në sallën e Kuvendit, ndërkohë që deputetëve socialist iu është kërkuar nga Rama që të respektojnë rregulloren e Kuvendit, dhe të mos bien pre e provokimeve.

Prej seancës së datës 19 Tetor, opozita ka radikalizuar aksionin e saj parlamentar, duke bllokuar jo vetëm seancat në Kuvend, por edhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Në seancën e datës 19 Tetor, opozita u ngujua në sallë për disa orë, ku mungonte energjia elektike, pasi fillimisht kishin zaptuar karriget e ministrave.

Ndërkohë që në seancën e datës 30 Tetor, pati dhe përplasje fizike mes palëve, ku Bledion Nallbati tentoi të godiste me grusht deputetin Vullnet Sinaj. Tashmë qëndrimi i njëjtë i opozitës është shtrirë në të gjitha Komisionet Parlamentare. Sipas tyre kjo bëhet për të rikthyer në vend parlamentarizmin, pasi mazhoranca ka rrëzuar disa kërkesa të tyre për ngritjen e Komisioneve Hetimore parlamentare./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB