Politikë

Opozita bllokon edhe Komisionin e Ekonomisë, largohen deputetët e PS

Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike kanë bllokuar edhe Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohej lidhur me projektbuxhetin për vitin 2024 dhe Paketa Fiskale.

k.m.
Opozita bllokon edhe Komisionin e Ekonomisë, largohen deputetët e PS
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Vazhdojnë tensionet në Kuvendin e Shqipërisë. Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike kanë bllokuar edhe Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohej lidhur me projektbuxhetin për vitin 2024 dhe Paketa Fiskale. I pranishëm në mbledhje ishte edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete. Me ndërhyrjen e fundit të opozitës, deputetët e Partisë Socialiste kanë lënë ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Tashmë, nga ana e Kuvendit, është njoftuar se mbledhja do të zhvillohet online, në orën 16.00./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB