
TIRANË- Partia Demokratike përmes ish-kandidatit për kryebashkiak në Tiranë, Belind Këlliçi, ka publikuar sot fakte të reja, që sipas saj dëshmojnë se si Mirel Mërtiri urdhëronte vartësit e tyre që të mos faturonin mbetjet pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Sipas PD në vitin 2019 ka pasur një marrëveshje bashkëpunimi që është nënshkruar mes kompanisë së inceneratorëve, Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit shtetëror të mjedisit.
Sipas Këlliçit kjo marrëveshje synonte që të vendoste nën kontroll ndërtuesit në Tiranë, se cilës prej tyre do ti merrej taksa për depozitimin e mbetjeve. Në një prej emaileve që është publikuar nga PD, Mirel Mërtiri urdhëron që mbetjet e Teatrit Kombëtar, të depozitohen pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës.