LIVE UPDATES

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë! Përmbyten rrugët në Tiranë, Maliqi pa drita

➤ Situata nga moti i keq që ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme për shkak të stuhisë “Ciaran”, vijon të jetë problematike. ➤ Këtë të shtunë vendi pritet të përfshihet nga rrebeshe shiu dhe erëra të forta, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 5 gradë C. ➤ Një familje në Kallmet të Lezhës mbeti e izoluar pasi uji vërshoi në banesën e tyre. ➤ Po ashtu problematike mbetet situate në juglindje. Disa fshatra në Maliq vijojnë të jenë pa energji eletrike prej mbrëmjes së djeshme. ➤ Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka nisur bllokimi i rrugëve në kryeqytet. ➤ 23 turistë që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës u shpëtuan mga ekipet e emergjencës.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Reshje të dendura shiu, nis bllokimi i rrugëve në Tiranë

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut, të nisura prej ditës së djeshme kanë shkaktuar sërish probleme në Tiranë. Raportohet se ka nisur bllokimi i disa rrugëve ndërsa qarkullimi i mjeteve është vështirësuar. 


Siç mund të shihet dhe në pamje është segmenti dytësor në autostratën Tiranë-Durrës. Ndërkohë qytetarët me nxitim për ti shpëtuar stuhisë, ndjekin rutinën ditore./Zëri.ai

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!

1 VITE ME PARE

Stuhia/ Rrugë të bllokuara dhe fshatra pa drita, Ministria e Mbrojtjes jep detaje

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat sa i përket situatës në vend për shkak të stuhisë "Ciaren". Sipas MM, reshjet e shiut vijojnë të jenë me intensitet të lartë por që situata në të gjithë vendit paraqitet normale. 

Autoritetet shprehen se në Tiranë situata është përmirësuar, krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa po punohet në segmentin rrugor Bënçë-Lekdush, në vendin e quajtur “Uji i Varur”, bashkia Tepelenë, në aksin rrugor Picar- Golem, për zhbllokimin e rrugëve nga inertet.

Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërkohë ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.

"Reshjet e shiut kanë vijuar pothuaj në të gjithë territorin e vendit gjatë natës dhe vijojnë edhe në këto momente, por situata paraqitet normale në pjesën më të madhe të qarqeve. Ekipet e emergjencave, koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, punonjës të drejtorive vendore të rrugëve, zjarrfikëses dhe policisë kanë punuar në terren për të garantuar qarkullimin pa vështirësi të qytetarëve dhe automjeteve. Në Tiranë situata është përmirësuar, krahasuar me një ditë më parë. Po punohet në segmentin rrugor Bënçë-Lekdush, në vendin e quajtur “Uji i Varur”, bashkia Tepelenë, në aksin rrugor Picar- Golem, për zhbllokimin e rrugëve nga inertet. Një grup prej 23 turistësh të huaj u evakuuan pa probleme, pasi u bllokuan në hyrje të kanionit të Langaricës për shkak të prurjeve të shumta të lumit. Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërsa ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Stuhia/ Probleme në juglindje, shembet ura në Panarit! Maliqi vijon të jetë në errësirë

 

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!
Ura e dëmtuar në Panarit

KORÇË- Juglindja vijon të jetë e “mbërthyer” nga moti i keq që ka shkaktuar stuhia “Ciaran”, e cila ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme. Raportohet se si pasojë e reshjeve është dëmtuar ura e fshatit Panarit në njësinë administrative Vithkuq të Bashkisë së Korçës.

Panariti prej mbrëmjes së djeshme është pa dhe pa energji elektrike. Ndërkohë Maliqi vijon të jetë në errësisë për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik.

Probleme janë hasur dhe në Pogradec, ku disa fshatra vijojnë të jenë pa energji eltrktrike. Stakime të kontrolluara për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka pasur në fshatra të fushës Devoll dhe fshatra të Korçës.

Autoritetet bëjnë me dije se ekipet e emergjencës janë në terren./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Stuhia çan asfaltin e Rrugës Tiranë-Peshkopi! Përmbyten rrugët në Shëngjin

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!

DIBËR – Stuhia ‘Cuaran’, që prej ditësh ka prekur disa vende në Europën Perëndimore, gjatë ditës së djeshme shkaktoi përmbytje rrugësh, problemeve me qarkullimin rrugor dhe ndërprerje të energjisë elektrike në vendin tonë.

Rruga Tiran-Peshkopi ka shfaqur probleme. Në fshatin Fshat është çarë asfalti. Probleme ka dhe rruga nacionale Klos-Bulqizë, ku ka rënie gurësh.

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!
Diber 2

Ndërsa, energjia është ndërprerë në disa fshatra të Dibrës, për shkak të rënies së shtyllave elektrike.

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!
Diber 3

Meteorologët shprehen se dy ditët e fundjavës pritet të kenë një mot të paqëndrueshëm.

Në lidhje me disa raportime mediatike se në Rrugën e Arbrit është çarë asfalti, ka reaguar Autoriteti Rrugor Shqiptar.

ARRSH shprehet se Rruga e Arbrit është e hapur dhe është në funksion normal. Sipas ARRSH, çarja e asfaltit ka ndodhur në rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Njoftim për mediat dhe opinionin publik!

⚠️Së fundmi ka qarkulluar një lajm në lidhje me çarjen e asfaltit të Rrugës së Arbrit.

Bazuar në foto apo video të publikuara, por edhe nga raportimet nga terreni, çarja e asfaltit nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit, por ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e cedimit të asfaltit, tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi.

????Në Rrugën e Arbrit vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë me mjete dhe punëtorë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa vështirësi.

Përmbyten rrugët në Shëngjin

Moti i keq dhe me reshje të dendura të shiut, ka shkaktuar përmbytje edhe në Shëngjin. Mbrojtja Civile ka deklaruar se në këtë zonë turistike gjatë natës së kaluar ka rënë shi në nivelin 50 mm, shoqëruar me erëra të fuqishme.

Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe në qendër të qytetit.

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!
Shengjin 1

Niveli i lartë i ujit ka vështirësuar kalimin e këmbësorëve dhe të makinave. Nga moti i keq në Lezhë vijon të jetë i pezulluar lundrimi për të gjitha mjetet. Shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Gjithë Shqipëria ka pasur probleme të shumta, teksa në Durrës e në Vlorë u pezullua udhëtimi me traget.

Probleme në qarkullim janë hasur edhe në qarqet Shkodër e Kukës, ndërsa përmbytje janë regjistruar edhe në Gjirokastër. /Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Izolohet nga uji një familje në Lezhë, autoritetet: Priten shira e përmbytje

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!
Foto ilustruese

LEZHË-Lezha pritet të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.

Raportohet se një familje në Kallmet ka mbetur e bllokuar pasi banesa e tyre është rrethuar nga uji. Policia bën me dije se ekipet e emergjencave janë nisur drejt banesës për të bërë të mundur largimin e anëtarëve të familjes. Shkak për rritjen e nivelit të ujit dyshohet të jetë bërë bllokimi 

Bashkia e Lezhës përmes një njoftimi në rrjetet sociale u bën apel qytetarëve të saj për kujdes.

Sipas bashkisë, shërbimet e emergjencave do të jenë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast problematik, si dhe kanë vendosur një numër kontakti në dispozicion.

NJOFTIMI:

Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje! Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049.

1 VITE ME PARE

Stuhia e fortë i bllokoi në kanionin e Langaricës, shpëtohen 23 turistë në Përmet

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!
Stuhia

PËRMET- Turistët që mbeten të bllokuar në kanionin e Langaricës janë shpëtuar nga Policia dhe ekipet e shpëtimit. Raportohet se 23 turistët (gjermanë, francezë dhe polakë) kishin mbetur të bllokuar në hyrje të kanionit pas nisjes së stuhisë "Ciaran" që përfshiu vendin. 

Operacioni i shpëtimit të tyre zgjati dy orë dhe fatmitrësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.

Stuhia ‘Ciaran’, e cila preku disa vende të Europës, ka përfshirë një ditë më parë edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe përmbytën disa rrugë. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë u bë shkak i aksidenteve në vend ku dy persona humbën jetën në Milot dhe Fier. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Reshje shiu, shtrëngata dhe erë e fortë. Si do të jetë moti sot

Stuhia 'Ciaran'/ Izolohet nga uji një familje në Lezhë!
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria do vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe këtë të shtunë ku parashikohen rrebeshe shiu, shtrëngata dhe stuhi ere. Sipas MeteoAlb më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore të Shqipërisë.

Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 5°C minimalja deri në 20°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB