Krimi në azil në Tiranë! Infermieret pastruan gjakun, agjencia funerale ktheu trupin pasi pa plagët

TIRANË- Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç, infermiere dhe kryeinfermiere në azilin ku u vra i moshuari, Virxhil Vesho, akuzohen se kanë tentuar të fshehin krimin e rëndë. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se të dyja, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se e kanë nxjerrë trupin dhe kanë pastruar gjakun. Më pas kanë njoftuar një agjenci funerale.
Ato kanë deklaruar se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi dyshonin se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por shenja të tjera dhune.
Rreth orës 04:00, Shehi dhe Virxhil Vesho debatuan për krevatin. Më pas, Shehi e qëlloi Veshon me shkop në kokë e trup duke e lënë të vdekur. Shehi është arrestuar.
Arrestohen për moskallëzim krimi, punonjëset e azilit: S’e kuptuam që e vrau shoku, menduam se ishte rrëzuar

TIRANË- Dy punonjëset e azilit “Ruaje moshën” ku ndodhi vrasja mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga pasi akuzohen për mokallëzim krimi. Kryeinfermierja dhe infermierja në momentin që kanë marrë vesh ngjarjen, nuk kanë telefonuar policinë, por kanë tentuar ta mbajnë të fshehtë.
Megjithatë, përpara autoriteteve, ato pretendojnë se nuk e kishin kuptuar se Virxhil Vesho ishte vrarë nga Zyhdi Shehi, por s'e kishin menduar se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur.
“Nuk e kemi kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por kemi menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja nga kjo, dhe jo nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit,”- kanë rrëfyer ato.
Rreth orës 04:00, Shehi dhe Virxhil Vesho debatuan për krevatin. Më pas, Shehi e qëlloi Veshon me shkop në kokë e trup duke e lënë të vdekur. Shehu është arrestuar.
FOTOT/ Ky është azili privat që u kthye në skemë krimi mëngjesin e sotëm, historiani Shehi në krye të tavolinave

TIRANË- Fotot që po shikoni janë të marra nga faqja zyrtare e azilit “Ruaje moshën” që këtë mëngjes u kthye në një skenë krimi. Në shumë prej fotove të publikuara shihet edhe Zyhdi Shehi, shkrimtari dhe historiani i nderuar që këtë mëngjes vrau shokun e tij të dhomës.

Rreth orës 04:00, Shehi dhe Virxhil Vesho debatuan për krevatin. Më pas, Shehi e qëlloi Veshon me shkop në kokë e trup duke e lënë të vdekur.

Të dy të moshuarit vuanin nga skleroza. Shehi është arrestuar, ndërsa në polici janë shoqëruar dhe kryeinfermierja e infermierja e azilit, pasi nuk kanë kallëzuar krimin e ndodhur.


Vrau shokun në azil, zbardhet dëshmia e historianit: Virxhili më bullizonte

TIRANË- Zyhdi Shehi, shkrimtari dhe historiani i njohur që këtë mëngjes vrau shokun e tij në azilin në Tiranë, ka rrëfyer detaje përpara autoriteteve. Ai është shprehur para efektivëve se viktima, Virxhil Vesho, 82 vjeç, shumë herë e bullizonte dhe i zinte rrugën.
“Më bullizonte, më zinte rrugen gjithmonë. E bënte shpesh. U thashë të mos e linin të mos futet më te dhoma ime,”- ka thënë ai.
Siç duket konfliktet e përditshme kanë agravuar këtë ,ëngjes, kur Shehi goditi me shkop në kokë Veshon duke e lënë të vdekur. Shehi është vënë në pranga, ndërsa dy punonjëset e azilit janë shoqëruar për tu marrë në pyetje.
Në debat e sipër ai ka goditur disa herë me bastun në kokë dhe trup 82-vjeçarin Vesho.
Krimi në azilin në Tiranë, ndalohen nga policia dy punonjëset

TIRANË- Dy punonjëset e zilit në Tiranë janë ndaluar nga policia, pas përplasjes së dy të moshuarve që përfundoi me një të vdekur. Bëhet fjalë për kryeinfermieren dhe infermieren që ishin në turn në momentin që ndodhi ngjarje e rëndë.
Dy punonjëset e azilit po merren në pyetje nga autoritetet dhe pritet të zbardhin detaje për krimin e ndodhur këtë mëngjes.
Zyhdi Shehi, 78 vjeç ka goditur për vdekje me bastun shokun e tij të dhomës 82-vjeçarin, Virxhil Vesho. Shkak i sherrit është bërë krevati i dhomës, ku qëndronin dy të moshuarit. Shehi është arrestuar dhe ka deklaruar se Vesho e bullizonte gjithmonë.
Vrasja në azil në Tiranë/ Flet i moshuari: Zyhdi Shehi jetonte këtu bashkë me gruan

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes në ambientet e një azili privat të moshuarish në Tiranë, ku njëri prej tyre vrau shokun e dhomës me shkop. Një nga të moshuarit, Haziz Abdija, që jeton në të njëjtin azil me autorin, tha se Zyhdi Shehi qëndronte në shtëpinë e të moshuarve së bashku me gruan e tij. Më tej ai shtoi se kushtet në shtëpinë e të moshuarve janë të mira dhe ata marrin shërbimet që iu nevojiten.
“Autori ka dhe gruan në azil. Mirë na trajtojnë. Kemi dhe infermiere. Po, kemi kujdes”, tha Haziz Abdija.
Po ashtu vëllai i Haziz Abdijës, Fatmir Abdija foli rreth kushtet të shtëpisë së të moshuarëve dhe rrëfeu se prej një viti e gjysëm në azil nuk kanë pasur probleme.
“Vëllai im deri tani ka qenë i kënaqur. Vëllai im ka qenë në këtë azil prej një viti e gjysmë. Këtu iu duk vend më i mirë. Vëllai ndihet shumë mirë këtu. Nuk ka pasur probleme”, tha Fatmir Abdija.
Zyhdi Shehi, ka goditur sot në orët e para të mëngjesit (8 Gusht) disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Mësohet se dy të moshuarit vuanin nga skleroza. Shkak është bërë krevati i dhomës, ku qëndronin dy të moshuarit. /ZËRI
I shpallur “Qytetar Nderi” i Kavajës/ KUSH është shkrimtari i njohur, autor i vrasjes në azil

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, në ambientet e një azili privat pleqsh në lagjen “Ali Demi”. Zyhdi Shehi, i cili vrau shokun e dhomës, Virxhil Veshon, para 1 viti është dërguar në azilin e pleqve në zonën e Ali Demit.
Kush është autori i dyshuar?
Zyhdi Shehi, i lindur më 1946, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare. Madje ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur.
Historian dhe shkrimtar i njohur
Sipas biografisë së botuar edhe në rrjetin social Facebook, Zyhdi Shehi është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për Gjuhë-Letërsi e më pas ka mbaruar me korespondencë edhe Fakultetin Filologjik të Tiranës, po për Gjuhë-Letërsi. Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982, nis punën në Muzeun Historik të Kavajës. Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga. Më pas, në vitin 2000, monografinë Andrea Ekonomi, "Mësues i Popullit", "Kavaja, figura të shquara historike" 2005, "Indrit Cara", 2007, "Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka, e Diplomati Stavro Stavri", etj. Për merita në punë i është dektretuar në vitin 1990 edhe medalja "Naim Frashëri".
Zyhdi Shehi, ka goditur sot në orët e para të mëngjesit (8 Gusht) disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Mësohet se dy të moshuarit vuanin nga skleroza. Shkak është bërë krevati i dhomës, ku qëndronin dy të moshuarit./ZËRI
Krimi i rëndë në azili/ Zyhdi Shehi vrau shokun e dhomës, dy të moshuarit vuanin nga skleroza

TIRANË- Një krim i rëndë ka ndodhur në azilin privat të të moshuarve në kryeqytet. Zyhdi Shehi, ka goditur sot në orët e para të mëngjesit (8 Gusht) disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Mësohet se dy të moshuarit vuanin nga skleroza. Shkak është bërë krevati i dhomës, ku qëndronin dy të moshuarit./ZËRI
“Pse më ke zënë krevatin”/ DINAMIKA: Si nisi sherri mes të moshuarëve në azilin e Tiranës

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në një azil privat për të moshuarit në Tiranë, ku Zyhdi Shehi ka goditur disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mësohet se shkak është bërë krevati i dhomës, ku qëndronin dy të moshuarit.
78-vjeçari, i ka thënë shokut të tij të dhomës se “pse më ke zënë krevatin”.
Krimi ndodhi sot rreth orëve të para të mëngjesit. 82-vjeçari ka vdekur pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës./ZËRI
E rëndë në azilin në Tiranë! I moshuari vret me bastun shokun e dhomës, arrestohet 78-vjeçari

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë rreth orëve të para të mëngjesit në një azil privat për të moshuarit. Një 78-vjeçar ka goditur për vdekje me bastun shokun e dhomës 82 vjeç. I moshuari është arrestuar, nën akuzën "Vrasja me dashje". Policia konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se viktima ka vdekur pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet në skenën e krimit, marrë në pyetje autorin e arrestuar dhe mbledhur dëshmitë apo pamjet e kamerave të sigurisë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale "Vrasja me dashje", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë./ZËRI