Nga shenjat tek masat e parandalimit, ja çfarë duhet të dimë për virusin 'Ethet e Nilit'
TIRANË-Virusi ‘Ethet e Nilit’ është rikthyer pas 13 vitesh në vendin tonë. Një ditë më parë (5 gusht), ISHP raportoi se janë 17 të infektuar, 3 qytetarë kanë humbur jetën. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë njoftoi se gjendja e të infektuarëve është stabël dhe në 24 orët e fundit nuk ka patur rate të reja me virusin e rrallë. Por çfarë duhet të dimë për virusin e Nilit Perëndimor?
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot disa të dhëna lidhur me shenjat, mënyrën si transmetohet ky virus, diagnoza, trajtimi dhe si parandalohet infektimi nga ky virus.
Si transmetohet infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor?
Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar. Virusi qëndron në natyrë nëpërmjet një cikli transmetimi mushkonja-zogj-mushkonja. Zogjtë janë rezervuarët bartës të virusit. Kuajt, njësoj si njerëzit, janë bartës që pavarësisht se ata infektohen, nuk e përhapin direkt infeksionin. Deri më sot, nuk ka ndodhur asnjë transmetim i virusit nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit rastësor apo nëpërmjet mushkonjave, dhe nuk është raportuar asnjë transmetim i virusit të Nilit Perëndimor te punonjësit e kujdesit shëndetësor kur janë zbatuar masa parandaluese standarde të kontrollit të infeksionit.
Çfarë shenjash ka infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor?
Infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor është pa shenja në rreth 80% të njerëzve të infektuar. Vetëm rreth 20% e njerëzve të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor zhvillojnë sëmundjen. Kur shfaqen shenjat ato përfshijnë: ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje trupore, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe fryrje të gjëndrave limfatike.
Shenjat e sëmundjes së rëndë (si encefaliti, meningiti ose paraliza flakside akute) përfshijnë: dhimbje koke, temperaturë të lartë, ngurtësim të qafës, mpirje, çorientim, gjendje kome, dridhje, konvulsione, dobësi muskulore dhe paralizë dhe shfaqen vetem ne 1% te personave te infektuar. Forma të rënda të sëmundjes mund të shfaqen te njerëzit e çdo moshe, por personat mbi moshën 60 vjeç dhe personat me imunitet të ulët janë më të rrezikuar. Periudha e inkubacionit është zakonisht 3 ditë deri në 14 ditë.
Si vendoset diagnoza?
Virusi i Nilit Perëndimor mund të diagnostikohet me një sërë testesh duke analizuar lëngun e trunoshpinor,urinen, gjakun apo mostrat e serumit të marra nga pacientët e infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor, në periudhën kur paraqesin shenja klinike.
Trajtimi
Nuk ka trajtim specifik për pacientët me sëmundjen që prek sistemin nervor, shkaktuar nga virusi i Nilit Perëndimor. Trajtimi është vetëm mbështetës dhe simptomatik.
Parandalimi
Kufizimi i rrezikut të infektimit te njerëzit. Në mungesë të një vaksine, e vetmja mënyrë për të zvogëluar infektimin e njerëzve është rritja e ndërgjegjësimit mbi faktorët e rrezikut, dhe edukimi i njerëzve për masat që duhet të ndërmarrin për të zvogëluar ekspozimin ndaj virusit.
Kontrolli i mushkonjave
Parandalimi efektiv i infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor te njeriu varet nga programet e kontrollit të integruar të mushkonjave në zonat ku ndeshet virusi. Parandalimi i infeksionit në mjediset e kujdesit shëndetësor Punonjësit e kujdesit shëndetësor që kujdesen për pacientët që dyshohet ose që konfirmohet se kanë infeksion të virusit të Nilit Perëndimor, ose që trajtojnë mostra prej tyre, duhet të zbatojnë masat e përgjithshmetë kontrollit të infeksionit.
Parandalimi i transmetimit të virusit në kuaj dhe zogj
Meqenëse shpërthimet e virusit të Nilit Perëndimor në kafshë i paraprijnë infektimit të rasteve në njerëz, krijimi i një sistemi mbikëqyrës të shëndetit të kafshëve për zbulimin e rasteve të reja në zogj dhe kuaj, është thelbësor për paralajmërimin e hershëm të autoriteteve të shëndetit publik dhe veterinar.
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht./ZËRI
Virusi ‘Ethet e Nilit’, Ministria e Shëndetësisë: 80% e të infektuarve nuk shfaqin simptoma

TIRANË-Në vendin tonë janë konfirmuar 17 raste të virusit të Nilit Perëndimor, 'Ethet e Nilit'. Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë. Sa i përket simptomave, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino njofton se 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje.
“Qëndroni të qetë, por vigjilentë. Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda. MSHMS sëbashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin. Megjithatë ky proces nuk mund ti zhduki të gjithë mushkonjat, prandaj është e nevojshme që edhe vetë çdo individ të marri masa paraprake. Pra në qoftë se rri gjatë mbrëmjes kur këto janë më aktive të përdori elementë, pomada apo lëngje që largojnë mushkonja apo të rrijnë me bluza të lehta me mëngë të gjata. Më e rëndësishme që çdo individ apo çdo biznes duhet të pastrojë mbeturinat apo plehrat, të cilat janë përthithës të këtyre mushkonjave. Mbroni veten dhe familjen tuaj!”-shprehet Bino.
Ethet e Nilit u rikthyen në vendin tonë pas 13 vjetësh duke shkaktuar deri tani 3 të vdekur dhe 17 të infektuar. Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht./ZËRI
‘Ethet e Nilit’/ QSUT: Të infektuarit në gjendje stabël, asnjë rast i ri në 24 orët e fundit

TIRANË-Virusi ‘Ethet e Nilit’ është rikthyer pas 13 vitesh në vendin tonë. Një ditë më parë (5 gusht), ISHP raportoi se janë 17 të infektuar, 3 qytetarë kanë humbur jetën. Një reagim ka ardhur edhe nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në lidhje me gjendjen shëndetësore të të nfektuarëve. Siç raportohet gjëndja e të infektuarëve është stabël dhe QSUT njofton se në 24 orët e fundit nuk ka patur raste të reja me virusin e rrallë.
“Gjendja e 17 të infektuarve me “Ethet e Nilit Perëndimor” paraqitet stabël dhe po marrin trajtimon e duhur mjekësor, ndërsa në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me këtë virus në QSUT”, tha QSUT, për Report.Tv.
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht./ZËRI
"Kemi mijëra të infektuar", mjeku Alimehmeti ngre ALARMIN për ‘ethet e Nilit'

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar infektimet në Shqipëri nga ‘Ethet e Nilit’, të cilat kanë shënuar rikthimin e sëmundjes pas 13 viteve në vendin tonë. Në një prononcim për ZËRI-n, mjeku Alimehmeti tha se rastet janë më shumë sesa raportohet nga shifrat zyrtare. Sipas tij, 17 të infektuar janë shumë pak për të sjellë 3 fatalitete, ose e thënë ndryshe 3 viktima. Ndaj edhe bën llogaritë duke u bazuar në atë që dimë deri më tani lidhur me sëmundjen.
Sipas tij, aktualisht në vend kemi mijëra të infektuar.
“Ethet e Nilit Perëndimor nuk është dicka e re, është dicka që ne e njohim, transmetohet vetëm nga mushkonjat kështuqë veprimi i parë që duhej të bëhej në të mirë të shëndetit publik është eleminimi i mushkonjave , që në pranverë tek larvat e më pas tek adultët. Ne këtë si lajm e shohim këtë vit, mirëpo edhe në vitet e tjera ëshët e pamundur mos ketë pasur raste, për sa kohë të gjitha vendet e rajonit përreth nesh raportojnë vit per vit raste. Kur bëhet fjalë për tre humbje jete tashmë nuk mund të themi më që janë 17 apo 30 apo 60 raste që dyshohen.
Vdekshmëria nga kjo sëmundje është e shkallës 0.1%, PRA 1 NË 1000 humb jetën, pra nëse ne kemi 3 humbje jete, atëherë kemi mijëra të infektuar. Pozitive ama është që në 1000 vetë, 800 nuk kanë asnjë simptomë fare, pra janë asimptomatik, e kalojnë krejt lehtë, nga keta 2000 që mbetën, përgjithesisht kanë shenja të lehta, dhimbje barku, dhimbje muskujsh, temperaturë, pra shenja të lehta, jo shume specifike. Ama nga këto 1000, 10 prej tyre do të shfaqin simptoma të prekjes së sistemit nervor qëndror. Dhe këto janë rastet që flet ministria, dhe të gjithë të tjerët i harron, pra 99% të rasteve i harron.
Menjëherë në zonat ku këto raste janë shfaqur, duhet bërë një dezinfektim i madh i zonës,”- tha Alimehmeti.
Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Lushnjë

LUSHNJE-“Ethet e Nilit”, tashmë janë rikthyer në Shqipëri, me tre viktima të raportuara një ditë më parë dhe 17 të infektuar. Rastet po shtohen, ku sot një 63-vjeçar ka rezultuar me virusin e rrallë. Personi i identifikuar si S.D, një 63-vjeçar që jeton midis Shqipërisë dhe Greqisë, është larguar drejt shtetit helen disa ditë më parë për t’u kuruar.
Ndërkohë, nisur nga situata, Ministria e Shëndetësisë, shkruan Ballkan.web ka nisur protokollin e këtyre rasteve dhe disa net më parë është kryer dhe disinfektimi i zonën në Savër, proces i kryer në orët e vona të natës. Nga autoritetet vendore konfirmohet fakti se është kryer disinfektimi dhe nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë situatë.
Por çfarë janë “Ethet e Nilit”?
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht./ZËRI
3 viktima nga ethet e Nilit/ Drejtoresha e ISHP: Rastet vijnë nga Lushnja, Fieri, Kurbini

TIRANË- Kanë kaluar thuajse 24 orë nga lajmi se virusi i etheve të Nilit është rikthyer në Shqipëri pas 13 vitesh dhe ka marrë 3 jetë. Edhe pse kanë konfirmuar lajmin e publikuar në media, deri më tani, Instituti i Shëndetit Publik nuk ka dalë ende në një deklaratë për shtyp, për të njoftuar qytetarët lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet vendi, e po ashtu sesi të mbrojnë veten për të parandaluar infektimin, ose sesi të sillen nëse dyshojnë se janë të infektuar. E po ashtu mbi të gjitha, si të testohen. Mes këtij "terri informativ", Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik ka zgjedhur që të flasë në media për të dhënë më shumë detaje.
Në një intervistë për "MCN", Tomini u shpreh se rastet më të shumta të infektimeve janë shënuar në Lushnje, Fier dhe në Kurbin, kryesisht mbi 62 vjeç.
"Situata prej dy javësh po monitorohet intesivisht nga ISHP dhe mjekët. Rastet përkatësisht jo vetëm ata që kanë humbur jetën por dhe ata 17 të infektuar janë nga Lushnja, Fieri dhe Kurbini. Janë zona ku janë evidentuar dhe prezenca e mushkonjës kulieks pipienc, janë vatra ku zhvillohet kjo mushkonjë dhe lloj i saj hibrid ka tendencë të mbartë virusin dhe ta transmetojë atë te njeriu. Diagnoza është për tu vlerësuar dhe grupmosha e prekur në rastet e evidentuara i kemi mbi 62 vjeç. Duhet theksuar se ethet e Nilit është një infeksion asimptomatik në 80% të rasteve,"-tha ajo ndër të tjera.
Ajo shtoi se mushkonja është vektori që bënë transmetimin e etheve të Nilit, por ndërkohë e merr virusin nga një rezervuar që janë zogjtë. Duke u ndalur më pas edhe në simptomat e para të sëmundjes.
"17 rastet e evidentuara janë të hospitalizuar në QSUT. Nuk ka një trajtim specifik për këtë virus por në varësi të problematikës trajtohet në spital dhe jo kushte shtëpie. Me një periudhë klinike që shkon nga 3-6 ditë situata më pas qetësohet, si diarre, dhimbje koke, kjo periudhë kalon në mënyrë të qetë me këshillimin e mjekut, por nëse kalojnë këto ditë dhe kalojmë në një status tjetër nuk jemi shumë të kthjellët, ngurtësohen muskujt të qafës, ka frikë nga drita janë disa shenja karakteristike që kuptohet nga vetë individi dhe gjithsesi nëse shenjat precipitojnë mbi 5 ditë dhe personat janë nga këto zona perspektive atëherë duhet ti drejtohemi mjekut."
Por çfarë janë “Ethet e Nilit”?
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht./ZËRI