Vijon dorëzimi i kutive me votat në Himarë, shoqërohen dhe nga efektivë të policisë

HIMARË- Mbyllja e procesit të votimit është shoqëruar me dorëzimin e kutive në KZAZ. Në KZAZ nr.88 ka nisur dorëzimi dhe grumbullimi i kutive nga 36 qendra votimi që ka në total kjo bashki. Gjithashtu po dorëzohen edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që u përdorën në qendrat e votimit. Shoqërimi i kutive është bërë edhe në prezencën e Policisë së Shtetit për të shmangur incidentet e mundshme. Me përmbylljen e dorëzimit të materialeve zgjedhore do të nisë numërimi i votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në total kanë votuar 8333 zgjedhës, ose 37.69% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë. Votuesit zgjodhën sot mes Vangjel Tavos që ishte kandidati i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Nga KQZ është bërë me dije se rezultatet do të bëhen publike nesër në mëngjes, maksimumi deri në orën 10:00.
KQZ: Në Himarë votuan 37.69% e totalit të zgjedhësve

HIMARË- Procesi i votimit është mbyllur në orën 19:00. Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka bërë me dije se në total kanë votuar 8333 zgjedhës, ose 37.69% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë. Shifrat kanë dalë nga raportimi i 34 qendrave të votimit nga 36 në total.
“Pjesëmarrja, Bashkia Himarë, 10:00.
Raportuar 34 nga 36 QV në total.
Votuar 8333 zgjedhës, ose 37.69% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë,”- njoftoi KQZ.
Kutitë janë dërguar në stadiumin e Himarës dhe numërimi ka nisur. Nga KQZ është bërë me dije se rezultatet do të bëhen publike nesër në mëngjes, maksimumi deri në orën 10:00.
Zgjedhjet në Himarë/ Gjikuria: Do jem fitues, Tavo po të dojë, të punojë për mua

HIMARË- Petro Gjikuria, kandidati i Opozitës për Himarën është i bindur se do të jetë ai kryebashkiaku i zgjedhur. Në një prononcim për mediat, pas mbylljes së votimeve, Gjikuria përsëriti ftesën kundrejt rivalit socialist, Vangjel Tavo, për ta bërë vartësin e tij. Sipas Gjikurisë, himariotët kanë parë shpresën tek si dhe se bashkë do të nisin punët për çdo projekt të planifikuar.
Pjesë nga prononcimi:
Petro Gjikuria: Na ka ngelur të numërojmë kutitë. Asnjë njeri nuk do t’i prekë kutitë, sepse janë votat e himariotëve tanë. Unë jam këtu për hmariotët, të punojmë dhe të çojmë programin tonë deri në fund.
Do ta pranoni rezultatin?
Petro Gjikuria: Në këtë fushatë kishte zbritur e gjithë administrate, e cila me kërcënimet e me presione kanë kërcënuar të gjithq votuesit. Por, himariotët nuk u dorëzohen presioneve. Unë do prano verdiktin që kanë dhënë himariotët. Rezultati është verdikti, çfarë kanë votuar. Kërcënime dhe presione ka patur shumë, siç i keni parë edhe ju. Deputetë e ministrat kane qenë këtu. Por, ata kanë punën e tyre, unë kam punën time. Fakti që himariotët kanë parë shpresën në fytyrën time, më ka dhënë një gëzim të madh. Unë do jem fitues, Tavo pot ë dojë të punojë për mua, është i mirëpritur.
Procesi i votimit është mbyllur dhe pritet të nisë numërimi. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 7.00 të mëngjesit, e deri në orën 19:00, banorë të zonës kanë votuar mes kandidatëve, Vangjel Tavo i socialistëve dhe Petro Gjikuria i opozitës. Në përditësimin e fundit të shifrave nga KQZ në orën 19:00 rezulton se kanë marrë pjesë 8394 votues (36.9%), nga 7875 persona që morën pjesën në zgjedhjet lokale të kaluara. Në Himarë u aplikua vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit u monitoruan me kamera. Probleme janë hasur me kartat e identitetit, ku rreth 6 mijë votues janë paraqitur me ID të skaduar. Problematika ka patur edhe mes komisionerëve dhe votuesve, ku shkak është bërë përdorimi i gjuhës greke. Po ashtu opozita ka akuzuar kandidatin e PS, Vangjel Tavon se ka shtuar në listat e votimit qindra qytetarë nga zonat e tjera. Denoncime ka patur edhe për mazhorancën, për vendosje të personave me precedentë penale në qendrat e votimit, të cilët dyshohet se ushtronin presion ndaj votuesve. Edhe sekretari i Omonias denoncoi se një komisioner në Vranisht është kërcënuar me jetë nga bandat kriminale.
Zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, mbyllet orari zyrtar i votimeve
HIMARË- Ka përfunduar procesi i votimit në Himarë për zgjedhjen e krytetarit të ri të Bashkisë. Në votimet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Himarës, deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë 36.01% e qytetarëve, sipas KQZ. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 7.00 të mëngjesit, ku banorë të zonës kanë zgjedhur mes kandidatëve, Vangjel Tavo i socialistëve dhe Petro Gjikuria i opozitës.
Procesi ka qenë i qetë me përjashtim të rasteve të votuesve me karta identiteti të skaduara të cilët nuk janë lejuar të votojnë. Problematika ka patur edhe mes komisionerëve dhe votuesëve, ku shkak është bërë përdorimi i gjuhës greke. Ndërkohë opozitarët kanë ngritur akuza kundër mazhorancës, për prani të personave me precedentë penale në qendrat e votimit, të cilët kanë ushtruar presion ndaj votuesëve. /ZËRI
VIDEO- Nipi i Vangjel Tavos, bashkë me kushëririn e Jorgo Goros "terrorizojnë" votuesit në Himarë

HIMARË-Nipi i Vangjel Tavos, Harallamb Tavo është duke u bërë presion votuesve në Himarë, për të votuar për kandidatin socialist në zgjedhjet që po zhvillohen këtë të diel për kryetar bashkie. Qytetarët theksojnë se Harallamb Tavo është një person me rrezikshmëri të lartë dhe gjatë gjithë ditës së sotme ka kërcënuar votuesit nëpër qëndrat e votimit, duke përdorur edhe persona të tjerë, si Mondi Goro, kushëriri i ish-kryebashkiakut të arrestuar të Himarës, Jorgo Goro.
Nga pamjet e publikuara nga Syri.Tv dallohet se si Mondi Goro, në mënyrë të jashtëligjshme qëndron brenda Qendrave të Votimit, duke kontrolluar votuesit, si dhe kërcënon vëzhguesit e opozitës. Në një moment teksa votohet ai, shihet te dera e qendrës së votimit duke bërë me gisht shenjën 'Jo'.
Jorgo Goro është ish-kreu i Bashkisë së Himarës i zgjedhur në detyrë, pas arrestimit të ish-kryeshshkiakut Fredi Beleri, i dënuar me dy vite për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit. Goro po ashtu u arrestua për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe tokë, që gjendet në fshatin Gjileke në Dhërmi. Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall. /ZËRI
'Është kërcënuar komisioneri ynë', Sekretari i Omonias: Bandat kriminale janë në qendrat e votimit

HIMARË- Sekretari i OMONIAS, Marin Suli ka marrë pjesë pasditen e sotme në procesin e votimit në Himarë. Pas votimit, Suli në një deklaratë për mediat denoncoi një rast kërcënimi në Vranisht. Sekretari i Omonias deklaron se komisioneri i tyre është kërcënuar me jetë nga bandat kriminale. Suli hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës ku sipas tij administrata ndodhet në Himarë dhe është duke bërë presion që të votohet Vangjel Tavo. Ai shtoi se është e pamundur që në çdo qendër të mos gjesh 10 deri 15 nëpunës shtetit që bëjnë presion.
"Sapo votova për kryetarin e ri të bashkisë, zotin Gjikuria. Zgjedhjet duhet të kishin shkuar më mirë në një vend demokratik. Jemi në një situatë ku adminsita rilindase e kryeministrit pothuajse ka pushtuar Himarën. Është e pamundur që në çdo qendër të mos gjesh 10 deri 15 nëpunës shtetit që bëjnë presion. Bandat kriminale janë pothuajse në çdo qendër votimi. Kanë kërcënuar me jetë, me presion komisionerët tanë. Sigurisht nuk janë zgjedhje në një vend demokratik janë zgjedhje të sforcuar. Himara do reagojë, Himara do ketë një kryetar bashkie europian dhe amerikan. Shkoni të votoni, ju bëj thirrje, të votojnë një orë e më parë. Të mos kenë frikë nga presionet e rrugeçërve. Po po janë shumë të vërteta. I kemi referuar edhe në polici. Në Vranisht komisionerin tonë e kanë kërcënuar me jetë. Në lagjen 1 maj këtu e njëjta gjë. Nëpunës të administratës së bashkisë së Vlorës, na kanë kërcënuar me jetë. I kemi referuar në polici. Dhe prisnim që të bënte shumë më tepër. Këto do jenë subjekt kallëzimesh pas përfundimit të procesit zgjedhor. Ne kemi fituar, fitorja është në kutitë e votim nuk mund të kenaëemi me këtë lloj parregullsia dhe shkeljesh. 6400 zgjedhës iu humbi e drejta të votojnë vetëm se shumica e tyre votojnë për Bashkë Fitojmë dhe PBDNJ. Himara ka kryetar të ri bashkie Petro Gjikurinë më besoni," tha Suli.
ID e skaduara/ Berisha dhe Meta: Përjashtimi i mbi 6 mijë qytetarëve nga e drejta e votimit, krim elektoral

HIMARË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar mosvotimin në zgjedhjet e Himarës për qytetarët që i ka skaduar karta e identitetit, si një krim të shëmtuar elektoral të kryeministrit Edi Rama. Ish-kryeministri, Sali Berisha sqaron se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit. Berisha sqaron se pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit. Kreu i PD-së ka akuzuar kandidatin e Partisë Socialiste, Vangjel Tavo se ka shtuar në listat e votimit qindra qytetarë nga Dropulli e Saranda.
Postimi i Sali Berishës:
Përjashtimi nga votimi i qindra e qindra qytetarëve të Himarës, një akt antikushtetues Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lujuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit. Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral. Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron.
Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se aktet që synojnë që të shkatërrojnë zgjedhjet e lira duhet që të dënohen ashpër. Meta e cilëson përjashtimin pretekst nga qeveria, përjashtimin e 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit.
Postimi i Ilir Metës:
Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale. Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre.
Votuesit me ID të skaduar/ Beleri: Nuk nuk patën kohë për rinovim

HIMARË-Sot në Himarë po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e ri të Bashkisë. Procesi i votimit ka vijuar normalisht por problematikë është shfaqur me votuesit të cilët u ka skaduar karta e identitetit dhe sipas ligjit ata nuk lejohen të votojnë. Për këtë ka reaguar nga burgu, ish-kryebashkiaku i Himarës dhe eurodeputeti i zgjedhur në Greqi, Fredi Beleri. Në reagimin e tij, Beleri thotë se qytetarët nuk patën kohë të bëjnë rinovimin e kartave, pasi zgjedhjet u dekretuan të premten në datë 5 korrik. Ai i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa dhe të tregojë që nuk po manipulon vullnetin e zgjedhësve.
Reagimi i plotë i Fredi Belerit
Keto zgjedhje kane filluar ne menyre te paligjshme, me nje vendim te KQZ-së të paligjshem, qe eshte ankimuar nga PBDNj dhe diten e sotme do te depozitohet dhe ankimi im, me nje dekret te paligjshem të nxjerrë në kushtet e emergjencës nga Presidenti, sikur të punonte në Kryeministri, dhe Paligjshmeria po vazhdon!! Eshte rasti qe qeveria te veproje, ne keto zgjedhje me shume se here te tjera sepse nuk eshte faji i votuesve qe nuk kane rinovuar kartat. Koha ishte shume e shkurter, ne datën 5 korrik u dekretuan zgjedhjet, të premte pas orës 16. Koha per votuesit ishte shume e shkurter te rinovonin kartat e identitetit, kur edhe e-albania me shume nuk ka punuar kete periudhe. Qeveria duhet te marri masat te garantoje qe votuesit te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar. Nuk ka asnje pengese nuk kerkon logjistike, nuk ka kosto, siç nuk ka patur pengesa zgjedhje te kaluara. Të gjithë ministrat në Himarë janë, le të mblidhen një herë të vetme, të marrin një vendim të vetëm, për interesin e popullit! Qeveria duhet te tregoje qe nuk po manipulon vullnetin e zgjedhesve, qe transferimi i votuesve nga çdo bashki socialiste ne Himare nuk ka qene taktike e qeverise, qe moslejimi si asnjehere më parë i votuesve me karta te skaduara nuk behet me qellim. Qeveria të paktën të ruajë fasadën, siç e ka ruajtur deri tani, se ka përdorur institucionet “e pavarura”, të duket sikur nuk po përdor çdo mjet që t`i manipulojë këto zgjedhje! U bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi, Rezistoni! Mos u largoni nga qëndrat e votimit! Mos u trëmbni! Votoni! Votoni! Votoni!
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi. Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
ORA 14:00/ KQZ publikon shifrat: Votuan 28% e zgjedhësve, më shumë se një vit më parë

HIMARË- Që në prën 07:00, himariotët u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e radhës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14:00 kanë votuar 6321 votues nga 23074 zgjedhës në total, pra 28.12 %. Në raport me zgjedhjet e 14 Majit 2023, numri i votuesve raportohet më i lartë deri në orën 14:00.
Në garë janë kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo dhe ai i Partisë Demokratike, Petro Gjikuria. Të dhënat janë raportuar nga 35 qendra votimi nga 36 që janë në total.
Qytetarja paraqitet me pasaportë të skaduar në Himarë: Me këtë kam votuar edhe vjet (VIDEO)

HIMARË- Një qytetare ka deklaruar se ka votuar me pasaportë të skaduar edhe kur në Himarë, duhet të zgjidhte mes Fredi Belerit dhe Jorgo Goros, në maj të një viti më parë. Këtë herë, e reja, që shihet në videon e publikuar nga Balkanweb, kërkon të votojë për Vangjel Tavon ose Petro Gjikurinë, me të njëjtin mjet identifikimi të skaduar. Por, nuk është pranuar nga anëtarët e Komisionit.
Pjesë nga biseda:
Votuesja: Unë me këtë pasaportë kam votuar edhe vjet. Të skaduar.
Komisioni: Nuk e di, por di të të them që ky document nuk është i vlefshëm.
Votuesja: Unë me këtë kam votuar.
Komisioni: Duhet të marrës pasaportë dhe kartë identiteti të re. Nuk e di se çfarë keni bërë vjet, pasi ne nuk kemi qenë në Komision. Sot nuk mund të votosh, mund t’i drejtohesh KZAZ-së ose KQZ për të shprehur shqetësimin. Ligji nuk ju lejon.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash.
Himara zhvillon zgjedhjet e pjesshme, ZËRI siguron pamje nga qendrat e votimit, i parnishëm kreu i KQZ

HIMARË-Sot në Himarë po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e ri të Bashkisë. Qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit prej orës 07:00 të mëngjesit. ZËRI ka siguruar pamje nga qendrat e votimit, ku i pranishëm me komisionerët është edhe kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi. Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
"Njerëz me precedentë penale ushtrojnë presion", Dule: Tavo hyri në garë me 1 mijë vota plus, s'ka reagim nga drejtësia

HIMARË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në një prononcim për mediat ka hedhur akuza se kandidati socialist, Vangjel Tavo ka hyrë në garë me një mijë vota plus. Në fjalën e tij Dule denoncoi se ka patur prani të njerëzve me precedentë penalë në qendrat e votimit, të cilët po ushtrojnë presion tek votuesit. Ai thekson se këto shkelje janë denoncuar në SPAK, por s'ka akoma një reagim nga drejtësia.
"I bie që nëpunësit civilë që janë në territorin e bashkisë së Himarës sot të jenë me shumë se pjesmarrësit ne votime. Nga ana tjetër ditën e sotme është vënë re prania intensive e qytetarëve me precedentë penale, disa subjekt i SPAK të cilët shfaqeshin qendër më qendër votimi për të ushtruar presion mbi zgjedhësit nën shoqërinë e kryetarit të bashkisë së Konispolit dhe të kryetarit të bashkisë së Vlorës. Dhe secili mund të nxjerrë konkluzionet e veta se cila është puanë e kreut të bashkisë së Vlorës apo Selenicës sot në bashkinë Himarë,"-u shpreh Dule.
Ndër të tjera, Dule solli edhe një herë në vëmendje, denoncimin e kandidatit të opozitës Petro Gjikurisë. Ai deklaron se kandidati i PS-së ka pohuar me zë dhe figurë se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie, ndërkohë që në sirtarët e Kadastrës janë edhe mbi 600 të tjerë.
" Himara nesër do të zgjohet me dy kryebashkiakë të zgjedhur. Mandati i Fredi Belerit nuk është ndërprerë konform ligjit dhe vendim të formës së prerë. Është për tu gjykuar ankimimi në KAS dhe njëkohësisht i zotit Beleri që u depozituan sipas legjislacionti brenda 30 ditëve që parashikon ligji. Që para nisjes së fushatës kandidati zoti Tavo me zë dhe figurë pohoi se ai ka transferuar gjendje civile të disa qytetarëve që nuk janë banorë me qëllim që të mbrojnë votën e tij m çfarë ligji, në cilat parime mbështetet ky veprim, janë 311 zgjedhës që janë shtuar në listat e sotme krahasuar me listat e majit 2023. Në zgjedhjet e vitit 2023 lista krahasuar me zgjedhjet e 2021 ishte pakësuar me 3 zgjedhës, nga 2023 në 2024 është shtuar në mënyrë artificiale nga të cilët 93 ka indicie se janë regjistruar ose kanë transferuar gjendjen edhe përtej kohës pasi ishte shpallur dekreti, shkelje flagrante që janë denoncuar në SPAK, por ska ende veprim nga ana e SPAK. Tavo pohoi se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie janë edhe 600 të tilla për t’u shpërndarë. S'kemi asnjë reagim të drejtësisë. Plot 6 mijë e 167 zgjedhës mbi 25% u privohet e drejta kushtetuese e zgjedhjes. Këto zgjedhje janë vazhdim pavarësisht problematikave. Duhej vendim i ri jo të ishte ai i vitit 2023 pasi është vazhdim i të njëjtit proces. Kandidati i Partisë Socialiste ka hyrë me plus një mijë vota me kandiadtin e opozitës. Nga ana tjetër dëshiroj të theksoj se kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit ka marrë kërkesa për rinovim,"-tha kreu i PDNJ.
Edhe zgjedhjet në Himarë nuk shpëtojnë pa një "fake news"

TIRANË- Një lajm i rremë është shpërndarë sot nga deputeti demokrat Flamur Noka. Teksa ndodhet në Himarë, ku sot po mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, duke publikuar disa foto në Facebook, Noka bëri një denoncim. Sipas tij, qeveria ka lëshuar karta identiteti të falsifikuara me qëllim për të “vjelë” sa më shumë vota për kandidatin e Partisë Socialiste, Vangjel Tavon.
Si e kishte vërtetuar?
Ai pretendonte se kartat e identitetit të shpërndara kishin afat 50-vjeçar, ndërsa denoncimin e tij e shoqëroi me foto.
“Vesi del me shpirtin. Gjithe qeveria kq dy jave ne Himare per presion dhe blerje , gjithe drejtoret te angazhuar per blerje votash ne Himare. SHISH dhe Policia duke bere presione ne Himare. Por perseri jane ne panik se ndihen te refuzuar Dhe per tu siguruar kane sjelle votues nga zona tjera me karta ID te falsifikuara. Rilindja shpresen nuk e ka te vota e lire. Vetem te vota e blere, e tjetersuar me shantazh dhe e falsifikuar ID karta e leshuar ne 2023 Rilindasve ju skadon ne 2073 ID karta e leshuar ne 2024 Rilindasve ju skadon ne 2074 Keta sbejne kurre zgjedhje. Keta bejne vetem vjedhje,”- shkruan Noka.
Por postimin e fshiu shpejt!
Kjo pasi 4 vite më parë, qeveria miratoi një projektligj për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve mbi 75 vjeç, në mënyrë që të mos e rinovonin më letërnjoftimin e tyre elektronik. Atë vit u vendos që kartat e tyre të identitetit të jenë të vlefshme deri në fundin e jetës. Gjithsej nga ky projektligj, përfituan 145 000 qytetarë mbi 75 vjeç, si rasti i zonjës që ka nxjerrë edhe Noka sot, e cila këtë vit sapo i ka mbushur 75 vjeç.
"Vesi del me shpirtin. Gjithe qeveria kq dy jave ne Himare per presion dhe blerje , gjithe drejtoret te angazhuar per blerje votash ne Himare. SHISH dhe Policia duke bere presione ne Himare. Por perseri jane ne panik se ndihen te refuzuar Dhe per tu siguruar kane sjelle votues nga zona tjera me karta ID te falsifikuara. Rilindja shpresen nuk e ka te vota e lire. Vetem te vota e blere, e tjetersuar me shantazh dhe e falsifikuar ID karta e leshuar ne 2023 Rilindasve ju skadon ne 2073 ID karta e leshuar ne 2024 Rilindasve ju skadon ne 2074 Keta sbejne kurre zgjedhje. Keta bejne vetem vjedhje,"-shkruan Noka në postimin e fshirë.
/ZËRI
Shkon për të votuar, 50-vjeçarja humb ndjenjat, e merr ambulanca

HIMARË- Një grua rreth të 50-ave shkoi për të votuar në Himarë fshat, por nuk e ka çuar dot deri në fund detyrën si qytetare. Teksa priste në radhë, ajo nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndenjat.
Nuk dihet ende shkaku përse ka humbur ndjenjat, ndërsa shkak mund të kenë qenë edhe temperaturat e larta. Por për t'i ardhur në ndihmë, të pranishmit kanë njoftuar menjëherë shërbimin e ambulancës, të cilat e kanë shoqëruar gruan në ambientet e spitalit të Himarës./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë, deri në orën 13:00 pjesëmarrja është 24.58%

HIMARË- Pavarësisht se është piku i të nxehtit, qytetarët vazhdojnë dhe votojnë për kryebashkiakun e ri të Himarës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri në orën 13.00, nga 24 qendra votimi është shënuar pjesëmarrje prej 24.58%.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
'ID'-të e skaduara, Celibashi: Janë 6 mijë votues pa mjet identifikimi, nuk është çështje e KQZ-së

HIMARË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për median tha se procesi i votimit po shkon normalisht. Ndërkohë sa i takon çështjes së kartave të skaduara, ai u shpreh se nuk është kompetencë e institucionit që ai drejton. Celibashi pranoi se janë 6 mijë zgjedhës me karta identiteti të skaduara, por shtoi se kjo shifër ka qenë dhe vitin e kaluar. Madje ai sqaroi se është vetë detyrë e qytetarëve që fillimisht të kenë një mjet identifikimi. Më tej ai tregoi se kërkesat bëhen nga Partitë Politike dhe kandidatët, e më pas i kalon Ministrisë, për të përcaktuar një zgjatje afati.
Ilirjan Celibashi: Janë rreth 6 mijë votues që ose u ka skaduar karta e identitetit ose ju skadon sot. P rikujtoj se kjo situatë ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara. Kjo nuk është një çështje e imja, por nga partitë politike që të bënin një kërkesë. Në fund të fundit ngelet gjithmonë një çështje jashtë sjelljes së KQZ. Ne nuk kemi patur komunikim sot për këtë çështje, edhe nëse do kishte sot nuk ka çfarë të bëhët, lidhet me vetë votuesit që kanë apo jo interes për të patur mjet identifikimi dhe autoritetet ligjore ti përgjigjeshin këtij interesi. Kjo vlen edhe për Partitë politike, kandidatët dhe pjesëmarrësit në garë. Do ishte mirë që të kishte një zgjatje të afatit po nuk dua ta diskutoj.
Tjetër incident/ Qytetari fut telefonin në momentin e votimit në Himarë, komisionerët: Dilni jashtë (VIDEO)

HIMARË-Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme në Himarë, nuk ka kaluar pa incidente. Në një nga qendrat e votimit një qytetar ka shkelur një nga rregullat kryesore. Siç shihet edhe në videon më poshtë qytetari hyn të votojë me telefon dhe e ka nxjerr për t'i bërë foto fletës së votimit. Komisionerët kanë reaguar dhe i kanë bërë thirrje të moshuarit që të hiqte telefonin nga dora. Por fletën e votimit nuk ia morën.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë/ Deri në orën 11:00 pjesëmarrja është 17.26%, kanë raportuar 29 qendra votimi

HIMARË-Qytetarët po votojnë për zgjedhjet e pjesshme të Himarës. Deri në orën 11:00 pjesëmarrja është 17.26%, kanë raportuar 29 qendra votimi. Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë/ Pezullohet votimi në lagjen "1 maji", ka persona të paautorizuar në QV

HIMARË- Persona të paautorizuar në qendrën e votimit në Himarë lagja "1 maj". Ndaj për disa momente, në zonë është pezulluar votimi. Prej mëngjesit, në Himarë, zgjedhësit në tre njësitë administrative të bashkisë Himarë i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet vendore në Himarë/ Fredi Beleri apel qytetarëve nga burgu: Suksese nga zemra Petro Gjikurisë, shkoni në votime!

TIRANË- Burgu nuk e ka penguar Fredi Belerin që të japë një mesazh për këto zgjedhje. Ditën e votimit për pasardhësin e tij në Himarë, Beleri i ka dërguar urimet më të përzemërta Petro Gjikurisë, ndërkohë që ka përcjellë edhe një apel për të gjithë banorët e zonës. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Beleri kërkon nga të gjithë qytetarët që të shkojnë dhe të votojnë.
Postimi i plotë:
Vendvotimet janë të hapura! Zemra ime është sot në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë luftën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre. Nga qelia e burgut shqiptar ku po qendroj 425 dite, mendimet e mia gjithe diten do te jene me vellezerit e mi dhe te gjithe ata qe kuptojne se shteti i Ligjit dhe Demokracia jane te panegociueshme. Me të gjithë ata që kanë shprehur simpatinë e tyre dhe kanë qëndruar pranë meje përmes kësaj sprove. Me të gjithë ata që nuk u përkulën para metodave të grushtit të shtetit dhe logjikës par-demokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë. Suksese nga zemra Petro Gjikuria. Ai u tregua një tekno i denjë i Himarës tashmë. Jam i sigurt se duart e veta do ta udhëheqin sigurt Komunën tonë të nesërmen. Suksese OMONOIA jonë. Dhe një apel i fundit: shkoni në votime. Historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë. Votë e mirë atëherë!
Gara në këto zgjedhje zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
ZGJEDHJET NË HIMARË/ Qendra e votimit në Vranishtë drejt shkatërrimit, PAMJET nga godina ku po votohet

HIMARË- Qendra e votimit në Vranishtë të Himarës është e rrënuar. Kjo është një nga 36 qendrat e votimit, por duket se nuk ka asnjë masë për sigurinë e personave që janë brenda.
Videoja u publikua nga ‘Disidentët’, ku tregon se pavarësisht raporteve se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e qytetarëve, duket se nuk është treguar asnjë vëmendje ndaj objekteve se ku do të votohet.
Gjithsej janë vendosur 36 qendra votimit në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash. /ZËRI
Zgjedhjet në Himarë/ S'lejohet votimi me karta të skaduara, reagon KQZ: Nuk i shtyjmë ne afatet

TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor reagon lidhur me faktin që shumë qytetarë që janë paraqitur në qendrat e votimit me karta të skaduara, por kësaj here nuk janë lejuar që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Në reagimin zyrtar, KQZ pretendon se nuk është kompetencë e tyre dhe se çështja duhet të ishte zgjidhur nga Ministria e Brendshme, ashtu si në zgjedhjet e shkuara.
REAGIMI I KQZ:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sjell në vëmendje se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit. Për zgjedhësit mbi 75 vjeç vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat. Kështu përcaktohet në ligjit nr. 89/2020, datë 09/07/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar”.
Gara në këto zgjedhje zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë, voton edhe Gjikuria: Unë do fitoj! Kartat e skaduara? Herën e shkuar i lejuan...

HIMARË- Kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë", Petro Gjikuria ka shprehur bindjen se do të fitojë zgjedhjet e Bashkisë Himarë, teksa u shpreh se “unë do të jem kryetari i ardhshëm”. Pasi votoi në Dhërmi, atje ku edhe ka vendbanimin, Gjikuria u shpreh besimplotë se do të jetë ai fituesi. Ndërsa lidhur me problematikën e karteve të skaduara të identitetit, në fjalën e tij, Gjikuria tha se nuk e kishin pritur që të ishte problem, pasi zgjedhjet e shkuara ishin lejuar. Por megjithatë shtoi se sërish edhe ky problem nuk do ta ndajë nga fitorja.
PJESË NGA PRONONCIMI:
Nëse nuk fitoni do të prisni biletën për në SHBA apo do të pranoni ofertën e Tavos?
Gjikuria: Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Kjo është dita e demokracisë. I ftoj bashkëfshatarët e mi që të shkojnë drejt kutive të votimit, le të fitojë më i mirë, le të fitojë demokracia. Se çfarë do bëjmë nesër, e flasim të hënën. Mos të fillojmë me pyetje të tilla, sikur keni ngrënë limona që me mëngjes. Unë do jem kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Himarës.
Kartat e skaduara të identitetit?
Gjikuria: Vitin e kaluar u lanë njerëzit dhe votuan edhe me karta të skaduara. Kurse këtë vit jo, ky është një problem se edhe trajtimi...socialistëve u jepnin kartat brenda gjysmë ore, ndërsa anës tjetër i thoshin dy javë. Nuk mendoj se do të ndikojë në rezultat. Koalicioni "Bashkë fitojmë" do të fitojë këtë herë, do fitojë demokracia. Ne nuk na lanë kohë që të bëjmë fushatë. Kjo nuk është punë fushate. Ne 1 javë kohë fushatë na lanë, kam bredhur fshat më fshat. Kemi folur me banorët. Nuk ishte problemi i kartave. Kartat e skaduara vitin e kaluar i lanë, këtë vit jo. Këtu i bëjnë ligjet si të duan vetë. Vitin e kaluar doli ligji. Sot llogarisin numrat dhe i nxjerrin ligjet si të duan. Faleminderit, të jeni mirë, ditët në vijim do të kemi më shumë takime.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë, Qëndresa Qytetare 'skanon' problematikat: Përdorin gjuhën greke, vështirësohet roli i vëzhguesve

HIMARË- Qytetarët po votojnë për zgjedhjet e pjesshme të Himarës. Por nuk kanë munguar reagimet e kampeve politike. Qëndresa Qytetare njoftoi se po monitoron zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë dhe deri në orën 10:00 janë identifikuar disa problematika, të cilat i kanë listuar në një postim të bërë në rrjetet e tyre sociale. Mes tyre janë mungesa e listave të votuesve në KQV, votuesit me karta të skaduara që nuk ushtrojnë dot të drejtën, mosinformimi i qytetarëve për qendrat e votimit, pritjet e gjata dhe tensionet mes komisionerëve. Po ashtu, evidentojnë edhe faktin se për shkak se në zonë përdoret edhe gjuha greke, vëzhguesit e kanë të vështirë të kuptojnë atë që thuhet në mënyrë që të mbajnë shënime për parregullsitë e votimit.
Qëndresa Qytetare: Qëndresa Qytetare po monitoron zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë. Deri në orën 10:00 janë identifikuar këto problematika: - Mungesa e listave të votuesve para KQV për orët e para të votimit; - Një numër i konsiderueshëm i votuesve kanë pasur karta ID të skaduara, duke e bërë të pamundur votimin; - Qytetarët nuk janë të informuar se ku duhet të votojnë dhe për shkak të pritjeve të gjata në QV demotivohen për të votuar; - Tension mes komisionerëve. Një nga problemet më kritike ishte përdorimi i gjuhës greke nga komisionet në KQV, duke vështirësuar kështu edhe rolin e vëzhguesve. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët. Këto problematika nuk duhet të pengojnë të drejtën themelore të qytetarëve për të votuar dhe për të marrë pjesë në procesin demokratik. Ne inkurajojmë të gjitha palët të bashkëpunojnë për të garantuar një mjedis zgjedhor të qetë dhe të rregullt.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Garon për kryebashkiak në Himarë/ Me vajzën përdore, shkon të votojë Vangjel Tavo

HIMARË- Kandidati i Partisë Socialiste për Himarën, Vangjel Tavo votoi në qendrën e votimit në Palasë. I shoqëruar nga e shoqja dhe nga vajza e mitur, të cilën e mbante përdore, përpara se të hyjë në QV, Tavo është përshëndetur në greqisht dhe shqip me banorët e zonës. Pasi ka hedhur fletën e votimit në kuti, Tavo kishte një thirrje edhe për banorët e zonës. Këtyre të fundit u kërkoi që të votonin, ndërkohë që nuk bëri asnjë koment tjetër. Edhe pse u pyet lidhur me problematikën e qytetarëve që nuk votojnë dot për shkak se u kanë skaduar letërnjoftimet, Tavo tha: Askush nuk është mbi ligjin!
PRONONCIMI PËR MEDIAT:
Vangjel Tavo: Sot e kanë fjalën Himara dhe himarjotët për të votuar. Procesi deri më tani ka qenë shumë i qetë. Uroj që ky proces të vijojë kështu deri në momentin e fundit. Uroj të mbizotërojë qetësia, i bëj thirrje të gjithë himarjotëve që të dalin masivisht në votime. Të votojnë projektin dhe alternativën më të mirë për Himarën dhe himarjotët kudo që ndodhen.
Problematika me kartat e ID?
Vangjel Tavo: Nuk është çështja ime, është çështja e organeve e KQZ, e ligjit në fund të fundit. Mbi ligjin nuk mund të dalë asnjë njeri, kështu që nuk kam asnjë koment.
Gara këto zgjedhje zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia denoncon: Anëtarëve të PS iu rinovuan dokumentet

HIMARË- Organizata "OMONIA" ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeveë për të mos lejuar qytetarët që u kanë skaduar karta e identitetit që të mos votojnë. Me anë të një deklaratë për mediat, OMONIA denoncon se kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive. Reagimi i tyre vjen pas rreth 200 qytetarë janë paraqitur të votojnë me karta identiteti të skaduar në Himarë fshat, por nuk janë lejuar nga ana e komisionerëve.
Deklaratë për shtyp:
Qe me nisjen e procesit zgjedhor ne Bashkine Himare, me insistimin e komisionereve te Partise Socialiste, dhjetera zgjedhesve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave te identifikimit te skaduara. Ne kundershtim me praktikat e aplikuara ne proceset e meparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi te nxjerre aktet perkatese ligjore qe do te garantonin te drejten e votes per te gjithe zgjedhesit.
Kompania shteterore e prodhimit te kartave te identitetit, ishte vene gjate diteve te fundit ne sherbim te Partise Socialiste, duke u sherbyer qytetareve ne menyre selektive. Anetareve te PS u rinovoheshin dokumentet ne menyre te organizuar brenda 24 oreve, ndersa qytetareve te tjere u kerkohej te paraqiteshin pas 15 ditesh. Ne total, nga 23074 zgjedhes te rregjistruar, 6157 jane apriori te privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe pergjegjesi te Qeverise Rama.
Omonoia Dega Himare
Gara në këto zgjedhje zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë sjellin fluks emigrantësh në pikat kufitare, sa shtetas kanë hyrë dhe dalë në Kapshticë e Qafë Thanë

KAPSHTICË- Gjatë 24 orëve në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës ka patur fluks të shtuar të shtetasve shqiptarë si në hyrje ashtu edhe në dalje. Nga shifrat e mbledhura, raportohet se 8800 shtetas kanë kaluar në datën 3 Gusht pranë kësaj pike të kalimit kufitar. Mësohet se numri më i lartë i shtetasve të cilët kanë kaluar nëpërmjet kësaj dogane ka qenë në hyrje të vendit, më konkretisht 5214 persona.
Për të përballuar fluksin, autoritetet doganore në disa raste kanë punuar dhe me procedurë të përshpejtuar, që nënkupton se numri i kalimtarëve mund të jetë edhe më i lartë.
Sipas burimeve, nuk përjashtohet që kjo rritje e hyrjeve drejt Shqipërisë lidhet edhe me zgjedhjet vendore të pjesshme në Himarë ku qytetarë me dokumenta greke dhe shqiptare shkojnë për te votuar. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në doganën e Kapshticës brenda 5 ditësh kanë qarkulluar më tepër se 35 mijë shtetas./ZËRI/
Zgjedhjet në Himarë/ KQZ: Ora 10.00, deri tani kanë votuar 1418 persona

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat mbi përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet që po zhvillohen në Himarë. Sipas përditësimit më të fundit rezulton se kanë shprehur vullnetin e tyre përmes votës vetëm 6.66% e votuesve. Ose e thënë ndryshe 1418 qytetarë.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në Himarë është 23.074.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë/ 100-vjeçari shkon për të votuar...nuk lejohet!

HIMARË- Një 100-vjeçar ka shkuar për të votuar për zgjedhjet në Himarë, por nuk e ka gjetur emrin e tij në listë. Të njëjtin fat si ai kanë edhe 136 zgjedhës të tjerë në Bashkinë e Himarës, të cilët nuk janë regjistruar si votues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të moshës.
Kjo pasi të gjithë personat mbi 100 vjeç duhet të bëjnë një verifikim paraprak me një vendim gjykate.
Kështu që të 136-ve, kësaj here do t'u mohohet e drejta e votës.
Por 23 mijë të tjerë do të mund të ushtrojnë sot të drejtën e tyre për të zgjedhur kryebashkiakun e ardhshëm të Himarës. Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi. Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 09:00 pjesëmarrja është 6.17%

HIMARË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga Qendrat e Votimit në Himarë. Deri në orën 09:00 pjesëmarrja e votuesëve është 6.17%. Kjo shifër është raportuar nga 23 Qendra Votimit, ku deri më tani kanë votuar 998 qytetarë.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë, Celibashi: Procesi i votimit vijon normalisht, s'ka problematika

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Himarë. Në rrjetet e tij sociale, Celibashi ka ndarë pamje nga Qendrat e Votimit duke u shprehur se deri më tani nuk ka asnjë problematikë. Ndër të tjera, Celibashi shkruan se identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe se procesi vijon normalisht.
Ilirjan Celibashi: Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë. Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika. Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 08:00 pjesëmarrja 2.28%

HIMARË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije pjesëmarrjen e votuesëve deri në orën 8.00 të mëngjësit në Himarë. Për një orë, që nga hapja e qendrave të votimit, pjesëmarrja e votuesve është 2.28%.
Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjithsej kanë votuar 372 nga 16 286 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë, zbulohet se ku do të votojnë kandidatët Tavo-Gjikuria

HIMARË- Procesi i votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut të Himarës ka vijuar rregullisht në të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë e jugut të vendit. Por deri më tani, asnjë prej kandidatëve nuk i është drejtuar kutive të votimit.
Rreth orës 10:00 pritet që kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo të votojë në Palasë, atje ku edhe ka vendbanimin. Ndërkohë që kandidati i opozitës, Petro Gjikuria do të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar në Dhërmi.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë/ Merret VENDIMI, KQZ e prerë: Nuk lejohen të votojnë zgjedhësit me ID të skaduara

HIMARË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë një vendim; nuk do të lejohen që të votojnë qytetarët që i kanë të skaduara kartat e identitetit. Të tillë, në të gjithë Bashkinë e Himarës janë 70 votues. Për shkak të këtij ngërçi, në dy qendrat e votimit në Himarë fshat është pezulluar për disa minuta votimi në Himarë fshat, por pas vendimit të KQZ, votimi nisi normalisht.
Ndryshe nga herët e tjera, në këto zgjedhje të pjesshme Ministria e Brendshme nuk ka nxjerrë urdhër për shtyrjen e afatit të kartave të ID, kështu që qytetarët që nuk kanë marrë masa më parë, nuk do të ushtrojnë dot të drejtën e tyre për të zgjedhur.
Këto zgjedhje, gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë/ Fredi Beleri në burg, i biri shkon të votojë

HIMARË- Fredi Beleri mund të jetë në burg dhe të mos e ushtrojë dot të drejtën e votimit në zgjedhjet e sotme në Himarë, por ka dërguar të birin për të monitoruar atë që po ndodh. Në qendrën e votimit në shkollën "Pano Meniko" është parë djali i Fredi Belerit, Petro Beleri.
Në Himarë, përveç përfaqësuesve politikë, të pranishme janë edhe mediat greke, të cilat po e monitorojnë nga afër situatën.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet/ Komisionerët pezullojnë votimin në Himarë fshat, kërkojnë të votohet me karta identiteti të skaduara

HIMARË- Pezullohet procesi i votimit në Himarë fshat. Shkak është bërë fakti se qytetarët kërkojnë të votojnë me kartat e identitetit, të cilat i kanë të skaduara. Madje disa prej tyre i kanë raportuar të humbura. Por pavarësisht përpjekjeve të tyre nuk janë lejuar që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Lidhur me çështjen, një komunikim me mediat e ka mbajtur kryetari aktual i komanduar i Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano. Ky i fundit tha se është lajmëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ndërhyjë për të zgjidhur konfliktin.
Qytetarja: Më nxorri kuponin dhe nuk më la të votoj. Unë pyes humbet e drejta e votës kur humbet karta? Po ta humbas sot kartën, nuk votoj.
Arqile Bollano: Ka shumë persona që janë të skaduara dhe insistojnë që të votojnë me kartë sepse ligji nuk e lejon. Kemi njoftuar KQZ që të zgjidhin ngërçin. Votimi është pezulluar këtu. Ligji e thotë qartë që me karta të skaduara nuk mund të votojë asnjë person. E kanë kërkuar komisionerët pezullimin dhe më pas do të vijojmë.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi. Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Himarës, në dy qendrat në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi

VLORË- Sot mbahen zgjedhjet për kryebashkikun e ri të Himarës. Prej orës 7.00 të mëngjesit janë hapur të gjitha qendrat e votimit, përveç dyve. Problematika e parë është shënuar në fshatin Kuç, ku janë dy qendra votimi. Votimi nuk ka nisur ende për shkak të disa problemeve në lidhje me materialet zgjedhore.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI
Nis normalisht procesi i votimit në Himarë, Policia: Deri tani, asnjë problem!

HIMARË- Votimi në Himarë për kryetar bashkie, ka nisur normalisht. Kështu njofton Policia e Himarës. Policia njoftoi se deri më tani nuk ka hasur asnjë problem, megjithatë në qendrat e votimit janë vendosur efektivët, të cilët do të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit.
“Përfundoi në Himarë, dorëzimi i objekteve të përcaktuara si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje që prej mbrëmjes së djeshme. Punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e Qendrave të Votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem. Të gjitha objektet zgjedhore që do të shërbejnë si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje nga shërbimet e Policisë janë dorëzuar në rregull dhe pa probleme mëngjesin e sotëm, nga ana e punonjësve të Policisë, dhe janë marrë në dorëzim nga komisonet përkatëse. Punonjësit e Policisë, pas dorëzimit të qendrave të votimit janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e Policisë, ku do të qëndrojnë të gatshëm për të ndërhyrë në rast se nga ana e komisioneve të votimit kërkohet ndihma e Policisë”, njoftoi Policia.
Këtë të dielë, Himara zgjedh kryetarin e ri. Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash. /ZËRI/