Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Himarë, Celibashi: Qendrat gati për të nisur procesin

HIMARË-Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se në Bashkinë Himarë ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit për zgjedhjet e ditës së nesërme, 4 gusht 2024. Celibashi bën me dije se janë shpërndarë në çdo pikë kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.
"Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit. Ditën e dielë, 4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, thuhet në postim.
ℹ️????️ Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit.
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) August 3, 2024
Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e… pic.twitter.com/LgKvHKOrCO
23 mijë e 74 qytetarë të Himarës do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur mes Vangjel Tavos dhe Petro Gjikurisë kryebashkiakun e Himarës./ZËRI
Një ditë nga zgjedhjet në Himarë/ Policia zbardh masat: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit

HIMARË- Nesër në Himarë do të mbahen zgjedhjet e pjeshsme për kryebashkiakun e ri. 52 efektivë policie të angazhohen nesër për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Efektivët do të jenë të angazhuar të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit. Ndërkohë, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.
NJOFTIMI:
Policia masa për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 04 Gusht 2024, në bashkinë Himarë. Në Komisariatin e Policisë Himarë, Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe Shefi i Sektorit të Rendit në Departamentin e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Vlorë dhe Shefin e Komisaratit të Policisë Himarë, zhvilluan instruktazhin me punonjësit e Policisë të angazhuar me detyra në procesin zgjedhor. Punonjësve të Policisë iu komunikuan detyrat që ka secili prej tyre për ruajtjen e qendrave dhe materialeve të votimit, si dhe masat e ndërmarra me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe mbarëvajtjen e procesit gjatë procesit zgjedhor të datës 04 Gusht 2024.
I gjithë personeli policor i angazhuar me detyra gjatë procesit zgjedhor është i trajnuar për detyrat që ka dhe që kryen Policia e Shtetit gjatë procesit zgjedhor. Është miratuar nga KQZ-ja lista e punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor.
Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit. Në këtë kuadër, apelojmë për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.
Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e drejtuesit të pushtetit lokal të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Himarë janë tejet të vendosura dhe të angazhuara për të mbajtur në kontroll të plotë gjithë territorin, me qëllimin e vetëm të sundimit të ligjit.
"Ndërprerja e mandatit të Belerit, e paligjshme", depozitohet në KAS ankimimi që kërkon rrëzimin e vendimit

HIMARË- Teksa nesër mbahen zgjedhjet e parakohshme në Himarë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ-së për ti ndërprerë mandatin Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur në zgjedhjet e 14 Majit. Në ankimimin e firmosur nga kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, thuhet se Ilirijan Celibashi ka marrë një vendim të paligjshëm dhe në tejkalim të kompetencave, duke kërkuar rrëzimin e këtij vendimi.
"Vendimi i KQZ është një akt administrativ i paligjshëm, pasi organi administrativ ka vepruar në tejkalim të kompetencave që i ka njohur ligji, ka shkelur dispozitat ligjore në lidhje me procedurën administrative, ka mungesë të elementëve të detyrueshëm të aktit administrativ, si pjesa arsyetuese e gjithë urdhërimeve të tij dhe ligji i zbatueshëm për efekt të vendimmarrjes konkrete, është në shkelje të dispozitave që rregullojnë ushtrimin e kompetencave të këtij organi, si dhe është pasojë e diskrecionit të ushtruar në mënyrë jo të ligjshme, si i tillë duhet të anullohe. Ligji parashikon se ndalimi për të kandiduar, zgjedhur apo ushtruar funksionin konstatohet duke u nisur nga të dhënat e formularëve të vetdeklarimit, pra për fakte të cilat kanë ndodhur para kandidimit dhe nuk janë deklaruar në formularin përkatës të nxjerrë në zbatim të ligjit nr. 138/2015. Në lidhje me pengesa të tjera që mund të kenë subjektet që nuk kanë lidhje me formularët e vetdeklarimit, për fakte juridike, ngjarje, të cilat ndodhin pas dorëzimit të formularit të vetdeklarimit janë ligje të tjera, organe të tjera kushtetuese që ushtrojnë funksionin, por nuk është Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve"- shkruhet në ankimim.
Po ashtu jepen edhe argumentet ligjore, se kur mund të ndërpritet mandati i një kryebashkiaku dhe se për KQZ-në nuk ka asnjë parashikim ligjor që mund të iniciojë apo të marrë një vendim të till. Në ankimin ngrihet pikpyetje edhe mbi nisjen e kësaj procedure, pasi shtetasi Eugen Likaj që ka bërë kërkesën nuk e ka patur këtë tagër, madje as kërkesa nuk ka qenë e plotë, apo e plotësuar me gjeneralitetet e kërkuesit.
'Rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit janë taksative, dhe kanë të bëjnë me rrethana të tilla objektive si pazotësia e kryetarit të bashkisë për të ushtruar detyrën, për shkak të vdekjes, humbjes së zotësisë për të vepruar, apo rrethana subjektive, refuzimi i kryetarit të zgjedhur të kryejë betimin, mosbanimi në të njëjtën bashki ku është zgjedhur kryetar, kandidon për deputet, jep dorëheqjen, apo shkarkohet nga Këshilli i Ministrave sipas nenit 62 të të njëjti ligj. Në të gjitha këto raste, procedura nuk kalon nëpërmjet KQZ, por këshilli bashkiak (neni 61/3) njofton prefektin, i cili nga ana e vet njofton këshillin e Ministrave, i cili njofton Presidentin, që zbaton Kodin Zgjedhor. Pra KQZ është hallka e fundit pas Presidentit, për efekt të zbatimit të Kodit Zgjedhor. Kërkesa e shtetasit Eugen Likaj, nuk plotëson elementët minimalë formalë për t`u pranuar për shqyrtim nga KQZ, pasi nuk përmban gjeneralitetet e kërkuesit, apo adresën e tij, pra nuk ka asnjë të dhënë për ta identifikuar nëse është shtetas real, nëse është votues, nëse ka zotësi për të vepruar, etj",-thuhet në dokument.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja./ZËRI
Zgjedhjet në Himarë/ Kandidati opozitar thyen heshtjen zgjedhore, bën fushatë në Facebook

HIMARË- Himara zgjedh nesër kryebashkiakun e ri. Ndërsa, sot supozohej të ishte një heshtje zgjedhore, Petro Gjikuria e ka shkelur ligjin. Ai ka postuar në rrjetin e tij social Facebook disa postime, të cilat tregojnë angazhimet dhe propozimet e tij për Himarën. Në profilin e Gjikurisë u postuan disa përmbajtje në gjuhën shqipe dhe atë greke, të cilat tregojnë angazhimet dhe propozimet e Gjikurisë për Himarën.
POSTIMI I GJIKURISË:


Dy kandidatët për kryebashkiakë, Vangjel Tavo e Petro Gjikuria kanë pasur rreth një javë kohë për fushatë, ndërsa sot është heshtje zgjedhore ndalohen reagimet apo deklaratat e partive politike dhe subjekteve me të cilat ato përfaqësohen në garë. Gjikuria është kandidati i opozitës, i cili synon të zgjidhet kryebashkiak pas djegies së mandatit të Fredi Belerit./ZËRI
Tavo përballë Gjikurisë / Sot heshtje zgjedhore, nesër në Himarë zgjidhet kryebashkiaku

HIMARË- Nesër në Himarë do të zhvillohen zgjedhjet e parakoshme për jryetarin e ri të Bashkisë. Kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo dhe Kandidati opozitar nga kolacioni 'Bashkë Fitojmë', Petro Gjikuria janë në garë për postin e kryebashkiakut. Të dy kandidatët i përkasin minoritetit grek dhe përballen pasi një tjetër minoritar grek Fredi Beleri edhe pse fitoi zgjedhjet nuk u bë kryetar i bashkisë së Himarës për shkak se u arrestua për vjedhje votash pak ditë para zgjedhjeve të majit. Tashmë, Beleri do të ndjekë nga qelia e tij zhvillimet, duke bërë "tifo" për Gjikurinë, i cili është zotuar se nëse fiton do të zbatojë programin e të dënuarit. Ndërkohë që për të mbështetur kandidatët e tyre, "ndihmë" ka shkuar edhe nga Tirana. Në mbyllje të fushtës zgjedhore, pranë kandidatit të Partisë Socialiste, Vangjel Tavo u shfaq kryeministri Edi Rama dhe i dërguari politik, Blendi Klosi.
Si u caktua data e zgjedhjeve?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten e 12 Korrikut që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Pas negociatave mes PBDNJ dhe Partisë Demokratike u ra dakord që opozita të garojë për Bashkinë Himarë me emrin e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria. Ndërsa PS zgjodhi ish-Prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo.
Por konflikti kishte nisur prej muajsh! Beleri u arrestua më 12 maj (dhe më pas u dënua) për blerje votash duke u kthyer në epiqendrën e një konflikti politik por edhe diplomatik. Greqai kërkonteë që ai të nxirrej nga burgu vetëm për t'u betuar, në të kundërt do të pengonin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, me pretendimin se nuk po respektohej e drejta e minoriteteve. Si përgjigje, kryeministri Edi Rama tha se do të fliste gjykata dhe se vetë nuk e komentonte çështjen Beleri. Në të njëjtën ditë që Beleri u arrestua, Rama zhvilloi një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili u injorua nga homologu Kyriakos Mitsotakis, i cili as nuk e priti për takim. Kështu ndërkohë që kishte përplasje diplomatike, detyrën si kryebashkiak e vazhdonte Jorgo Goro, i cili po ashtu u dënua më 23 mars. Në këto kushte, me dy kryetarë në burg, Bashkia e Himarës u drejtua fillimisht nga nënkryetarja Blerina Bala, e cila më pas u dorëhoq dhe aktualisht Bashkia drejtohet nga Arqile Bollano. Por edhe Beleri nuk ka dalë "pa gjë" nga e gjithë kjo përplasje. Partia e Mitsotakis, "Neodemokracia" e futi Belerin në listën e kandidatëve për eurodeputet në Parlamentin Europian, post të cilin e fitoi. Pak javë më parë iu dha leje që të shkonte dhe të bënte betimin, duke i 'fshirë' përgjithmonë ëndrrën për të drejtuar Himarën. /ZËRI