Vrau të atin pasi i qëlloi për vdekje nënën, Klementin Islamaj: Nuk doja, ndodhi aksidentalisht

SARANDË- Klementin Islamaj ka deklaruar se vrasja e babait të tij ka qenë aksidentale. Në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve lokale, pas arrestimit, 40-vjeçari është shprehur se e ka shtyrë të atin kur ka parë të ëmën e vdekur, por nuk ka pasur si qëllim që ta vrasë.
“Nuk doja ta vrisja, ishte ngjarje aksidentale”, mësohet të këtë thënë para oficerëve 40-vjeçari.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Shalës të Konispolit.
69-vjeçari Hysen Islamaj qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe, e cila ndërroi jetë në vend. E gjithë ngjarje ndodhi në sytë e mbesës së mitur, e cila lajmëroi të atin, Klementin Islamaj. Kur ky i fundit u kthye në shtëpi dhe pa nënën e vdekur, shtyu të atin nga shkallët.
Edhe i ati ishte VRASËS? I mori jetën gruas me sëpatë, edhe babai i tij kishte vrarë tri bashkëshorte (Drama në Sarandë)

SARANDË- Vrasja e bashkëshorteve duket se nuk ka qenë një fenomen i padëgjuar në familjen Islamaj në Shalës të Sarandës, atje ku sot Hysen Islamaj qëlloi me sëpatë të shoqen. Dramat e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës duket se e kanë pikënisjen shumë kohë më parë.
Sipas gazetarëve të zonës, origjina e familjes është nga fshati Markat i Bashkisë së Konispolit, atje nga ku viktima e sotme, 69-vjeçari Islamaj, 69 vjeç kishte të atin. Babai i Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene raportohet se ka qenë i dyshuar për vrasjen e 3 grave të tij. Njërën dyshohet se e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë.
Sot, i biri i tij qëlloi me sëpatë të shoqen, por u vra më pas nga djali 40-vjeçar, Klementin Islamaj./ZËRI
"Alo, babi..."/ Vrasja e dyfishtë në Konispol, mbesa pa gjyshen të vrarë, telefonoi të atin

SARANDË- Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i dyfishtë në familje, ngjarje që tronditi sot në mëngjes Konispolin. Pasi Hysen Islamaj vrau me sëpatë të shoqen e tij, e gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të mbesës së çiftit. Kjo e fundit ka marrë të atin, Klementin duke i treguar se gjyshi kishte vrarë gjyshen.

Kështu, 40-vjeçari, Klementin Ismailaj është kthyer me urgjencë në shtëpi, ku edhe është konfliktuar me të atin, të cilin në debat e sipër e ka shtyrë nga shkallët. Si pasojë e impaktit, i moshuari ka gjetur vdekjen në vend./ZËRI
FOTO- I vrau nënën me sëpatë... ky është i riu që hodhi nga shkallët të atin!
SARANDË- Ky është Klement Islami, 40-vjeçari që hodhi babain e tij nga shkallët, i cili më pas ndërroi jetë. E gjitha ndodhi pasi 40-vjeçari Klement Islami zbuloi se i ati, Huseni i kishte vrarë të ëmën me sëpatë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 7.00 të mëngjesit, në fshatin Shalës në Konispol, ku 69-vjeçari Husen Islami qëlloi me sëpatë të shoqen. Si pasojë e plagëve të marra 66-vjeçarja me iniciale SH.I., ndërroi jetë në vend. Pas ngjarjes, i moshuari është konfliktuar me djalin e tij, Klementin Islami, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës duke i marrë jetën./ZËRI
E rëndë në Sarandë/ I moshuari vret me sëpatë bashkëshorten e tij, djali e hedh nga shkallët, vdes 69-vjeçari

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një i moshuar ka vrarë gruan Shano Islami dhe më pas është vrarë nga i biri. E gjitha ka ndodhur në orën 7.00 të mëngjesit, në fshatin Shalës në Konispol, ku 69-vjeçari Husen Islami qëlloi me sëpatë të shoqen. Si pasojë e plagëve të marra 66-vjeçarja ndërroi jetë në vend. Pas ngjarjes, i moshuari është konfliktuar me djalin e tij, Klementin Islami, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës dhe si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë në vend.
"Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.,"-njofton Policia.
NJOFTIMI I PLOTË:
Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe. Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI