LIVE UPDATES

Dhunuan Medi Isenin/ Po shkonin në koncert, arrestohen në Shëngjin Noizy dhe DJ Crax, në kërkim edhe Stresi

➤ Arrestohet reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit "Noizy". ➤ Reperi nga Durrësi është vendosur në pranga teksa po shkonte për të mbajtur një koncert në një klub në Kune të Shëngjinit. ➤ Bashkë me të në pranga është vendosur edhe DJ i tij, DJ Crax, Bahtjar Bajraktari. ➤ Pas arresimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore për t'u ekstraduar më pas në Kosovë, atje ku do të përballet me drejtësinë.➤ Noizy ishte në kërkim pasi bashkë me disa persona të grupit të tij OTR kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hadergjonajn. ➤ Për të njëjtën ngjarje është shpallur në kërkim edhe reperi tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

4 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

"Sa të sigurt janë familjet tona?"/ Iu arrestua miku, Elgit Doda i del në krah Noizy-t: Ai është kërcënuar, dhunuar...

Dhunuan Medi Isenin/ Po shkonin në koncert, arrestohen në
Noizy dhe Elgit Doda

TIRANË- Ka vetëm disa orë në pranga, por Noizy-t po i dalin në krahë kolegët. I pari që ka nisur një fushatë "#meNoizy" në rrjetet sociale është Elgit Doda. Ky i fundit në postim në rrjetet e tij sociale i ka ftuar të gjithë të jenë në anën e reperit me pretendimin se është ndaluar pa asnjë provë. Po ashtu, vuri theksin edhe tek sulmet e vazhdueshme që personazhet e njohura për publikun marrin në rrjetet e tyre sociale nga të tjerë. Ndaj shtoi se për veten, kolegët e tjerë por edhe për reperin nga Durrësi, kërkon drejtësi. 

Dhunuan Medi Isenin/ Po shkonin në koncert, arrestohen në

"Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje dhe denigrime të imazhit. Unë jam sot #me Noizy, artistin, që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padretësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri. Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndjehemi ne dhe familjet tona kur shohim se drejtësia vepron me disa standarde? Kur shohim që disa personazhe përdorin TikTok0-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapësepraë nuk u hyn gjemb në këmbë? Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ultat, ndalohet pa patur asnjë provë kundër tij? Sot jam #menoizy për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam me #menoizy për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave që mbart arti. Jam #menoizy për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standard. Ju ftoj të gjithëve të jeni #menoizy për t'i dhënë mbështetje atyre që janë në tabelë qitje në TikTok që sulmohen dhe kërcënohen familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale, por që kurrë nuk ka ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji,"-shkruan Elgit Doda.

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij, disa ditë më parë, është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Ndërsa, reperi Noizy ka anuluar dy koncerte deri më tani, për shkak të çështjes në fjalë, një në Pejë dhe një tjetër në Gjilan. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

'E kanë arrestuar'/ E prisnin për koncert...si e morën vesh fansat lajmin për prangosjen e Noizy-t

Dhunuan Medi Isenin/ Po shkonin në koncert, arrestohen në
Noizy

SHËNGJIN- Reperi i njohur Noizy dhe DJ i tij, Bahtjar Bajraktari (DJ Crax) janë arrestuar mbrëmë në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Të dy ishin nisur për në Shëngjin, por nuk kanë arritur që të shkojnë në koncertin me pushuesit në Kune të Shëngjinit.

Por si u mor vesh lajmi?

Teksa të ftuarit prisnin Noizy-n që të performonte, në LED u është shfaqur lajmi se reperi nga Durrësi ishte arrestuar. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, si Noizy, ashtu edhe DJ Crax do të ekstradohen në Kosovë.

MOMENTI ME VIDEO: 


Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij, disa ditë më parë, është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Ndërsa, reperi Noizy ka anuluar dy koncerte deri më tani, për shkak të çështjes në fjalë, një në Pejë dhe një tjetër në Gjilan. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

'Kosova' e kërkonte, Noizy do shkonte i qetë në koncert...si u arrestua mbrëmë në Kune reperi (DETAJE)

Dhunuan Medi Isenin/ Po shkonin në koncert, arrestohen në
Noizy dhe DJ Crax

LEZHË- Reperi i njohur, Rigels Rajku, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit në Kune, në Shëngjin. Noizy u ndalua nga një postbllok policie, teksa po shkonte të perfomonte në një klub në qytetin bregdetar. Më pas, skuadra "Fast Albania" i vendosi prangat si Noizy-t, edhe DJ të tij, Bahtjar Bajraktari i njohur si "DJ Crax". Të dy janë ndaluar për llogari të Prokurorisë së Pejës, e cila ka nisur një hetim për të zbardhur akuzat e ngritura ndaj reperit dhe pritet që të ekstradohen drejt Kosovës.

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij, disa ditë më parë, është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Ndërsa, reperi Noizy ka anuluar dy koncerte deri më tani, për shkak të çështjes në fjalë, një në Pejë dhe një tjetër në Gjilan. Prokuroria e Pejës po heton çështjen. /ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Dhunuan barbarisht Medi Isenin/ Arrestohet në Shëngjin Noizy dhe DJ Crax, Policia: Do i ekstradojmë në Kosovë

Dhunuan Medi Isenin/ Po shkonin në koncert, arrestohen në

SHËNGJIN- Policia Shqiptare ka arrestuar reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Reperit iu vendosën prangat në Shëngjin, teksa ishte duke dhënë një koncert së bashku me DJ-in e tij, Bahtjar Bajraktari i njohur si "DJ Crax". Edhe ky i fundit, nuk i shpëtoi arrestimit pasi akuzohet gjithashtu se ka dhunuar Medi Isenin. Të dy janë ndaluar për llogari të Prokurorisë së Pejës, e cila ka nisur një hetim për të zbardhur akuzat e ngritura ndaj reperit dhe pritet që të ekstradohen drejt Kosovës. 

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar "Fast". Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia "FAST Albania" në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri. Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor "Fast", kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se ka dhunuar Medi Isenin. Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Ndërsa, reperi Noizy ka anuluar dy koncerte deri më tani, për shkak të çështjes në fjalë, një në Pejë dhe një tjetër në Gjilan. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB