Lufta në Izrael/ LIVE- ç'po ndodh në Gaza pas breshërisë së raketave nga Hamasi

IZRAEL- Imazhet më të përgjakshme të gjysmëshekullit të fundit janë regjistruar në Rripin e Gazës, me përleshjet mes izraelitëve dhe palestinezëve që sjellin kujtimet e luftës së Yom Kippur të vitit 1973. Në orët e fundit, pamjet "live" nga Gaza pas breshërisë së sulmeve me raketa kanë qenë tronditëse.
Më shumë se 600 të vdekur janë shënuar, ndërsa të dyja palët raportojnë se janë mijëra të plagosur. Siç raporton Al Jazeera, më shumë luftëtarë palestinezë janë infiltruar në qytetin jugor të Izraelit, Magen. Luftime të ashpra po zhvillohen në zonë me ushtrinë izraelite që po përdor tanke kundër militantëve, sipas disa mediave izraelite.
Në të njëjtën kohë, në luftë u përfshi edhe Hezbollahu, i cili filloi një sulm nga Lartësitë e Golanit, që nga territori i Libanit. Izraeli gjithashtu iu përgjigj sulmit duke lëshuar raketa dhe duke goditur objektivat strategjikë. Ndërkohë Izraeli i ka kërkuar ndihmë Egjiptit për të ndërmjetësuar lirimin e izraelitëve të mbajtur rob nga Hamasi./Zëri.ai
"Mos më vrit!"/ Si u rrëmbye e reja nga terroristët e Hamasit, të atit s'i ndalen lotët

IZRAEL- Prindërit po kërkojnë me dëshpërim për fëmijët e tyre pasi një numër i panjohur i të rinjve izraelitë u masakruan dhe u rrëmbyen në Gaza nga terroristët e Hamasit. Mijëra njerëz, kryesisht të rinj, po merrnin pjesë në festën "rave" gjithë natën të premten mbrëma pranë Kibbutz-it, afër kufirit. Rrjetet sociale u mbushën me video tronditëse të burrave, grave dhe fëmijëve që dërgoheshin në Lane. Shumë nga këta njerëz janë vrarë ose rrëmbyer.
#NoaArgamani 25, was kidnapped by Hamas terrorists while at a trance music rave near the Gaza border. Noa Argamani can be seen screaming for her life as Hamas terrorists cart her away on a motorcycle. Noa Argamani was attending the ???? #Israel #IsraelUnderAttack #Palestine 1/2 pic.twitter.com/MJpldGUe7d
— Shailesh Gajula (@shailesh_gajula) October 8, 2023
Mes videove që qarkullon është edhe ajo e 25-vjeçares Noa Argamaniajo u rrëmbye nga terroristët e Hamasit ndërsa ishte në festë dhe shihet duke bërtitur dhe duke kërkuar t'i falet jeta.
"Mos më vrit,"- bërtet ajo dhe më pas ngjitet në një motoçikletë të drejtuar nga një person i armatosur i Hamasit.
I shkatërruar, babai i vajzës tha për "Channel 12" se po lutet për kthimin e saj të sigurt.
אביה של נועה מסרטון החטיפה לעזה בוכה בשידור ומתחנן שיחזירו אותה ואת האחרים. פשוט נשבר הלב, איך אפשר להמשיך מפה@N12News pic.twitter.com/Jkl0gPV8fB
— Lila Odin (@LOdinaev) October 8, 2023
“Ne u përpoqëm ta kontaktonim që nga momenti kur dëgjuam sirenat. Pas rreth një ore, i dashuri i saj i dërgoi mesazh se gjithçka ishte në rregull. Ndërsa ne ishim në telefon, shoku i saj i dhomës na kontaktoi dhe na tha se kishte një video të saj në një motoçikletë dhe se ajo ishte rrëmbyer dhe dërguar në Gaza,”- tha z. Argamami.
Ende nuk dihet se si ka shkuar fati i saj.../Zëri.ai
Hamasi sulmon Izraelin, shqiptarët kthehen në atdhe me "Fishtën"

IZRAEL- Hamasi ka sulmuar Izraelin dhe në rripin e Gazës ka nisur lufta. Ndaj dhe një operacion për marrjen e shqiptarëve në Izrael është realizuar me sukses nga autoritetet shqiptare. Një avioni i "Air Albania", më konkretisht "Fishta" ka shkuar në "Ben Gurion Airport", në Tel Aviv për të marrë nga Izraeli shqiptarët.
Fluturimi nisi në orën 17:00 nga aeroporti i Tel Avivit dhe avioni u ul në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 18:36. Por ende nuk dihen sesa shqiptarë ndodhen në bord.
Deri më tani, operacioni ishte mbajtur sekret për shkak të rëndësisë së çështjes dhe për të mos u rrezikuar jetën shqiptarëve që ndodhen në Izrael. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit në rripin e Gazës ka hyrë në ditën e saj të dytë, ndërkohë që në të dy vendet llogariten të jenë më shumë se 600 të vrarë. Të shtunën në mëngjes, Hamasi nisi një valë sulmesh me raketa dhe luftëtarë sulmuan Izraelin, në përshkallëzimin më të madh në dekadat e fundit./Zëri.ai
Lufta në Izrael/ Historia e një gruaje gjermane që u vra nga Hamasi

IZRAEL- Ajo ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Artistja 30-vjeçare e tatuazheve Shani Louk kishte një vdekje tragjike në Izrael, kur terroristët e Hamasit e rrëmbyen, e vranë dhe e tërhoqën trupin e saj të pajetë si një trofe në një kamion. Gruaja fatkeqe kishte shkuar në Izrael për të marrë pjesë në një festival muzikor.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video përkatëse e ngjarjes, e cila është shumë eksplicite për t'u transmetuar.
View this post on Instagram
Trupi i saj u zbulua më vonë në pjesën e pasme të një kamioni, e përdhosur. Por tmerri nuk mbaroi me kaq. Imazhet e kufomës së Shanit u shfaqën më pas në rrjete të ndryshme sociale, duke shkaktuar zemërim. Terroristët u ulën mbi trupin e saj, e tallën dhe disa i pështynë. Hamasi kishte pretenduar se trupi ishte trupi i një ushtareje izraelite - por mbrëmë kushërira e saj Tomasina Weintraub-Louk, e cila tha për "MailOnline" se familja i njohu tatuazhet e saj të dallueshme në këmbë dhe flokët me dredha.
Nëna e Shani Louk, konfirmoi se kishte parë vajzën e saj në video dhe kërkoi ndihmën e publikut për më shumë informacion
“Nuk kemi dëgjuar asgjë. Shpresojmë për lajme pozitive. Është padyshim Shani. Ajo ishte në një festival muzikor paqeje. Ky është një makth për familjen tonë,”- tha gruaja.
Festivali muzikor ku Shani po merrte pjesë ishte një nga vendet e para që u sulmua nga grupi terrorist, me raporte që thonë se dhjetëra njerëz u vranë në vend, ndërsa të tjerë u morën peng nga militantët./Zëri.ai
Lufta në Izrael/ Blinken: Ka raporte për amerikanë të vdekur dhe të zhdukur

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se administrata e presidentit Joe Bidenit po punonte për të verifikuar raportet se shtetas amerikanë ishin në mesin e të vdekurve dhe të zhdukurve pas sulmeve të së shtunës nga Hamasi ndaj Izraelit. Anthony Blinken e quajti sulmin më të keqin që nga Lufta e Yom Kipurit të vitit 1973.
“Ne kemi raporte se shumë amerikanë janë vrarë. Ne po punojmë për ta verifikuar këtë të dhënë. Ka raporte për amerikanë të zhdukur. Kjo ishte një luftë që ishte shtet më shtet, vend më vend, ushtri për ushtri. Ky është një sulm masiv terrorist që po qëllon civilët izraelitë në qytetet dhe shtëpitë e tyre,”-tha Blinken për CNN.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit në rripin e Gazës ka hyrë në ditën e saj të dytë, ndërkohë që në të dy vendet llogariten të jenë më shumë se 600 të vrarë. Të shtunën në mëngjes, Hamasi nisi një valë sulmesh me raketa dhe luftëtarë sulmuan Izraelin, në përshkallëzimin më të madh në dekadat e fundit./Zëri.ai
Izraeli zyrtarisht në luftë, Netanyahu jep "ok"

IZRAEL- Kabineti i sigurisë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mbrëmë njoftoi futjen e vendit në luftë dhe lejen për të kryer "veprimtari të rëndësishme ushtarake". "The Times of Israel" raporton se kjo është bërë e ditur sot nga zyra e Netanyahut. Thuhet se vendimi i Kabinetit të Sigurisë, i cili mbledh liderët më të lartë të vendit, është marrë për të zbatuar pikën 40 të ligjit bazë për Qeverinë e Izraelit.
Sipas kësaj klauzole, Izraeli nuk mund të shkojë në luftë nëse nuk merr miratimin e qeverisë. Luftime të ashpra po zhvillohen pranë qytetit jugor izraelit Magena, i cili ndodhet pranë kufirit me Rripin e Gazës. Times of Israel raporton se luftimet janë midis trupave izraelite dhe atyre palestinezë. Deri më tani numri i viktimave në dy kampet po i kalon 600 persona./Zëri.ai
Izraeli identifikon më shumë se 70 ushtarakë të vrarë pas sulmit të Hamasit

IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë identifikuar 44 ushtarakë dhe 30 anëtarë të shërbimit të sigurisë të vrarë që kur Hamasi sulmoi Izraelin, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Anëtarët e shërbimit të sigurisë që vdiqën ishin policë dhe oficerë kufitarë dhe anëtarë të Njësisë Kombëtare kundër Terrorit të Izraelit, Yamam.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nga ana tjetër po përpiqen të përcaktojnë numrin e saktë të pengjeve që janë marrë në Gaza. Duke folur për Laila Harrak të CNN në një intervistë nga Tel Avivi, zëdhënësi i IDF-së nënkoloneli Richard Hecht tha se ka informacion për dhjetëra pengje, por ende nuk është dalë në një numër të saktë.
“Për shkak se jeta këtu është shumë e shenjtë, ne po përpiqemi që të përcaktojmë saktë numrat,” shtoi Hecht.
Situata në veri: Hecht tha se Forcat e mbrojtjes izraelite janë gati nëse dhuna në Gaza përhapet në Bregun Perëndimor ose në kufirin verior të Izraelit me Libanin.
Grupi militant libanez Hezbollah më pas lëshoi një deklaratë të dielën duke marrë përgjegjësinë për shënjestrimin e tre vendeve izraelite në një zonë të njohur si Fermat Shebaa duke përdorur raketa dhe artileri.
Libani dhe Izraeli konsiderohen si shtete armike, por një armëpushim midis të dyve është mbajtur kryesisht që nga një konflikt mes tyre në vitin 2006.
Hecht shprehu shpresën e tij që Hezbollahu të mos bashkohet me Hamasin në armë, duke theksuar se një gjë e tillë do të ishte një "gabim kolosal".
Ministria e Jashtme vë kontaktet për shqiptarët që duan të largohen nga Izraeli

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, vendit që ka hyrë në luftë dhe po sulmohet vazhdimisht prej më shumë se 24 orësh nga militantët e Hamasit.
Në një njoftim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael dhe vë në dispozicion numrat e kontaktit për qytetarët që duan të largohet nga vendi:
Të kontaktojnë në numrin e WhatsApp: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]
Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion (https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.
Situata mbetet e rëndë si në Izrael ashtu edhe në Gaza, aty ky kanë vijuar sulmet prej më shumë se 24 orësh, që kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin.
Deri më tani raportohet për 300 izraelitë të vrarë, ndërsa të paktën 100 ushtarë dhe civilë janë marrë peng nga militantët palestinezë.
Rripi i Gazës, i cila u godit nga Izraeli me sulme ajrore në shenjë hakmarrjeje pas veprimeve të bëra, ka shënuar 313 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 2000 të plagosur./Zëri.ai
“Hyni më shpejt”, në Izrael dëgjohen njerëz që flasin shqip

IZRAEL- Lufta e nisur në Rripin e Gazës, ka të ngjarë të shndërrohet në një prej përplasjeve më të përgjakura të mujve të fundit, ndërkohë që numërohen më shumë se 500 të vrarë dhe 1500 vtë plagosur në të dy shtetet.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të shumta për momentin kur ka ndodhur sulmi, ndërkohë që meediat në Kosovë kanë publikuar pamje ku dëgjohen zëra shqip duke bërë thirrje për t’u strehuar në një vend të sigurt.
“Hini ma shpejtë, hini ma shpejtë”, dëgjohen zërat në këtë video, e cila është filmuar në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv.
Deri tani asnjë prej ambasadave shqiptare nuk ka konfirmuar për persona të lënduar apo të marrë peng me shtetësi shqiptare apo kosovare. Personat që dëgjohen të flasin shqip, nuk konfirmohet nëse janë qytetarë që ndodheshin si turistë në Izrael në ditën kur nisi edhe sulmi, apo janë punonjës në institucione të ndryshme që zhvillojnë aktivitetin e tyre atje./Zëri.ai
Mohammed Deif, "fantazma" e Hamasit, kush është truri i sulmit në Izrael

RRIPI I GAZËS- E quajnë fantazmë por ai ekziston dhe e ka demonstruar në këto orë. Mohammed Diab al Masri, emri i luftës Mohammed Deif, është arkitekti i sulmit të paprecedentë ndaj Izrael-it, raporton Corriere Della Sera. Ai është njeriu më i kërkuar i Izraelit. Pasi u ka shpëtuar tentativave të shumta për ta vrarë, në vitin 2014 shtëpia e tij u bombardua, por ai arriti të arratisej.
Një operacion i përgatitur nga një njeri, i cili, duke mbetur në hije, shndërroi një grusht guerrilësh në një formacion të frikshëm, i cili prej ditës së djeshme ka nisur sulmin në drejtim të Izraelit. Në të pesëdhjetat e tij, kreu i krahut ushtarak të Hamas-it lindi në Khan Younis, Gaza, dhe pavarësisht burimeve të pakta të familjes së tij, ai ishte në gjendje të studionte. Biologjia, thonë ata.
Dhe gjithashtu gjeti një mënyrë për t’iu përkushtuar teatrit duke luajtur rolin e Abu Khaledit në një shfaqje të titulluar “Klouni”. Kllapa të shkurtra, shpërqendrime të vogla nga misioni i vërtetë: ai i militantit.
Ai u rrit nën krahun e Yaya Hayyash-it, inxhinierit, koordinatorit të sulmeve vetëvrasëse në mesin e viteve 1990, dhe kur mentori i tij u vra, ai ndërmori hap pas hapi për ta zëvendësuar. Specialiteti i tij i parë ishte pengmarrja, veprim i përsëritur orët e fundit në përmasa masive. Ai më pas iu përkushtua ndërtimit të arsenalit ushtarak. Brigadat Ezzedine al Qassam, maja e shtizës së lëvizjes, janë zhvendosur nga kallashnikovët drejt dronëve dhe raketave.
Rrjeti importonte materiale luftarake përmes tuneleve klandestine të lidhura me territorin egjiptian, gjithashtu mjeti jetësor për mallrat civile. Ata punësuan palestinezë jashtë vendit që mund t’i ndihmonin, përfshinin të tjerë në Rripin e Gazës, ata shfrytëzuan mbështetjen e boshtit shiit, Iranit dhe Hezbollahut libanez.
Vëmendje e madhe iu kushtua krijimit të bunkerëve, stacioneve nëntokësore për të penguar një pushtim apo lëshimin e bombave kundër shtetit hebre.
Fantazma është gjithmonë në qendër. Izraeli nuk i dha afat. Jerusalem-i, në kohën e Arafatit, kishte kërkuar arrestimin e tij dhe, për një periudhë të caktuar, ai ishte vendosur në një rezidencë të monitoruar nga Autoriteti.
Iniciativë e fqinjit dhe të njohurit të tij, Mohamed Dalhan, i cili ishte përgjegjës për sigurinë për një kohë të gjatë. Një qëndrim disa mujor që nuk e ndërpreu karrierën e tij, duke u bërë numri një më i kërkuari i izraelitëve.
Nga qielli me goditje helikopterësh mbi makinat që e transportonin – 2001 dhe 2002 – me të infiltruar, me përdorimin e spiunëve. Biografitë citojnë gjashtë deri në tetë episode të veprimeve të synuara për ta vrarë, por ai gjithmonë shpëtoi me lëndime të rënda.
Askush nuk është i sigurt, por ka nga ata që thonë se ka humbur një sy dhe një dorë ose se ai mezi mund të ecë për shkak të pasojave të një çarje. Të tjerë supozojnë dëme më të mëdha, por asgjë që ka kompromentuar rëndësinë dhe statusin. Në gusht 2014 ata bombarduan shtëpinë e tij, një bastisje që i kushtoi jetën njërës prej grave të tij dhe një vajze.
Ka vetëm një foto të vjetër të tij në qarkullim, asnjë telefon, vetëm korrierë dhe mesazhe të regjistruara të postuara në internet. Në audion e parë të njohur, në vitin 2003, ai u premtoi kundërshtarëve të tij: “Jeta juaj do të jetë ferr”. Njëzet vjet më vonë ai e vërtetoi brutalisht./Zëri.ai
Raketa i rrëzohet pas shpinës, gazetarja shpërthen në lot

RRIPI I GAZËS- Çdo luftë ka dhe reporterët e saj, të cilët së bashku me ekipet e mediave janë në terren për të transmetuar atë që ndodh në front. Edhe për reporterët që raportojnë nga Rripi i Gazës, orët e fundit nuk kanë qenë të lehta, i tillë është dhe rasti kur një kur një predhë goditi ndërtesën pas gazetares së Al Jazeera.
Youmna El Sayed po raportonte ‘live’ ditën e parë të luftës, kur predha ra mbi ndërtesë, duke trembur gazetaren e cila gjithsesi e mblodhi veten dhe vijoi raportimin.
Të shtunën, Hamasi nisi një sulm të papritur ndaj Izraelit, me persona të armatosur që vranë mbi 200 persona dhe morën robër në territorin izraelit. Izraeli u përgjigj duke nisur sulme ajrore në Gaza, ku u vranë mbi 250 persona.
Rripi i Gazës është një nga vendet me popullsinë më të dendur në botë, me rreth dy milionë njerëz që jetojnë në 362 km katrorë. Por, varet nga Izraeli për ujin, energjinë elektrike, telekomunikacionin dhe shërbimet e tjera, dhe importet kontrollohen me kujdes nga Izraeli./Zëri.ai
Lufta në rripin e Gazës, Kina bën thirrje për përmbajtje

KINË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha të dielën se është “thellësisht e shqetësuar” për përshkallëzimin aktual të tensioneve dhe dhunës.
“U bëjmë thirrje palëve përkatëse të qëndrojnë të qetë, të ushtrojnë përmbajtje dhe të përfundojnë menjëherë armiqësitë për të mbrojtur civilët dhe për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës”, tha zëdhënësi i MPJ-së.
“Rruga themelore për të dalë nga konflikti qëndron në zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës”, tha zëdhënësi i ministrisë.
Ministria i kërkoi komunitetit ndërkombëtar “të veprojë me urgjencë më të madhe, të rrisë kontributin në çështjen e Palestinës, të lehtësojë rifillimin e hershëm të bisedimeve të paqes midis Palestinës dhe Izraelit dhe të gjejë një mënyrë për të sjellë paqe të qëndrueshme”.
Zëdhënësi shtoi se Kina "do të vazhdojë të punojë pa pushim me komunitetin ndërkombëtar për këtë qëllim".
Sa i takon situatës mëngjesin e kësaj të diele, Izraeli pretendon se ka fituar terren në Rripin e Gazës, megjithatë Hamas pretendon se luftimet janë duke zhvilluar në mënyrë të ashpër dhe se ata nuk do të tërhiqen.
-
Izraeli mes dy zjarreve, hyn në lojë dhe grupi i Hesbollahut
8 Tetor, 08:14
Në lidhje me numrin e personave që dyshohet se janë marrë peng nga militantët e Hamas, ai llogaritet të jetë rreth 100, sipas ambasadës së Izraelit në SHBA.
Kjo përfshin si civilët ashtu edhe ushtarët. Në një postim në X, ambasada thotë gjithashtu se më shumë se 300 izraelitë janë vrarë dhe mbi 1,800 janë plagosur./Zëri.ai
Militantët e Hamas këndojnë mbi trupin e një gruaje

Rripi i Gazës- Pamje të rënda, një pjesë e të cilave ende të pakonfirmuara vijnë nga lufta që po zhvillohet mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Në një video që qarkullon në X, shihet se si palestinezët parakalojnë rreth trupit të pajetë të një gruaje të re izraelite. Nga sa munhd të shihet në video, gruaja është e pajetë, ndërkohë që militantët e Hamas, shihen triumfatorë teksa lëvizin me një makinë, dhe ndiqen nga një turmë prej dhjetëra personash.
Në një tjetër video, shihet se si gratë palestineze mbajnë në duar armë trë kalibrit të lartë.
????????WARNING: DISTURBING CONTENT
— Eternal Optimist (@etoptimist) October 7, 2023
Palestinians parading around the body of a young Israeli woman.
These are the people world leaders want Israel to make peace with.
Biden gave Iran $6 Billion on 9/11 last month https://t.co/Z3YzBR3iVQ pic.twitter.com/1WchYkZfbt
Izraeli pretendon se Hamasi ka marrë peng popullsi civile, ndërkohë që Netanyhau paralajmëroi se përgjigja ndaj terrirostëve do të jetë e pamëshirshme.
-
Izraeli mes dy zjarreve, hyn në lojë dhe grupi i Hesbollahut
8 Tetor, 08:14
Si u rindez konflikti në rripin e Gazës
Grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij më të madh ndaj Izraelit të shtunën, me sulme me raketa, vrasje dhe pengje.
Nga ana tjetër, Izraeli nisi një valë hakmarrëse sulmesh ajrore në Gaza.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte "në luftë". Hamasi, i cili sundon Gazën, do të "paguante një çmim të paprecedentë", shtoi ai./Zëri.ai
Izraeli mes dy zjarreve, hyn në lojë dhe grupi i Hesbollahut

IZRAEL- Situata në rripin e Gazës vijon që të jetë e nxehtë me Izraelin që po përpiqet të rifitojë territoret e marra nga Hamasi dhe nga ana tjetër një sulmi të mundshëm që po përgatitet nga grupi tjetër i cilësuar terrorist, ai i Hesbollahut.
Izraeli ka qëlluar në territorin libanez në përgjigje të sulmit me mortaja nga atje, raporton BBC.
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se të shtënat ndodhën në zonën e malit Dov, një pjesë toke e pretenduar nga Izraeli, Libani dhe Siria pranë kryqëzimit të tre vendeve.
Izraeli ka paralajmëruar lëvizjen militante të Hezbollahut të Libanit që të mos përfshihet në luftime.
Hezbollahu është një organizatë politike, ushtarake dhe shoqërore islamike shiite që zotëron fuqi të konsiderueshme në Liban. Ashtu si Hamasi, ai mbështetet nga armiku kryesor i Izraelit, Irani. Kjo organizatë zhvilloi një luftë njëmujore me Izraelin në vitin 2006.
Në korrik, ushtria izraelite u përgjigj me zjarr artilerie pasi një raketë antitank u lëshua nga Libani.
Forcat Ajrore izraelite kanë publikuar pamjet e sulmeve të saj në ndërtesa të shumta në Rripin e Gazës ku thuhet se ndodhen objektivat ushtarake të Hamasit.
-
Hakmerret Izraeli, shemb kullën ‘Palestine Tower’
7 Tetor, 18:49
Izraeli shtoi se avionët luftarakë kanë sulmuar "infrastrukturën operative" të Hamasit. Ndërkohë si pasojë e sulmeve në të dy shtetet llogariten më shumë se 500 persona të vrarë, dhe mijëra të tjerë të plagosur. Izraeli ka pretenduar se Hamasi ka marrë peng popullsi civile.
Ndërkohë që të paktën 256 palestinezë u vranë gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 20 fëmijë, tha të dielën Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.
1788 palestinezë të tjerë janë plagosur, përfshirë 121 fëmijë, tha ministria në një deklaratë.
Si u rindez konflikti në rripin e Gazës
Grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij më të madh ndaj Izraelit të shtunën, me sulme me raketa, vrasje dhe pengje.
Nga ana tjetër, Izraeli nisi një valë hakmarrëse sulmesh ajrore në Gaza.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte "në luftë". Hamasi, i cili sundon Gazën, do të "paguante një çmim të paprecedentë", shtoi ai.
Ushtria izraelite thotë se një "numër i konsiderueshëm" civilësh dhe ushtarësh izraelitë po mbahen peng nga grupi militant palestinez Hamas.
Mes të arrestuarve ka fëmijë, gra, të moshuar dhe invalidë. Disa janë gjallë dhe disa mendohet se kanë vdekur, tha zëdhënësi ushtarak, nënkoloneli Jonathan Conricus.
Një numër videosh kanë qarkulluar në internet duke pretenduar se tregojnë izraelitët në duart e luftëtarëve të Hamasit.
Një video e postuar që është verifikuar nga BBC tregon një kamion që po kalon nëpër turma në Rripin e Gazës, që supozohet se mbante pengje izraelitë.
/Zëri.ai