
GAZA – Izraeli ka njoftuar se pas sulmeve raketore, do të përdorë ‘mjete të rënda tokësore’ dhe se ‘do të vrasë çdo terrorist, që cënon jetën e njerëzve’.
“Territori izrealit duhet të pastrohet njëherë e mirë nga terroristët. Pas sulmeve ajrore, do të përdorim mjete të rënda tokësore. Do të vrasim çdo terrorist, që cënon jetën normale të njerëzve.
Qëllimi ynë është që të çlirojmë jetën e njerëzve nga terrori dhe të gjithë të jetojnë në paqe”, thanë autoritetet e sigurisë së Izrelit, në një deklaratë për mediat.
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar se po kryen luftime në 22 vendbanime të ndryshme.
Izraeli ka konfirmuar raportimet e mëhershme të mediave lokale, për rrëmbime të Hamas-it.
Autoritetet e Izraelit janë shprehur se militantët e Hamas kanë rrëmbyer ushtarë dhe civilë izraelitë. Por, Izraeli nuk ka saktësuar sesa persona janë rrëmbyer nga grupi militant palestinez.
Grupi militant Hamas sulmoi sot befasisht Izraelin, duke vrarë së paku 100 izraelitë. Autoritetet izraelite janë hakmarrë menjëherë, duke vrarë 198 palestinezë dhe plagosur mbi 1610 të tjerë. /Zëri.ai/