Bota

Sulmet me raketa të Izraelit vrasin 198 palestinezë, plagosen 1 610 të tjerë

Pas ngjarjeve të rënda të ditës së sotme, pritet një takim mes Netanyahut dhe presidentit amerikan, Joe Biden

D.XH
Sulmet me raketa të Izraelit vrasin 198 palestinezë, plagosen 1 610
Sulmi me raketa në Izrael

GAZA - Të paktën 198 palestinezë u vranë në Gaza të shtunën, dhe 1 610 të tjerë janë plagosur. Shifrat janë bërë me dije nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë.

Ministria nuk dha një vendndodhje, se në cilin rajon u shënuan vdekjet dhe nëse vdekjet përfshinin militantë të Hamasit ose civilë në Gaza.

Vdekjet vijnë pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kryen sulme në përgjigje të një breshërie raketash nga Hamasi gjatë mëngjesit të sotëm. Zyrtari i lartë i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, i ngarkuar me aktivitetet në territoret palestineze, gjeneral major Ghassan Alian, tha se Hamasi kishte "hapur dyert e ferrit" me sulmin e tij të befasishëm.

“Hamasi ka hapur portat e ferrit në Rripin e Gazës. Hamasi e mori vendimin dhe ajo organizatë do të mbajë përgjegjësinë dhe do të paguajë për veprat që ka kryer”, tha Alian. 

Retorika luftarake e Alian vjen pas komenteve të mëparshme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se “armiku do të paguajë një çmim të lartë për atë që ka bërë, të paparë ndonjëherë”.

Pritet që Netanyahu të ketë një takim me presidentin amerikan, Joe Biden, në lidhje me situatën në Rripin e Gazës. Sot, në një sulm të befasishëm, Hamas sulmoi me raketa Izraelin, duke vrarë 100 izraelitë. Hakmarrja nga Izraeli ishte e menjëhershme./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB