
GAZA –Hakmarrja e Izraelit duket se është e fuqishme. Pasi ka goditur me raketa në drejtim të ‘caqeve të Hamas’, Izraeli po shemb edhe kulla të larta, që janë simbole për palestinezët.
Avionët izraelitë kanë qëlluar dhe shembur në tokë, një nga ndërtesat simbol të palestinezëve në Gaza, e quajtur “Palestine Tower”.
Ndërtesa 11-katëshe, përpos se mbahet si një kullë simbol për popullatën palestineze, mendohet se në të, strehon mjetet e saj, organizata Hamas.
Në pamje duket momenti, kur kulla rrëzohet në tokë nga raketat.
Një sulm i befasishëm me raketa u nis sot nga Hamas, duke vrarë mbi 100 izraelitë. Izraeli u hakmor shpejt, duke vrarë afër 200 palestinezë./Zëri.ai/