Zbardhet ekspertiza paraprake për 3-vjeçarin: Vdekje në rrethana të papritura

TIRANË- Zbardhet raporti i ekspertizës paraprake në lidhje me shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu disa ditë më parë në kryeqytet. Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania shihet vërtetimi mjekësor i shkakut të vdekjes, që thotë: “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më pare”.
Ngjarja e rëndë u bë publike një ditë më parë, por gjithçka ka filluar më 28 shtator, në orën 10:00 të paradites. I vogli u dërgua në klinikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për gjashtë orë. Sipas dëshmive, Xhaxho u kishte garantuar familjarëve se procedura ishte një sukses dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19:00, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.
Menjëherë pas dërgimit në banesë, djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve, mëlçia e tij kishte dalë jashtë funksionit.
Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat dhe më 1 Tetor, i vogli ka humbur jetën. Prindërit e fëmijës kanë kallëzuar në Polici, pasi sipas tyre shkaku i vdekjes së djalit ka qenë mbidoza e anestezisë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./Zëri.ai
Vdekja e 3-vjeçarit/ Sekuestrohen kamerat e klinikës! Dyshohet se mund të jetë ndërhyrë pas ngjarjes

TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar këtë të premte kamerat e sigurisë në klinikën në pronësi të mjekut Roland Xhaxho. Kjo pasi ka dyshime të forta se regjistrimet e kamerave në ditën ku është operuar i mituri që fatkeqësisht ndërroi jetë mund të jenë fshirë. Efektivët kanë sekuestruar pajisjen DVR dhe po kryejnë hetime.
Ngjarja e rëndë u bë publike një ditë më parë, por gjithçka ka filluar më 28 shtator, në orën 10:00 të paradites. I vogli u dërgua në klinikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për gjashtë orë. Sipas dëshmive, Xhaxho u kishte garantuar familjarëve se procedura ishte një sukses dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19:00, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.
Menjëherë pas dërgimit në banesë, djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve, mëlçia e tij kishte dalë jashtë funksionit.
Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat dhe më 1 Tetor, i vogli ka humbur jetën. Prindërit e fëmijës kanë kallëzuar në Polici, pasi sipas tyre shkaku i vdekjes së djalit ka qenë mbidoza e anestezisë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./Zëri.ai
VIDEO/ Vdekja e 3-vjeçarit, klinika ‘Splendent’ mbyll dyert dhe telefonin

TIRANË- Klinika ‘Splendent’ ku nisi procedura që e çoi drejt vdekjes të voglin Brian Spahiu qëndron e mbyllur. Ndërkohë që reanimatori Roland Xhaxho ka bërë ‘xhiron’ e emisioneve një natë më parë për të dhënë versionin e tij lidhur me këtë ngjarje fatale, në klinikë askush nuk përgjigjet.
Zëri.ai ishte një ditë më parë në rrugën ‘Frederik Shiroka’ ku dhe ndodhet klinika e stomatologes Ina Xhaxho, por dyert ishin të mbyllura. Mbi murin e godinës është afishuar dhe një numër celulari, me të cilin Zëri.ai u përpoq të kontaktonte, por as aty nuk përgjigjet njeri. Siç duket, përgjegjësit e kësaj ngjarjeje kanë vendosur që të mos jenë prezent për një farë kohe në ambientet ku futën dhe mbajtën për nëntë orë në sallë 3-vjeçarin.
Tashmë mjeku Roland Xhaxho është kallëzuar nga familjarët e 3-vjeçarit Brian Spahiu, të cilët e akuzojnë për mjekim të pakujdesshëm dhe neglizhencë.
Ngjarja e rëndë u bë publike një ditë më parë, por gjithçka ka filluar më 28 shtator, në orën 10:00 të paradites. I vogli u dërgua në klinikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për gjashtë orë. Sipas dëshmive, Xhaxho u kishte garantuar familjarëve se procedura ishte një sukses dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19:00, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.
Menjëherë pas dërgimit në banesë, djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve, mëlçia e tij kishte dalë jashtë funksionit.
Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat dhe më 1 Tetor, i vogli ka humbur jetën. Prindërit e fëmijës kanë kallëzuar në Polici, pasi sipas tyre shkaku i vdekjes së djalit ka qenë mbidoza e anestezisë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./Zëri.ai
Pagesa +1 mijë euro dhe raste të ngjashme me Brian, vërshojnë komentet për mjekët Xhaxho

TIRANË- Vdekja e 3-vjeçarit Brian, pas ndërhyrjes në klinikën dentare ‘Splendent’, ka shkaktuar një furtunë reagimesh në rrjet, ku shumë prej komentuesve janë prindër që mund të jenë përballur me situata të ngjashme. Ka dhjetëra komente në drejtim të mjekëve Roland dhe Ina Xhaxho, të cilët reklamonin në rrjetet sociale të bizneseve të tyre, se për herë të parë realizohej ndërhyrje me anestezi të plotë te fëmijët me probleme dentare. Përveç shumës së majme që kërkohej, rreth 1300 euro në rastin e Brian, prindërit kanë rrëfyer situata të ngjashme dhe për vonesat në daljen e anarkozës.
Ndër të parat që reagoi pas humbjes së jetës së Brian ishte aktorja Eliona Pitarka, e cila rrëfeu rastin e nipit të saj, që për rreth 5 orë nuk i kishte dalë anestezia, pas ndërhyrjes nga mjekët Xhaxho. Ajo u shpreh e penduar se pse nuk e kishte denoncuar rastin asokohe, pasi prindërit e Brian mund të kishin pasur një revieë më shumë për Xhaxhon. Nga ana tjetër një nënë ka denoncuar për portalin JOQ se është ndeshur me një situatë të ngjashme në vitin 2018.
“Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ndodhi me ëngjëllin e vogël, nga ata të paaftë që i dënoftë Zoti, se ndoshta drejtësia nuk ka për të bërë gjë. Doja të ndaja me ju rastin e vajzës sume, ku në 2018 e çovapër ti mbushur dhëmbët, në klinikën me në krye Roland Xhaxhon. Vajza rënkonte nga dhimbjet, u futëm disa herë për të parë çfarë po ndodhte, ata nuk na lejonin dhe na thoshin që të qëndronim në corridor.
Mallkoja veten në ato momente, thoja o zot pse e solla këtu vajzën. Ato ishin praktikante, unë nuk e dija në fillim. Vajza doli nga klinika në gjendje gjumi, dhe më thanë se ishte normale, ndërkohë që pasi e kam çuar në shtëpi, vajzës i është dashur 6 orë që të ngrihej. E telefonva doktorin dhe më tha se ishte një gjë normale, janë dashur ditë që vajza të rikuperohej, falenderoj zotin që ma la dhe nuk ma mori nga duart e atyre të paaftëve. Pagova 600 euro për dhëmbët e qumështit, asaj familje i dhënë Zoti forcë!”, thuhet mes të tjerave në rrëfim.
Një tjetër nënë e shqetësuar shkruan në një koment: Ky doktor qeni edhe fëmijën tim e futi në dorë që të rregullonte dhëmbët por jo që nuk ia rregulloi, por i hoqi 13 dhëmbë krejt të bardha dhe gati, më vdiq djali.
Një tjetër qytetare tregon: 1000 mijë euro më kërkuan mua për vajzën 3 vjeç dhe thanë që mund të rrijë 10 orë në sallë, nuk pranova!
Megjithë komentet e shumë ndjekësve, rasti i Brian mbetet i rëndë dhe kërkon një hetim më të thelluar nga ana e autoriteteve mjekësore dhe prokurorisë.
Gjatë ditës së sotme burime bënë me dije për Zëri.ai se prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për mjekër Xhaxho, ndërkohë që janë sekuestruar kartelat mjekësore të Brian, si në klinikën private, ashtu dhe në Pediatrinë e QSUT./Zëri.ai
A munde të punosh pas vdekjes së 3-vjeçarit? Xhaxho: Me gjëra të tilla merremi çdo sekondë

TIRANË- Mjeku Roland Xhaxho, i cili është akuzuar për mjekim të pakujdesshëm dhe neglizhencë nga familjarët e 3-vjeçarit Brian Spahiu, është pyetur mbrëmjen e djeshmje nga Grida Duma, nëse e kishte pasur të mundur që të vazhdonte punën në spital. Në përgjigjen e tij, mjeku Xhaxho tha se ai dhe kolegët e tjerë reanimatorë janë mësuar që të përballen në çdo sekondë të punës së tyre, me raste të rënda, duke nënkuptuar dhe humbjen e jetëve njerëzore.
“Asnjë mjek anestezist, reanimator, që është mësuar me situata të tilla nuk ndodhet në momente të veçanta si mjekët e tjerë. Ne me të tilla gjëra në profesion jemi marrë dhe merremi në çdo sekond’, tha Xhaxho, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e Brian.
Pjesë nga biseda e tyre:
Duma: Doktor, patjetër që ju keni një qasje dhe argumentim tuaj për çështjen. Unë uroj që kjo ngjarje kaq e rëndë të mos mbajë mëkate njerëzore mbi supet e veta. Uroj shumë për këtë dhe dhimbja e prindërve dhe familjarëve është e gjitha e kuptueshme. Unë nuk do të bëj asnjë koment mbi këtë çështje, por kam vetëm një pyetje. Sot i gjithë opinioni publik ka pasur një dhimbje për këtë rast, edhe ju padyshim, por si keni arritur që të vijoni punën sot?
Xhaxho: Unë nuk kam punuar sot. Kam qëndruar i deprimuar sepse jam mjek reanimator dhe jam duke trajtuar të sëmurë të rëndë. Kjo është aq e vërtetë saqë nuk do t’u tregojë pamje direkt nga këtu, por jeta ime dhe jeta e kolegëve të mi, mjek anestezist, reanimator, është që ne të shpëtojmë jetë pavarësisht nga situatat që mund të rrjedhin njëra pas tjetrës.
Duma: Keni pasur frikë që sot në këtë gjendje emocionale tuajn nuk do të ishit në gjendje profesionalisht mirë?
Xhaxho: Joo, mbase shpirtërisht po, por detyra e kërkon të bësh detyrën tënde.
Duma: Se do të kishte qenë një rrezik tjetër në kushtet psikologjike që jeni ju.
Xhaxho: Asnjë mjek anestezistë, reanimator, që është mësuar me situata të tilla nuk ndodhet në momente të veçanta si mjekët e tjerë. Ne me të tilla gjëra në profesion jemi marrë dhe merremi në çdo sekond.
Prokuroria sekuestron kartelat/ Zëri.ai siguron diagnozën që mjekët Xhaxho i kishin vënë 3-vjeçarit

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas rastit të rëndë të vdekjes së 3-vjeçarit Brian pas ndërhyrjes në klinikën dentare ‘Splendent’ në Tiranë. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se prokuroria ka sekuestruar kartelat shëndetësore për Brian si në klinikën private stomatologjike ashtu dhe në QSUT.
Zëri.ai ka siguruar dhe kartelën e mjekëve Xhaxho, ku në të shënohet si diagnozë përmirësimi i higjienës orale dhe jo ndërhyrje me anestezi, siç ka ndodhur në rastin e vogëlushit. Deri tani policia e ka referuar rastin në prokurori për vdekjen e 3-vjeccarit për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm.

Dëshmitë e familjes dhe mjekut Xhaxho që mori përsipër të dilte dhe në studio televizive mbrëmjen e djeshme për të sqaruar pozicionin e tij, në shumë raste janë kontradikitore. Në njërën anë ishin familjarët e 3-vjeçarit, gjyshi i tij, Guri Spahiu ai që denoncoi rastin dhe tha se mjeku Xhaxho dhe e bija nuk iu përgjigjën pas operacionit, te vjetë mjeku reanimator që deklaroi mbrëmjen e djeshme se ai ishte interesuar në reanimacionin e QSUT-së për fatin e të voglit.
Zëri.ai sjell më poshtë të gjithë dëshminë e babait të Brian, i cili së bashku me gruan e tij kanë qenë të shkatërruar nga dhimbja në këto ditë që pasuan humbjen e të voglit, dhe ajo që kërkojnë më së paku është drejtësi, që fatkeqësia e tyre të mos përsëritet.
Në total ata kanë deklaruar se kanë paguar rreth 1300 euro për mjekimin e dhëmbëve në klinikën e mjekëve Xhaxho, ndërhyrje e cila ka zgjatur rreth 3 orë, ndërkohë që i mituri është mbajtur nën vëzhgim edhe rreth 6 orë të tjera për shkak se nuk i dilte anarkoza.
Familjarët e kanë çuar në klinikë rreth orës 10 të paradites, ndërhyrja ka përfunduar në orën 15 e 20, ku mjeku Xhaxhi iu kishte garantuar se kishte dalë me sukses, dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19 të mbrëmjes, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.
Menjëherë pas dërgimit në banesë djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve atje mëlçia e tij ka qenë jashtë funksionit.
Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat nga dita e ndërhyrjes në 28 Shtator, deri në 1 Tetor kur ka humbur edhe jetën.
DËSHMIA E TË ATIT: Në datë 28.09.2023 rreth orës 10.00 kam çuar çunin e vogël shtetasin Brians Spahiu 3 vjec ke spitali privat "Roland Xhaxho" në rrugen e "Kavajës" për të mjekuar dhëmballën. Ne kemi rënë dakord për shifren e lekëve që do të paguanim, rreth 300 euro dhe 103 mijë lekë të reja në spitalin përkatës, si për mjekun Roland Xhaxho, ashtu dhe për stomatologen Ina Xhaxho, të cilët na gargantuan se fëmija nuk do të ketë asnjë problem. Garanci të cilën na e dhanë edhe pasi djalin e nxorën nga salla e operacionit, ku iu bë ndërhyrja për rreth tre orë nga ora 10 deri në 15. Kur ka dalë doctor Rolandi na ka thënë se operacioni doli me sukses dhe se djalit po i dilted anarkozs. Ndërkohë që po vonohej për të dalë i kemi kërkuar doktorit që të denim më shumë, dhe ai na është përgjigjur se gjendja ka qenë stabile.
Teksa vazhdonim e pyesnim, doktori vazhdonte të thoshte që gjithçka ishte brenda parametrave. Rreth orës 19:00 e kemi nxjerrë djalin nga spitali pasina thanë që ishte në rregull, por kur e kemi marrë kemi parë që djali nuk ishte iu zgjuar dhe për këtë kemi vënë në dijeni doktorin Xhaxho që bëri ndërhyrjen. Ai na tha se djali ishte në rregull dhe ta merrnim në shtëpi sa ti dilte narkoza. Ndërkohë që na ka dhënë një recetë me ilace qetësuese.
Pas 30 minutash që kemi shkuar në shtëpi djali ka pasur temperaturë e cila i rritej, dhe duke qenë se fëmija u zverdh e kemi çuar me urgjencë te pediatria e Nënë Terezës. Menjëherë duke parë gjendjen kritike në gradën e fundit të fëmijës mjekët e kanë future direkt në reanimacion rreth orës 20.30. Djalin e kanë future menjëherë në intubim për shkak se ishte në gjendje kome, rreth orës 12 në mesnatë ka ardhur në spital dhe mjeku Roland Xhaxho, i cili vijonte të thoshte se gjendja do të përmirësohej. Në momentin që pa vetë që gjendja ishte e rëndë, doctor Rolandi u frikësua. I kam thënë në sy të gjithë stafit që po ndiqte rastin e djalit tim se ‘faji është i joti pasi i ke dhënë dozë të lartë narkoze”.
Mjekët më thanë se i ishte dëmtuar mëlçia dhe i ka dalë jashtë funksionit. Terapia nuk dha rezultat dhe djali vdiq në datën 1 Tetor.
Një tjetër pikë e pasqaruar mes dëshmisë së familjarëve dhe deklaratës së mjekut Xhaxho është një problem në zemër që dyshohet se mund të ketë pasur i vogli. Sipas Xhaxhos kjo ishte arsyeja që ishte ndërhyrë me anestezi të plotë, ndërkohë që familjarët pretendojnë se djali ka qenë i shëndetshëm.
Çfarë tha mbrëmë mjeku Xhaxho: Do të doja të shprehja ngushëllimet, unë e kam konsideruar njëlloj si nipërit e mi, unë jam anestezist më shumë se 40 vitesh, detyra ime ka qenë shpëtimi i jetës, duke qenë se janë bërë shumë abuzime, po dal se dua të bëj të njohur si ka ndodhur. Kam ndërhyrë me anestezi të përgjithshme, unë kam firmosur një konsensus me prindërit.
Pyetja është përse u zgjodh, fëmija ka lindur me një defekt në zemër, rekomandimi është evidentimi i çdo vatre infeksioni që ka në këto fëmijë, këta me rekomandime të mjekëve të tjerë janë drejtuar në spitalin tonë. Kishte infeksione që në mënyrë absolute duheshin evituar në një seancë, ne përdorim antibiotikë endovenozë për ta mbrojtur. Unë jam anastezisti më i vjetër që ka kryer një anastezi tek fëmijët, procedura ka qenë sipas mënyrave internacionale. Kemi trajtuar mbi 2000 fëmijë. Fëmija ka dalë nga klinika i zgjuar, ka zgjatur 4 orë, 4 orë e pak. Ai ka dalë i zgjuar dhe në krahët e babait, madje ka kërkuar edhe vëllanë e tij.
/Zëri.ai
DËSHMIA E PLOTË/ Babai i Brian: Na garantuan se ishte mirë, djalit iu rrit temperatura dhe nuk i dilte narkoza

TIRANË- Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes me anarkozë të plotë në dhëmbët e tij, në klinikën "Splendent" të mjekëve Roland dhe Ina Xhaxho, ka lënë të shokuar të gjithë opinionin publik. Pikëpyetjet që u ngritën ishin të shumta, lidhur me prodecurën që ishte ndjekur nga mjekët dhe orët që pasuan deri në gjendjen kritike të të miturit.