LIVE UPDATES

Inceneratori i Tiranes

Te dhena interesant

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Gërvalla: Nëse ndërkombëtarët tolerojnë Serbinë, do ketë luftë

Inceneratori i Tiranes
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

PRISHTINË – Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë dhe një deklaratë të tillë e ka bërë për mediat gjermane. Gërvalla tha se mund të ketë luftë, në rast se komuniteti ndërkombëtar toleron Serbinë.

Aleksandër Vuçiç vazhdon që të veprojë me mënyra që nuk kanë të bëjnë aspak me paqen, por vetëm me tensionet dhe destabilizimin”, deklaroi ajo për median gjermane “Deutschlandfunk”.

“Vuçiç dëshiron që të detyrojë Kosovën, që në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të futet edhe çështja territoriale. Në rast se komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë që të tolerojë veprimet aspak të paqta të presidentit Vuçiç, do të ketë luftë.

BE duhet të veprojë, duhet që të ngrijë statusin e Serbisë si një shtet kandidat për në Bashkimin Europian”, deklaroi Gërvalla.

Këtë intervistë për mediat e huaja, Gërvalla e dha një javë pasi një sulm i armatosur ndodhi në veriun e Kosovës, ku një polic shqiptar u vra dhe tre terroristë u ekzekutuan. NATO ka vendosur që të shtojë trupat në Kosovë, për shkak të situatave së fundit.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ka pranuar se ai ka qenë i përfshirë në ngjarje, se ka qenë dejtues i grupit terrorist. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Serbia dëshiron që në dialog të bisedohet edhe për territor, gjë që për palën kosovare është e papranueshme./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Vrasja e Xhaferrajt, i përfshirë në krim edhe shkodrani “Gjyshka”, 68-vjeç

Inceneratori i Tiranes
Idriz Manej

TIRANË- Në mesin e personave të përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferrajt në Korçë, që dyshohet se është kryer nga banda e Laert Haxhiut, ka qenë i përfshirë dhe një i moshuar, sot 68-vjeç.

Shkodrani Idriz Manej, i cili njihej dhe me nofkën “Gjyshka”, u arrestua fillimisht në muajin Nëntor 2021 nga policia e Korçës, gjatë operacionit të koduar “Ristart”, pasi së bashku me Ligor Romaçkën, Joni Moskun dhe një person tjetër, tentuan të trafikonin 114 kg drogë përmes pikës kufitare të Goricës në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë episode trafikimi, Idriz Manej është deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burgim, dënim të cilin është duke e vuajtur në burgun e Drenovës. “Gjyshka” është arrestuar për herë të dytë, këtë rradhë nga prokuroria e Elbasanit, e cila e akuzon se ka marë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë.

Sipas rrëfimit të bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani, Idriz Manej ka qënë pjesë e grupit të përbërë nga Laert Haxhiu, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberit.

Pikërisht këto emra së bashku me të penduarin Tafani, kanë vrarë me armë zjari dhe më pas hedhur në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë, Fridman Xhaferaj.

Për këtë krim ditën e djeshme gjykata e Elbasanit caktoi masën e “arrestit në burg” për 58-vjeçarin Idriz Manej.

Ndërsa çështja kundër tij dhe 14 personave të tjerë pritet ti kalojë për koopetencë prokurorisë së posaçme SPAK, e cila do kryejë hetime më te thelluara ndaj këtij grupi./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Irak/ Rrëfehen nusja dhe dhëndri fatkeq: Kemi vdekur nga brenda

Inceneratori i Tiranes
Foto ilustruese

MOSUL- Pamjet tronditëse nga tragjedia me dhjetëra të vdekur nga zjarri në një dasmë në Mosul të Irakut, janë publikuar nga Ministria e Brendshme e Irakut. Pamjet tregojnë momentin kur filloi zjarri dhe panikun që pasoi. Sipas asaj që u tha në një konferencë për shtyp në Bagdad nga kreu i komisionit, zjarri u përhap me shpejtësi nga pëlhurat dekorative si dhe nga materialet përreth llambadarit në tavan.

"Një nga shkaqet kryesore të zjarrit ishin fishekzjarrët,"- shtoi zyrtari irakian, duke njoftuar se numri i fundit i të vdekurve ishte 107.

Megjithatë, ai theksoi se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia dhe jo me qëllim.

'Edhe ne kemi vdekur'

Nusja dhe dhëndri, ceremonia e të cilëve përfundoi në tragjedi, janë të shkatërruar dhe nuk mund të jetojnë më në komunitetin e tyre. Revan, 27 vjeç dhe nusja Haneen, 18, ndihen "të vdekur përbrenda" pavarësisht se i mbijetuan zjarrit. Revan tha për Sky Neës se humbi 15 anëtarë të familjes së tij në zjarr, përfshirë edhe të atin. Ndërkohë shtoi se bashkëshortja e tij nuk fliste dot nga shoku. Ajo ka humbur nënën dhe vëllain e saj, ndërkohë në gjendje kritike është edhe i ati. 

“Ne nuk mund të jetojmë më këtu. Dua të them, sa herë që përpiqemi të kemi pak lumturi, na ndodh diçka tragjike dhe e shkatërron lumturinë. Pra, është më mirë që ne të largohemi. Është e vërtetë që ne ulemi këtu përpara jush të gjallë. Por brenda ne jemi të vdekur. Ne jemi të mpirë. Ne jemi të vdekur brenda,”-tha dhëndri.

Dasma e së martës mbrëma kishte rreth 900 të ftuar. Ndërsa raportet fillestare për shkakun e zjarrit ishin fishekzjarrët e nisura për kërcimin e çiftit, Revan beson se zjarri filloi disi në tavan: Mund të ketë qenë një qark i shkurtër., Nuk e di. Por zjarri filloi nga tavani. Pastaj tavani filloi të shkrihej. U deshën vetëm sekonda./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB