Aktualitet

DËSHMIA E PLOTË/ Babai i Brian: Na garantuan se ishte mirë, djalit iu rrit temperatura dhe nuk i dilte narkoza

Zëri.ai sjell më poshtë të gjithë dëshminë e babait të Brian, i cili së bashku me gruan e tij kanë qenë të shkatërruar nga dhimbja në këto ditë që pasuan humbjen e të voglit, dhe ajo që kërkojnë më së paku është drejtësi, që fatkeqësia e tyre të mos përsëritet.

E.K
DËSHMIA E PLOTË/ Babai i Brian: Na garantuan se ishte mirë,
Brian, Roland dhe Ina Xhaxho

TIRANË- Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes me anarkozë të plotë në dhëmbët e tij, në klinikën "Splendent" të mjekëve Roland dhe Ina Xhaxho, ka lënë të shokuar të gjithë opinionin publik. Pikëpyetjet që u ngritën ishin të shumta, lidhur me prodecurën që ishte ndjekur nga mjekët dhe orët që pasuan deri në gjendjen kritike të të miturit. 

Dëshmitë e familjes dhe mjekut Xhaxho që mori përsipër të dilte dhe në studio televizive mbrëmjen e djeshme për të sqaruar pozicionin e tij, në shumë raste janë kontradikitore. Në njërën anë ishin familjarët e 3-vjeçarit, gjyshi i tij, Guri Spahiu ai që denoncoi rastin dhe tha se mjeku Xhaxho dhe e bija nuk iu përgjigjën pas operacionit, te vjetë mjeku reanimator që deklaroi mbrëmjen e djeshme se ai ishte interesuar në reanimacionin e QSUT-së për fatin e të voglit.

Zëri.ai sjell më poshtë të gjithë dëshminë e babait të Brian, i cili së bashku me gruan e tij kanë qenë të shkatërruar nga dhimbja në këto ditë që pasuan humbjen e të voglit, dhe ajo që kërkojnë më së paku është drejtësi, që fatkeqësia e tyre të mos përsëritet.

Në total ata kanë deklaruar se kanë paguar rreth 1300 euro për mjekimin e dhëmbëve në klinikën e mjekëve Xhaxho, ndërhyrje e cila ka zgjatur rreth 3 orë, ndërkohë që i mituri është mbajtur nën vëzhgim edhe rreth 6 orë të tjera për shkak se nuk i dilte anarkoza.

Familjarët e kanë çuar në klinikë rreth orës 10 të paradites, ndërhyrja ka përfunduar në orën 15 e 20, ku mjeku Xhaxhi iu kishte garantuar se kishte dalë me sukses, dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19 të mbrëmjes, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.

Menjëherë pas dërgimit në banesë djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve atje mëlçia e tij ka qenë jashtë funksionit.

Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat nga dita e ndërhyrjes në 28 Shtator, deri në 1 Tetor kur ka humbur edhe jetën.

DËSHMIA E TË ATIT: Në datë 28.09.2023 rreth orës 10.00 kam çuar çunin e vogël shtetasin Brians Spahiu 3 vjec ke spitali privat "Roland Xhaxho" në rrugen e "Kavajës" për të mjekuar dhëmballën. Ne kemi rënë dakord për shifren e lekëve që do të paguanim, rreth 300 euro dhe 103 mijë lekë të reja në spitalin përkatës, si për mjekun Roland Xhaxho, ashtu dhe për stomatologen Ina Xhaxho, të cilët na gargantuan se fëmija nuk do të ketë asnjë problem. Garanci të cilën na e dhanë edhe pasi djalin e nxorën nga salla e operacionit, ku iu bë ndërhyrja për rreth tre orë nga ora 10 deri në 15. Kur ka dalë doctor Rolandi na ka thënë se operacioni doli me sukses dhe se djalit po i dilted anarkozs. Ndërkohë që po vonohej për të dalë i kemi kërkuar doktorit që të denim më shumë, dhe ai na është përgjigjur se gjendja ka qenë stabile.

Teksa vazhdonim e pyesnim, doktori vazhdonte të thoshte që gjithçka ishte brenda parametrave. Rreth orës 19:00 e kemi nxjerrë djalin nga spitali pasina thanë që ishte në rregull, por kur e kemi marrë kemi parë që djali nuk ishte iu zgjuar dhe për këtë kemi vënë në dijeni doktorin Xhaxho që bëri ndërhyrjen. Ai na tha se djali ishte në rregull dhe ta merrnim në shtëpi sa ti dilte narkoza. Ndërkohë që na ka dhënë një recetë me ilace qetësuese.

Pas 30 minutash që kemi shkuar në shtëpi djali ka pasur temperaturë e cila i rritej, dhe duke qenë se fëmija u zverdh e kemi çuar me urgjencë te pediatria e Nënë Terezës. Menjëherë duke parë gjendjen kritike në gradën e fundit të fëmijës mjekët e kanë future direkt në reanimacion rreth orës 20.30. Djalin e kanë future menjëherë në intubim për shkak se ishte në gjendje kome, rreth orës 12 në mesnatë ka ardhur në spital dhe mjeku Roland Xhaxho, i cili vijonte të thoshte se gjendja do të përmirësohej. Në momentin që pa vetë që gjendja ishte e rëndë, doctor Rolandi u frikësua. I kam thënë në sy të gjithë stafit që po ndiqte rastin e djalit tim se ‘faji është i joti pasi i ke dhënë dozë të lartë narkoze”.

Mjekët më thanë se i ishte dëmtuar mëlçia dhe i ka dalë jashtë funksionit. Terapia nuk dha rezultat dhe djali vdiq në datën 1 Tetor.

DËSHMIA E PLOTË/ Babai i Brian: Na garantuan se ishte mirë,

Një tjetër pikë e pasqaruar mes dëshmisë së familjarëve dhe deklaratës së mjekut Xhaxho është një problem në zemër që dyshohet se mund të ketë pasur i vogli. Sipas Xhaxhos kjo ishte arsyeja që ishte ndërhyrë me anestezi të plotë, ndërkohë që familjarët pretendojnë se djali ka qenë i shëndetshëm.

Çfarë tha mbrëmë mjeku Xhaxho: Do të doja të shprehja ngushëllimet, unë e kam konsideruar njëlloj si nipërit e mi, unë jam anestezist më shumë se 40 vitesh, detyra ime ka qenë shpëtimi i jetës, duke qenë se janë bërë shumë abuzime, po dal se dua të bëj të njohur si ka ndodhur. Kam ndërhyrë me anestezi të përgjithshme, unë kam firmosur një konsensus me prindërit.

Pyetja është përse u zgjodh, fëmija ka lindur me një defekt në zemër, rekomandimi është evidentimi i çdo vatre infeksioni që ka në këto fëmijë, këta me rekomandime të mjekëve të tjerë  janë drejtuar në spitalin tonë. Kishte infeksione që në mënyrë absolute duheshin evituar në një seancë, ne përdorim antibiotikë endovenozë për ta mbrojtur. Unë jam anastezisti më i vjetër që ka kryer një anastezi tek fëmijët, procedura ka qenë sipas mënyrave internacionale. Kemi trajtuar mbi 2000 fëmijë. Fëmija ka dalë nga klinika i zgjuar, ka zgjatur 4 orë, 4 orë e pak. Ai ka dalë i zgjuar dhe në krahët e babait, madje ka kërkuar edhe vëllanë e tij.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB