Berisha: Njësoj si në kodet e mafias, Veliaj e palosi Ramën për 35 minuta

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Erion Veliajt dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama që e mbështeti kryebashkiakun pas aksionit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kundrejt “5D”. Nga ballkoni ku mban fjalën e tij çdo natë përballë mbështetësve që grumbullohen, Berisha tha se filloi të bëjë avokatinë e drejtorëve të tij. Reagimi i Ramës, sipas Berishës tregon se Veliaj e ka’ në dorë’ kryeministrin.
Pjesë nga fjala:
Sot, kryebastardi dhe kryehajduti i Tiranës u tha qytetarëve se pronarët, punonjësit, drejtorët e tij të bashkisë, të cilët me kompaninë 5D, vodhën 100 përqind të prokurimeve, janë heronjtë e zinj të qytetit. Po ai doli para jush në një pafytyrësi ekstreme dhe filloi të bëjë avokatinë e tyre. T’i paraqesë ata si heronjtë e kryeqytetit, transformatorët e mëdhenj. Individë pa moral, që nuk kanë sjellë asgjë tjetër përveçse vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet se ti je ai që zëvendëskryeministri yt ka bërë të pabërat dhe është arratisur. Dhe guxo po deshe të matemi publikisht se i gatshëm jam. Guxo po deshe të matemi. Ajo që ndodhi, asnjë nga ju nuk mund ta imagjinonte, por miq, në mënyrë të përsëritur nga kjo dritare u kam thënë se Edi Rama është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë! Dhe ju e patë se si, brenda një kohe rekord, për të mos u besuar syve, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im. Ai deklaroi se jam 100 përqind me çdo fjalë dhe presje dakord me Erion Veliajn. A ka shëmti më të madhe, a ka kapitullim më të madh, a ka dëshmi më flagrante se Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë dhe se ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve? Jam dakord tha Edi Rama me fjalë dhe presje sepse Erion Veliaj e di se ku janë 130 milionë të fshehura të sipërmarrjes Rama-Veliaj. Sepse Erion Veliaj e di se si Edi Rama firmosi për 8 pikë për sipërmarrjen që nuk ekzistonte. Sepse Erion Veliaj e di se pse Edi Rama ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe kaloi në djegien e mbetjeve. A e kuptoni pra se sa i fortë është Edi Rama kur për 35 minuta paloset nga Erion Veliaj? Ç’na mbetet ne? Çfarë dinte tjetër nga kodi i mafies? Erion dhe Ramë, Edvin jeni një. Dumanët le të merren me drejtorët dhe kundërshtarët tanë, me ne nuk guxojnë kurrë. Se ne u bëjmë atyre këtë dhe atë.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë pasdite reagimet e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili në deklaratat e dhëna publikisht kërkoi që drejtësia të vijonte me analizimin e fakteve për drejtorët e ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë që janë vënë në pranga në kuadër të dosjes së etiketuar si ‘5D’. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbejti një qëndrim publik, pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të dosjes së SPAK, të etiketuar ‘5D’. Veliaj nuk mohoi bashkëpunimin me një pjesë të emrave të përmendur në dosje, në punë që sipas tij i kanë ndryshuar fytyrën qytetit të Tiranës.
Çfarë është dosja “5D”?
Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa të tjerët Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zere dhe Deborah Keçi janë lënë nën masën “Detyrim paraqitje”. “5D Construction” ka fituar të paktën 16 tendera në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë, përfshirë Ujësjellës-Kanalizime dhe “Tirana Parking”, me një vlerë prej afro 11 milionë euro.
Nga hetimet rezulton se Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, Eduart Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhamellari, si ortakë fiktiv. Madje, në katër procedura, kur Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, ka patur edhe cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qenë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për kompaninë e tij.
Tushe, nga ana tjetër akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” dhe e ka favorizuar.
Elantina Zere në cilësinë e titullares së “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion”. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi Debora Keçin, në cilësinë e titullares së Klubit Sportiv “Tirana”. Si Zere dhe Keçi kanë pasur komunikime direkte me Muhamellarin, administratorin e “5D Konstruksion”. Vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion”, pasi Muhamellarit i kanë dhënë user-at e anëtarëve të KVO-së.
Deklaratat e Ramës dhe Veliajt, Basha: Kërcënojnë njëri-tjetrin

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për arrestimin e drejtorëve dhe të ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë. Sipas Bashës, Veliaj dhe kryeministri Edi Rama po kërcënojnë njëri-tjetrin. Ai shton se së bashku ushtrojnë presion kundrejt Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Reagimi i Bashës:
Janë bërë si kartelet e mafias, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë pasdite reagimet e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili në deklaratat e dhëna publikisht kërkoi që drejtësia të vijonte me analizimin e fakteve për drejtorët e ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë që janë vënë në pranga në kuadër të dosjes së etiketuar si ‘5D’. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbejti një qëndrim publik, pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të dosjes së SPAK, të etiketuar ‘5D’. Veliaj nuk mohoi bashkëpunimin me një pjesë të emrave të përmendur në dosje, në punë që sipas tij i kanë ndryshuar fytyrën qytetit të Tiranës.
Çfarë është dosja “5D”?
Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa të tjerët Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zere dhe Deborah Keçi janë lënë nën masën “Detyrim paraqitje”. “5D Construction” ka fituar të paktën 16 tendera në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë, përfshirë Ujësjellës-Kanalizime dhe “Tirana Parking”, me një vlerë prej afro 11 milionë euro.
Nga hetimet rezulton se Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, Eduart Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhamellari, si ortakë fiktiv. Madje, në katër procedura, kur Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, ka patur edhe cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qenë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për kompaninë e tij.
Tushe, nga ana tjetër akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” dhe e ka favorizuar.
Elantina Zere në cilësinë e titullares së “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion”. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi Debora Keçin, në cilësinë e titullares së Klubit Sportiv “Tirana”. Si Zere dhe Keçi kanë pasur komunikime direkte me Muhamellarin, administratorin e “5D Konstruksion”. Vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion”, pasi Muhamellarit i kanë dhënë user-at e anëtarëve të KVO-së.
Rama ‘krah’ Veliajt, Bardhi: E mbrojti më shumë se Olsin, shantazhi funksionoi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili mbështeti kryebashkiakun Erion Veliaj në reagimin e tij pas arrestimit të drejtorëve e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë. Sipas Bardhit, mbështetja e kreut të qeverisë kundrejt Veliajt tregon që ka funksionuar presioni i këtij të fundit. Bardhi shton se Rama e Veliaj janë dy bashkëpunëtorë të afërt, ku fati i njërit përcakton fatin e tjetrit.
Reagimi:
Shantazhi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës funksionoi! Nuk janë thjesht dy hallexjinj të drejtësisë, por edhe dy bashkëpunëtorë të afërt, ku fati i njërit përcakton fatin e tjetrit. Prandaj sot Edi Rama mbështeti Erion Veliajn edhe më shumë sesa mbështeti vëllain e tij biologjik Olsi Rama, sepse e di që Erion Veliaj i ka në dorë fatin e pushtetit. Pasi Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erion Veliajn, Edi Rama zgjodhi edhe kësaj here të sulmojë opozitën. Asnjë fjalë për thelbin e çështjes, asnjë sqarim sesi vjedhja e të paktën 22 milion eurove nga buxheti i Bashkisë Tiranë i shpëtojë syrit të patronazhistëve të tij, që dinë gjithçka për çdo qytetarë, por nuk dinë që Shtabi Elektoral i Erjon Veliajt me nje skemë të pastër mashtrimi kanë vjedhur të paktën 22 milion euro. Çdo Kryeministër i pashantazhueshëm do kishte mbështetur Gjykatën Antikorrupsion që kërkon të hetohet Erion Veliaj, dhe kurrësesi këtë të fundit. Por ky nuk mund të jetë Edi Rama, që në të njëjtën mënyrë si Erion Veliaj, nuk dinë as çfarë bën i vllai, as çfarë bën zëvendësi i tij në Qeveri, as çfarë bëjnë ministrat e tij të korruptuar. Prandaj janë të dy njëlloj hallexhinjë të drejtësisë.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë pasdite reagimet e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili në deklaratat e dhëna publikisht kërkoi që drejtësia të vijonte me analizimin e fakteve për drejtorët e ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë që janë vënë në pranga në kuadër të dosjes së etiketuar si ‘5D’. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbejti një qëndrim publik, pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të dosjes së SPAK, të etiketuar ‘5D’. Veliaj nuk mohoi bashkëpunimin me një pjesë të emrave të përmendur në dosje, në punë që sipas tij i kanë ndryshuar fytyrën qytetit të Tiranës.
Çfarë është dosja “5D”?
Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa të tjerët Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zere dhe Deborah Keçi janë lënë nën masën “Detyrim paraqitje”. “5D Construction” ka fituar të paktën 16 tendera në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë, përfshirë Ujësjellës-Kanalizime dhe “Tirana Parking”, me një vlerë prej afro 11 milionë euro.
Nga hetimet rezulton se Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, Eduart Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhamellari, si ortakë fiktiv. Madje, në katër procedura, kur Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, ka patur edhe cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qenë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për kompaninë e tij.
Tushe, nga ana tjetër akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” dhe e ka favorizuar.
Elantina Zere në cilësinë e titullares së “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion”. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi Debora Keçin, në cilësinë e titullares së Klubit Sportiv “Tirana”. Si Zere dhe Keçi kanë pasur komunikime direkte me Muhamellarin, administratorin e “5D Konstruksion”. Vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion”, pasi Muhamellarit i kanë dhënë user-at e anëtarëve të KVO-së.
Erion Veliaj: Ashtu siç Rama s’dinte ç’bënte Ahmetaj pas krahëve të tij, as unë nuk përgjoj drejtorët

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka paralelizuar pozitën në të cilën ai ndodhet pas arrestimit të pesë drejtorëve e ish-drejtorqve të Bashkisë Tiranë, në kuadër të dosjes “5D”, me atë të kryeministrit Edi Rama, pas shpalljes në kërkim të zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj. Në qëndrimin e tij zyrtar nga zyra e tij, Veliaj tha se ai ka përgjegjësi për drejtorët e arrestuar, aq sa kishte Rama për Ahmetajn, pra zero. Kryebashkiaku shton se roli i një kryeministri dhe të një kryebashkiaku nuk është që të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre për të përfituar në mënyrë të paligjshme. Një kryeministër apo një kryetar bashkie, sipas Veliajt, nuk mund të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj.
Pjesë nga deklarata:
Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit? Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?! Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!
SPAK goditi "5D", Rama: I bashkohem qëndrimit të Veliajt, kush shkel misionin tonë, përgjigjet para drejtësisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë pasdite reagimet e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili në deklaratat e thëna publikisht kërkoi që drejtësia të vijonte me analizimin e fakteve për drejtorët e ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë që janë vënë në pranga në kuadër të dosjes së etiketuar si ‘5D’. Në një reagim të gjatë në profilin e tij zyrtar në Facebook, Rama shprehet se i bashkohet çdo fjale të Veliajt duke shtuar se goditjet e SPAK-ut ndaj kujtdo në radhët e ekzekutivit, nuk i përjetojnë si gjëma, as si fajësi kolektive, po si një ndihmë në luftën kundër korrupsionit. Sipas Ramës, arrestimi i drejtorëve dëshmon se Partia Socialiste nuk e kontrollon SPAK-un dhe se Drejtësia e Re duhet të vazhdojë vetëm përpara, pa i lënë kusur askujt që përdor flamujt e partive për të nxjerrë përfitime të paligjshme për veten a të afërmit e vet.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
S’mund të jem më shumë dakord me sa u tha sot kryebashkiaku Erion Veliaj qytetarëve të Tiranës, në mesazhin e drejtëpërdrejtë lidhur me ndalimin nga SPAK-u të disa ish-drejtorëve e drejtorëve të bashkisë!
* Mendësia e vjetër komuniste, fatkeqësisht ende shumë e pranishme në mënyrën e të parit të tjetrit si armiku që duhet shkatërruar (falë trashëgimisë së hidhur në një segment të tërë të politikës e të medias shqiptare të një komunisti fanatik, të konvertuar në liderin trushpëlarës të krejt atij segmenti që nga dita e parë e pluralizmit deri sot) nakatosur me thashetheme kafenesh, mllefe interesaxhinjsh dhe interesa gjobaxhinjsh, nëpër ekrane e portale që u ngjajnë tabelave të fletë-rrufeve të komunizmit, prodhon përditë baltë e helm me çështjet e drejtësisë! Po kësaj s’kemi ç’i bëjmë për sa kohë shpifjet e politikanëve dhe denigrimet e killerave mediatikë, janë bërë pjesë e jetës sonë publike të kthyer në një xhungël ku s’e merr vesh i pari të dytin, ku nuk debatohet me argumenta po vetëm propagandohet me akuza e bërtitet për të mos lënë tjetrin të flasë, ku liria e shprehjes është bërë liri e shpifjes, ku shpifësit përveçse me votë nuk ndëshkohen as me ligj e as me zakon, po vetëm zaptojnë me pafytyrësi që edhe në Kanunin e vjetër të shqiptarëve, edhe në çdo libër edukate të qytetërimit demokratik, konsiderohet shkelje e pafalshme.
Por ky i sotmi është përsëri rasti për të thënë me zë të lartë, se mbështetja jonë për SPAK-un nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik; qëndrimi ynë pa koment, sa herë SPAK-u godet brenda strukturave të ekzekutivit në çdo nivel, nuk është strukje, as frikë, po shprehje shembullore e vijës së kuqe mes nesh, partisë që qeveris e udhëheq Reformën në Drejtësi dhe Drejtësisë së Re që ka të gjithë mbështetjen tonë; goditjet e SPAK-ut ndaj kujtdqoftë në radhët e ekzekutivit, në çdo nivel të qeverisjes, që ka shkelur ligjin dhe ka tradhëtuar misionin tonë në shërbim të këtij vendi e të këtij populli, ne nuk i përjetojmë si gjëma, as si fajësi kolektive, po si një ndihmë të paçmuar në një luftë kundër korrupsionit, të cilën deri dje nuk e bënim dot sa e si duhej, pikërisht sepse mungonte krahu i drejtësisë së pavarur!
* Kështu që edhe kjo çështja më e fundit e disa ish-zyrtarëve e zyrtarëve të bashkisë Tiranë, edhe qëndrimi i drejtë i Erionit sot, me të cilin bashkohem fjalë e presje, dëshmojnë edhe njëherë se ne as nuk e kontrollojmë SPAK-un, as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qasjen fuqimisht mbështetëse për SPAK-un, as nuk komentojmë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur dhe as nuk kemi asnjë lidhje me dokrrat e segmentit politik e mediatik, që prodhon përditë baltë e helm në seanca parlamentare, shfaqje televizive e kanale digjitale, ku lloj-lloj pjellash të mendësisë së errët inkuizicionale, na bëjnë gjyqe si ato të komunizmit, duke u përpjekur të na fusin të tërëve në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u!
* Ne jemi në këtë detyrë për të bërë Shqipërinë Europiane 2030 me reforma të vërteta, përpjekje të mëdha, vendosmëri absolute dhe me të gjitha forcat e ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit, ku punët janë të ndara e ku lavdi Zotit, popullit që e mbështeti fuqimisht hapjen e rrugës së Reformës në Drejtësi dhe Partisë Socialiste, e cila i hyri detit në këmbë për ta hapur këtë rrugë, tanimë s’jemi më vendi ku për 100 e kusur vite nuk u hetua e gjykua kurrë nga një drejtësi e pavarur, as edhe një person me pushtet politik a lidhje me të!
* Prandaj qentë le të lehin, Shqipëria do të shkojë përpara, me qeverinë e Partisë Socialiste që do të ecë vetëm përpara, me Drejtësinë e Re që duhet të vazhdojë vetëm përpara, pa i lënë kusur askujt që përdor flamujt e partive, majtas e djathtas, lart apo poshtë, për të nxjerrë përfitime të paligjshme për veten a të afërmit e vet, duke punuar për shtetin me një xhep të dukshëm për të ardhurat nga puna dhe me një xhep të fshehtë për paratë e marra me korrupsion
Sot, në një konferencë të jashtëzakonshme, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbejti një qëndrim publik, pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të dosjes së SPAK, të etiketuar ‘5D’. Veliaj tha se ai nuk do të ndalej për të analizuar faktet apo të dhënat që ka në dorë drejtësia, ama nuk mohoi bashkëpunimin me një pjesë të emrave të përmendur në dosje, në punë që sipas tij i kanë ndryshuar fytyrën qytetit të Tiranës. Edhe më herët, Veliaj i ka qëndruar të njëjtit version, madje ka shtuar se përgjimet e publikuara ku lakohej dhe emri i tij si pronari i një hoteli, janë gjëja më absurd që ka dëgjuar.
Çfarë është dosja “5D”?
Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa të tjerët Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zere dhe Deborah Keçi janë lënë nën masën “Detyrim paraqitje”. “5D Construction” ka fituar të paktën 16 tendera në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë, përfshirë Ujësjellës-Kanalizime dhe “Tirana Parking”, me një vlerë prej afro 11 milionë euro.
Nga hetimet rezulton se Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, Eduart Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhamellari, si ortakë fiktiv. Madje, në katër procedura, kur Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, ka patur edhe cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qenë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për kompaninë e tij.
Tushe, nga ana tjetër akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” dhe e ka favorizuar.
Elantina Zere në cilësinë e titullares së “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion”. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi Debora Keçin, në cilësinë e titullares së Klubit Sportiv “Tirana”. Si Zere dhe Keçi kanë pasur komunikime direkte me Muhamellarin, administratorin e “5D Konstruksion”. Vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion”, pasi Muhamellarit i kanë dhënë user-at e anëtarëve të KVO-së.
Arrestimet e drejtorëve, Veliaj: Punët e tyre flasin në çdo cep të qytetit, s’e kam shkelur kurrë ligjin për përfitime personale

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një konferencë të jashtëzakonshme nga zyra e tij, ka mbajtur një qëndrim publik, pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të dosjes së SPAK, të etiketuar ‘5D’. Veliaj tha se ai nuk do të ndalej për të analizuar faktet apo të dhënat që ka në dorë drejtësia, ama nuk mohoi bashkëpunimin me një pjesë të emrave të përmendur në dosje, në punë që sipas tij i kanë ndryshuar fytyrën qytetit të Tiranës.
“Jam këtu para jush, pasi kam parë, njësoj si ju, e dëgjuar, njësoj si ju, çfarë ka ndodhur me disa drejtorë e ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, dhe pasi kam kaluar edhe një peripeci të vogël shëndetësore personale, për të cilët ju falenderoj për kujdesin.
Jam përpjekur të kuptoj, sa e kam pasur unë të mundur, se si janë zhvilluar ngjarjet që çuan në ngritjen e akuzave për këta zyrtarë të institucionit që unë drejtoj.
Po e nis nga vija e kuqe e Partisë Socialiste dhe e kryeministrit Rama: Çështjet që hap drejtësia e re, me këdoqoftë dhe kudoqoftë, në cilindo nivel të përgjegjësive ekzekutive dhe administrative, nuk janë për t’u komentuar në aspektin e tyre ligjor, por janë thjesht për t’ua besuar organeve të drejtësisë. Cilido individ që është përfshirë në këto çështje, duhet të përballet vetë me drejtësinë, i zhveshur nga çdo lloj mbrojtjeje tjetër, përveç mbrojtjes ligjore nga avokatët e vet.
Pra, unë s’kam asnjë koment për vërtetësinë e akuzave, për shkallën e përfshirjes ose jo të secilit në aktivitetin e paligjshëm për të cilin akuzohen, për fajësinë apo pafajësinë e tyre, që është ekskluzivisht tagër i gjykatës, nivelin e respektimit të së drejtës njerëzore e kushtetuese të prezumimit të pafajësisë në para-burgimin e tyre, e kështu me radhë.
Kjo vijë e kuqe ma bën të pamundur futjen në debat për faktet, me ata të cilët e shfrytëzojnë lirinë e fjalës në media për të bërë prokurorin, sigurimsin modern apo inkuizitorin mesjetar, duke më përfshirë edhe mua në të dënuarit pa gjyq, për sa ka ndodhur ose nuk ka ndodhur.
Por, nëse për faktet e kam të pamundur të hyj në debat sepse do të cenoja parimin e mosndërhyrjes në një çështje të drejtësisë, për pjesën time të përgjegjësisë dhe për rolin që kam me bekimin e qytetarëve të Tiranës, e kam të pamundur të mos shprehem.
Po! Nuk ka asnjë diskutim, që unë kam punuar dhe bashkëpunuar me këta njerëz dhe për sa më takon, e kam vlerësuar punën e tyre në bazë të rezultateve, që flasin vetë në çdo cep të qytetit, për këdo që do t’iu referohet arritjeve reale në sektorët që ata kanë drejtuar, në kohën që kanë punuar në Bashkinë e Tiranës.
Mariglen Qato ka drejtuar IMT-në nga shtatori 2018 gjer në shtator 2023. Falë punës së tij dhe asaj skuadre është bërë i mundur Bulevardi i Ri, çlirimi i Unazës tek Astiri, lirimi i Liqenit nga zaptimet në gjysmën e tij, hapja e terreneve në Kombinat dhe 5 Maji për lagjet e reja pas tërmetit. Teksa sot ecim në ato bulevarde, buzë Liqenit, apo përgjatë Unazës së Madhe, ne kuptojmë sa punë të dobishme ishin për qytetin, por edhe sa kundërshtarë politikë u ndërzyen ndaj IMT-së sepse kishin lidhur karrierën e tyre me bllokimin e këtyre kantiereve e sabotimin e Tiranës.
Redi Molla ka drejtuar UKT-në në vitet 2016-2020, ku e ktheu një ndërmarrje të falimentuar në të vetmin ujësjellës me bilanc pozitiv në vend, që sot financohet direkt nga bankat ndërkombëtare të zhvillimit dhe që e ktheu Tiranën e vogël nga 7 orë ujë në ditë, ku vaditej misri e thaheshin lagjet, në një qytet 25 herë më të madh në sipërfaqe, me 20 orë ujë mesatarisht, e në shumicën e zonave urbane me 24 orë ujë.
Taulant Tusha ka drejtuar punët publike në Bashkinë e Tiranës gjer vitin e kaluar. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm ka ndjekur 24/7 projekte që Tirana i priste prej një shekulli – nga Sheshi Skënderbej, tek Pazari i Ri, nga Bulevardi Zogu I, tek Unaza e Vogël, nga Kalaja e Tiranës në qendër, tek ajo e Petrelës në periferi, nga zgjatimi i Lanës, e gjer tek Lumi i Tiranës, që përmbyste gjithë njësitë 4, 8, 9 e 11, e gjer tek 101 kopshte e çerdhe të rinovuara, e 40 shkolla të reja, nga ‘Kosova’ e ‘Samiu’, gjer tek ‘Partizani’ e ‘Çajupi’, ku çdo ditë ulen e rriten 200 mijë fëmijë të kryeqytetit në kushte optimale.
Kjo ishte një pasqyrë e përmbledhur e punës së tyre në bashki dhe e punës sime me ta, përpara se hienat që s’kanë prekur punë me dorë, të skërmisin dhëmbët me jargë për gjahun e rradhës’, u shpreh Veliaj, ndërsa foli dhe për akuzat që i bëhen atij publikisht. Duke krahasuar veten e tij, me atë të Edi Ramës, kur drejtësia kërkoi arrestimin e Arben Ahmetajt, Veliaj tha se titullari i një institucioni nuk mund të ruajë se çfarë bëjnë pas shpine vartësit e tij.
“Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?
Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!
Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!
Ku jemi këtu? Në komunizëm? Kur shoku Enver i vinte mbrapa një parti të tërë e një armatë të tërë me spiunë, të gjithë zyrtarëve të shtetit, deri tek vrima e çelësit e shtëpisë së tyre, që sot u dashka të arrestohet e të burgoset nga gjykata politiko-mediatike, titullari i institucionit, sapo SPAK-u nxjerr fletët e arrestit për një apo disa zyrtarë të institucionit disa mijëra vetash që ai drejton?!
I ngre këto pyetje retorike sepse në asnjë vend normal demokratik, nuk ndodh kjo gjueti shtrigash. Në parlamente, ekrane, portale, madje as në rrjetet sociale të Francës, Italisë, Greqisë e me radhë, nuk i shikon këto turra drush për të djegur të gjallë Presidentë, kryeministra, kryetarë bashkish, kur drejtësia thjesht po bën punën e saj në luftën kundër korrupsionit dhe ku gjykatat, në fund, e ndajnë shapin nga shqeri, të fajshmit nga të pafajshmit!
Këta gjahtarët profesionistë të shtrigave, që kanë një mandat deputeti të partive me vulë të humbur apo një kravatë moderatori dhe analisti në kolltuqet e spektakleve politike televizive të çdo mbrëmjeje, po që s’kanë asnjë respekt për dinjitetin njerëzor, për punën, për faktet, duan që populli ta harrojë këtë të vërtetë të madhe.
Shqiptarët e kanë dëgjuar dhjetra, në mos qindra herë, nga goja e kryetarit tonë, Edi Ramës, se ne duam një drejtësi të drejtë, që të godasë djathtas e majtas dhe të shikojë e të ecë vetëm drejt, me shpatën e ligjit në dorë! Unë e di që për shumë njerëz politikanët janë njerëz që tjetër thonë, tjetër mendojnë dhe tjetër bëjnë, po pikërisht pse Edi Rama, kryeministër dhe kryetari ynë i Partisë Socialiste, dhe kjo parti e udhëhequr prej tij, janë ndryshe nga ky stereotip dhe Shqipëria sot është shumë më ndryshe se 10 vite më parë, edhe Tirana sot është më ndryshe se 10 vite më parë, edhe drejtësia sot është më ndryshe se 10 vite më parë!
Nga ana tjetër, kulmi fare këtu tek ne është se çfarë po ndodh sot në Shqipëri, ka nisur pikërisht nga vizioni, projekti dhe vullneti shtetndërtues i Edi Ramës, kryeministrit tonë, dhe Partisë Socialiste, pa të cilët SPAK-u as që do ekzistonte dhe kjo luftë kundër korrupsionit as që do imagjinohej. Eshtë një luftë që ne e kemi kërkuar, e bëjmë sa mundemi, prej ditës së parë në këto detyra, me reforma, shërbime digjitale, me masa për përmirësime të vazhdueshme procesesh administrative, por edhe auditime e largime nga puna për punonjës që shkelin rregullat apo denoncohen nga qytetarët.
Por, nivelet ekzekutive të qeverisjes nuk janë as prokurori as gjykata, prandaj ne e shohim drejtësinë si aleate strategjike në këtë luftë dhe e mbështesim pa rezervë punën e saj, si një punë e domosdoshme për pastrimin e administratave tona nga elementët e korruptuar. Prandaj, edhe ekziston ndarja e pushteteve dhe e punëve në këtë sistem dhe prandaj, ligji ngarkon prokurorët e gjykatësit të bëjnë një punë që, as kryeministri, as ministrat, as kryetarët e bashkive, as mund ta bëjnë, as janë të lejuar me ligj që ta bëjnë.
Disa i bien shkurt: Po pse, nuk dëgjoni ju fjalë për njërin e për tjetrin? Patjetër që dëgjojmë edhe ne fjalë. Madje, më shumë se sa për të gjithë, për veten tonë! Po çfarë duhet të bëjmë, përveçse të pyesim veten apo të tjerët sa të vërteta janë këto fjalë! Dhe me veten e dimë çfarë është e vërtetë ose jo, ndërsa me të tjerët si ta verifikojmë deri në fund të vërtetën e fjalëve? T’u vëmë njerëz mbrapa? T’u fusim përgjues në makina dhe në shtëpi? T’i paraburgosim në një zyrë në bashki apo nëpër ministri, në bazë të dyshimeve dhe t’i mbajmë aty derisa të thonë të vërtetën?! T’i torturojmë? Këto janë të gjitha të pamendueshme, jo thjesht kriminale, në aspektin e ligjeve demokratike, të cilat fuqinë represive të shtetit ia njohin si ekskluzivitet organeve policore e gjyqësore, jo titullarëve të pushtetit ekzekutiv dhe politik!
Disa të tjerë thonë: Kur dëgjoni fjalë largojini menjëherë nga puna! Po nëse do të ndiqnim këtë kriter duhet të largonim veten nga puna çdo ditë nga gjithë thashethemet dhe fjalët, dhe nga ana tjetër, largimet nga puna të drejtuesve të administratës janë si në çdo vend europian edhe në Shqipëri, një përgjegjësi që me ligj nuk e ka asnjë titullar politik! E pra, punët janë të ndara, siç janë edhe përgjegjësitë e qëllimet tona publike nga përgjegjësia individuale e secilit para ligjit dhe nga qëllimet e erreta personale të kujtdo që përfiton në rrugë të paligjshme, duke abuzuar me detyrën, pas shpinës së institucionit e të atyre me të cilët e lidh puna e përbashkët.
Tani, padiskutim që mua nuk ka sesi të më vijë mirë, nëse akuzat e ngritura ndaj disa ish-drejtorëve e drejtorëve të Bashkisë Tiranës provohen të vërteta në gjykatë.
Përkundrazi, më vjen tmerrsisht keq, që krahas angazhimit në plot punë të mira të përbashkëta, disa zyrtarë të rëndësishëm të kësaj bashkie të jenë angazhuar në punë të pista për përfitime personale. Por, në pritje të fjalës së fundit të drejtësisë për ta, unë vetë nuk kam çfarë pres për t’ju parë të gjithëve në sy dhe për t’ju thënë se asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur kurrë as me ta dhe as me askënd tjetër në detyrën time si shërbëtori numër një i Tiranës sonë”, vijoi më tej fajëlne tij Veliaj.
Teksa foli në aspektin personal, i pari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se gjatë punës së tij, edhe aim und të ketë bërë plot gabime, por nuk ka përfituar asnjëherë në mënyrë të paligjshme.
“Gabime mund të kem bërë edhe unë plot! S’kam asnjë dyshim! Po s’e kam bërë kurrë fajin që ta përdor firmën time, fjalën time, ndikimin tim, për çfarëdo lloj përfitimi personal të paligjshëm. Uroj që këtë ta vërtetojnë deri në fund edhe hetimet për inceneratorin e Tiranës, me të cilin e vetmja gjë që më ka lidhur ka qenë pastrimi i këtij qyteti, tanimë shembullor në pastërti, edhe hetimet për këtë çështjen e hapur së fundmi nga drejtësia.
Unë i trembem shkeljes së normave me të cilat jam edukuar që fëmijë në këtë qytet dhe e kam frikë ligjin përpara se sa të bëhem një subjekt i ndëshkimit të tij, kështu që nuk e kam shkelur kurrë as ligjin, as besimin e atyre që më kanë dhënë tre herë mandatin për të drejtuar Tiranën. Prandaj, drejtësia të vazhdojë punën e saj, s’ka nevojë t’ia them unë se çfarë duhet të bëjë, ndërsa unë do të vazhdoj punën time me skuadrën e transformimit të Tiranës, edhe me më shumë këmbëngulje për Tiranën e për bashkëqytetarët e mi, pas kësaj ngjarjeje që nuk më bën aspak krenar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, kurajon dhe forcën që më jepni çdo ditë”, përfundoi fjalën e tij Veliaj.
/ZËRI