Zjarri në godinën historike në Sarandë, Auron Tare ngre akuza: Isha aty, e dogjën qëllimisht

SARANDË- Teksa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në godinën bar-lulishtja në Sarandë, studiuesi Auron Tare ka ngritur akuza në lidhje me ngjarjen. Tare ka qenë edhe një nga dëshmitarët e shkrumbimit të godinës historike dhe pa me keqardhje të gjithë skenën. Sipas tij zjarri ka qenë i qëllimshëm edhe pse Policia e Sarandës ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar dhe ende nuk dihen shkaqet. Tare deklaron se e gjitha është një skenë 'vrasjeje' dhe është bërë për të rrëzuar godinën e ndërtuar më vonë.
“Pashë si ra zjarri. Reagimi ishte i avashtë. Zjarri fillimisht ra në një godinë të braktisur. Nëse do të ishte ndërhyrë me kohë godina historike e ish konsullatës italiane do të kishte shpëtuar. Unë qëllova si dëshmitar i rënies së fundit të trashëgimisë kulturore monarkike në Sarandë. Nuk ka më. Ky është fundi i një periudhe historike që duhet thënë që është shkatërruar në mënyrë të sukseshshme nga vetë shqiptarët. Unë aty isha e pashë me shumë dhimbje. Është bërë qëllimisht për të rrëzuar godinën e ndërtuar më vonë. Është skenë e vrasjes së një monumenti historik që nuk kishte as status mbrojtjës as nga bashkia e as qeveria” -thotë Auron Tare për Report Tv.
Godina e bar-lulishtes 'Butrinti' në qendër të Sarandës u përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri u përhap dhe ne dy biznese ngjitur me godinën historike, duke shkaktuar dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që episodi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve të pranishëm në rrugë. /ZËRI
Godina e bar-lulishtes 'Butrinti' u shkrumbua nga zjarri, pezullohet shefi i zjarrfikëses

SARANDË- Shefi i Zjarrfikëses së Sarandës Nasibi Hasanllari është pezulluar nga detyra pas zjarrit që përfshiu ‘Bar Lulishte Butrinti’ në Sarandë. Shkak për largimin nga detyra e Hasanllarit është bërë mosreagim në kohë për shuarjen e flakëve. Nasibi Hasanllari është zëvendësuar deri në sqarimin e rrethanave nga Drejtuesi i Shuarjes së Zjarreve, Vladimir Kondi.
Godina e bar-lulishtes 'Butrinti' në qendër të Sarandës u përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri u përhap dhe ne dy biznese ngjitur me godinën historike, duke shkaktuar dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që episodi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve të pranishëm në rrugë.
/ZËRI
VD- Shkrumbohet godina e bar-lulishtes “Butrinti” në qendër të Sarandës

SARANDË- Godina e bar-lulishtes 'Butrinti' në qendër të Sarandës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Siç shihet dhe nga pamjet më poshtë, godina është shkrumbuar totalisht, edhe pse zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes që prej minutave të para. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që episodi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve të pranishëm në rrugë.
Bari në fjalë ka qenë më herët ish-godina e Këshillit të qytetit. Përpos lokalit, edhe objekte të tjera janë të rrezikuara nga zjarri.
'Bar Lulishte Butrinti' nuk është një objekt i panjohur për publikun shqiptar, sidomos për brezat e kaluara. Ai është një pjesë e bukur e historisë shqiptare, ku janë xhirua filmi shumë i dashur "2 herë Mat". Objekti kanë një hapësirë rreth 200 m2 me sipërfaqe trualli prej 700 m2.
/ZËRI