LIVE UPDATES

DITA 2/ STUDENTËT 'ndezin' Tiranën, nuk presin orën 14:00, shkulin kangjellat, hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit

♦16 persona janë arrestuar si pasojë e protestës së studentëve të zhvilluar një ditë më parë (13 tetor) në Tiranë, ndërsa 49 të tjerë janë vënë nën hetim. ♦Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjashtë persona të lënduar gjatë protestës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor në Spitalin e Traumës. ♦Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar aktet në selinë që shërben si përfaqësi diplomatike zyrtare e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri, ku të rinjtë hoqën flamurin e Vatikanit dhe vendosën flamurin shqiptar me shqiponjën dykrenare. ♦Sot është njoftuar në orën 14:00 një tjetër protestë nga studentët, por bojkoti i mësimit ka filluar më herët. ♦Nxënësit e shkollës 'Partizani' kanë bojkotuar mësimin mëngjesin e sotëm dhe kanë djegur koshat e mbeturinave. ♦Ndërkohë edhe studentët e mjekësisë, i janë bashkuar revoltës qytetare duke bojkotuar mësimin.

8 artikuj për këtë temë.
45 MINUTA ME PARE

Studentët e Durrësit dhe Elbasanit solidarizohen me të rinjtë e Tiranës, bashkohen në ditën e 2-të të Protestës

DITA 2/ STUDENTËT 'ndezin' Tiranën, nuk presin orën
pamje nga ngjarja

TIRANË-Teksa sot në orën 14:00 është paralajmëruar protesta e dytë e Tiranës, studentët e Univeristeteve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë mësohet se studentëve të Tiranës do iu bashkohen dhe ata të Elbasanit e të Durrësit.

Protestuesit kanë ndarë dhjetëra postime në rrjet, pas mbylljes së protestës së djeshme, ku pavarësisht përshkallëzimit të djeshëm situatës, bëhet thirrje publike që të gjithë të bashkohen sërish në Rrugën e Durrësit.

Deri në këto momente bëhet me dije se studentët kanë bllokuar disa nga akset rrugore që lidhin me Rrugën Bardhyl, duke paralizuar qarkullimin e makinave nëpër kryeqytet. 

1 ORE ME PARE

Auditorët bosh! Studentët e Universiteteve në Tiranë bojkotojnë mësimin, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

DITA 2/ STUDENTËT 'ndezin' Tiranën, nuk presin orën
pamje nga ngjarja

TIRANË-Studentët e Univeristetit të Mjekësisë, Ekonomikut, Drejtësisë, dhe Politeknikut kanë lënë auditoret për t’iu bashkuar lëvizjes së të rinjve, e cila vijon pas protestës së gjatë të një dite më parë, të shoqëruar me përplasje me policinë. Studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Deri në këto momente bëhet me dije se studentët kanë bllokuar disa nga akset rrugore që lidhin me Rrugën Bardhyl, duke paralizuar qarkullimin e makinave nëpër kryeqytet. 

1 ORE ME PARE

Gjimnazi “Partizani” bojkoton mësimin, nxënësit bllokojnë rrugën, djegin koshat e mbeturinave

DITA 2/ STUDENTËT 'ndezin' Tiranën, nuk presin orën
pamje nga ngjarja

TIRANË-Një ditë pas protestës së studentëve që u shoqërua me dhunë policore, nxënësit e gjimnazit 'Partizani' në Tiranë kanë bojkotuar mësimin. Në shenjë proteste gjimnazistë kanë refuzuar që të futen në mësim, ndërsa për pak çaste kanë qëndruar në oborrin e shkollës.

Situata është tensionuar, ku raportohet se nxënësit kanë bllokuar rrugën pranë gjimnazit me kosha mbeturinash, teksa u kanë  vendosur flakën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Bojkoti vjen, teksa në orën 14:00 është thirrur një tjetër protestë nga studentët./ZËRI

1 ORE ME PARE

'Hodhën pllaka guri, molotov, i vunë flakën Bashkisë', Protesta e studentëve, Policia: 16 të arrestuar, 49 në hetim (EMRAT)

DITA 2/ STUDENTËT 'ndezin' Tiranën, nuk presin orën
pamje nga protesta

TIRANË-Policia ka arrestuar 16 persona ka proseduar penalisht 49 të tjerë, pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje. Sipas policisë arrestimi i të rinjve vjen si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj forcave të rendit që prej fillimit të protestës. Blutë deklarojnë se gjatë protestës të rinjtë kanë hedhur sende të forta, pllaka guri, kapsolla, kokteje molotovi dhe sende të tjera në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore, subjekteve private dhe ambienteve publike.

Në pranga janë vendosur: Kastriot Vata, Florian Baba, Ali Bruçi, Genc Ibrahimi, Ernest Kapo, Iljaz Sulaj, Besnik Kala, Donik Vatgjoni, Erand Zenunllari, Hamza Bushi, Olsi Vokli, Xhesion Petoku, Klevi Metaj, Berim Gjoka, Kalosh Hysbarjami dhe Korado Aliaj.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera dhe rrethime metalike gjatë tubimit të datës 13.10.2026, arrestohen në flagrancë 16 shtetas.

Procedohen penalisht 49 shtetas të tjerë.

Gjatë tubimit të zhvilluar më datë 13.10.2026, rreth orës 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, disa pjesëmarrës të maskuar kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur sende të forta, pllaka guri, kapsolla, kokteje molotovi dhe sende të tjera në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore, subjekteve private dhe ambienteve publike.

Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar kangjellat rrethuese, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjithashtu, janë thyer dhe djegur sende brenda një institucioni mikrofinanciar, dhe është dëmtuar fasada prej xhami e subjektit privat, bankë e nivelit të dytë.

Në rrugën “Ded Gjon Luli”, është thyer me forcë një nga dyert e godinës së Bashkisë Tiranë dhe i është vënë zjarri katit të parë të saj.

Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur, që prej fillimit të tij, me dhunë të vazhdueshme, përmes hedhjes së gurëve, sendeve të forta, kapsollave dhe koktejeve molotovë nga grupe pjesëmarrësish të maskuar. Si pasojë, janë dëmtuar 6 punonjës policie.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kryerjes së veprimeve procedurale:

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. V., 41 vjeç; F. B., 48 vjeç; A. B., 40 vjeç; G. I., 57 vjeç; E. K., 32 vjeç; I. S., 38 vjeç; B. K., 59 vjeç; D. V., 55 vjeç; E. Z., 30 vjeç; H. B., 52 vjeç; O. V., 35 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; K. M., 23 vjeç; B. Gj., 31 vjeç; K. H., 38 vjeç dhe K. A., 32 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

U proceduan penalisht 49 shtetas të tjerë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 13.10.2026.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

2 ORE ME PARE

Djali “shqiponjë” që sfidoi i vetëm 6 efektivë, kush është Klevin Meta, me nënën gazetare dhe të atin polic në burg

DITA 2/ STUDENTËT 'ndezin' Tiranën, nuk presin orën
Klevin Meta

TIRANË-Klevin Meta, është i riu nga Gjirokastra i cili u kthye në 'simbolin' e protestës të studentëve pas pamjeve ku u përlesh i vetëm me 6 efektivë. 22-vjeçari i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë u kthye në një nga personazhet më të komentuar për rezistencën e tij.

ZËRI raportoi një ditë më parë se i riu është djali i gazetares Brikena Meta, ndërsa babai i tij, një punonjës i Policisë, i cili ndodhet në burg. Teksa edhe vetë u vendos në pranga, familja e tij po përballet me një proces gjyqësor që lidhet me një aksident ku ishte përfshirë babai i tij. Burime për ZËRI bënë me dije se një grup ekspertësh që merren me çështje rrugore i kanë kërkuar miliona lekë, për ta nxjerrë të pafajshëm babain e Klevin Metës.

Përpos pamjeve virale të 22-vjeçarit mes efketivëve, imazhit me duar në pranga para Komisariatit dhe fytyrës së gjakosur në furgonin e policisë, historia e tij tregon zemërimin e të rinjve, mungesën e besimit te institucionet dhe arsyet që i shtyjnë ata të dalin në rrugë për të kërkuar ndryshim.

3 ORE ME PARE

Studentët hoqën flamurin e Vatikanit dhe vendosën atë të Shqipërisë, Ministria e Jashtme: Autorët të dalin para ligjit

DITA 2/ STUDENTËT 'ndezin' Tiranën, nuk presin orën
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar pas akteve të regjistruara një ditë më parë në selinë e Nunciaturës Apostolike (ambasada e Selisë së Shenjtë / Vatikanit) në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, të rinjtë gjatë protestës u ndalën para Selisë së Shenjtë, ku hoqën flamurin e Vatikanit nga godina e ambasadës dhe në vend të tij vendosën flamurin shqiptar me shqiponjën dykrenare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Akti është dënuar nga Ministria e Jashtme, ku në reagimin zyrtar thuhet se akti është shkelje e legjislacionit vendas dhe normave ndërkombëtare. MEPJ nënvizon se mbrojtja e misioneve diplomatike është një detyrim parësor për shtetin shqiptar dhe kërkon nga institucionet të garantohet siguria dhe paprekshmëria e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.

REAGIMI:

Respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare. E drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi. Autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit.

Në mbyllje, Ministria e Jashtme përshëndeti ndërhyrjen e forcave të rendit dhe shprehu bindjen se situata do të zbardhet sa më shpejt nga organet hetimore, duke garantuar se do të merren të gjitha masat për sigurinë e trupit diplomatik në vend.

Ministria vlerëson reagimin e Policisë së Shtetit dhe shpreh besimin se institucionet kompetente do të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe, së bashku me institucionet e përfshira, do të garantojë sigurinë dhe paprekshmërinë e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.

3 ORE ME PARE

Studentët në protestë, 13-tetori i Tiranës: 'Digjet' kryeqyteti, tym e trazira në rrugë, 40 të shoqëruar, 20 të lënduar

DITA 2/ STUDENTËT 'ndezin' Tiranën, nuk presin orën
pamje nga protesta

TIRANË-Të rinj të revoltuar, biznese të shkatërruara, zjarr e thirrje nëpër rrugë, sulme në institucine, përplasje me Policinë-kjo ishte panorama e Tiranës gjatë 9 orëve të protestës të studentëve më 13 tetor. Studentët kërkojnë kushte më të mira, më shumë mbështetje dhe mundësinë për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre, pa u përballur me pasigurinë dhe mungesën e perspektivës.

Brenda pak minutash ajo që filloi si një tubim paqësor në mesditën e një dite më parë, para Ministrisë së Arsimit u kthye në një skenë kaosi, me përplasje mes studentëve dhe efektivëve të Policisë. 

Studentët qëlluan me gurë, vezë dhe sende të forta në drejtim të ministrisë, duke thyer xhamat ballore të godinës. Disa të rinj shkulën kangjëllat e trotuarit dhe me to hapën me forcë portën e Ministrisë. Policia iu është përgjigjur me gaz lotsjellës për t'i shpërndarë, ndërsa studentët bënë rezistencë.

Studentët nuk u ndalën dhe vijuan qëndresën duke bllokuar rrugët kryesore të Tiranën. Pamjet ekskluzive të siguruara nga ZËRI treguan momentet kur studentët hynë brenda ambienteve të filialit të IuteCredit dhe i vunë zjarrin. Më pas mësynë në katin e parë të Bashkisë së Tiranës, kantierë ndërtimi, shkulën tabelat në rrugë, hekurat e tullat e trotuarëve. 

Gjatë marshimit të të rinjëve 'lufta' me gurë e gaz lotësjellës mes efektivëve nuk mungoi. Deri më tani raportohet për 40 të shoqëruar dhe 20 të lënduar: 7 efektivë policie, 2 gazetarë, 8 protestues dhe 3 kalimtarë, njëri përfaqësues i trupit diplomatik. 

Ndërkohë Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër punonjës policie dhe shefin e Rendit në Komisariatin Nr. 1, pas publikimit të një videoje ku shfaqet një 19-vjeçar me këmbë të thyer, teksa shoqërohet nga efektivët pranë Parlamentit.  Përmes një reagimi zyrtar, Policia bëri të ditur se ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën e trajtimit të të riut nga punonjësit e saj. Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm për të analizuar veprimet e punonjësve të Policisë nga fillimi deri në përfundim të tubimit.

Sot studentët kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në shesh. Tubimi i radhës është thirrur për nesër, më 14 tetor, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.

3 ORE ME PARE

Reuters jehonë protestës në Tiranë: Studentët shqiptarë protestojnë për arsimin dhe vendet e punës

DITA 2/ STUDENTËT 'ndezin' Tiranën, nuk presin orën
pamje nga protesta

TIRANË-Protesta e studentëve në Tiranë ka bërë jehonë edhe në mediave ndërkombëtare. Reuters i ka kushtuar një raportim protestës së zhvilluar të martën, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit.

Në raportim thuhet se protestuesit hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt godinës së ministrisë, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Media ndërkombëtare thekson se studentët kanë ngritur shqetësime për kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mbështetjen financiare dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit.

ARTIKULLI I PLOTË:

Mijëra studentë nga Universiteti i Tiranës dhe institucione të tjera të arsimit të lartë, dolën sot në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre të thellë lidhur me cilësinë e sistemit arsimor dhe mungesën kronike të mundësive për punësim pas përfundimit të studimeve. Protesta, e cila filloi paqësisht, u shndërrua shpejt në skena dhune dhe përplasjesh me forcat e policisë, pranë godinave qeveritare.

Studentët, të cilët mbanin pankarta me slogane si "Arsim Cilësor, Jo Diplomë në Sirtar!" dhe "Kërkojmë Punë, Jo Emigrim!", marshuan drejt Ministrise se Arsimit, Ata theksuan nevojën për reforma thelbësore në kurrikulat universitare, rritjen e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Tensionet u rritën ndjeshëm kur një grup studentësh u përpoq të thyente kordonin policor, i vendosur për të mbrojtur institucionet qeveritare. Përgjigja e policisë ishte e menjëhershme, duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Nga ana e tyre, studentët hodhën objekte të ndryshme drejt forcave të rendit. Dëshmitarët okularë raportuan disa të lënduar nga të dyja palët, si dhe arrestime të shumta.

Një nga zëdhënësit e protestës, i cili preferoi të mbetej anonim nga frika e ndëshkimit, deklaroi se "kjo protestë është thirrja jonë e fundit për qeverinë. Ne nuk do të heshtim më. E ardhmja jonë po rrezikohet dhe nuk do të pranojmë të jemi një brez i humbur." Qeveria, nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit të saj, bëri thirrje për qetësi dhe dialog, duke dënuar aktet e dhunës dhe theksuar se "dyert e qeverisë janë gjithmonë të hapura për diskutim, por dhuna nuk është zgjidhja".

Protestat e studentëve shqiptarë vijnë në një kohë kur vendi përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, përfshirë shkallën e lartë të papunësisë tek të rinjtë dhe valën e vazhdueshme të emigrimit. Mbetet për t'u parë nëse këto përplasje do të nxisin një reflektim dhe veprim konkret nga ana e autoriteteve, apo do të thellojnë edhe më tej hendekun mes qytetarëve dhe qeverisë.

Poll

MOS HUMB