LIVE UPDATES

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia: Asnjë efektiv nuk lejohet të jetë i armatosur në protesta (AKUZAT)

➤ 2 orë kaos dhe benzinë brenda, por përplasja tek Kuvendi ka vijuar edhe jashtë godinës. ➤ Pasi seanca plenare përfundoi, qytetarët që kishin dalë për të protestuar para Bashkisë së Tiranës, shkuan në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë dhe tentuan që të “çmontonin” gardhin e krijuar. ➤ Në një moment, brenda Kuvendit janë futur edhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. ➤ Futja e tyre brenda ambienteve të Kuvendit ka shkaktuar përplasje mes kreut të Gardës, Ermal Onuzi dhe vartësve të tij. ➤Një moment tjetër që ka ngjallur debat ka qenë pretendime i Partisë Demokratike se një punonjës i FNSH u kishte drejtuar armën. ➤Menjëherë reagoi Policia duke sqaruar se sipas ligjit për “tubimet”, asnjë efektiv nuk lejohet që të shkojë i armatosur në protesta. ➤Megjithatë ky version nuk është pranuar nga opozita që ka paralajmëruar një padi në SPAK. ➤ Padi ka paralajmëruar edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pasi gjatë seancës dyshohet se Elda Hoti hodhi benzinë në sallë. ➤ Përfaqësuesit e Partisë Demokratike lajmëruan se aksioni i mosbindjes civile vazhdon, por sërish skenarët i kanë mbajtur sekret për mediat dhe publikun. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i radhës.

30 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Berisha kërcënon me jetë policin e FNSH: I nxorre armën Luan Baçit, nuk do kesh vend mbi tokë

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot efektivin e sigurisë Altin Muço për nxjerrjen e një arme ndaj deputetit Luan Baçi gjatë një incidenti në Kuvend. Duke folur në tubimin e përnatshëm nga ballkoni i tij, Berisha ka bërë deklarata të ashpra, duke kërcënuar drejtpërdrejt efektivin.

“Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Nuk të mbron njeri ty! Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral. Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti. Nuk të mbron njeri ty! Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot. Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës. E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores”, tha Berisha.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur fizikisht jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Përplasjet nisën pasi deputetët e opozitës kërkuan largimin e FNSH nga oborri i Parlamentit, pasi sipas ligjit ata nuk lejohen në instuticion. Deputetëve të opozitës iu bashkuan edhe protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu PD pretendon se deputetët u kanosën me armë zjarri nga një efektiv i FNSH-së, ndaj për këtë qëllim do bëjë kallëzim në SPAK për Elisa Spiropalin, Ilir Prodën, Ervin Hoxhën, e Tonin Vocajn dhe të tjerë drejtues të Policisë së Shtetit. Ndërsa mësohet se socialistët, pasi përfundoi seanca plenare janë larguar nga salla e Kuvendit duke dalë nga dera e pasme në drejtim të Akademisë së Shkencave./ZËRI

 

7 MUAJ ME PARE

BLOFI I PD me efektivin e FNSH, Luan Baçi ndryshon disa herë version, Policia: Ishte spraj! (Çfarë parashikon rregullorja?)


KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Momenti kur pretendohet se është nxjerrë armë

TIRANË- Partia Demokratike është duke përdorur si kalin e saj të betejës, një incident mes deputetit të Partisë Demokratike Luan Baçi dhe një prej punonjësve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Teksa përplaseshin dhe shtyheshin me punonjësit e Policisë së Shtetit, deputetët e opozitës pretendojnë se një prej tyre u ka drejtuar një armë zjarri.  ZËRI ka verifikuar të gjitha pamjet filmike të televizioneve që kanë raportuar live protestën dhe në asnjë moment, efektivi në fjalë apo ndonjë efektiv tjetër nuk i kanë drejtuar asnjë send apo objekt të ngjashëm me armën deputetit Baçi dhe demokratëve të tjerë. 

I vetmi variant i pasqyruar nga pamjet filmike është ai se në momentin e shtyrjes, efektivi vendos dorën në jelekun e posaçëm aty ku ndodhet kryesisht spraji lotsjellës e shumë më sipër sesa pozicionit normal të armës së zjarrit.  Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili nxorri edhe videon pretendon se efektivi nxorri armën dhe ia drejtoi Luan Baçit. Vetë ky i fundit ka disa versione për ngjarjen. Njëherë pretendon se ka nxjerrë armën dhe ia vendosur në gjoks, në një moment tjetër pretendon se e kanë qëlluar. 

SHIKONI SEKONDËN E 6:

“Absolutisht po. Ne ishim duke shkuar në parlament dhe ata plehra që janë aty, polici nxorri pistoletën dhe më pas filloi të gjuante me atë,”- tha deputeti i PD-së, Luan Baçi për mediat tek parlamenti.

Në një media tjetër dha tjetër version duke u shprehur: Ne ishim duke hyrë brenda dhe gjithë policia me skafandra, duke shtyrë. Më vuri pistoletën te gjoksi. E gjithë policia që është futur brenda është jashtë rregullat. Ishin shumë aty, me mua u përplasën. E nxori këtu dhe tha: e do këtë? Shqip e tha, e doni shqip? Mund të gjendet te kamerat. E gjithë policia që është e paligjshme këtu.

Sa herë fliste, versionin e ngjarjes e ndryshonte. Herën e fundit që foli për mediat tha se punonjësi i FNSH-së e kishte kërcënuar me mimikën e fytyrës. Kësaj here shton se punonjësi nuk i ka folur fare, por thjesht e ka kërcënuar me mimikë. 

"Hapi xhaketën, nxorri pistoletën, e vuri dorën tek pistoleta dhe me anë të mimikës së fytyrës më kërcënoi. Jo se foli me thënë të drejtën. Por me anë të mimikës më tha "kujdes". Unë i mora kapelen dhe ia kam hedhur tek fytyra, duke i thënë që nuk kërcënon dot me pistoletë deputetët,"-tha Baçi. 

Më pas, ndryshoi tërësish individin të cilit i referohej duke u shprehur se efektivi në foton e shpërndarë nga Policia nuk është efektivi në fjalë, por një tjetër.

“Në një situatë të tillë të tensionuar ai foli qartë me mimikat e fytyrës, hapi xhaketën si kaubojs, vuri dorën tek arma e nxori pak dhe më pas kur pa se u acaruam e futi sërish. Janë falsifikime nga ana e policisë. Nuk lejohet të armatosur në Kuvend,”- u shpreh më tej Baçi.

Pas pretendimeve të opozitës, i menjëhershëm ishte reagimi i Policisë së Shtetit. Këta të fundit fillimisht mohuan publikisht me reagim zyrtar, duke sqaruar se efektivët nuk mbajnë armë shërbimi gjatë protestave, përveç mjeteve të tjera, si shkopi i gomës apo spraj. Dhe në këtë video shoqëruese sqarohet më mirë se çfarë kishte në brez, te vendi i pistoletës efektivi dhe kolegët e tij. Në këtë rast, në vend të pistoletës kishte një spraj që përdoret në protesta, kur ka sulme fizike, kundërshtim dhe thyerje të rendit dhe perimetrit.

SQARIMI I POLICISË:

Reagim i Policisë së Shtetit

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë. Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.  Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni. Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome. Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit. Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private. Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.

Edhe ligji për Tubimet sqaron qartë se Policët përgjatë protestave nuk shkojnë të pajisur me armë përtej shkopave të gomës, skafandrave apo sprajve për neutralizimin e protestuesve. Protokolli shtetëror në këto raste është i përcaktuar mjaft qartë, duke shtuar se në asnjë moment në pamje nuk vërtetohet e kundërta. Nuk ka patur një stimulim real nga ana e efektivit të FNSH në rastin konkret. Por edhe pse pretendimet e tyre janë rrëzuar me fakte, opozita vazhdon të ngulmojë në pretendimet e saj. Madje, kanë lajmëruar se Policia mashtron, pasi pretendojnë se në video ka pasur armën poshtë bomobolës së gazit.

NJOFTIM PËR SHTYP

Garda nxjerr pistoletën në drejtim të deputetëve të opozitës. Video e publikuar nga Policia mashtrim. Pamjet hedhin poshtë dizinformimin e shpërndarë në media. Policia e Shtetit ka shpërndarë një video ku tenton të mbulojë aktin e rëndë të policit i cili i drejtoi armën dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. Në një video e cila i është shpërndarë medias nga vetë Policia, tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj. Kjo hedh poshtë mashtrimin e policisë për të fshehur një tentim vrasje të deputetëve të opozitës.

Çështja do të përfundojë me gjasë në SPAK, atje ku PD ka nisur një kallëzim penal. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

MOMENTI ME VIDEO- Policia: Efektivi nuk kishte armë, ishte spraj lotsjellës

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Pamje nga videoja

TIRANË- Policia e Shtetit ka nxjerrë një tjetër video për të sqaruar akuzat e opozitës se ishin kërcënuar me armë zjarri nga një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Në videon e publikuar, Policia tregon se në vendin ku efektivi ka vënë dorën nuk ka pasur armë zjarri, por një spraj. Por që as këtë të fundit, nuk e përdori.

MOMENTI ME VIDEO: 

 

7 MUAJ ME PARE

PD-PS "shihen" në SPAK! Opozita kallëzon maxhorancën: Na kërcënuan me armë! Socialistët akuza për zjarrvënie

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Tensionet në Kuvend

TIRANË- Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Kuvendit të Shqipërisë, opozita dhe maxhoranca do të përballen në SPAK. Pas tubimit, opozita ka lajmëruar me një reagimi zyrtar nga Partia Demokratike. PD pretendon se deputetët u kanosën me armë zjarri nga një efektiv i FNSH-së, ndaj për këtë qëllim do bëjë kallëzim në SPAK për Elisa Spiropalin, Ilir Prodën, Ervin Hoxhën, e Tonin Vocajn dhe të tjerë drejtues të Policisë së Shtetit.

“Grupi Parlamentar i PD do bëjë kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie: U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët,”-bën me dije zyrtarisht Partia Demokratike. 

Ndërkohë që në seancën e sotme, ministri i brendshëm Ervin Hoxha mes tensioneve në Kuvend gjatë fjalës së tij tha se do të bëjnë kallëzim penal në Prokurori për deputetët e opozitës. Kjo pasi u dyshua se deputetja Elda Hoti hodhi në seancën e sotme benzinë, ndërsa vetë demokratja pretendon se ishte aromatizues. 

Të nderuar deputetë. Garda e Republikës është duke kryer detyrën e vet. Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Një pjesë e juaja nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të fiksohen dhe do të bëjmë kallëzim penal drejtuar Prokurorisë,"-tha Hoxha.

Kështu edhe njëherë pas përplasjeve, opozita dhe maxhoranca do të përballen sërish në dyert e SPAK./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

PD pretendon se u kërcënuan nga efektivi i FNSH/ Sqarimi nga Policia e Shtetit: Asnjë s’ka pasur armë

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Pamje nga përplasja

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se deputetët e Partisë Demokratike ishin kërcënuar me armë zjarri nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Në reagimin zyrtar, Policia e Shtetit sqaron se në bazë të ligjit për "tubimet", punonjësve të Policisë u ndalohet që të mbajnë armë zjarri me vete. Sipas tyre, punonjësit e Policisë mbajnë me vete në tubime vetëm mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome. 

"Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit. Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private,"-sqaron Policia e Shtetit. 

Po ashtu, sqarojnë edhe teksa ishin para Bashkisë së Tiranës, morën njoftim që protestuesit po i drejtoheshin godinës së Kuvendit, ndaj edhe kanë shkuar në mbështetje të Gardës.  

Reagim i Policisë së Shtetit:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë. Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit. Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.

Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome. Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit. Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private. Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

'Ik këput qafën'/ Shefi i Gardës përplaset me vartësit: Pse ia hapët derën FNSH? Noka-Onuzit: Ta heqësh nga puna

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Ermal Onuzi dhe Flamur Noka

TIRANË- Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë duket se nuk ka pasur vetëm mes protestuesëve dhe deputetëve. Një tjetër debat është zhvilluar mes Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. Kreu i Gardës, Ermal Onuzi ka pasur një përplasje me vartësit e tij, duke i kërkuar llogari se përse i hapën derën efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

"Ik këput qafën,"-mësohet se i ka thënë Onuzi vartësve të tij.

Më pas, pranë tij ka shkuar, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili i ka kërkuar që punonjësin ta heqë nga puna dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për ta ndëshkuar. 

"Do ta heqësh nga puna dhe do ta çosh për ndjekje penale,"-i thotë Noka, ndërsa Onuzi i përgjigjet me: Në rregull!

Sipas të dhënave që dihen deri më tani, Garda nuk e ka kërkuar këtë ndërhyrje pasi pretendonin se situatën e kishin nën kontroll, madje e cilësojnë si të paligjshme ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Por këta të fundit janë lejuar që të futen brenda në perimetër nga një punonjës i ri i Gardës, i cili i është bindur shefit të skuadrës së FNSH. Sipas FNSH, ndërhyrja e tyre është parë me vend, për shkak se atë që po ndodhte para Kuvendit të Shqipërisë. Garda pretendon se e kishte situatën nën kontroll, dhe se kordoni i FNSH duhet që të garantonte perimetrin e sigurisë jashtë oborrit./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

AKUZA E FORTË! Bardhi nxjerr VIDEON: Luan Baçi dhe Nallbati u kërcënuan me armë nga Garda

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Pamje nga përplasja

TIRANË- Partia Demokratike pretendon se një punonjës i forcave speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë ka kërcënuar me armë zjarri deputetët Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. Denoncimin e bëri kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili nxorri edhe videon ku pretendon se ka ndodhur kërcënimi. 

Gazment Bardhi: Punonjësi i drejton armën Luan Baçit dhe Bledjon Nallbatit. Kërcënuan me armë deputetët e opozitës. Kjo pamje do transmetohet. Kjo është ajo që ndodhi. Për herë të parë është lejuar që të mbahet armë zjarri brenda kuvendit. Po kërcënohen me jetë deputetët brenda ambienteve të tyre të punës.

Të njëjtin pohim ka bër edhe Baçi, i cili po ashtu pretendon se po futej në parlament kur polici i u bë gati të nxirrte armën.

“Absolutisht po. Ne ishim duke shkuar në parlament dhe ata plehra që janë aty, polici nxorri pistoletën dhe më pas filloi të gjuante me atë,”- tha deputeti i PD-së, Luan Baçi për mediat tek parlamenti.

VIDEOJA QË NXJERR BARDHI:

 

7 MUAJ ME PARE

Noka, Sula, Bardhi përplasen me efektivët e FNSH, demokratët: Na drejtuan armën! Do iu tërheqim zvarrë si Enver Hoxhën

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Pamje nga protesta

TIRANË- Për tensionet në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, Gazment Bardhi është shprehur për mediat se punonjësit e Policisë së Shtetit u kanë drejtuar armët. Po ashtu, në protestën e dhunshme para Parlamentit, ka folur Flamur Noka, i cili kërcënoi se socialistët do t'i tërheqin zvarrë njëjtë si diktatorin Enver Hoxha.

DEKLARATAT E OPOZITËS:

Bardhi: Efektivë na drejtuan armët! Nuk ka ndodhur që të hyjnë forcat speciale për të dhunuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Kë po tentojnë të trembin, ta harrojnë!

Noka: I them nipit të Enver Hoxhës, ti mund të jesh ministër, por mos harro që e kemi tërhequr zvarrë. Është e paprecedentë që të ndërhyjnë RENEA-t dhe FNSH ndaj deputetit. Pse? Për të mbrojtur Narcos. Mosbindja civile do i brejë. Nuk i mbron dot as narcos, as Elisa Spirogjoka. Populli do t'ju bëjë gjyqin./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

VIDEO- Noka tenton t’i vërë zjarrin banderolës dhe i hedh bidonin me benzinë gardistëve, Sula djeg xhaketën

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Banderola jashtë Kuvendit

TIRANË- Tensione u zhvilluan jashtë Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike dogjën një banderolë ku shkruhej: Edi Rama, Mafia!

Ishte deputeti i PD-së Flamur Noka ai që e leu me benzinë dhe më pas i vuri flakën. Por për shkak të materialit të banderolës pati vështirësi në përhapjen e flakëve dhe deputeti i PD-së Dashnor Sula i vuri flakën xhaketës së tij.

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:

Më pas banderola që u vendos në gardhin metalik, i cili u vendos si masë sigurie, u hoq nga Garda.

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:

Por, Noka më pas bidonin e benzinës ua hodhi gardistëve. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

AGRAVIMI- PLASI! Bardhi, Sula dhe Noka përplasen me Gardën, kërkojnë të futen në Kuvend

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Momenti kur opozita përplaset me FNSH

TIRANË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur fizikisht jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Përplasjet nisën pasi deputetët e opozitës kërkuan largimin e FNSH nga oborri i Parlamentit, pasi sipas ligjit ata nuk lejohen në instuticion. Deputetëve të opozitës iu bashkuan edhe protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa mësohet se socialistët, pasi përfundoi seanca plenare janë larguar nga salla e Kuvendit duke dalë nga dera e pasme në drejtim të Akademisë së Shkencave. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Nis përplasja! Protestuesit nga Bashkia shkojnë tek Kuvendi, shtyhen me efektivët

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:

TIRANË- Protestuesit që ndodheshin tek Bashkia e Tiranës iu janë bashkuar deputetëve të opozitës që po demonstronin jashtë Kuvendit. Më pas deputetët u përplasen me Policinë e Shtetit, pasi sipas ligjit vetëm Garda lejohet në oborrin e Parlamentit.

“Çfarë do Policia këtu. Largohuni. Turp, turp. Ikni, mbajeni mend! Largohuni prej këtu, s’keni punë në Kuvend. narkobandë në shërbim të qeverisë, ky është fundi”, thanë deputetët e opozitës.

Kuvendi përfundoi mes kaosit si brenda por edhe jashtë seancës plenare. Para Parlamentit janë mbledhur dhe mbështetësit e opozitës, pasi u larguan nga tubimi që mbajtën tek Bashkia e Tiranës. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Mbyllet Kuvendi! Socialistët brenda, opozita i pret jashtë...po i bashkohen edhe protestuesit

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Protestuesit jashtë Kuvendit

TIRANË- Kuvendi përfundoi mes kaosit si brenda por edhe jashtë seancës plenare. Para Parlamentit janë mbledhur dhe mbështetësit e opozitës, pasi u larguan nga tubimi që mbajtën tek Bashkia e Tiranës.

Protesta u udhëhoq nga deputetët Klevis Balliu, Tedi Blushi, Dorian Teliti dhe Tomor Alizoti. Protestuesit tentuan të futeshin brenda oborrit të Kuvendit, por nuk arritën të kalojnë portën, pasi u ndaluan nga Garda dhe Policia e Shtetit. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Mbyllet pas 2 orëve tensione, Kuvendi i Shqipërisë, ja çfarë u miratua sot

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Elisa Spiropali

TIRANË- Kuvendi edhe sot u zhvillua me tensione si brenda edhe jashtë. Deputetët e Partisë Demokratike që janë përjashtuar, u përplasen me gardën, ndërsa ata ën sallë penguan zhvillimin e seancës. Kuvendi u ndërpre për disa minuta, pasi deputetja Elda Hoti hodhi parfumë në sallë, por socialiastët pretenduan se ishte benzinë. Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit vendosi pezullimin e seancës. Seana risini sërish por pa opozitën, pasi ishin larguar.

Në seancën e sotme u miratua me 73 vota pro raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023. Parlament, nuk mori votat dhe u zgjodh automatikisht anëtarja e Këshilli i Lartë Gjyqësor nga Shoqëria Civile, Vjolanda Theodhori.

Parlamenti, nuk mori votat dhe automatikisht anëtari i Këshilli i Lartë i Prokurorisë nga Shoqëria Civile, Erjon Fejzulla.

Seanca është mbyllur me miratimin e disa projektligjeve në mungesë të opozitës;

Raporti KLSH – 73 vota pro; 0 abstenim ;0 kundër

Shërbimi veterinar – 73 vota pro ; 0 abstenim ; 0 kundër

Për lejet e mjedisit -73 vota pro ; 0 abstenim ;0 kundër

Vjolanda Theodhori -69 pro ; 3 abstenime ; 1 kundër

Anëtare e KLGJ nga përfaqësuesit e shoqërisë civile

Erjon Fejzulla -68 pro  ;4 abstenime ; 1 kundër

Organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë nëse nuk arrihet shumica edhe në votimin e tretë kandidatët konsiderohen të zgjedhur.

Pajtim Melani – 12 pro ; 3 abstenime ;58 kundër

Mësohet se pas përfundimit të seancës socialistët janë larguar nga salla e Kuvendit duke dalë nga dera e pasme në drejtim të Akademisë së Shkencave, për shkak të tensioneve që ndodhën para Kuvendit. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Vokshi futet në Kuvend, përplaset me Petro Koçin. Ndërhyn Spiropali: Vetëm grua s'je ti!

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi është përplasur ditën e sotme me deputeten e opozitës Albana Vokshi. Teksa Koçi po fliste kundër aksionit të opozitës, Vokshi pasi ka hyrë në sallë dhe menjëherë ka shkuar dhe i ka hequr mikrofonin. Në këtë moment ka ndërhyrë kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila i ka kërkuar që të largohej dhe të linte deputetin socialist që të fliste. 

DEBATI NË SALLË:

Koçi: Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur 5d e Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista. Këto duan luftë civile, nuk duan demokraci.

Spiropali: Nuk keni asnjë të drejtë të dhunoni deputetin, largohuni prej aty. Largohuni prej zotit Koçi. Është në të drejtën e tij që të paraqesë mendimet e tij

Vokshi: A je grua apo nuk je?

Spiropali: Vetëm sjellje prej gruaja nuk po bëni ju sot në Kuvendin e Shqipërisë.

7 MUAJ ME PARE

Rinis seanca plenare vetëm me deputetët e PS, opozita është larguar

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Elisa Spiropali

TIRANË- Seanca plenare ka filluar sërish, por vetëm me deputetët e partisë socialiste, pasi opozita u largua. Seanca plenare vijoi me diskutimet për çështjet e rendit të ditës, ndërsa opozita u mblodh jashtë. 

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali përjashtoi tre deputët e Partisë Demokratike, Elda Hoti, Petrit Dodaj dhe Gëzim Ademaj, për shkak të tensioneve të shkaktuara në sallë.

Deputeti Gëzim Ademaj u përjashtua sepse mblodhi karriget para foltores, për të penguar kolegët që të flisnin aty, ndërsa Elda Hoti dyshohet se spërkati benzinë në tapetin e sallës. Pas kësaj Spiropali vendosi ta pëjashtojë pasi vendosi në rrezik jetën e të pranishmëve në sallë. Por, Hoti tha se hodhi parfum dhe asnjë lëndë tjetër. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Mbi një vit pa drejtues, Jehona Varfi do jetë drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Jehona Varfri

TIRANË- Jehona Varfi është emëruar drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar, ajo do të pasojë Laid Ymerin i cili u lirua nga detyra më 25 tetor 2024. Ajo është diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2010, ku ka studiuar Trashëgimi Kulturore me bursë të plotë nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Kërkim, Jehona ka ndërtuar një karrierë të pasur në fushën e menaxhimit kulturor dhe rinor.

Varfri ka përvojë në menaxhimin e projekteve strategjike dhe trashëgimisë kulturore, e cila pritet të sjellë projekte të reja në Cirkun Kombëtar. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen pasi u mor i pandehur nga SPAK, Spiropali njofton vakancën

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka njoftuar sot gjatë seancës parlamentare dorëheqjen nga mandati të deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Kështu, Kuvendi ka shpallur vakancën për postin e tij, duke sinjalizuar kështu Komisionin Qendoror të Zgjedhjeve që të vijojë me procedurat për zëvendësimin e tij.

"Ju njoftoj se datën 9.10.2024 deputeti Jyrgis Çyrbja ka njoftuar heqjen dorë nga mandate i deputetit. Ju njoftojmë mbarimin para afatit të mandatit të deputetit kolegut tonë për shkak të dorëheqjes,"-tha Spiropali.

Jurgis Çyrbja është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Kallëzimi për Çyrbjan ishte bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kohë kur Çyrbja drejtonte hipotekën e Durrësit. Në atë kohë, si drejtues politik i qarkut të Durrësit, Paloka e akuzoi se kishte firmosur brenda të njëjtës ditë dy praktika për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke sjellë mbivendosje të pronës. Deri më sot, deputeti nuk ka dhënë asnjë detaj për çështjen e tij. Madje, për mandatin është shprehur se ka vendosur që ta lëjë për shkak të problemeve shëndetësore./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Sërish KAOS në Kuvend, Spiropali përjashton 3 deputetët e PD-së (EMRAT)

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Bllokimi i foltores së Kuvendit

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përjashtuar tre deputët e Partisë Demokratike, Elda Hoti, Petrit Dodaj dhe Gëzim Ademaj, për shkak të tensioneve të shkaktuara në sallë.

Deputeti Gëzim Ademaj u përjashtua sepse mblodhi karriget para foltores, për të penguar kolegët që të flisnin aty, ndërsa Elda Hoti dyshohet se spërkati benzinë në tapetin e sallës. Pas kësaj Spiropali vendosi ta pëjashtojë pasi vendosi në rrezik jetën e të pranishmëve në sallë. Por, Hoti tha se hodhi parfum dhe asnjë lëndë tjetër.

Për shkak të erës së rëndë të përhapur në sallë, u vendos të ndërpritej seanca plenare. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

10 minuta pushim në Kuvend! Spiropali: Më njoftojnë deputetët se po vjen era benzinë

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Elisa Spiropali

TIRANË- Ndërpritet për 10 minuta seanca e sotme plenare. Kërkesën e ka bërë kryeparlamentarja Elisa Spiropali. Kjo e fundit në fjalën e saj tha se kolegët deputetë i ishin ankuar se në sallë vinte era benzinë. Ndaj edhe Spiropali kërkoi që "persona të specializuar" të verifikojnë se çfarë ishte lënda që derdhi në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti. 

Spiropali: Tani ju lutem nga deputetët po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë, që ndoshta me të parë ndjehet si era benzinë, kërkoj 10 minuta pushim në mënyrë që punonjës të specializuar të verifikojnë se çfarë ishte lënda që u hodh. Kjo është e papranueshme. Kthehemi në seancë për 10 minuta.

Ndërkohë që jashtë Kuvendit, Hoti u shpreh se vetëm sa kishte hedhur aromatizues dhe asnjë lëndë tjetër të rrezikshme./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Petrit Dodaj pengon kreun e KLSH të raportojë, Spiropali: Je i përjashtuar dil jashtë

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe Petrit Dodajn kanë bllokuar Foltoren duke penguar kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit që të raportonte në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe pse është tentuar disa herë që Arben Shehu të lihej që të raportonte, deputetët e opozitës nuk kanë pranuar që të bëjnë hapa pas. 

MOMENTI ME VIDEO:

7 MUAJ ME PARE

'Hap rrugën o legen'/ Opozita përplaset sërish me Gardën, Bardhi e Noka shtyjnë gardhin metalik

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Pamje nga përplasja

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur sërish më Gardën e Republikës në tentativë për të hyrë brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Edhe sot, deputetët kanë tentuar që të hyjnë me forcë edhe pse Garda kishte aplikuar masa sigurie shumë më ekstreme sesa në seancat e tjera. Por edhe pse kishin pengesa, opozita e cilësoi gardhin e hekurit të vendosur përpara Kuvendit si një veprim që ndodh vetëm në Korenë e Veriut dhe nisën më pas që të përplaseshin me gardistët. 

PËRPLASJA MES DEPUTETVE DHE GARDËS:

Bardhi: Shteti demokratik ky është. Kjo është fytyra e shtetit demokratik. Hape rrugën se do kalojë zonja, ça më shikon ashtu? 

Flamur Noka: Ky parlament është shndërruar në burg të sigurisë së lartë. Parlamenti i një vendi që nisi negociatat. Ky është narkosi

Bardhi: Kjo nuk është qelia e Pëllumb Gjokës, është parlamenti i shqiptarëve.

Bledjon Nallbati: Hapeni rrugën, si i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës.

Elda Hoti: Ça është këtu 313-ta?

Gazment Bardhi: Kjo është fytyra e një shteti kandidat për t’u anëtarësuar në BE! Fiks kapitulli i parë

Albana Vokshi: Kë po mbroni hajdutët?

Gazment Bardhi: Hape rrugën ore legen. S’do kalojë zonja në mesin tuaj…/ZËRI

 

7 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend, Shehaj: Lejojini deputetët që nuk janë përjashtuar të futen në sallë

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Agron Shehaj

Agron Shehaj: Zonja Kryetare lejojini deputetët e opozitës që nuk janë të përjashtuar të futen brenda. Hajde shkojmë bashkë atje nëse nuk keni kurajo.

Elisa Spiropali: Të lutem se nuk jua dhashë fjalën. Zoti Shehaj jemi në pikën e interpelancës. Zonja Vokshi ju lutem lejojeni zotin Shehaj të marrë fjalën dhe të vijë në foltore. Zoti Shehaj keni 7 minuta.

Agron Shehaj: Zonja kryetare lejojini deputetët e opozitës që nuk janë përjashtuar të hyjnë në sallë.

Elisa Spiropali: Zoti Shehaj të lutëm se nuk mund ta bëjmë këtë replikë pafund. Lejen nuk e jap unë, por dikush tjetër, janë të lirë të marrin pjesë. Ministri i Brendshëm dhe Komandanti i Gardës garantojnë hyrjen e tyre përmes një korridori. Të mos dëgjojnë dhe zbatojnë urdhra të paligjshëm. Do e mbani, nëse nuk do e mbani interpelancën, atëhere quhet e kryer interpelanca. Do ta merrni fjalën në foltore? Ju lutem, do ta lejoni zotin Shehaj të marri fjalën në foltore? Zoti Shehaj ka fjalën në foltore. Ju nuk mund ta pengoni dhe as ta intimidoni zotin Shehaj. Zoti Shehaj e konsideroj që nuk do e mbani interpelancën tuaj. Dakord vijojmë me çështjen tjetër të rendit të ditës.

 

7 MUAJ ME PARE

Deputetja e PD përjashtohet nga Kuvendi, Spiropali: Ke ardhur në Kuvend me benzinë, po na rrezikon jetën

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Elda Hoti

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe Petrit Doda janë përjashtuar nga seanca e sotme plenare. Kjo pasi sot, sipas kryeparlamentares, Elisa Spiropali hodhën benzinë mbi deputetët. E gjitha ndodhi kur Hoti nxorri dy shishe nga çanta e saj, dhe me lëngun brenda spërkati gjithë sallën e Kuvendit. Menjëherë, reagoi Spiropali, e cila ngriti dyshimet se lënda ishte benzinë.

Ndaj edhe vendosi përjashtimin e Hotit dhe të Dodës nga seanca. 

“Ke ardhur në Kuvend me bezinë me vete, dilni jashtë. Dil jashtë, ke rrezikuar jetën e deputetëve të Kuvendit. Je e përjashtuar. Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Petrit Doda dhe Elda Hoti, dilni jashtë,”- tha Spiropali.

Ndërsa, Hoti tha se ajo kishte parfum me vete dhe asnjë lëndë tjetër. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend, Shehu: Grusht shteti, po bllokohen deputetët në sallë

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Sorina Koti

TIRANË- Kuvendi nisi seancën plenare në orën 10:0, ku një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike janë përjashtuar. Ndërsa deputetët e opozitës që ndodhe në sallë thanë se edhe ata që nuk janë përjashtuar janë ndaluar nga garda të futen brenda. Por kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se ata nuk janë të përjashtuar dhe mund të futen.

"Jemi rrethuar të gjithë me një gardh prej hekuri, që edhe pse nuk jemi përjashtuara nuk jemi lejuar të futemi. Ose Garda të marrë masa të lejojë deputetët që s’janë të përjashtuar të futen brenda, ose po ktheni një diktaturë që vetëm ju e dini. Merrni masa një orë e më parë", tha Sorina Koti. 

"Deputetët e përjashtuar nuk mund të futen, të gjithë deputetët e tjerë janë të mirëpritur të futen", tha Spiropali. 

Gjithashtu edhe Tritan Shehu e quajti këtë një grusht shteti dhe tha se askush nuk mund të bllokojë opozitën të futet në Kuvend.

"Grusht shteti i vërtetë, po bllokohen deputetët në sallë. Janë deputetët gjoja të padënuar nga ju, Garad nuk i lejon të futet, e kuptoni se çdo të thotë kjo, të vendet rendi ushtarak në Kuvend. Dilni atje dhe shikoni çfarë bëhet. Nuk ka njeri forcë në botë të bllokojë deputetët të futen në kuvend", tha Shehu. /ZËRI

 

 

7 MUAJ ME PARE

Garda bllokon edhe mediat të hyjnë në Kuvend

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Pamje nga ambientete e jashtme të Kuvendit

Garda ka ndaluar edhe mediat të hyjnë në Kuvend gjatë seancës së sotme.

Lajmi në përditësim...

7 MUAJ ME PARE

FOTO- Vijojnë tensionet, deputetët e opozitës përplasen me Gardën

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Deputetët e opozitës tentojnë të kalojnë gardhin

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me Gardën, pasi nuk u lejuan të futeshin në Kuvend. Për herë të parë, Kuvendi është rrethuar me gardh metalik për të penguar futjen e 23 deputetëve të përjashtuar të opozitës.

Jashtë ambienteve të Kuvendit, ndodhet një zjarrfikëse si masë sigurise, pasi në dy seancat e kaluara, opozita dogji manekinë dhe karriget.

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi e quajti këtë një turp dhe tha se Parlemti është kthyer në një qeli burgu. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Gardh metalik dhe zjarrfikëse, Kuvendi përgatitet për incidente

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Zjarrfikësja para Kuvendit

TIRANË- Garda e Republikës ka marrë masat e sigurisë që të shmangen tensionet sot në Kuvend. Pas vendosjes së gardhit metalik në hyrje të Parlamentit, edhe një zjarrfikëse po qëndron në ambientet e jashtme. Zjarrfikësja do të qëndroje në hyrje në ambientete e instuticionit, pasi do të shërbejë si masë e perforcimeve që kanë marrë autoritetet për të shmangur incidentet që mund të shkaktohen.


Kujtojmë se në dy seancat parlamentare, deputetët e Partisë Demokratike dogjën karriget në ambientet e jashtme të Kuvendit dhe manekinëve. Edhe sot opozita ka paralajmëruar mosbindje civile dhe se nuk do të ketë më normalitet në Kuvend deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha pas vendosjes së gardhit metalik se Parlamenti nuk është qeli burgu. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Mbërrijnë deputetët e mazhorancës në Parlament, garda rrethon hyrjen me gardh metalik

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Mbërrijnë deputetët e PS

TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në Kuvend, pasi në orën 10:00 fillon seanca plenare. Garda e Republikës ka marrë masa sigurie për të shmangur incidentet, ku për herë të parë ka vendosur gardh metalik para hyrjes së Kuvendit.

Kjo masë vjen, pasi herën e kaluar deputetët e opozitës, bllokuan hyrjen e Parlamentit për të bllokuar deputetët e Partisë Socialiste të futën në sallë. Ndërsa Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se Parlamrenti nuk është një qeli

Kujtojmë se javën e kaluar, Kuvendi nuk u mblodh për shkak se kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e saj, në mënyrë që të shmangeshin tensionet, pasi në të njëjtën ditë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan vizitoi Tiranën për të inauguruar Xhaminë e Madhe të Tiranës. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Gardhi metalik para hyrjes së Kuvendit, Bardhi: Parlamenti nuk është qeli burgu

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas vendosjes së gardhit metalik në hyrje të Kuvendit nga garda, ku tha se Parlamenti nuk është burg. Ai tha se Shqipëria është i vetmi vend që është kandidat për Bashkimin Evropian dhe anëtar i NATO-s që rrethon Kuvendin nga deputetët “armiq”.

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë. Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”! Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendin në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!”, shkruan Bardhi.

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 ku pritet të ketë zhvillime nga dy partitë politike, ajo Demokratike dhe Socialiste. Garda ka rrethuar hyrjen e Kuvendit për të ndaluar 24 deputetët opozitarë të futen në sallë, pasi PD ka paralajmëruar mosbindje civile. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Sot Kuvend/ Opozita paralajmëron mobindje civile, garda rrethon me gardh hekuri hyrjen e Parlamenti

KAOS dhe BENZINË tek Kuvendi/ PD: FNSH na drejtuan armën! Policia:
Manekinet e djegura

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, teksa pritet të ketë tensione nga partitë politike, pasi mazhoranca kërkon që të vijojë me rendin e ditës pa 24 deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar mosbindje civile deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Sipas rendit të ditës në seancën e sotme, pritet që të ketë një interpelancë ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj.

Po ashtu në rendin e ditës do të jetë raporti vjetor për KLSH-në dhe disa projektligje të tjera. Ndërsa janë marrë të gjitha masat e sigurisë që të shmangen përshkallëzimët, pasi opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me mosbindjen civile. Garda ka vendosur gardh hekuri para hyrjes kryesore të godinës së Kuvendit, pasi herën e kaluar deputetët e Partisë Demokratike bllokuan hyrjet e Parlamentit që të pengonin deputetët socialistë të futeshin në sallë. 

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 72, datë 15.10.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.10.2024. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti z. Agron Shehaj. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

4. Raporti për veprimtarinë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023. (Neni 164, pika 2 Kushtetutë, neni 31 i ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga kryetari i KLSH, z. Arben Shehu – jo më shumë se 20 minuta Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Ekonominë dhe Financën; Pyetje Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë). Koha e votimit të projektrezolutës

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi Komisioni për Komisioni për Çështjet Europiane. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit””, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit

7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë. (Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr. 115/2016 “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

8. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë. (Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr. 115/2016 “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

9. Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 5 dhe 6, të ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

Kujtojmë se javën e kaluar, Kuvendi nuk u mblodh për shkak se kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e saj, në mënyrë që të shmangeshin tensionet, pasi në të njëjtën ditë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan vizitoi Tiranën për të inauguruar Xhaminë e Madhe të Tiranës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB