Politikë

AKUZA E FORTË! Bardhi nxjerr VIDEON: Luan Baçi dhe Nallbati u kërcënuan me armë nga Garda

Denoncimin e bëri kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili nxorri edhe videon  ku pretendon se ka ndodhur kërcënimi. 

k.m.
AKUZA E FORTË! Bardhi nxjerr VIDEON: Luan Baçi dhe Nallbati u
Pamje nga përplasja

TIRANË- Partia Demokratike pretendon se një punonjës i forcave speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë ka kërcënuar me armë zjarri deputetët Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. Denoncimin e bëri kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili nxorri edhe videon ku pretendon se ka ndodhur kërcënimi. 

Gazment Bardhi: Punonjësi i drejton armën Luan Baçit dhe Bledjon Nallbatit. Kërcënuan me armë deputetët e opozitës. Kjo pamje do transmetohet. Kjo është ajo që ndodhi. Për herë të parë është lejuar që të mbahet armë zjarri brenda kuvendit. Po kërcënohen me jetë deputetët brenda ambienteve të tyre të punës.

Të njëjtin pohim ka bër edhe Baçi, i cili po ashtu pretendon se po futej në parlament kur polici i u bë gati të nxirrte armën.

“Absolutisht po. Ne ishim duke shkuar në parlament dhe ata plehra që janë aty, polici nxorri pistoletën dhe më pas filloi të gjuante me atë,”- tha deputeti i PD-së, Luan Baçi për mediat tek parlamenti.

VIDEOJA QË NXJERR BARDHI:

 

Poll

MOS HUMB