LIVE UPDATES

Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin, priten me protesta

➤ Kanë mbërritur në Shqipëri 16 refugjatët e parë që po strehohen në kampin e ngritur nga Italia pas marrëveshjes Rama-Meloni. ➤ 16 personat që kanë ardhur në Shqipëri janë nga Egjipti dhe Bangladeshi. ➤ Emigrantët zbarkuan mëngjesin e sotëm nga anija e Marinës italiane "Libra". ➤ Sipas marrëveshjes, në kampin e Gjadrit do të strehohen vetëm meshkuj, të cilëve do t’u verifikohet kërkesa për azil, e nëse do t’u miratohet do të dërgohen në Itali, në të kundërt do të kthehen në vendet e origjinës. ➤ Por emigrantët janë pritur sot me protesta. ➤ Qytetarë të Lezhës kanë dalë sot me pankarta kundër marrëveshjes. ➤ Edhe Këshilli i Europës, e cilëson marrëveshjen si të paligjshme.

6 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Ardhja e refugjatëve, Meta: Ngrihuni në protesta, ky vend po kthehet në një konglomerat emigrantësh

Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin,
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që tqë ngrihen në protesta me nisjen e zbatimit të paktit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni, për të sjellë emigrantët në vendin tonë. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se shqiptarët nuk duhet që të lejojnë që vendi i tyreë të kthehet në një konglomerat emigrantësh ku nuk flitet gjuha shqipe.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Kanë mbërritur sot 16 emigrantët e parë në Shëngjin, sipas Paktit Rama-Meloni, janë pritur me protesta nga aktivistët, qëndrimi juaj?

Përgjigje: E gjithë Shqipëria duhet të ngrihet në protestë në mënyrë që ky të mos jetë më një vend konglomerat emigrantësh, të huajsh dhe ku mos flitet më as gjuha Shqipe. Të gjithë duhet të ngrihen në këmbë.

Sot kanë mbërritur në Shqipëri 16 refugjatët e parë që po strehohen në kampin e ngritur nga Italia pas marrëveshjes Rama-Meloni. Sipas marrëveshjes, në kampin e Gjadrit do të strehohen vetëm burra, të cilëve do t’u verifikohet kërkesa për azil, e nëse do t’u miratohet do të dërgohen në Itali, në të kundërt do të kthehen në vendet e origjinës. Por emigrantët janë pritur sot me protesta. Qytetarë të Lezhës kanë dalë sot me pankarta kundër marrëveshjes. Edhe Këshilli i Europës, e cilëson marrëveshjen si të paligjshme.

7 MUAJ ME PARE

Nën masa të rrepta sigurie, MOMENTI kur emigrantët afrikanë shoqërohen nga Policia italiane në Shëngjin

Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin,
Momenti i shoqërimit të emigrantëve

SHËNGJIN- 16 emigrantët që mbërritën në Shëngjin u shoqëruan në qendrat e kontrollit nën masa të rrepta sigurie. Siç edhe duket nga pamjet e publikuara nga "TopChannel", emigrantët kanë zbarkuar në Shëngjin, por gjithë kohës kanë qenë të monitoruar nga efektivët e Policisë italiane. Pasi janë verifikuar për më shumë se tre orë në port, janë nisur për në kampin e Gjadrit, nga ku edhe do të ndjekin procedurat për azil në Itali. Nga 16 emigrantët e parë që vijnë në vendin tonë, 10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 të tjerë janë nga Egjipti.

Anija “Libra” u nis nga Lampedusa dy ditë më parë. Bazuar në protokollin e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali. Përndryshe, ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Ndërsa banorët e Gjadrit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë. Banorët protestuan në hyrje të kampit me pankarta ku shkruhej: Ëndrra evropiane përfundon këtu! /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Emigrantët e parë në Shqipëri, KE: Marrëveshja e jashtëligjshme

Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin,
Anija Libra

SHËNGJIN- Disa orë para se të mbërrinte në Shëngjin, anija me emigrantët e parë nga Italia, Komisioni Evropian e ka quajtur marrëveshjen të jashtëligjshme, pasi nuk është sipas standardeve evropiane. Sipas një zëdhënësi të presidentes së KE, Ursula von der Leyen, kjo marrëveshje nuk është në përputhje me rregullat e komunitetit evropian.

“Modeli i Shqipërisë nuk është model për Europën. Kjo sepse thjesht nuk është e ligjshme. Të paktën nuk është sipas standardeve evropiane,”- ka thënë zëdhënësi . Po ashtu, edhe BE njoftoi zyrtarisht se kjo metodë nuk është në përputhje me rregullat e komunitetit europian.

Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 16 emigrantë meshkuj me origjinë nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ndërsa banorët e Gjadrit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë. Banorët protestuan në hyrje të kampit me pankarta ku shkruhej: Ëndrra evropiane përfundon këtu!

Bëhet me dije se klandestinët e parë janë të gjithë meshkuj dhe janë nga Bangladeshi dhe Egjipti.

“Libra” u nis nga Lampedusa dy ditë më parë. Bazuar në protokollin e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali. Përndryshe, ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Mbërrin anija e parë me refugjatë, banorët e Lezhës në protestë: Ëndrra evropiane përfundon këtu!

Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin,
Protesta në Lezhë

SHËNGJIN- Sot në Shëngjin zbarkoi anija “Libra” e Marinës italiane ku solli emigrantët e parë që do të vendosen përkohësisht në kampin e Gjadrit. Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 16 emigrantë meshkuj me origjinë nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ky zhvillim ka sjellë reagime nga banorët e Gjadrit të cilët kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë. Banorët protestuan në hyrje të kampit me pankarta ku shkruhej: Ëndrra evropiane përfundon këtu!

Një nga protestueset tha se kjo marrëveshje cënon të drejtat e njeriut dhe është jo kushtetuese. Ajo tha se qeveria italiane po përpiqet të zgjidhë krizën e emigrantëve, duke i rënë në qafë popujve të tjerë.

"Kërkesa jonë që në fillim që e kemi marrë vesh, ka qenë që marrëveshja të shpallet jo kushtetuese. GJK për fat të keq ka vendosur që marrëveshja nuk është jokushtetuese, në gjykimin tonë kjo marrëveshje cenon të drejtat e njeriut. Praktikë jodemokratike dhe shkelen të drejtat e njeriut. Ne do të vazhdojmë të ngremë narrativën tonë, për të treguar që Perëndimi po mbështet liderë autokratikë si Rama dhe Meloni dhe kriza e emigrantëve nuk është një krizë që zgjidhet duke i rënë në qafë disa popujve të tjerë", tha ajo.


Anija "Libra" mbërriti sot në mëngjes në Shëngjin, ku solli 16 refugjatët e parë nga Italia në Shqipëri dhe do të strehohen në kampin e Gjadrit në Lezhë. Bëhet me dije se klandestinët e parë janë të gjithë meshkuj dhe janë nga Bangladeshi dhe Egjipti.

“Libra” u nis nga Lampedusa dy ditë më parë. Bazuar në protokollin e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali. Përndryshe, ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës. /ZËRI

 

7 MUAJ ME PARE

Mbërritja e anijes “Libra” me 16 emigrantët e parë, Policia: Kemi marrë të gjitha masat për sigurinë

Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin,
Anija Libra

SHËNGJIN- Anija "Libra" e Marinës italiane me refugjatet e parë është ankoruar tashmë në brigjet e Shëngjinit. Në anije janë 16 emigrantët e parë nga Egjipti dhe Bangladeshi që do të strehohen në kampin e Gjadrit në Lezhë. Policia njoftoi se janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe pasi refugjatët të përfundojnë procedurat në qendrën e pritjes në Shëngjin, ata do të akomodohen në kampin e ndërtuar në Gjadër.

“Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”, njofton policia.

“Libra” u nis nga Lampedusa dy ditë më parë. Bazuar në protokollin e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali. Përndryshe, ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës. 

Komisioni i kryesuar nga prefektura e Romës do të shqyrtojë kërkesat për azil, ndërsa intervistat do të zhvillohen me video lidhje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Gjithsesi i gjithë operacioni “Albania” shoqërohet me dyshime si ekonomike, ashtu edhe juridike. Sjellja dhe mbajtja e emigrantëve në dy bazat Shëngjin dhe Gjader ka një kosto dukshëm më të lartë se zbarkimi i tyre në Itali. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Marrëveshja me Italinë/ Me 16 emigrantë në bord, mbërrin në brigjet e Shëngjinit anija “Libra”

Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin,
Anija "Libra"

SHËNGJIN- Anija "Libra" e Marinës italiane me refugjatet e parë është afruar në brigjet e Shëngjinit. Në anijen “Libra” janë 16 refugjatët e parë, që sillen nga Italia në Shqipëri dhe do të strehohen në kampin e Gjadrit në Lezhë. Bëhet me dije se klandestinët e parë janë të gjithë meshkuj dhe janë nga Bangladeshi dhe Egjipti.

Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin,
Anija Libra i afrohet portit të Shëngjinit

“Libra” u nis nga Lampedusa dy ditë më parë. Bazuar në protokollin e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali. Përndryshe, ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipti zbresin në Shëngjin,
Anija Libra

Komisioni i kryesuar nga prefektura e Romës do të shqyrtojë kërkesat për azil, ndërsa intervistat do të zhvillohen me video lidhje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Gjithsesi i gjithë operacioni “Albania” shoqërohet me dyshime si ekonomike, ashtu edhe juridike. Sjellja dhe mbajtja e emigrantëve në dy bazat Shëngjin dhe Gjader ka një kosto dukshëm më të lartë se zbarkimi i tyre në Itali.

Një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë vë në pikëpyetje edhe listën e 22 vendeve që Italia i konsideron “të sigurta”: për të marrë këtë status, asnjë kategori qytetarësh nuk duhet të jetë në shënjestër të diskriminimit dhe trajtimit çnjerëzor.

Vendet që konsiderohen të sigurta janë këto: Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Kameruni, Kepi Verde, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Nigeria, Peruja, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Tunizia.

Në kamp, prej muajsh tashmë janë kryer punime restauruese dhe përgatitore, që nga aktivizimi i rrjeteve të ujësjellës kanalizimeve, tek kamerat dhe pajisjet e sigurisë. Brenda godinës do të ketë gjithashtu edhe një staf të UNHCR-së për të monitoruar respektimin e të drejtave të refugjatëve. Kërkesat për azil që kanë depozituar emigrantët do të shqyrtohen brenda 4 javësh.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB