LIVE UPDATES

Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të negociatave në Luksemburg, Rama: S'kemi të ardhme tjetër veç BE

➤ Sot Shqipëria do të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. po mbahet në Luksemburg, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. ➤ Rama tha se Shqipëria po përgatitet që të integrohet në BE brenda 2030. ➤ Ndër të tjera, Rama shtoi se ishte lufta në Ukrainë që “zgjoi” Bashkimin Evropian për të kuptuar që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë. ➤ Po ashtu, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, tha se vendi i tij do të qëndrojë krah Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Më tej, ai tha se procesi është i vështirë dhe Hungaria do të ofrojë trajnim për 50 pjesëtarë të administratës shqiptare. ➤ Po ashtu, kreu i qeverisë shqiptare i dërgoi një mesazh Greqisë dhe Bullgarisë në lidhje me bllokimin që iu bë Maqedonisë së Veriut. Ai tha se historia nuk mund të bëhet pengesë për të ardhmen e një vendi. ➤ Në fund, shtoi se Shqipëria është poshtëruar 3 herë, por sërish u nuk u tërhoqën...për kryeministrin, Shqipëria nuk ka të ardhme tjetër përveç Bashkimit Evropian.

8 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Reforma në drejtësi, Rama: Po hetohen politikanë të lartë, BE është e ardhmja jonë

Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të negociatave në
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha nga Luksemburgu se reforma në drejtësi është një arritje. Ai tha se për herë të parë në historinë e vendit tonë po hetohen figura të larta politike pavarësisht partisë. Më tej, Rama shtoi se për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç së ardhmes në BE.

“Nuk është një retorikë pro evropiane, është çështje jete e a vdekje për ëndrrën tonë për tu lënë brezave një vend ku liria është e padiskutueshme dhe ku demokracia funksionon për gjithkënd. Shqipëria ka përmbushur në mënyrë të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë anëtarësimi dhe mbetet e palëkundur për përmbushjen e kushteve. Arritjet në reformën e drejtësie, një sistem më llogaridhënës. Në historinë tonë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që akuzohen apo dënohen para gjykate të pavarur pavarësisht partisë. Do ta bëjmë këtë në çdo nivel për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të merituar vendin tonë në BE.

Ky progres vetëm sado të thellohet, do e bëjmë këtë duke ruajtur e mbrojtur të drejtat e njeriut. Ne kemi zbatuar një kuadër mjaft progresiv bazuar në standardet e Evropës. Vullneti ynë do të përplotësohet me aktet nënligjore. Do të ndërtojmë punën e shkëlqyer me një ekip të madh negociatorësh dhe do ta forcojmë këtë administratë në shërbim të së ardhmes.Ky është momenti për të falënderua Orban që na ka treguar qysh në ditën e parë, vullnetin për të ndihmuar, për përcjelljen e dijeve që Hungaria ka përfituar gjatë procesit të vet në anëtarësim në BE. Më shumë se kurrë, BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE. Një gjë është e njëjtë kudo, dëshira për të qenë pjesë e këtij bashkimi. Për Shqipërinë nuk tjetër të ardhme e rrugë tjetër post të ardhmes sonë në BE dhe rrugës së BE. Faleminderit,”-tha Rama.

Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike-

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë. /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

“Tre herë jemi poshtëruar”, konferenca ndërqeveritare, Rama: Kur shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndal askush

Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të negociatave në
Edi Rama

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama tha nga Luksemburgu se shumë gjëra kanë ndryshuar në këtë konferencë të dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE. Ai tha se Shqipëria është poshtëruar 3 herë, por sërish u përpoqën. Rama tha se për Shqipërinë nuk ka të ardhme tjetër përveç Bashkimit Evropian. Më tej me shaka Rama tha se kur shqiptarët bien në dashuri askush nuk i ndal dhe Shqipëria ka rënë në dashuri me BE-në.

“Kur shoh që në procesin e integrimit kemi ndryshuar kaq shumë gjëra, hymë në një dinamikë të re dialogu. Kemi shumë gjëra të reja të cilat nuk ishin kështu për vendet e tjera kur u përpoqën të bëheshin anëtarë të BE. Gazetarët shohin vetëm pjesën financiare, por ka të bëjë me integrimin. 5 vite më parë dukej e pamundur, sot duket e vërtetë. 3 herë u poshtëruam. Komisioni tha se ishim gati, pastaj pas dyerve të mbyllura, 3 herë ne u poshtëruam. Por ajo që stë vret të bën më të fortë. Ne kemi dalë më të fortë nga kjo dhe ja ku jemi sot këtu,. E dimë që rruga përpara është e gjatë, zakonet e vjetra nuk ikin kollaj, por për ne nuk ka të ardhme tjetëe. Gjithcvka që duhet duhet ta kuptoni “kur shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndal dot kush!”-tha Rama. 

Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike-

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë. /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Konferenca ndërqeveritare, Rama “mesazh” Athinës: Historia nuk mund të pengojë të ardhmen e një vendi

Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të negociatave në
Edi Rama

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama, në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE, i dërgoi një mesazh Greqisë dhe Bullgarisë në lidhje me bllokimin që iu bë Maqedonisë së Veriut. Ai tha se historia nuk mund të bëhet pengesë për të ardhmen e një vendi. Ai e quajti bllokimin e Shkupit si një dëm për të gjithë rajonin dhe se Maqedonia e Veriut ndryshoi edhe emrin për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

“Shqipëria është bërë bashkë me të tjerë me detyrim, me osmanët, italianë, jugosllavët, na detyruan të bëheshim çift me Stalinim, Mao Ce Dunim në Kinë, dhe në të gjitha këto çiftime, kuptuam se nuk duam të bëhemi çift me detyrim, por me dëshirë. Çiftimi ynë i vetëm me dëshire, është Europa. Ne e gjetëm veten të bashkuar me Maqedoninë e Veriut. Nuk ishte kaq keq, sepse mundëm të ndanim situatat tona të zymta, dukeshim pak si Vladimiri dhe Estragoni, në pritje të Godosë dhe Brukseli në atë kohë dukej fiks si imitim i Samuel Beckett. Më duhet të them që ndihemi vërtet të trishtë, e them me sinqeritet, që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut, ende nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në këtë fazë të procesit. Ndaj kur flas për poshtërimet tona, tri herë njëra pas tjetrës na u refuzuan fillimi i negociatave. Ajo ndryshoi edhe emrin, që mund ta niste këtë gjë. Historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit të një vendi. Historia s’mund të pengojë të ardhmen dhe integrimin. Pengimi që ju bë Shkupit, dëm për gjithë rajonin!”,- tha Rama.

Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike-

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Konferenca e dytë ndërqeveritare, Peter Szijjarto: Hungaria e përkushtuar për të shoqëruar Shqipërinë drejt BE

Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të negociatave në
Peter Szijjarto

LUKSEMBURG- Gjatë koneferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, tha se vendi i tij do të qëndrojë krah Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Më tej ai tha se procesi është i vështirë dhe Hungaria do të ofrojë trajnim për 50 pjesëtarë të administratës shqiptare.

"Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen puna për përmbushjen e kushteve që ka vendosur BE, që të ketë mundësi të çelë kapitujt e negociatave. Është nder dhe privilegj, që nisja e negociatave për Shqipërinë, nis gjatë presidencës hungareze te BE. Janë gjashtë grupkapituj që duhen të negociohen tej e tej. Procesi përgatitor është vërtet  i vështirë, kompleks dhe e dimë se përvoja ka shumë rëndësi. Hungari do të ofrojë trajnim për 50 pjesëtarë të administratës së Shqipërisë. Jemi të vendosur për të zhvilluar një politikë të mirë, të fqinjësisë së mirë. Procesi i integrimit në BE i Ballkanit Perëndimor e bën rajonin më të zhvilluar, më me stabilitet dhe më të sigurt. Hungaria e përkushtuar për të shoqëruar Shqipërinë drejt BE", tha ai.

Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike-

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë. /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Konferenca e dytë ndërqeveritare, Rama: Agresioni rus në Ukrainë shërbeu si zile zgjimi për BE

Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të negociatave në
Edi Rama

LUKSEMBURG- Sot mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, kryeministri Edi Rama tha nga Luksemburgu se kjo është një ditë historike për Shqipërinë. Rama tha se agresioni rus, shërbeu si një zile zgjimi për BE-në.

"Jam i lumtur që jam këtu, në vijim të një seance emocionale dhe të suksesshme që e sjell Shqipërinë më pranë BE, mund të mos duket e këshillueshme, jam me dy hungarezë që mund t’ju them që ndihesh mjaft mirë dhe i sigurt, përveç presidencës hungareze që ka luajtur një rol të rëndësishëm. Faleminderit Varhelyi që na ka mbështetur për 5 vite të gjata dhe sifduese dhe jo fort të lehta, qëndroj këtu, është me të drejtë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk na duhet një kujtesë e rëndësisë për të punuar së bashku, është e vërtetë në këto kohëra sfiduese ku një mori krizash na janë qasur me nevojën për tu bërë më pranë dhe qëndruar të gjithë së bashku dhe nevojën e mirëfilltë për t’u përballur me veten. Për fat të keq dhe këtë nuk e shmang dot pa e thënë, kjo ishte me ndihmën e Putin që ky proces mori një shpejtësi të re pas agresionit të tij në Ukrainë, shërbeu si një zile zgjimi", tha Rama. 

Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike-

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë. /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Do ishim të lumtur ta kishim Shqipërinë në BE

Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të negociatave në
Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto

LUKSEMBURG- Sot në Luksemburg mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, i cili drejton këtë konferencë tha se dëshiron që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së. Më tej ai shtoi se Hungaria do të ndihmojë në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ajo çka kemi vënë në krye të agjendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor me zhvillimet paqësore në situatën e tyre. Kështu që do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. Kjo është dhe falë kryeministrit dhe kabinetit të tij sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Péter Szijjártó.

Gjithashtu, kryeminstri Edi Rama para se të fillonte konferenca tha se Shqipëria po përgatitet që të integrohet në BE brenda 2030.

Vendi ynë përfaqësohet në Luksemburg nga kryeministri Edi Rama, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion i përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grupkapitullit të parë. /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Konferenca e dytë ndërqeveritare, Rama: Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda vitit 2030

Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të negociatave në
Kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para se të nisë Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ai tha se Shqipëria po përgatitet që të integrohet në BE brenda 2030. Ndër të tjera Rama shtoi se ishte lufta në Ukrainë që “zgjoi” Bashkimin Evropian për të kuptuar që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë.

“Jemi shumë të vendosur për të hyrë në BE.  Kemi qenë të vendosur që në momentin kur në Shqipëri u rrëzua diktatura. Për ne BE është i vetmi vend ku duam të jetojmë dhe duam të jetojnë dhe fëmijët tanën dhe është vetmi vend ku garantohet demokracia. Janë detyra dhe një mal që duhet ngjitur dhe ne tashmë po ecim me ide të qarta, vullnet të mirë dhe të fortë për të arritur atë që duam që Shqipëria të integrohet brenda 2030.  Dua të falenderoj Vladimir Putin që përmes agresionit zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun dhe bëri të zgjojë realitetin se Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë për aq sa konstelacioni i BE-së është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor", tha Rama.

Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Takimi do të mbahet sot në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike-

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë. /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të negociatave me BE, takimi në Luksemburg

Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të negociatave në
Foto ilustruese

LUKSEMBURG- TIRANË- Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Takimi do të mbahet sot në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Vendi ynë përfaqësohet në Luksemburg nga kryeministri Edi Rama, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion i përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grupkapitullit të parë.

Ky takim pritet të nisë në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjarto, i cili kryeson Presidencën e radhës së BE-së. Pas takimit në orën 09:25 pritet që Rama dhe Szijjarto të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Poll

MOS HUMB