LIVE UPDATES

E rëndë në Shkodër, 15-vjeçarët përleshen me thikë, humb jetën i mituri, bashkëmoshatari: Më goditi i pari

➤ Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, ku rreth orës 19:30, një i mitur 15-vjeçar u qëllua për vdekje me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e Fermentimit. ➤ Emiljano Gjoni ndërroi jetë në spital, për shkak të plagës që mori në zemër. ➤ Në pranga ka përfunduar autori Klodian Kolbuçaj, i cili pretendon se viktima e kishte plagosur në sup, ndaj ai i kishte marrë thikën nga dora dhe e kishte goditur. ➤ Kolbuçaj ka thënë në polici se njihej me viktimën dhe e ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes tyre.

4 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Çfarë dimë deri tani? Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, dëshmia e autorit: Ai më plagosi i pari

E rëndë në Shkodër, 15-vjeçarët përleshen
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një 15-vjeçar ndërroi jetë për shkak se u godit me thikë nga një bashkëmoshatar. Viktima Emiljano Gjoni dhe autori, Klodian Kolbuçaj, frekuentonin të njëjtën shkollë. Të dy ishin në vitin e parë, në shkollën e mesme profesionale "Hamdi Bushati” në Shkodër. Madje jetonin në të njëjtën lagje, atë të ish-Fermentimit.

Dyshohet se mes të dyve ka pasur konflikte të mëparshme që janë "konkretizuar" mbrëmjen e djeshme, ku të dy u përplasën me thikë. Se si ka ndodhur dinamika e plotë  e ngjarjes, ende nuk ka një version zyrtar, por autori pretendon se viktima e ka goditur me thikë në sup dhe më pas ai ka vepruar për t’u vetëmbrojtur. Pasi ishte plagosur në sup, ka marrë thikën, e cila ka rënë në tokë e ka marrë dhe më pas e ka qëlluar për ta plagosur. 

“Qëlluam të dy në lagje dhe Emiljano kishte një thikë në dorë. Ai më qëlloi në sup dhe gjatë përplasjes tonë fizike thika i ra në tokë. Unë e mora nga toka thikën që kishte Emiljano më parë dhe për t’u vetëmbrojtur e qëllova me idenë për ta plagosur dhe më pas u largova nga vendngjarja,”- mësohet se ka thënë ai.

Deri më tani raportohet se në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe një fëmijë, që me shumë gjasa do të merret në pyetje për të zbardhur dinamikën e krimit. Po ashtu, janë marrë edhe kamerat e sigurisë në zonë. 15-vjeçari pretendon se është qëlluar vetëm një herë me thikë në zemër. Ndërsa ka qenë një kalimtar i rastit, ai që e ka dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të hemorragjisë.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur thikën me të cilën ndodhi plagosja e rëndë që i mori jetën 15-vjeçarit, ndërsa autori u kap po mbrëmë, disa orë pas ngjarjes, pasi kishte tentuar që të fshihej./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

“U përleshëm”, vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, autori: Më plagosi, e qëllova me thikën e tij

E rëndë në Shkodër, 15-vjeçarët përleshen
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku 15-vjeçari Emiljano Gjoni u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Klodian Kolbuçaj. 15-vjeçari ka thënë në polici se njihej me viktimën dhe e ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes tyre. Sipas Kolbuçaj, 15-vjeçari e ka qëlluar i pari në sup dhe më pas ai e goditi po me të njëjtën thikë që përdori viktima për ta plagosur.

“U zumë, më qëlloi në sup me thikë. Unë e qëllova me thikën e tij”, mësohet se ka thënë ai.

Kujtojmë se në vendngjarje gjatë hetimeve, policia ka gjetur një thikë. Dy bashkëmoshatarët jetonin në një lagje dhe se në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë ka qenë i pranishëm edhe një fëmijë tjetër.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, ku rreth orës 19:30, një i mitur 15-vjeçar u plagos për vdekje me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e Fermentimit. I riu, pas plagëve të marra, ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Vrau me thikë 15-vjeçarin pas një konflikti banal, arrestohet i mituri

E rëndë në Shkodër, 15-vjeçarët përleshen
Foto ilustruese

SHKODËR- Shkodra u trondit mbrëmë nga një ngjarje e rëndë, ku 15-vjeçari Emiljano Gjoni u plagos për vdekje me thikë. Ndërsa, autoritetet kanë arrestuar 15-vjeçarin, Klodian Kolbuçaj, si autorin e kësaj ngjarje. Mësohet se edhe autori është plagosur lehtë me thikë në sup, por pa rrezik për jetën.

Dyshohet se dy bashkëmoshatarët janë konfliktuar me fjalë banale dhe më pas ata janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Sipas policisë, hetimet e kësaj ngjarje po vijojnë në prani të psikologut dhe prindërve, pasi autori është minoren.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, ku rreth orës 19:30, një i mitur 15-vjeçar u plagos për vdekje me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e Fermentimit. I riu, pas plagëve të marra, ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

E RËNDË NË SHKODËR/ 15-vjeçari vritet me thikë për motive të dobta, autori i paidentifikuar

E rëndë në Shkodër, 15-vjeçarët përleshen
Foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës. Rreth orës 19:30, një i mitur 15-vjeçar është plagosur për vdekje me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e Fermentimit.

I riu, pas plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Policia ka njoftur se ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili ende nuk është identifikuar.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB