LIVE UPDATES

Prezantohet lëvizja e re me të larguarit nga PD, Alibeaj: Të hapur për koalicione pa Berishën kryeministër. Kryedemokrati: Parti “Tao Tao”, s’lëkundem nga vendimet e mia

➤Enkelejd Alibeaj ka ndërmarrë hapin të prezantojë partinë më të re në Shqipëri, kur jemi vetëm pak muaj larg zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në maj të vitit 2025. ➤ “Djathtas 1912” është emri i subjektit më të ri politik me logon me të njëjtën ngjyrë me atë të Partisë Demokratike, blu. ➤Alibeaj, në prezantimin e kësaj nisme të re u shfaq krah figurave të larguara nga Partia Demokratike, si Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj, Roland Bejko. ➤ Të gjithë këta emra janë distancuar si nga kryedemokratik Sali Berisha, ashtu edhe nga Lulzim Basha. ➤Sipas Alibeajt, Kartën e Parimeve dhe Vlerave të kësaj partie e cila do të bazohet në pesë shtylla kryesore themelore të lirisë: individi, prona, familja, vetëqeverisja dhe besimi në zot. ➤ Megjithatë, Alibeaj u shpreh i hapur për koalicione, me kushton që Berisha të mos jetë kandidat për kryeministër. Partia do të ketë drejtim kolegjial deri në zgjedhjet e 2025 dhe sipas statutit, do ketë ndarje pushtetesh brenda organizmit politik. ➤Do krijohet një entitet garantues për ruajtjen e vijës politike dhe ideologjike të partisë dhe kryetari, do të zgjidhet me votë anëtarësie. ➤Vetë Berisha e konsideroi një parti “Tao Tao”. ➤ Ndërsa përsa i përket kushtit, për tu tërhequr nga kandidatura për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme, Berisha tha se ata që përpiqen të rrënojnë opozitën, ta dekapitojnë apo caktojnë asaj kryetarin, janë puçistë që shkelin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ligjet e vendit të tyre.

3 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Berisha komenton “Djathtas 1012”: Parti “Tao Tao”, nuk tundem nga vendimi për të qenë kandidat për kryeministër

Prezantohet lëvizja e re me të larguarit nga PD, Alibeaj: Të
Kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar partinë më të re që u prezantua sot nga Enkelejd Alibeaj, “Djathtas 1912”. Në konferencën me gazetarët, Berisha e konsideroi një parti “Tao Tao”. Ndërsa përsa i përket kushtit, për tu tërhequr nga kandidatura për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme, Berisha tha se ata që përpiqen të rrënojnë opozitën, ta dekapitojnë apo caktojnë asaj kryetarin, janë puçistë që shkelin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ligjet e vendit të tyre. Kryedemokrati shtoi se nuk do të lëkundet nga vendimet e tij.

Fjala e Berishës:

Së pari njëherë për Tao Tao partitë, siç është kjo e fundit që përmende ti, e kupton vetë qëndrimin e Sali Berishës. Së dyti, për bizat antiopozitë të Edi Ramës është i njëjti qëndrim. PD-ja është e gatshme të bashkëpunojë dhe të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Edi Ramës nga pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira.  Vijmë tani te thelbi i pyetjes. Ata të cilët mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë, jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë, ata janë në një variant, talebanët e politikës, janë fondamentalist, janë vegla të Edi Ramës dhe mund tu vesh shumë epitete. As Sali Berisha dhe asnjë njeri tjetër, nuk mund të përcaktojë përveç shqiptarëve, atë që ata duan në drejtim. Nëse ndalesh në tre vitet e fundit të karrierës së Sali Berishës, thelbi i kësaj beteje është vetë kjo i dashur Osman: Unë isha një deputet defakto në largim. Por një vendim i sponsorizuar nga mafia, nga Edi Rama dhe Soros, me qëllimin e vetëm për një fasadë opozitë në funksion të Edi Ramës, për tu diktuar shqiptarëve se kush duhet të jetë në krye të opozitës. Pra një grusht shteti të mirëfilltë kundër sovraniteti të Shqipërisë. E them dhe njëherë, grushtet e shtetit nuk janë vetëm përmbysja e qeverisë. Sigurisht qeveria është mbartëse e sovranitetit të jashtëm dhe për aq sa është në aksione edhe në të brendshëm. Por mbajtëse e vërtetë e sovranitetit të brendshëm është opozitar. Dhe ata që përpiqen të rrënojnë opozitën, ta dekapitojnë apo caktojnë asaj kryetarin, ata janë puçistë që shkelin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ligjet e vendit të tyre. Pra ti imagjinosh ti apo ndonjë tjetër, se Sali Berisha do të lëkundet nga ky pozicion që e pranoi si mision në emër të qenies shqiptar, që i thotë mikut, mik, por që di ti thotë vetes, ‘Zot më ruaj nga miqtë, se nga armiqtë ruhem vetë’. Pra është iluzive të mendosh se për hir të mafias shqiptare e ndërkombëtare, Sali Berisha do të cedojë. Kurrë, kurrë, kurrë.

5 MUAJ ME PARE

“Djathtas 1912”, Kulluri: Të hapur për çdo koalicion, por pa Berishën kryeministër

Prezantohet lëvizja e re me të larguarit nga PD, Alibeaj: Të
Edvin Kulluri

TIRANË- Edvin Kulluri, një prej personave që u shfaq sot krah Enkelejd Alibeajt për të prezantuar nismën e re politike, është shprehur se partia “Djathtas 1912”, është e hapur për çdo koalicion me partitë opozitare. Por, kushti është, pa kryedemokratin Sali Berisha, si kandidat për kryeministër. Sipas Kullurit, për shkaqe politike, të interesit kombëtar e marrëdhënieve të domosdoshme me partnerët ndërkombëtarë, Berisha si kandidat për kryeministër, do të impononte modelin e gabuar.

“Ashtu siç kemi thënë dhe kur kemi qenë pjesë e PD-së zyrtare, zoti Berisha na vjen keq por nuk e pranojmë dot për kryeministër për shkaqe politike, të interesit kombëtar e marrëdhënieve të domosdoshme me partnerët ndërkombëtarë e do të impononte modelin e gabuar,”- tha Kulluri.

5 MUAJ ME PARE

“Djathtas 1912”, Alibeaj prezanton partinë e re me të larguarit nga Berisha e Basha, logoja ngjyrë blu

Prezantohet lëvizja e re me të larguarit nga PD, Alibeaj: Të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- “Djathtas 1912” është emri i subjektit më të ri politik me logon me të njëjtën ngjyrë me atë të Partisë Demokratike, blu. Partia uprezantua sot nga Enkelejd Alibeaj që u shfaq krah figurave të larguara nga Partia Demokratike, si Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj, Roland Bejko. Të gjithë këta emra janë distancuar si nga kryedemokratik Sali Berisha, ashtu edhe nga Lulzim Basha. Alibeaj tha se Karta e Parimeve dhe Vlerave të kësaj partie e cila do të bazohet në pesë shtylla kryesore themelore të lirisë: individi, prona, familja, vetëqeverisja dhe besimi në zot. Partia do të ketë drejtim kolegjial deri në zgjedhjet e 2025 dhe sipas statutit, do ketë ndarje pushtetesh brenda organizmit politik. Do krijohet një entitet garantues për ruajtjen e vijës politike dhe ideologjike të partisë dhe kryetari, do të zgjidhet me votë anëtarësie.

Prezantohet lëvizja e re me të larguarit nga PD, Alibeaj: Të
Logoja

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Ne jemi një grup nismëtarësh. Në momentin kur formësohet në aspektin formal e institucional është e udhës të merren vendime të tilla. Unë flas personalisht si një nga nënshkruesit e grupit nismëtar. Sot duhet një entitet i ri djathtas. E kjo e ka përgjigjen brenda. Oligarkia politike e vjetra që e ka çuar Shqipërinë këtu ku është dhe nevoja e shoqërisë shqiptare për ta lënë prapa. Do të jetë forumet që do e përcaktojnë. Pavarësisht se zgjedhjet janë afër dhe sistemit që ka vendosur lista të mbyllura që kanë një qëllim të fshehtë të mbyllin sistemin politike mes dy partive synimi ynë është të çajmë këtë sistem duke përdorur forcën e publikut të djathtë. Për çdo subjekt politik që ka këtë qëndrim jemi të hapur për koalicion. Ne besojmë tek individi dhe të drejtat natyrore, politike e ekonomike e të patjetërsueshme, për jetën, lirinë, ndërgjegjen, fjalën e lirë dhe ushtrimin e lirë të fesë. Të drejtën për të qenë i lumtur, për të pasur pronë, për të ndërtuar pasuri dhe për të mbrojtur veten dhe familjet. Dinjiteti i njeriut është baza themelore e lirisë së tij. Qëllimi i shtetit është të sigurojë këto të drejta dhe të synojë gjithmonë ruajtjen dhe rritjen e lirisë. Qeverisja nuk është qëllim por mjet. Ne besojmë te sovraniteti dhe shteti si njësi unitare, te Kushtetuta e vendit, qeverisja përfaqësuese e drejtë që garantohen nga kontrolli dhe balanca mes parlamentit, qeverisë dhe drejtësisë. Këto janë gurët e themelit dhe zbatimi me rigorozitet i Kushtetutës dhe ligjeve që rrjedhin prej saj janë baza për zhvillimin e vendit.

Ne besojmë se vota e lirë dhe paprekshmëria e saj, pluralizmi i pikëpamjeve dhe respektimi i mendimit të individit janë themelet për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Ne besojmë në “një qeveri të ligjeve dhe jo të tjerëve”, të institucioneve dhe respektimi i mendimit të individit janë themelet për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Ne besojmë se një qeveri është më efikase dhe e pakorruptuar kur është e kufizuar në madhësi e fuqinë e saj. Qveria e vogël por e fortë. Eliminimi i rregullave të panevojshme dhe burokracisë.

Decentralizimi i pushtetit lokal dhe qendror janë parime të rëndësishme që sigurojnë angazhimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë në çdo hallkë të saj. Qeverisja vendore është guri i themelit të sovranitetit të komuniteteve dhe afrimit të qeverisjes tek qytetarët.

Komuniteti është lidhje organike mes njerëzve, shteti është lidhje mekanike por e domosdoshme. Për ne, grupet e interesit nuk janë as klientele dhe as vasalë të qeverisë por ndërmjetës mes shoqërisë dhe qeverisjes.

Ne mbështesim tregun e lirë, ekonominë e plotë të tregut, përfshirjen sa më të vogël të shtetit në ekonomi, pavarësinë e individit në treg dhe lirinë e paprekshmërinë e pronës private si themele të ndërtimit të një ekonomie dhe shoqërie te lirë, të shëndetshme dhe sa më të pavarur. Biznesi e individët, dhe jo qeveria, janë krijuesit e vërtetë të mirëqënies dhe punësimit.

Ne besojmë se liria e tregut është rruga më e mirë për përmirësimin dhe rritjen e ekonomisë dhe shpërndarjen sa më të drejtë të pasurisë. Ne besojmë se konkurrenca duhet të inkurajohet, ndaj ndërhyrja e shtetit dhe rregullimi duhet të kufizohen duke mos cënuar zbatimin e ligjit. Nierëzit janë më të aftë për të marrë vendime për jetën dhe begatinë e tyre sesa burokratët. Sistemi i sipërmarrjes së lirë është baza e zhvillimit dhe rritjes së ekonomisë. Ekonomia kombëtare duhet të bazohet tek prodhimi. Po ashtu shpërndarja e drejtë e aseteve kombëtare eshtë jetike për një shoqëri të drejte për këdo.

Familja është baza e zhvillimit shoqëror për ne. Rritja e një familje të shëndetshme, mbi baza të traditës dhe barazise shoqërore, është boshti i ndërtimit të shtetit dhe mirëqenies së individit.

Ne besojmë se çdo jetë njerëzore ka dinjitet dhe vlerë të paçmuar dhe një politike e drejtë mbron jetën, nderon martesën dhe familjen, si institucionet kryesore të një shoqërie shëndetshme që perqafon ndikimet kulturore jetësore të fesë dhe moralit.

Poll

MOS HUMB