LIVE UPDATES

Nations League/ Shqipëria humbet në Çeki, Chory 'gjeti' portën shqiptare 2 herë, kuqezinjtë të tretët në grup!

➤  Shqipëria humbi ndaj skuadrs çeke me rezultatin 2-0 ➤Kombëtarja Shqiptare pësoi gol vetëm pas dy minutash lojë. ➤ Chory shënoi golin e parë, duke kaluar ekipin e Çekisë në avantazh. ➤ Pas golit të parë të shënuar nga Chory në minutën e dytë, çekët vazhduan presionin dhe arritën të gjejnë rrjetën sërish. ➤ Ishte Chory ai që shënoi përsëri golin e dytë në minutën e 63-të ➤ Edhe pse Shqipëria pati 5 minuta shtesë, nuk ja doli të shënonte

5 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Nations League/ Kombëtarja Shqiptare nuk ja del të 'rrëmbejë' tre pikë, Çekia triumfon me rezultatin 2-0

Nations League/ Shqipëria humbet në Çeki, Chory
Moment nga ndeshja

ÇEKI- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka përfunduar me fitoren e ekipit çek, i cili triumfoi me rezultatin 2-0. Pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve, ishte sulmuesi çek Chory ai që u bë protagonist absolut i takimit, duke shënuar të dy golat për ekipin e tij.

Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Shqipërinë, me Çekinë që arriti të shënojë vetëm pas dy minutash lojë. Chory, me një goditje të saktë, kaloi çekët në avantazh të hershëm, duke vendosur menjëherë kuqezinjtë nën presion. Pavarësisht reagimit të Shqipërisë, ekipi nuk arriti të konkretizojë rastet që pati për të barazuar ndeshjen gjatë pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, situata nuk ndryshoi shumë, me Shqipërinë vazhdonte të kërkonte golin e barazimit, por ishte sërish Çekia që shfrytëzoi një moment të favorshëm për të dyfishuar avantazhin. Chory, i cili ishte në një formë të shkëlqyer, shënoi golin e tij të dytë në minutën e 63-të, duke vulosur fatin e ndeshjes.

Takimi u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të Çekisë, një rezultat që e vendos Shqipërinë në një pozitë të vështirë për vazhdimësinë e saj në Ligën e Kombeve. Pas kësaj humbjeje, kuqezinjtë renditen në vendin e tretë në grupin B1, me 3 pikë, të njëjtën sasi pikësh si Ukraina, e cila është në vendin e katërt. Grupi kryesohet nga Gjeorgjia dhe Çekia, të dyja me nga 6 pikë secila./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shqipëria pëson golin e dytë! Chory shënon sërish në portën 'shqiptare'

Nations League/ Shqipëria humbet në Çeki, Chory
Goli i dyte

ÇEKI- Në ndeshjen kundër Çekisë për Ligën e Kombeve, Shqipëria ka pësuar edhe golin e dytë, duke u gjendur në një situatë të vështirë. Pas golit të parë të shënuar nga Chory në minutën e dytë, çekët vazhduan presionin dhe arritën të gjejnë rrjetën sërish. Edhe ky gol u realizua nga Chory në minutën e 63-të


Ky gol i dytë ka komplikuar edhe më shumë ndeshjen për kuqezinjtë, të cilët tani duhet të bëjnë një përpjekje të madhe për të ndryshuar fatin e lojës dhe për të shmangur një humbje që do të ndikonte në pozitat e tyre në grupin e Ligës së Kombeve./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Ndëshkohet Shqipëria! Pëson gol vetëm pas dy minutash lojë (VIDEO)

Nations League/ Shqipëria humbet në Çeki, Chory
Momenti i golit

ÇEKI-Ndeshja e Shqipërisë kundër Çekisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, nisi me një goditje të fortë për kuqezinjtë. Vetëm në minutën e dytë të takimit, futbollisti çek Chory shënoi golin e parë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Ky gol i shpejtë ka vënë menjëherë Kombëtaren Shqiptare në pozita të vështira, teksa synojnë një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.


Ndeshja është vlefshme për Nations League. Shqipëria ka fituar me Ukraninën me rezultatin 2-1; ndërsa me Gjeorgjinë, kuqezinjtë humbën me rezultatin e ngushtë, 0-1. Aktualisht, vendin e parë në grup e ka skuadra e Gjeorgjisë, e cila ka grumbulluar 6. Shqipëria ndan vendin e dytë me Çekinë, secila me nga 3 pikë. Nations League është e rëndësishme pasi 4 skuadrat më të mira nga vendet e para, kualifikohen për në play-off për Kupën e Botës. Pra vendi i parë në grup na jep shanse që në vitin 2026, të jemi pjesë e Kampionatit Botëror./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Ndeshja Shqipëri- Çeki/ Publikohet formacioni i Kombëtares Shqiptare

Nations League/ Shqipëria humbet në Çeki, Chory
Kombetarja shqiptare

ÇEKI- Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka publikuar listën e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Çekisë, e vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Mario Mitaj. Mesfusha do të përbëhet nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi, ndërsa në sulm do të rreshtohen Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Mirlind Daku.

Shqipëria synon të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë ndaj çekëve. Një sfidë e rëndësishme ku kërkohet maksimumi nga të gjithë lojtarët.

Por, për Jasir Asanin dhe Thomas Strakoshën, ndeshja ka një peshë shtesë, pasi të dy janë të rrezikuar nga një pezullim. Ata kanë marrë nga një karton të verdhë në ndeshjet e mëparshme dhe, nëse ndëshkohen përsëri, do të humbasin ndeshjen e radhës.

Një situatë e ngjashme është edhe për Myrto Uzunin, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Megjithatë, Uzuni nuk është pjesë e grumbullimit për këtë ndeshje, pasi është tërhequr për shkak të një dëmtimi./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Ndeshja Çeki – Shqipëri! Kombëtarja zbret sot në fushë, luhet për kreun e grupit B

Nations League/ Shqipëria humbet në Çeki, Chory
Foto ilustruese

PRAGË- Më shumë se 1000 tifozë kuqezi kanë shkuar në Pragë për të ndjekur live ndeshjen e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, kundër Çekisë. Ndeshja do të lhet sot në orën 20.45 dhe është e vlefshme për grupin B1 në Ligën e Kombeve. Të dyja skuadrat kanë nga tre pikë në renditje dhe sot "luftojnë" për kreun e grupit, që do t'u japë një shans kualifikimi në botërorin e ardhshëm.

Shqipëria është ndeshur tre herë kundër çekëve, duke siguruar një fitore, një barazim dhe një humbje.

Kështu që sot, Shqipëria ka mundësinë për të ndryshuar statistikat. Në listën e sotme të lojtarëve, Sylvinho nuk do ketë me vete këtë mbrëmje të dëmtuarit Broja, Manaj, Gjimshiti, Uzuni dhe Medon Berisha. Por po ashtu, edhe pse e ka marrë me vete, ka vendosur që Feta Fetain ta lërë në tribunë.

Por edhe ata që janë pjesë e listës duhet të bëjnë kujdes! Konkretisht Jasir Asani dhe Thomas Strakosha duhet të shmangin kartonat e verdhë në Pragë. Kjo pasi, nëse ndëshkohen do të mungojnë kundër Gjeorgjisë, sfidë që do të zhvillohet në Tiranë, më 14 tetor. Edhe sonte, Sylvinho pritet që të luajë me skemën 4-3-3, por formacioni i plotë do të zbulohet vetëm pak minuta para ndeshjes.

Ndeshjet janë të vlefshme për Nations League. Shqipëria ka fituar me Ukraninën me rezultatin 2-1; ndërsa me Gjeorgjinë, kuqezinjtë humbën me rezultatin e ngushtë, 0-1. Aktualisht, vendin e parë në grup e ka skuadra e Gjeorgjisë, e cila ka grumbulluar 6. Shqipëria ndan vendin e dytë me Çekinë, secila me nga 3 pikë. Nations League është e rëndësishme pasi 4 skuadrat më të mira nga vendet e para, kualifikohen për në play-off për Kupën e Botës. Pra vendi i parë në grup na jep shanse që në vitin 2026, të jemi pjesë e Kampionatit Botëror./ZËRI

Poll

MOS HUMB