LIVE UPDATES

Halit Valteri gjeti kanabis në magazinën shtetërore, Policia gjen 105 bimë, 2 në pranga. Kontrollet vazhdojnë

➤ Në një nga zonat më të populluara të Tiranës, në afërsi të zonës së Selitës, është gjetur një "shtëpi bari". ➤ Policia ka zbuluar një shtëpi bari, që ishte e vendosur në katin e dytë të një magazine shtetërore, e ndërtuar në kohën e komunizmit. ➤Informacionin për kultivimin e kanabisit në këtë zonë e ka bërë ish-deputeti i Partisë Demokratike (tani këshilltari bashkiak i Partisë Socialiste), Halit Valteri. ➤ Ky i fundit pak kohë më parë është punësuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe kjo godinë është nën zotërim të këtij institucionit. ➤ Valteri kishte shkuar për inspektim dhe më pas kishte bërë denoncimin. ➤ Nga kontrolli u zbulua se në godinë ishin instaluar llampa dhe pajisje të tjera për kultivimin e bimëve narkotike. ➤ Aktualisht, Policia ndodhet brebda godinës dhe po mbledh provat materiale. Ndërkohë që deri tani ka dy të arrestuar.

4 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Ishte kthyer në "shtëpi bari"/ Kadastra Shqiptare: S'kemi lidhje me magazinën e drogës në Tiranë!

Halit Valteri gjeti kanabis në magazinën shtetërore, Policia gjen
Foto ilustruese

TIRANË- Kadastra Shqiptare ka reaguar në lidhje me aksionin e Policisë që sot zbuloi 150 bimë kanabisi brenda një magazine. Në reagimin publik të bërë nga Kadastra, institucioni distancohet nga aktiviteti që zhvillohej brenda godinës.

"Agjencia Shtetërore e Kadastrës falënderon Policia e Shtetit për transparencën në njoftimin e saj lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e Selitës. Shprehim keqardhje për dezinformimin e përhapur nga disa portale dhe përfitojmë nga rasti të sqarojmë se ASHK nuk ka asnjë lidhje me magazinat apo ambientet e përmendura në këto lajme,"- thuhet në reagimin publik të Kadastrës Shqiptare.

Gjurmët e një shtëpie bari në Tiranë, u zbuluan nga ish-deputeti i Partisë Demokratike (tani këshilltari bashkiak i Partisë Socialiste), Halit Valteri. Tashmë me detyrë të re në zyrën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Valteri shkoi të shohë nga afër një nga magazinat e agjencisë në rrugën Hamdi Pepa” në zonën e Selitës në Tiranë, ku edhe vuri re aktivitetin e paligjshëm që zhvillohej në godinë. Deri tani janë shoqëruar 6 persona që mund të ndihmojnë hetuesit të zbardhin rrethanat e kultivimit të 150 bimëve të kanabisit./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

VIDEO- E kishin kthyer godinën në Selitë në shtëpi bari, autorët hynin nga dera e pasme

Halit Valteri gjeti kanabis në magazinën shtetërore, Policia gjen
Shtëpia e barit

TIRANË- Sot në zonën e Selitës në Tiranë, policia mësyu ambjentete e një godine që ishin përshtatur për kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa. Mësohet se Drejtori i Policisë, Ilir Proda u lajmërua për ekzistencën e kësaj godine, pasi u lajmërua nga ish-deputeti socialist Halit Varteri, i cili punon në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 105 bimë narkotike dhe ka shoqëruar 6 persona në komisariat. Bëhet me dije se autorët, përdornin hyrjen e pasmë të godinës për të kontrolluar bimët dhe të mos binin në sy nga njerëzit. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

"Ka një shtëpi bari në Selitë"/ Ish-deputeti e lajmëroi kryepolicin, kontrolloi godinën...por gjeti kanabis!

Halit Valteri gjeti kanabis në magazinën shtetërore, Policia gjen
Halit Valteri

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i antidrogës së policisë në një magazinë në zonën e Selitës në Tiranë. Mësohet se Policia është informuar nga ish-deputeti socialist Halit Valteri, se një magazinë në rrugën “Hamdi Pepo” prodhoheshin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Valteri, i cili është punësuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, kishte shkuar për inspektim në godinat e kësaj zone dhe më pas ka lajmëruar drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Pas njoftimit, Proda ka dërguar në vendngjarje komisariatin nr. 2 ku më pas zbuluan se në katin e dytë të kësaj godine që ishte dnërtuar gjatë kohës së regjimit komunist, kultivoheshin lëndë narkotike.

"Gjatë orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ndërhyrë në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”, Selitë, ku nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave.

Nga kontrollet, në katin e dytë të këtij objekti, i cili nga verifikimet rezulton i privatizuar nga shtetasit A. C., K. K. dhe V. S., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Për rastin janë shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht, rrethanat.

Në përfundim të veprimeve procedurale do të japim njoftim të detajuar për këtë rast", njofton policia. 

Policia sekuestroi 105 bimë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar disa persona në lidhje me këtë aktivitet kriminal. Operacioni i policisë nisi në orët e vona të natë, ndërsa policia ende nuk ka dhënë detaje të detajuara për numrin e të arrestuarve ose identitetin e tyre. Mësohet se godina, mbikqyrej gjatë gjithë kohës me roje. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

“Shtëpi Bari” në Selitë, operacion antidroge në Tiranë, zbulohet një magazinë e madhe me kanabis

Halit Valteri gjeti kanabis në magazinën shtetërore, Policia gjen
Pamje nga godina

TIRANË- Një magazinë në Tiranë që është pronë shtetërore ishte kthyer në një “Shtëpi Bari”, ku prodhoheshin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Magazina me drogë u zbulua në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet.

Mësohet se magazina mbikqyrej vazhdimisht nga rojet dhe se “Shtëpia e Barit” ishte instaluar në katin e dytë të godinës që ishte ndërtuar që në kohën e regjimit komunist.

Policia është informuar në rrugë operative dhe në orët e vona të natës komisariati nr.2 dhe sektori kundër narkotikëve në policinë e Tiranës kanë zhvilluar operacionin, i cili po vijon ende dhe nuk ka informacione rreth personave të arrestuar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB