LIVE UPDATES

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje nga Tirana: Luftë kundër FETO-s!

➤ Pas 9 viteve pritje, sot për të gjithë besimtarët myslimanë ka një objekt të ri faljeje. ➤ Zyrtarisht u inaugurua xhamia e Namazgjasë, më e madhja në rajonin e Ballkanit. ➤ Në ceremoni mori pjesë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Emine. ➤ Fillimisht, Erdogan pati takim me homologun shqiptar, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. ➤ Me këtë të fundit zhvilloi edhe një konferencë për shtyp pas nënshkrimit të tre marrëveshjeve mes dy vendeve. ➤ Pas nënshkrimit, Erdogan kërkoi që bashkë me Shqipërinë të vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste, duke u ndalur konkretisht tek FETO. ➤ Rama nga ana e tij tha se Turqia ka dhuruar një numër të konsuiderueshëm dronësh kamikazë, të cilat e bëjnë vendin tonë të pagoditshëm. ➤ Po ashtu, shtoi se ai dhe Erdogan ndahen në një pikë: Hamasi, që për kreun e qeverisë shqiptare është një organizatë terroriste. ➤ Më pas, të dy shkuan në xhami, ku edhe prenë shiritin e inaugurimit. ➤ Hapja e kësaj xhamie solli dhe reagime nga Opozita. Kryedemokrati Sali Berisha përmes një statusi në Facebook e ka konsideruar një ofendim ndaj myslimanëve shqiptarë mungesën e bujar Spahiut në këtë ceremoni. Sipas Berishës, bujaria e besimtarëve myslimanë të Turqisë është përdorur nga Edi Rama për qëllime politike, si dhe për të ngjallur farën e përçarjes së myslimanëve shqiptarë. ➤ Xhamia e sapoinauguruar e Namazgjasë do të drejtohet nga Bilal Teqja.

20 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Foto ilustruese

TIRANË- Pas nëntë vitesh pritje, Xhamia e Namazgjasë ka hapur dyert sot për të pritur deri në 10 mijë besimtarë myslimanë. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë Recep Tayjip Erdogan prenë shiritin e hapjes së xhamisë më të madhe në Ballkan, pasi të dy mbajtën një fjalë falenderuese dhe uruan mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve. Sheshi ishte mbushur me myslimanë shqiptarë dhe turq që kishin udhëtuar për të qenë dëshmitarë të përurimit të xhamisë më të re.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, Edi Rama zbuloi se Xhamia e Namazgjasë do të drejtohet nga kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja. Presidenti turk e konsideroi këtë xhami si simbolin e miqësisë së vëllazërisë mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kjo xhami është ndërtuar me fondet e qeverisë turke që ka pasur si kusht mospraninë e Bujar Spahiut, Kreut të Komitetit Mysliman Shqiptar. Kjo për faktin se Spahiu ka marrë bursë nga shoqata e Fetullah Gulen që konsiderohet një terrorist nga Turqia. Rama dhe Erdogan mbajtën dhe një konferencë të përbashkët për shtyp para inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë, gjatë të cilës Presidenti turk kërkoi që qeveria të vijonte luftën ndaj organizatës FETO, duke e konsideruar një armik të përbashkët. Hapja e kësaj xhamie solli dhe reagime nga Opozita. Kryedemokrati Sali Berisha përmes një statusi në Facebook e ka konsideruar një ofendim ndaj myslimanëve shqiptarë mungesën e Spahiut në këtë ceremoni. Sipas Berishës, bujaria e besimtarëve myslimanë të Turqisë është përdorur nga Edi Rama për qëllime politike, si dhe për të ngjallur farën e përçarjes së myslimanëve shqiptarë./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Hapja e xhamisë së Namazgjasë, Berisha: Nisa ta ndërtoja unë, por e bllokoi Rama!

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Dita kur u shpall projekti

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi hapjen e xhamisë së Namazgjasë. Kryedemokrati ishte i vetmi që reagoi nga opozita. Përmes një statusi në Facebook, Berisha e ka konsideruar një ofendim ndaj myslimanëve shqiptarë mungesën e Bujar Spahiut në këtë ceremoni. Sipas Berishës, bujaria e besimtarëve myslimanë të Turqisë është përdorur nga Edi Rama për qëllime politike, si dhe për të ngjallur farën e përçarjes së myslimanëve shqiptarë. Ai fajësoi kreun e qeverisë Edi Rama se e pengoi për 11 vite kur ishte kryetar i bashkisë dhe ndërpreu punimet për t’i nisur në 2015, ndërsa e akuzoi se tani po e përdor politikisht për mbjellë farën e përçarjes, duke mos ftuar në ceremoni kreun e KMSH-së.

Reagimi i Berishës:

Sot inagurohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Të dashur miq, inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 11 vite pas fillimit të ndërtimit është një ngjarje e veçantë për besimtarët muslimanë të Tiranës dhe të mbarë Shqiperisë. Ky tempull fetar madhështor zbukuron gjithashtu kryeqytetin e vendit. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë besimtarët muslimanë të Tiranës dhe të Shqipërisë për xhaminë e re madhështore prej 5000 vendesh ku do t’i falen, luten Zotit të Madhërishëm. Të dashur miq, ndërtimi i kësaj Xhamie nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga rregjimi komunist i komunitetit musliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie. Projekti i saj i ishte bërë nga njëra prej studiove më të famshme në botë. Por pas zgjedhjeve Rama në një akt të papërgjegjshëm e ndërpreu ndërtimin Xhamisë së Namazgjasë. Fillimi i ndërtimit të xhamisë u inagurua për së dyti me datë 20 prill 2015, por me projekt të ndryshuar dhe në prani të njeriut që e kishte penguar me të gjitha mënyrat rikthimin e tokës Komunitetit Musliman dhe ndërtimin e Xhamisë, Edi Ramës dhe Presidentit të Republikes së Tuqisë Erdogan i cili me sa duket ndikoi tek Rama që të mos pengonte ndërtimin e saj dhe mori përsipër financinin e ndërtimit të xhamisë.

Xhamia është dhuratë e besmitarëve muslimanë turq për besimtarët muslimanë të Tiranës ndaj dhe gjej rastin t’ju shpreh atyre mirënjohejen më të thellë për bujarinë e tyre. Mirpo kjo bujari e besimtarëve muslimanë të Turqisë u përdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së muslimanëve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi. Nën këtë moto të përçarjes sot në shkelje e statutit 100-vjeçar të KMSH nuk do jetë në inagurim Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët musliman të Shqipërisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson. Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare Ajo e konsideron tolerancën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndër fetar si një vlerë hyjnore të shqiptarëve dhe garanton besimtarët muslimanë dhe të krishterë shqiptarë se kjo parti në respekt të plotë të lirisë se besimit të qytetarëve shqiptarë do të ruaj të paprekur parimin Kushtetues të ndarjes së shtetit nga besimet fetare në Shqipëri.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi sot një vizitë në Tiranë për të inauguruar hapjen e xhamisë së Namazgjasë. Erdogan mbërriti në vendin tonë, rreth orës 11:00. Erdogan fillimisht zhvilloi një takim me presidentin e vendit tonë, Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit zhvilloi edhe një mbledhje dhe një konferencë për shtyp./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

"Bashkëpunimi mbetet prioriteti ynë," Begaj për takimin me Erdogan: Mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Begaj dhe Erdogan

TIRANË- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u prit nga presidenti Begaj ditën e sotme në vizitën e tij shtetërore. Dy presidentët fillimisht patën një takim kokë më kokë dhe më pas një takim me delegacionet përkatëse.

Qendër e bisedave ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe mënyrat për të përforcuar këto lidhje. Ata gjithashtu folën edhe për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë për antarësimin në NATO dhe po ashtu edhe për ndihmat që Shqipëria i dërgoi Turqisë pas tërmetit me të cilin u përball vendi turk.

“Jam shumë i përkushtuar që të fuqizojmë bashkëpunimin tonë vëllazëror, një bashkëpunim që mbetet prioriteti ynë, një bashkëpunim që u dëshmua me solidaritetin e popujve tanë përgjatë situatave të shkaktuara nga tërmetet. Ky bashkëpunim, do të një njohë rritje të mëtejshme me këtë vizitë dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve përkatëse. Konfirmoj se Shqipëria ka një vullnet të fortë për të vijuar me avancimin e marrëdhënieve në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh. Mbajtja e Takimit të Dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë është mundësi e mirë për të diskutuar në mënyrë më të thellë dhe më konkrete bashkëpunimin dypalësh në fusha, si: siguria, mbrojtja, energjia e rinovueshme, ekonomia dhe tregtia, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore.

Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht dhe pa rezerva zgjidhjen me dy shteteve të pavarura, që jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë. Turqia është ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Investimet turke e bëjnë Turqinë partnerin e katërt më të madh tregtar të Shqipërisë. Mirëpresim kompanitë turke për të investuar në Shqipëri në sektorë të ndryshëm, si: infrastrukturë, turizëm, energji, teknologji, bujqësi, si dhe në industrinë e prodhimit dhe të përpunimit.” tha Begaj.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi sot një vizitë në Tiranë për të inauguruar hapjen e xhamisë së Namazgjasë. Erdogan mbërriti në vendin tonë, rreth orës 11:00. Erdogan fillimisht zhvilloi një takim me presidentin e vendit tonë, Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit zhvilloi edhe një mbledhje dhe një konferencë për shtyp./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Pritet shiriti! Hapet zyrtarisht xhamia e Namazgjasë

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Pamje nga prerja e shiritit

TIRANË- Pas më shumë se 1 orë fjalime nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, është prerë shiriti i xhamisë së Namazgjasë. Me mikrofon në dorë, Erdogan ka bërë lutjen e fundit dhe bashkë me Ramën dhe dy bashkëshortet kanë prerë shiritin.

Erdogan: A jemi gati? Në emrin e Allahut, e presim shiritin e hapjes së xhamisë së Namazgjasë. Bismilah

Menjëherë më pas janë futur brenda për të parë nga afër ambientet e brendshme të xhamisë, ndërsa qindra qytetarë ishin jashtë duke pritur për një takim me kreun e shtetit turk./ZËRI

 

8 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM- Aktori i njohur turk në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Tolgahan Sayışman

TIRANË- Aktori i njohur turk Tolgahan Sayışman ka ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Tolgahan Sayışman

Ai është kapur nga kamerat e pranishme, brenda xhamisë pranë delegacionit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Almeda Abazi

Sayışman është i martuar me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi. Të dy kanë sjellë në jetë dy fëmijë, e shpesh vizitojnë Tiranën, për të qëndruar pranë familjes së Almedës. Por kësaj here duket se aktori turk ka ardhur i vetëm./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

I shoqëruar nga Rama dhe dy zonja, Erdogan futet në xhaminë e Namazgjasë

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje

I shoqëruar nga Rama dhe dy zonja, Erdogan futet në xhaminë e Namazgjasë

8 MUAJ ME PARE

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, nis leximin i kuranit nga imami Gazment Teqja

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Pamje nga ceremonia

TIRANË- Gjithçka gati! Tani pritet vetëm ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë. Teksa priten kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në sallën e lutjeve brenda xhamisë, imami Gazment Teqja ka nisur leximin e Kuranit. 

MOMENTI ME VIDEO:

 

8 MUAJ ME PARE

“Unë kisha vërejtje…”/ Rama zbulon bisedën me Erdogan: Këto ishin prapaskenat e planit për xhaminë e Namazgjasë

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Erdogan dhe Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën "kokë më kokë" që ka bërë në vitin 2013 me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan lidhur me projektin e ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Në një konferencë të zhvilluar së bashku, Rama tregoi se ai kishte pasur vëretje për projektin, ndaj më pas, Erdogan ia kishte lënë në dorë kreut të qeverisë shqiptare dukjen e xhamisë. 

“Pjesa e mërzitshme e ditës mbaroi për ju, tani fillon një pjesë tjetër që do të jetë gëzim i posaçëm, jo vetëm që ishit zëri i komunitetit mysliman shqiptar përpara komunitetit mysliman turk duke garantuar mbledhjen e mjete për ndërtimin e xhamisë, por në çdo rast që jemi takuar ke qenë i vëmendshëm, për këtë parë këtë ditë të sotme. Jam i bindur që ju në Turqi keni xhami të bukura, por ajo xhami që do të shikoni sot do të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne. Padiskutim që kjo është merita juaj, e kujtoj shumë mirë kur u takuam për herë të parë dhe në fund të takimit ju bëtë atë dorën kështu nga dera dhe erdhi projekti, më thatë ky është projekti i vëllazërisë "shqiptaro-turke". Unë kisha vërejtje për projektin, por ju më thatë që projektin po ta lë ty se si do të duket, xhaminë dua të vij ta hap me ty. Pas pak do ju shoqëroj me kënaqësi dhe shumë i nderuar, sepse të gjitha ikin por shtëpitë e besimit mbeten, edhe kur emrat tanë përveç tuajit harrohen,"-i tha Rama-presidentit turk.

Lidhur me xhaminë e Namazgjasë, Erdogan tha se ajo është një dhuratë nga populli turk për "vëllezërit dhe motrat tona myslimanë shqiptarë". Në fjalën e tij, Erdogan shtoi se xhami, e cila do të inaugurohet sot, do të jetë më e madhja në Ballkan.

“Do të hapim xhaminë që është dhuratë e jona për motrat dhe vëllezërit tanë mysliman shqiptarë dhe falenderojmë ata që kontribuan në këtë proces. Ajo është xhamia më e madhe në Ballkan dhe do të jetë vendi ku do të lulëzojë ndenja e paqes dhe solidaritetit. Dua të falenderoj Ramën dhe vendimet që kemi marrë, të jenë të dobishme për të dyja vendet tona,”-shtoi Erdogan./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Erdogan përuron Xhaminë e Namazgjasë, ish-kreu i KMSH për VOA: Ndërhyrje e egër politike

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Foto ilustruese

TIRANË- Në Tiranë pritet të përurohet nesër Xhamia e Namazgjasë me praninë e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet në ceremoni nga Myftiu i Tiranës. Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, thotë për Zërin e Amerikës se në çështjen e Xhamisë së Namazgjasë ka ndodhur një ndërhyrje e egër politike nga faktorë të jashtëm. Bruçaj kritikoi mungesën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Nga ana tjetër, nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica, thotë për Zërin e Amerikës, se përurimi i Xhamisë është më i rëndësishëm se prania e titullarëve sipas rangut.

Ish-kryetari Bruçaj thotë se Xhamia e Namazgjasë nuk është ndërtuar me fonde publike të shtetit turk, por është ndërtuar me kontributet vullnetare të besimtarëve myslimanë turq.

"KMSH kishte mundësi atëherë që ta ndërtonte xhaminë edhe me donatorë të tjerë nga shtete të tjerë, por u zgjodh Turqia duke ditur se në vite janë mbledhur të ardhura nga myslimanët turq për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe për shkak të një protokolli me Turqinë nënshkruar nga ish kryetari i ndjerë Haxhi Selim Muça dhe pastaj nga unë, Skënder Bruçaj, mbi një kontratë me Dianet, Komunitetin Mysliman të Turqisë,"- tha ai.

KMSH bëri të ditur se në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Namasgjasë ‘Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej’. Por në komentet për Zërin e Amerikës, ish kryetari i KMSH-së Skënder Bruçaj kritikoi mospraninë e kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu, në këtë ceremoni krahas presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Rama.

"Në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë mospraninë e kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë unë e shoh si një akt të shëmtuar, por duke qenë se procedurat ose organizimin e ceremonisë ditën e nesërme unë e shoh si një organizim politik, atëherë më mirë që ai nuk është aty,"- tha Bruçaj.

Ndërsa nënkryetari i KMSH-së Taulant Bica thotë për Zërin e Amerikës se zakonisht KMSH përfaqësohet nga kryetari, por në raste ngjarjesh të tilla, sipas situatës gjykon që të përfaqësohet edhe nga titullarë të tjerë, e nesër ka zgjedhur të përfaqësohet me Myftiun e Tiranës.

"E rëndësishme është për ne që të inaugurohet kjo xhami dhe është dytësore pastaj pjesa tjetër që pse nuk është titullari numër 1, është dyshi, apo treshi. Pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që ne kemi treguar vullnetin tonë që kjo xhami t’i fitohet besimtarëve sa më shpejt të jetë e mundur dhe pjesa tjetër pastaj është diçka formale dhe diçka që në bisedimet që kemi patur është arritur në këtë konkluzion,"- tha Bica.

Nga ana tjetër ish kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj kujton se ai mori pjesë dikur në ceremoninë e nisjes së ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë vite më parë, dhe e quan absurd që tani as ai nuk ka ftesë për ceremoninë e përurimit, ndërsa sot KMSH-ja përfaqësohet me Myftiun e Tiranës, pas 7 vitesh, kur kjo ndërtesë është gati. Më shumë se sa një organizim fetar e shpirtëror ai e sheh ceremoninë e nesërme si një organizim politik për shkak të përfshirjes së aktorëve politikë në këtë çështje.

"Objekti i kultit është një objekt shpirtëror. Kur aty futen qëllime politike, kur futen qasje të tjera, atëherë ai e humb thelbin e ekzistencës si objekt kulti. Më vjen shumë keq tani që shoh një ndërhyrje të egër të politikës, mbi të gjitha edhe të faktorëve të jashtëm, në një çështje shumë të brendshme e të natyrshme, që i përket KMSH-së dhe besimtarëve myslimanë të Shqipërisë,"-tha Bruçaj.

Një tjetër temë e ndjeshme në lidhje me Xhaminë e Namazgjasë është edhe administrimi i saj përmes një fondacioni, ku drejtues do të jetë Myftiu i Tiranës ndërsa anëtarë bordi do të jenë nga pala ndërtuese, shtetas turq, dhe nga pala shqiptare. Nënkryetari i KMSH-së Bica thotë se Komuniteti në Shqipëri ka edhe përvoja të tjera të ngjashme bashkëpunimi, ku donatori kërkon që të marrë pjesë edhe në menaxhimin e mëtejshëm përmes fondacioneve, siç është rasti i Universitetit Bedër dhe disa medreseve, dhe është një bashkëpunim i mirëpritur.

"Duke qenë se Xhamia e Namazgjasë është shumë e madhe, më e madhja në Ballkan, (me afro 5 mijë vende brenda dhe po aq jashtë), dhe ka shumë seksione dhe veprimtari brenda saj, qendër kulturore, salla konferencash etj., do të ketë nevojë për shumë punonjës dhe menaxhim, Komuniteti Mysliman, ashtu si ka zgjedhur të bashkëpunojë me fondacione të ndryshme për rastet konkrete me Universitetin dhe medresetë, edhe në këtë rast ka menduar që të themelohet një fondacion dhe të bashkëmenaxhohet ky organizim. Nuk është diçka e re, por një praktikë e njohur,"- tha Bica.

Por Bruçaj thekson se vite më parë u ra dakord që pasi të ndërtohej Xhamia e Namazgjasë çelësat e Xhamisë do t’i dorëzoheshin KMSH-së. Ai shtoi se donatori zakonisht ndihmon që të ndërtohet objekti i kultit, por nuk përfshihet as në menaxhimin e xhamisë, as si të bëhet pjesë e drejtimit të saj.

"Fakti që Xhamia nuk do të jetë mesa duket 100 për qind nën autoritetin e KMSH-së, bën të lindin dyshime mbi menaxhimin e saj. Është për t’u shqetësuar edhe fakti që një faktor i huaj, një fuqi shtetërore, nuk ka rëndësi se kush është, të bëhet pjesë e Xhamisë më të madhe që historikisht ka patur Shqipëria,"-tha Bruçaj.

Ai theksoi se kjo është një ndërhyrje edhe sa i takon të drejtave kushtetuese, që lidhen me laicitetin e shtetit. Sipas tij, qysh nga themelimi i KMSH-së 100 vjet më parë, që dikush të jetë një imam legjitim në një nga xhamitë e Shqipërisë duhet të jetë shtetas shqiptar me një emërim nga kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku kryetari është një person i zgjedhur, jo si kryetari i Komunitetit Mysliman të Turqisë, i cili emërohet nga shteti turk; çka janë shumë ndryshe.

"Flitet për një fondacion, por ende nuk ka asgjë në dritë: nuk dihet se kush janë anëtarët e fondacionit, çfarë të drejtash do të ketë fondacioni, ky fondacion a ka gjasa t’i bëjë karshillëk KMSH-së dhe të krijojë një komunitet paralel, mënyra se si do të komunikojë me institucionet e tjera? Kjo e ndërlikon çështjen dhe e humb thelbin e objektit të kultit si duhet të jetë një xhami, ku besimtarët të gjejnë qetësi shpirtërore dhe të falen,"- tha Bruçaj.

Përmendja e organizatës Feto në komunikimet mes autoriteteteve të Shqipërisë dhe Turqisë duket se përdoret, sipas Bruçaj, për të sjellë përçarje në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, përmes etiketimeve negative të një grupi, duke synuar marrjen në kontroll të situatave.

"Gjithë punonjësit e KMSH-së janë shtetas shqiptarë autoktonë, që prej vitesh nuk kanë kaluar nëpër shtetin turk, as kundërshtojnë politikat e Turqisë, por janë besimtarë të mirë që kontribuojnë për vendin e tyre. Etiketimi se KMSH nuk përfaqëson besimtarët e Shqipërisë është edhe një akt që i bëhet edhe Shqipërisë dhe nuk e meriton Komuniteti Mysliman që të trajtohet në këtë mënyrë, sepse ka dhënë kontribut në konsolidimin e shumë vlerave të Shqipërisë në vite,"- tha Bruçaj.

Në lajmet për Xhaminë e Namazgjasë u përfshi edhe një individ nga Turqia, i cili njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte emëruar të punonte në Xhaminë e re të Namazgjasë së Tiranës, një njoftim që u fshi më pas. Bruçaj e cilësoi shokues lajmin përmes rrjeteve sociale që një imam turk ishte emëruar nga Komuniteti Mysliman i Turqisë si një nga drejtuesit e Xhamisë së Namazgjasë, nga një shtet i huaj pra, në një xhami shqiptare të një shteti sovran. Por nënkryetari i KMSH-së Bica e quajti atë një person të vetëdeklaruar, ndërsa shtoi se çdo emërim sa i takon Xhamisë do të bëhet nga bordi i Fondacionit./VOA

8 MUAJ ME PARE

Gaza, "pikë ndarëse"/ Rama kundër Erdogan: Hamas, organizatë terroriste!

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Erdogan dhe Rama

TIRANË- Ka një pikë ku kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk bien dakord dhe ajo është Gaza. Gjatë një konferencë për shtyp që mbajtën të dy treguan qartazi qëndrimet e kundërta. Ishte presidenti turk ai që hapi "çështjen" duke folur për luftën në Gaza. Erdogan u shpreh se gjenocidi që vazhdon prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit.

“Gjenocidi që vazhdon prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i gjithë njerëzimit. Duhet të bëjmë çmos për të siguruar armëpushim të përhershme, ofruar ndihmë humanitare dhe për të bërë presion mbi Izraelin. Besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim,”- tha presidenti turk.

Ndërkohë që në fjalën e tij, Rama u shpreh se për të, Hamasi, është një organizatë terroriste, por shtoi se si Izraeli, ashtu edhe Palestina janë vende sovrane. Edhe njëherë kreu i qeverisë shqiptarë u shpreh pro një armëpushimi mes palëve, që përfshin edhe lirimin e pengjeve, të cilët mbahen peng prej tashmë 1 viti. 

"Ukraina është një temë qëndrore e të gjitha diskutimeve por e çdo bisede që unë kam pasur. Është një popull që është në të drejtën e vetë se ku do të pozicionohet. Edhe ajo që ndodh në Gaza është një tragjedi me propocione kolosale. Ne bashkëndajmë vlerësime të njëjta. Por në një pikë kemi këndvështrim të ndryshëm. Për ne terrori në çdo formë dhe çdo pamje është i patolerueshëm. Ne kemi votuar për një armëpushim që patjetër duhet të nënkuptojë edhe lirimin  e pengjeve. Për në Hamasi dhe çdo burim tjetër terrori nuk ka vend në të ardhmen paqësore që duhet të vendosen në dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina. Askush nuk duhet të vendosë në pikëpyetje ekzistecën e tyre,"-tha Rama në fjalën e tij./ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Turqia dhuron "drona kamikazë"/ Rama: Mos u shqetësoni se kë do godasë Shqipëria!

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Edi Rama

TIRANË- Turqia i ka dhuruar Shqipërisë disa dronë kamikazë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në fjalën e tij, Rama falënderoi presidentin Erdogan, por theksoi se nuk duhet të shqetësohet askush, pasi vendi ynë nuk ka ndërmend të godasë askënd. Megjithatë shtoi se fakti që këto dronë, tashmë janë në pronësi të Shqipërisë, do të thotë që vendi ynë është i pagoditshëm. 

"Nga ana tjetër ne jemi shumë të interesuar dhe shumë të përmbushur sot pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake. Dihet botërisht që Turqia ka arritur një nivel shumë të lartë kapacitetesh për prodhimin dhe ku ne kemi identifikuar konkretisht investime në këtë fushë. E thashë në hapje të mbledhjes, e çmoj dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t'i dhënë ushtrisë së Shqipërisë drona kamikazë. është një dhuratë që nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria. Por ka brenda një mesazh nga Turqia, që Shqipëria është e pagoditshme,"-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Konferenca me Erdogan, Rama i flet turqisht: Eyvallah!

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta falenderojë edhe në turqisht presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Gjatë konferencës për shtyp, Rama i foli pak turqisht liderit turk, ndërsa ky i fundit ia ktheu me një buzëqeshje.

Edi Rama: Dua të përsëris edhe njëherë për të disatën herë falenderimet dhe shprejen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë. *i flet turqisht Eyvallah (Faleminderit). Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë takohemi dhe me shumë të drejtë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve nuk e pasqyron ashtu siç duhet potencialin mes dy vendeve. Sa më shpejt të arrijmë tavanin e 2 mld eurove për të çelur një fazë të dytë. Ndava me presidentin kënaqësinë që në tërësinë e turizmit në vendin tonë, numri i turqve që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 85%. Dhe nga ana tjetër duke parë interesimin në rritje të operatorëve turistikë ne jemi besimplotë që vitin e ardhshëm do të kemi më shumë. Në këtë aspekt presidenti ritheksoi që duhet të bëhet më shumë për investime nga ana turke.

MOMENTI ME VIDEO:

 

8 MUAJ ME PARE

Fjalimi nga Tirana, Erdogan me mendjen tek "FETO": E kemi rrezik të përbashkët

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Rexhep Tajip Erdogan

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në deklaratë me kryeministrin Edi Rama, preku edhe çështjen e organizatave terroriste, duke u ndalur veçanërisht tek "FETO". Në fjalën e tij, presidenti turk u shpreh se kishte për qëllim që të dy vendet të vazhdonin luftën kundër organizatave terroriste.

"Ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do të rrisni mirëqenien e popullit tonë. Ne do të rrisim nivelin tregtar. Ne ramë dakord që të intensifikojmë investime të ndërsjellta. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e shëndetësisë, me spitalin e miqësisë në Fier që e ndërtuam në kohë rekord. Do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura, në fushën e pajisjeve ushtarake. Diskutuam luftën kundër rreziqeve të përbashkëta nga organizatat terroriste, veçanërisht kundër FETO-s. Shpresojmë që të vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste duke respektuar vendimet që morëm sot,"-tha në fjalën e tij Erdogan. 

Ndërkohë që në të tijën, kreu i qeverisë, nuk e përmendi në asnjë moment organizatën që është shpallur "terroriste" nga Turqia. 

*Organizata FETO e Fetullah Gylenit është konsideruar si organizatë terroriste nga Turqia, pasi organizoi grusht shteti kundër Erdogan në korrikun e vitit 2016. Që prej atëherë, Gylen është shpallur në kërkim nga Turqia dhe çdo person i lidhur me të, apo mbështetës i tij, konsiderohet i rrezikshëm për Turqinë, ndaj dhe përfundojnë në pranga./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Konferenca e përbashkët, Rama dhe Erdogan firmosin marrëveshjet mes dy vendeve

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Rexhep Tajip Erdogan dhe Edi Rama

TIRANË- Pas takimit ‘kokë më kokë’ në Kryeministri, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nënshkruan një marrëveshje mes dy shteteve në prag të nisjes së konferencës për mediat. Së bashku me ministrat përkatës, kanë nënshkruar marrëveshjet, të cilat do të hyjnë në fuqi shumë shpejt. 

Lista e marrëveshjeve:

1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë

2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.

3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë

8 MUAJ ME PARE

Zbardhet lista e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen mes dy Shqipërisë dhe Turqisë

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Rexhep Tajip Erdogan dhe Edi Rama

TIRANË- Zbardhen 3 marrëveshjet që do të nënshkruhen sot mes dy vendeve, Turqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit kokë më kokë të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, do të nënshkruhen marrëveshje që bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e buqjësisë, arsimit dhe fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Lista e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen:

1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë

2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.

3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Begaj me komplekse, i "qahet" Erdoganit: Ju i keni zyrat e mëdha, ne jo! Do i them Edit për një ndërtesë tjetër

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Bajram Begaj dhe Erdogan

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj është kompleksuar nga pritja që ka organizuar ndaj homologut turk, Rexhep Taiyyp Erdogan. Gjatë takimit mes tyre, dëgjohet edhe një bisedë që ka pasur me presidentin Bajram Begaj brenda ambienteve të Presidencës. Begaj, me sinqeritet i është ankuar presidentit Erdogan se zyrat i ka shumë të vogla në krahasim me pallatin presidencial në Ankara. Por e ka gjetur edhe "zgjidhjen". 

Kreu i shtetit shqiptar i thotë Erdoganit se do i kërkojë kryeministrit Edi Rama fonde për një ndërtesë të re. Sigurisht më të madhe se ajo që ka aktualisht. 

MOMENTI ME VIDEO:

"Ju i keni zyrat shumë të mëdha. Ne i kemi të vogla, vetëm 5-600 metra katrorë. Po i them Edit që kemi nevojë për një ndërtesë tjetër,"-i thotë Begaj-Erdoganit.

Ndërsa ky i fundit vetëm qesh dhe tund kokën në shenjë pohimi./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Erdogan mbërrin në Kryeministri, e pret Rama

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Edi Rama dhe Erdogan

TIRANË- Presidenti turk Erdogan pas pritjes nga Begaj ka mbërritur në Kryeministri. Në shkallët e Kryeministrisë ka dalë për ta pritur, kryeministri i vendit, Edi Rama. Mes tyre ka pasur një takim të shoqëruar me buzëqeshje për të gjitha mediat e pranishme.

Rama dhe Erdogan, të dy bashkë do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ndërkohë që do ketë edhe një takim të nivelit të lartë mes dy delegacioneve. Më pas, palët do të nënshkruajnë 3 marrëveshje, të cilat do të shoqërohen me një konferencë për mediat./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni nga Begaj

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Erdogan dhe Begaj

TIRANË- Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Presidencë. Atje është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologu shqiptar, Bajram Begaj. Për gati 4 minuta, Garda e Republikës ka mbajtur një ceremoni për nder të Erdogan, e më pas, 2 presidentët janë futur në godinë për të mbajtur një takim me njëri-tjetrin.

MOMENTI ME VIDEO:

Sipas agjendës pas takimit me Begajn, kreu i shtetit do takohet me kryeministrin Edi Rama. Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda parashikon që pas takimeve dhe inaugurimin e xhamisë, do të largohet drejt Serbisë./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Me të shoqen Emine përdore, Erdogan zbarkon në Tiranë

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Çifti Erdogan në Tiranë

TIRANË- Sapo është ulur në aeroportin e Rinasit avioni i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Pasi janë kryer kontrollet në zonë, presidenti ka zbritur shkallët e avionit me të shoqen përdore. Të dy, ngadalë zbresin shkallët e avionit. Përveç të shoqes, Erdogan shoqërohet nga një delegacion i madh. Ndërsa në aeroport u prit nga zv.kryeministrja, Belinda Balluku./ZËRI

MOMENTI ME VIDEO:

8 MUAJ ME PARE

Erdogan vizitë sot në Tiranë/ Nga inaugurimi i xhamisë tek takimet, zbardhet agjenda e liderit turk

Pritjes i erdhi fundi! Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë, thirrje
Rexhep Tajip Erdogan

TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë për të inauguruar hapjen e xhamisë së Namazgjasë. Erdogan pritet të mbërrijë në vendin tonë, rreth orës 11:00. Gjithashtu me ardhjen e Erdogan, Kuvendi anuloi seancën plenare, që do të mbahej sot në orën 10:00.

Erdogan fillimisht do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit tonë, Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit do të zhvillojë edhe një mbledhje dhe një konferencë për shtyp. Gjithashtu me ardhjen e Erdogan, Kuvendi anuloi seancën plenare, që do të mbahej sot në orën 10:00.

Më pas, Erdogan do të zhvendoset tek xhamia e Namazgjasë, për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes. Pasi do të qëndrojë rreth 7-8 orë në Tiranë, presidenti turk do të largohet në drejtim të Serbisë, ku gjithashtu do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Agjenda:

Ditën e sotme pritet që rreth orës 11:30 – 11:40 të zhvillohet ceremonia e pritjes së Presidentit Turk Erdogan

11:40 – 12:40 të dy liderët do të kenë një takim koke me koke ndërsa më pas vijon:

 

12:40 – 13:40 Mbledhja e keshillit te bashkerendimit te nivelit te larte

 

13:40 – 14:00 Ceremonia e firmosjes se marreveshjeve

 

14:00 – 14:30 Konferenca per shtyp

 

16:30 – 17:30 Ceremonia e inaugurimit te Xhamise

 

Në kuadër të vizitës në Shqipëri të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar edhe masat e sigurisë duke nisur që nga mbërritja e kreut të shtetit turk në aeroportin e Rinasit, deri në shoqërimin e tij në Tiranë. Për sigurinë e tij, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore.

"Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar - Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar - Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar. Rrugë të tjera që do të bllokohen janë: Nga Rinasi - Qafa e Kasharit - Mbikalimi tek Casa Italia - nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) - Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi "Zhan D'Ark" dhe rruga "Xhorxh Bush","-njofton Policia.

Sipas mediave greke, presidenti turk pritet të takohet në Tiranë edhe me liderin fetar të sektit mysliman bektashi në Shqipëri, Baba Mondin.

Xhamia e Namazgjasë është gati për tu hapur sot, 9 vite nga nisja e ndërtimit. Prej disa ditësh, godina është mbuluar me flamuj turq edhe shqiptarë. Ishte imami turk Enes Bastur, ai që zbuloi se xhamia do të hapej me vizitën e Erdogan në Shqipëri, duke treguar se i ishte besuar drejtimi i xhamisë së Tiranës. Ndërsa myftiu i Tiranës Gazmend Teki̇a është emëruar kryetar i Bordit Drejtues të fondacionit të përbashkët mes Komunitetit Mysliman dhe palës turke, që do të menaxhojë xhaminë e re. Sot në Tiranë pritet të jetë edhe ai, por do të mungojë kreu i Kominitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu. Kryetari aktual i KMSH konsiderohet nga shteti turk si një njeri pranë fondacionit FETO (gylenist), pasi ka studiuar përmes ndihmesës me bursë nga një nga fondacionet e themeluara nga Fetullah Gylen. Armiqësia e njohur e Erdogan me rrjetin "FETO" është kthyer në kufirin që presidenti turk ka vendosur në miqësinë e tij me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama. /ZËRI

Poll

MOS HUMB