LIVE UPDATES

Paloka e "dogji"! Jurgis Çyrbja merret i pandehur nga SPAK, akuzohet për "shpërdorim detyre", deputeti: Jam sëmurë!

➤ Jurgis Çyrbja është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. ➤ Deputeti socialist që la mandatin më 9 tetor akuzohet zyrtarisht për ‘shpërdorim detyre’, edhe pse disa ditë më parë kur la mandatin tha se nuk kishte asnjë lidhje me thirrjen e tij në SPAK. ➤ Vetë (ende) deputeti nuk dha asnjë detaj, por u kërkoi gazetarëve që të intesoheshin vetë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij: Nuk kam asgjë për të thënë! Shkoni dhe drejtohuni tek SPAK. ➤ Kallëzimi për Çyrbjan ishte bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kohë kur Çyrbja drejtonte hipotekën e Durrësit. ➤ Në atë kohë, si drejtues politik i qarkut të Durrësit, Paloka e akuzoi se kishte firmosur brenda të njëjtës ditë dy praktika për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke sjellë mbivendosje të pronës. ➤ Por kjo nuk është hera e parë që Çyrbja është akuzuar. ➤ Në të shkuarën, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e kishte etiketuar deputetin disa herë si bashkëpunëtor të krimit, duke shtuar se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për marrje të pronave të Durrës. ➤ Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës. ➤ Jurgis Çyrbja kishte dhe pak muaj mandat, pasi zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në maj të vitit që vjen. Ai u zgjodh për herë të parë si ligjvënës në radhët e PS në vitin 2017. Ndërkohë, në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës me 6583 vota. ➤ Vendin e tij në Kuvend, pritet ta zërë Erjon Meka, por Kuvendi i Shqipërisë ende nuk e ka shpallur vakancën për vendin e Çyrbjas në Kuvend.

4 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Tani pritet vetëm zyrtarizimi! Jurgis Çyrbja s'është më deputet i PS, Erjon Meka merr mandatin: Jam gati!

Paloka e "dogji"! Jurgis Çyrbja merret i pandehur nga SPAK,
Erjon Meka

DURRËS- Erjon Meka do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Pas Andrea Manes, i cili do të zëvendësojë Ervin Salianjin, në kahun tjetër të Kuvendit, Meka do të ulet në vendin që deri më tani i përkiste Jurgis Çyrbjas. I kontaktuar nga "Vizion Plus", Meka duket se është gati për detyrën e re, edhe pse deri më tani, Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka shpallur ende vakancën për Çrybjan.

Ashtu siç e do procedura, duhet njëherë që Parlamenti i Shqipërisë të shpallë vakancën, e më pas të bëjë kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e deputetit. Nga ky moment, Mekës i mbetet që  të dorëzojë formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe të bëjë betimin në Kuvend. Edhe pse kjo hallkë e fundit deri më tani duket se pamundur pasi opozita ka vendosur që të mos lejojë zhvillimin e asnjë seance të paqtë.

Pse e la mandatin deputeti Çyrbja?

Çyrbja u paraqit në SPAK më datë 8 tetor, ku u mor në pyetje për 5 orë dhe më pas dorëzoi mandatin e tij. Por, dje Çyrbja tha se ai dorëzoi mandatin e tij si deputet, për arsye shëndetësore dhe se nuk ka probleme me drejtësinë. Mësohet se Çyrbja u paraqit në SPAK pasi u kallëzua nga deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka se gjatë kohës kur ishte drejtor hipoteke shpërdroi detyrën e tij. Sipas denoncimit të Palokës, deputeti socialist firmosi brenda ditës dy certifikata për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar "mbivendosje prone".

Po ashtu, Paloka pretendoi se javët e fundit të fushatës Çyrbja ka shpërndarë në Kadastrën e Durrësit çertifikata dhe legalizime, sikur të ishte ende drejtor Hipoteke. Tani vendin e Çyrbjas në Kuvend pritet ta marrë Erjon Meka. Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2017. Në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës mes 6583 vota./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

'E le mandatin se ta kërkoi partia?'/ Çyrbja fjalëpak pasi del nga SPAK: Po ç'janë këto që thoni?

Paloka e "dogji"! Jurgis Çyrbja merret i pandehur nga SPAK,
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Jurgis Çyrbja pretendon se vuan nga një sëmundje dhe ka nevojë për kurim, ndaj edhe ka lënë mandatin e deputetit të Partisë Socialiste. Lajmin e dha teksa hynte në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërkohë që sapo ka dalë, sërish i buzëqeshur, zgjodhi që të mos jepte shumë komente. I pyetur për akuzën e ngritur ndaj tij, Çyrbja i orientoi gazetarët që të kërkonin informacione në SPAK. Ndërsa për arsyen se përse e la mandatin, zgjodhi që të mos jepte sqarime.  

MOMENTI ME VIDEO:

Jurgis Çyrbja: Ishim për të dhënë sqarime. Për informacione të mëtejshme duhet të pyesni në SPAK. Për kohën që isha drejtor i hipotekës së Durrësit kisha disa sqarime për të dhënë dhe...për më gjatë...Duhet të flisni me SPAK. Mandatin e lashë sepse ashtu e kam një gjendje shëndetësore për të cilën duhet të bëj një kurim. Nuk kam asgjë për të thënë, mundet të drejtoheni...avash mo avash.

Pse e latë mandatin? Ua kërkoi partia?

Jurgis Çyrbja: Çfarë janë këto që flet?!

E bëtë për të shmangur kompetencën, për t'u gjykuar në Durrës?

Jurgis Çyrbja: Nuk e di fare se për çfarë po flet.

Çyrbja u paraqit në SPAK më datë 8 tetor, ku u mor në pyetje për 5 orë dhe më pas dorëzoi mandatin e tij. Por, dje Çyrbja tha se ai dorëzoi mandatin e tij si deputet, për arsye shëndetësore dhe se nuk ka probleme me drejtësinë. Mësohet se Çyrbja u paraqit në SPAK pasi u kallëzua nga deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka se gjatë kohës kur ishte drejtor hipoteke shpërdroi detyrën e tij. Sipas denoncimit të Palokës, deputeti socialist firmosi brenda ditës dy certifikata për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar "mbivendosje prone".

Po ashtu, Paloka pretendoi se javët e fundit të fushatës Çyrbja ka shpërndarë në Kadastrën e Durrësit çertifikata dhe legalizime, sikur të ishte ende drejtor Hipoteke. Tani vendin e Çyrbjas në Kuvend pritet ta marrë Erjon Meka. Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2017. Në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës mes 6583 vota./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

U mor si i pandehur për shpërdorim detyre, Jurgis Çyrbja del pas 40 minutash nga SPAK

Paloka e "dogji"! Jurgis Çyrbja merret i pandehur nga SPAK,
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja u thirr sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tij. Ai shkoi në SPAK rreth orës 10:00 dhe doli nga ambientetet pothuajse pas 40 minutash.

Çyrbja refuzoi t’iu përgjigjej gazetarëve kur u pyet se u thirr aty, por tha se ata mund t’i drejtohen SPAK për informacione.

“Mund t’i drejtoheni SPAK për informacione”, dëgjohet të thojë ai.

Çyrbja u paraqit në SPAK më datë 8 tetor, ku u mor në pyetje për 5 orë dhe më pas dorëzoi mandatin e tij. Por, dje Çyrbja tha se ai dorëzoi mandatin e tij si deputet, për arsye shëndetësore dhe se nuk ka probleme me drejtësinë.

Mësohet se Çyrbja u paraqit në SPAK pasi u kallëzua nga deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka se gjatë kohës kur ishte drejtor hipoteke shpërdroi detyrën e tij. Sipas denoncimit të Palokës, deputeti socialist firmosi brenda ditës dy certifikata për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar "mbivendosje prone".

Po ashtu, Paloka pretendoi se javët e fundit të fushatës Çyrbja ka shpërndarë në Kadastrën e Durrësit çertifikata dhe legalizime, sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

Tani vendin e Çyrbjas në Kuvend pritet ta marrë Erjon Meka. Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2017. Në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës mes 6583 vota. /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Pasi dorëzoi mandatin e deputetit, Jurgis Çyrbja thirret sërish në SPAK

Paloka e "dogji"! Jurgis Çyrbja merret i pandehur nga SPAK,
Jyrgis Çyrbja

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja do të paraqitet sërish në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, tre ditë pasi ai u mor në pyetje për 5 orë dhe dorëzoi mandatin e tij.

Ai pritet të shkoj sot në SPAK rreth orës 10:00, ku do të njihet me akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndërsa, dje Çyrbja tha se ai dorëzoi mandatin e tij si deputet, për arsye shëndetësore dhe se nuk ka probleme me drejtësinë.

“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, tha ai.

Por mësohet se Çyrbja u paraqit në SPAK pasi u kallëzua nga deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka se gjatë kohës kur ishte drejtor hipoteke shpërdroi detyrën e tij. Sipas denoncimit të Palokës, deputeti socialist firmosi brenda ditës dy certifikata për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar "mbivendosje prone".

Poll

MOS HUMB