Politikë

PD pretendon se u kërcënuan nga efektivi i FNSH/ Sqarimi nga Policia e Shtetit: Asnjë s’ka pasur armë

Në reagimin zyrtar, Policia e Shtetit sqaron se në bazë të ligjit për "tubimet", punonjësve të Policisë u ndalohet që të mbajnë armë zjarri me vete.

k.m.
PD pretendon se u kërcënuan nga efektivi i FNSH/ Sqarimi nga Policia e
Pamje nga përplasja

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se deputetët e Partisë Demokratike ishin kërcënuar me armë zjarri nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Në reagimin zyrtar, Policia e Shtetit sqaron se në bazë të ligjit për "tubimet", punonjësve të Policisë u ndalohet që të mbajnë armë zjarri me vete. Sipas tyre, punonjësit e Policisë mbajnë me vete në tubime vetëm mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome. 

"Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit. Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private,"-sqaron Policia e Shtetit. 

Po ashtu, sqarojnë edhe teksa ishin para Bashkisë së Tiranës, morën njoftim që protestuesit po i drejtoheshin godinës së Kuvendit, ndaj edhe kanë shkuar në mbështetje të Gardës.  

Reagim i Policisë së Shtetit:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë. Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit. Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.

Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome. Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit. Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private. Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori./ZËRI

Poll

MOS HUMB