Politikë

'Ik këput qafën'/ Shefi i Gardës përplaset me vartësit: Pse ia hapët derën FNSH? Noka-Onuzit: Ta heqësh nga puna

Një tjetër debat është zhvilluar mes Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

k.m.
'Ik këput qafën'/ Shefi i Gardës përplaset me
Ermal Onuzi dhe Flamur Noka

TIRANË- Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë duket se nuk ka pasur vetëm mes protestuesëve dhe deputetëve. Një tjetër debat është zhvilluar mes Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. Kreu i Gardës, Ermal Onuzi ka pasur një përplasje me vartësit e tij, duke i kërkuar llogari se përse i hapën derën efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

"Ik këput qafën,"-mësohet se i ka thënë Onuzi vartësve të tij.

Më pas, pranë tij ka shkuar, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili i ka kërkuar që punonjësin ta heqë nga puna dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për ta ndëshkuar. 

"Do ta heqësh nga puna dhe do ta çosh për ndjekje penale,"-i thotë Noka, ndërsa Onuzi i përgjigjet me: Në rregull!

Sipas të dhënave që dihen deri më tani, Garda nuk e ka kërkuar këtë ndërhyrje pasi pretendonin se situatën e kishin nën kontroll, madje e cilësojnë si të paligjshme ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Por këta të fundit janë lejuar që të futen brenda në perimetër nga një punonjës i ri i Gardës, i cili i është bindur shefit të skuadrës së FNSH. Sipas FNSH, ndërhyrja e tyre është parë me vend, për shkak se atë që po ndodhte para Kuvendit të Shqipërisë. Garda pretendon se e kishte situatën nën kontroll, dhe se kordoni i FNSH duhet që të garantonte perimetrin e sigurisë jashtë oborrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB